E enjte, 28.03.2024, 06:43 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: U zhvillua proces i rregullt zgjedhor me pjesëmarrje 37.88%

E hene, 14.12.2009, 09:59 PM


Në  raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave në Kosovë


U ZHVILLUA PROCES I RREGULLT ZGJEDHOR ME PJESËMARRJE 37. 88 %


Nga Milazim KADRIU


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerësoi si proces të rregullt zgjedhor votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave. Vlerësim të njëjtë për ecurinë e votimit ka dhënë edhe rrjeti i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”.


Në balotazhin e 13 dhjetorit  për kryetar të komunave  sipas Kryetares së  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta votuan 37. 88 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. “Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë dalë sot në votim është 376 mijë e 337 persona ose 37. 88 për qind.

 Lushat tha se incidentet e evidentuara edhe nga shoqëria civile janë vlerësuar si minore dhe pa ndikim në procesin e tërësishëm zgjedhor.Ajo tha se procesi i balotazhit ka shkuar në rregull dhe se dalja e qytetarëve në votime ka qenë e mire me nëj përqindje prej 7 % më shumë se në balotazhin evitit 2007.
Edhe  Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që ka monitoruar raundin e dytë të zgjedhjeve, ëshët shprehur  se procesi i votimit në përgjithësi ishte i qetë.


KQZ: Prizren: PDK - 50 %, LDK - 50 %


Këshilli Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake të rrethit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë. Nga 21 komuna ku janë mbajtur zgjedhjet e balotazhit, dhjetë i ka fituar PDK-ja, pesë LDK-ja, tri AAK-ja.


Sipas KQZ këto rezultate duken kështu:


Mitrovicë: PDK- 53.0 %, AKR- 47.0 %,
Vushtrri: AAK – 36.5 %, PDK- 63. 5 %,
Obiliq: PDK- 48.1 %, LDK- 51.9 %,
Pejë: AAK- 76.7 %, LDD- 23.3 %,
Suharekë: AAK- 52.4 %, PDK- 47.6 %,
Hani i Elezit: Rufki Suma, kandidat i pavarur -53.3 %, PDK-46.7 %,
Gjilan: PDK – 51.4 %, LDK- 48.6 %,
Kamenicë: PDK- 45.9 %, LDK – 59.1 %,
Dragash: PDK- 53.3 %, LDK- 46.7 %,
Istog: LDK- 70.8 %, AAK- 29.2 %,
Kaçanik: PDK – 57.9 %, AAK- 42.1 %,
Klinë: PDK- 56.3 %, AAK – 43. 7 %,
Lipjan: PDK -50.5 %, LDK- 49. 5 %,
Novobërdë: LDK- 80.9 %, SNSD – 19.1 %,
Rahovec: PDK- 50.8 %, LDK- 49.2 %,
Podujevë: PDK- 33.5 %, LDK- 66.5 %,
Prizren: PDK- 50.0%, LDK-50.0 %,
Shtërpcë: PDK-35.0 %,
SLS – 65.0 %,
Viti: PDK- 55.2 %, LDD- 44.8 %,
Malishevë: PDK-61.8 %, LDK 38.2 %,
Junik: AAK – 56.7 %, LDK- 43.3 %.


Sipas KQZ-së, në këto rezultate nuk janë përfshirë votat me kusht, ato nga jashtë, si dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Rezultatet preliminare kanë sjellë një barazim në Prizren ndërmjet kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramadan Muja, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hanefi Muharremi, me nga 50 për qind të votave. Kështu që fituesi pritet të përcaktohet pas numërimit të votave me kusht të cilat në këtë komunë janë gjithsej 1.602 vota.

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, tha se rezultatet përfundimtare mund të priten gjatë dy-tri ditëve të ardhshme.

 

Sipas KQZ rezultatet preliminare të radhës së dytë të votimeve

 

Rezultatet e garës së balotazhit:

Gjilan Qemajl Mustafa PDK 51.4 %- Fatmir Rexhepi LDK 48.6 %

Sharr Salim Jonuzi PDK 53.3 %- Halim Shemsedini LDK 46.7.%

Kaçanik Xhabir Zharku PDK 57.9%-Tahir Çaka AAK 42.1%

Klinë Sokol Bashota PDK 56.3%-Enver Berisha AAK 43.7%

Dardanë Shaip Surdulli LDK 54.1%- Begzad Sinani PDK 45.9%%

Mitrovicë Avni Kastrati PDK 53 %- Nexhmedin Spahiu AKR-LDD 47%

Lipjan Shukri Buja PDK 50.5% - Imri Ahmeti LDK 49.5 %

Kastriot Mehmet Krasniqi LDK 51.9%- Haki Mjeku PDK 48.1 %

Rahovec Qazim Qeska PDK 50.8%-Ibrahim Kryeziu LDK 49.2 %

Prizren Ramadan Muja PDK 50% - Hanefi Muharremi LDK 50 %

Vushtrri Bajram Mulaku PDK 63.5 %- Muharrem Shabani AAK 36.5 %

Malishevë Isni Kilaj PDK 61.8%- Januz Kastrati LDK 38.2 %

Artanë Bajrush Ymeri LDK 80.9%-Radovan Deniq SNSD 19.1%

Burim Fadil Ferati LDK 70.8%-Naim Imeraj AAK 29.2 %

Pejë Ali Berisha AAK 76.7 %- Elmi Berisha LDD-AKR 23.3 %

Besianë Agim Veliu LDK 66.5 %-Muhamet Latifi PDK 33.5%

Shtërpcë Bratislav Nikoliq SLS 65 %-Beqir Fejzullahu PDK 35%

Therandë Blerim Kuçi AAK 52.4%-Ramë Vataj PDK 47.6%

Viti Nexhmedin Arifi PDK 55.2%- Sokol Haliti LDD 44.8 %

Junik Agron Kuçi AAK 56.7%-Tahir Isufaj LDK 43.3 %

Hani i Elezit Refki Suma kandidat i pavarur 53.3%- Mehmet Ballazhi PDK 46.7 %

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, tha se rezultatet përfundimtare mund të priten gjatë dy-tri ditëve të ardhshme.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëri të ditur se në balotazhin e 13 dhjetorit votuan 37.88 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

 
Edhe “Demokracia në Veprim” shpalli rezultatet e para preliminare për zgjedhjet e rrethit të dytë për kryetarët e 21 komunave të Kosovës

 

Demokracia në Veprim” shpalli rezultatet e para preliminare për zgjedhjet e rrethit të dytë për kryetarët e 21 komunave të Kosovës. Në këto rezultate nuk përfshihen votimet me kusht. Sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës, nga 17 komuna ku ka garuar, ka fituar në 10 prej tyre. Kandidatët e PDK-së kanë fituar ose prijnë në garë për kryetar në Gjilan, Mitrovicë, Klinë, Lipjan, Kaçanik, Malishevë, Dragash, Viti, Vushtrri, dhe Rahovec.
Lidhja Demokratike e Kosovës, nga 10 komuna në sa ka garuar, ka fituar në 5 prej tyre, ku përfshihen Burimi, Dardana, Artana, Kastrioti dhe Besiana.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nga 7 komuna në sa ka garuar, ka fituar në 3 prej tyre, në Pejë, Therandë  dhe në  Junik.  Në Shtërpcë ka fituar kandidati serb nga Partia e Pavarur Liberale, kurse në Han të Elezit, kandidati i pavarur, Refki Suma.

 



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora