E marte, 16.04.2024, 12:00 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Votohet në 21 komuna të Kosovës

E diele, 13.12.2009, 04:21 PM


ORGANIZOHET RAUNDI I DYTË I VOTIMEVE PËR KANDIDATËT PËR KRYETARË TË KOMUNAVE NË BALOTAZH


VOTOHET NË 21 KOMUNA TË KOSOVËS


Nga Milazim KADRIU


Pas fushatës njëjavore të kandidatëve të subjekteve politike për garën e balotazhit për kryetar komunash në 21 komuna të Kosovës, ka nisur në mesnatë heshtja parazgjedhore, e cila do të zgjasë deri në mbylljen e kutive të votimeve të dielën, më 13 dhjetor. Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për raundin e dytë të zgjedhjeve, ndërkohë që edhe Policia e Kosovës për të ruajtur rendin dhe qetësinë do të angazhojë rreth 4 mijë zyrtarë policor ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. Në balotazh garojnë nga dy kandidatë, të cilët kanë fituar më së shumti vota në rrethin e parë të zgjedhjeve më 15 nëntor.


Sejdiu: Zgjedhjet, kapërcim i një sprove të madhe


Presidenti Fatmir Sejdiu u ka dërguar qytetarëve të vendit një mesazh me rastin e zgjedhjeve në balotazh të 13 dhjetorit – ku ndër të tjera u bën thirrje atyre të dalin në vendvotime dhe të përcaktojnë se kush do t’iu prijë në katër vjetët e ardhshme në komunën e tyre. Këto zgjedhje, sipas presidentit Sejdiu, janë të rëndësisë së veçantë për Republikën e Kosovës, sepse janë organizuar nga institucionet vendëse, me monitorim dhe përkrahje ndërkombëtare.
“Më 15 nëntor, Kosova ka kapërcyer në mënyrë të suksesshme një sprovë të madhe dhe kjo është meritë e të gjithë atyre që ishin të përfshirë në këtë proces – e qytetarëve pa dallime etnie, e subjekteve politike dhe e institucioneve të tjera, të cilat punuan për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të para lokale në shtetin tonë sovran dhe të pavarur”. Këto zgjedhje – sipas presidentit Sejdiu – kanë forcuar imazhin e mirë të proceseve elektorale të organizuara pas luftës në Kosovë, si dhe kanë ridëshmuar vizionin e Kosovës për artikulimin e vlerave më të larta demokratike.


Thaçi: 13 dhjetori, shembull i pjekurisë tonë shtetërore


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e konsideron si një arritje të madhe të vendit tonë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit dhe mbarëvajtjen e procesit në mënyrë të lirë dhe demokratike, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masovikisht në raundin e dytë të zgjedhjeve. Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh konsideratë për angazhimin e plotë të subjekteve politike dhe kandidatëve garues në fushatën elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, thuhet në një deklaratë të kryeministrit Thaçi.
“Ftojmë të gjithë qytetarët e vendit që të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale të 13 dhjetorit dhe të shprehin bindjet e tyre përmes votës së lirë, si dhe të kontribuojnë për një proces zgjedhor të qetë, fer, demokratik dhe qe shpreh vullnetin e tyre te lirë”.

 

Janë bërë të gjitha përgatitjet për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se i ka bërë të gjitha përgatitjet që të dielën, më 13 dhjetor, në 21 komuna të Kosovës të organizohet raundi i dytë i votimeve për kandidatët për kryetarë të komunave në balotazh.

Sekretari ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peçani, thotë se të gjitha përgatitjet e nevojshme kanë përfunduar dhe se materiali zgjedhor është i sigurt dhe do të shpërndahet të dielën nëpër qendrat e votimit, në bashkëpunim me organet e rendit. Duke folur për përgatitjet që janë bërë për mbarëvajtjen e garës për balotazh të së dielës, zyrtarë  të Policisë së Kosovës dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt gjatë procesit të votimeve. Lidhur me këtë drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim, majori Granit Fetahu deklaroi se Policia ka  përgatitur planin operativ për këtë ditë, i cili është përgatitur në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shumë të mirë me  Komisionin Qendror Zgjedhor. Angazhimi policor do të jetë në kapacitete të plota, mirëpo veçanërisht sa iu përket detyrave policore për balotazh do të kemi të angazhuar diku rreth 4 mijë zyrtarë policorë. Policia e Kosovës nuk vlerëson të ketë incidente, mirëpo për çdo rast Policia e Kosovës është e përgatitur për çfarëdo skenari, për çfarëdo problemi  apo për çfarëdo situate, në mënyrë që të sigurojë qytetarët e Kosovës ta kryejnë të drejtën e tyre për votim në një ambient të qetë dhe të sigurt.
Ndërkohë KQZ-ja  ka publikuar edhe këto të dhëna:

Fletëvotime për balotazh:1. 085100.

Numri i votuesve: 993.791 

Numri i votuesve përmes postës: 1.189.

Ekipet për nevoja të veçanta: 75.

Qendra Votimi: 504

Vendvotime: 1.443

Vëzhgues: 23.533 vëzhgues, llogariten edhe nga zgjedhjet e 15 nëntorit.


Në 21 komuna të Kosovës  votohet për balotazh

 

Komisioni Qendror Zgjedhor ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për radhën  e dytë të zgjedhjeve, që pritet të mbahen nesër. Edhe Policia e Kosovës ka paralajmëruar se ka marrë të gjitha masat që gjatë procesit të zgjedhjeve ta ruajë  rendin dhe qetësinë. Për këtë qëllim  do të angazhohen  rreth 4 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.  Në balotazh garojnë nga dy kandidatë, të cilët kanë fituar vota më shumë, në rrethin e parë të zgjedhjeve, më 15 nëntor.

Gara e balotazhit do të mbahen ndërmjet këtyre kandidatëve në këto komuna:

Malishevë: Isni Kilaj PDK - Januz Kastrati LDK.
Vushtrri: Bajram Mulaku PDK - Muharrem Shabani AAK.
Therandë: Blerim Kuçi AAK - Ramë Vata PDK.
Shtërpcë: Bratisllav Nikoliq
SLS - Beqir Fejzullahu PDK.
Prizren: Ramadan Muja PDK - Hanefi Muharremi LDK.
Pejë: Ali Berisha AAK-ja - Elmi Berisha LDD-
AKR.
Gjilan: Qemajl Mustafa PDK - Fatmir Rexhepi LDK.
Sharr: Salim Januzi PDK - Halim Shemsidini LDK.
Kaçanik: Xhabir Zharku PDK - Tahir Çaka AAK.
Klinë: Sokol Bashota PDK - Enver Berisha AAK.
Dardanë: Begzad Sinani PDK - Shaip Surdulli LDK.
Mitrovicë: Avni Kastrati PDK - Nexhmedin Spahiu
AKR-LDD.
Lipjan: Shukri Buja PDK - Imri Ahmeti LDK.
Kastriot: Haki Mjeku PDK - Mehmet Krasniqi LDK.
Rahovec: Qazim Qeska PDK - Ibrahim Kryeziu LDK.
Hani i Elezit: Kandidati i pavarur Rufki Suma - Mehmet Ballashi PDK.
Junik: Agron Kuçi AAK - Tahir Isufaj LDK.
Viti: Sokol Haliti LDD - Nexhmedin Arifi PDK.
Besianë: Agim Veliu LDK - Muhamet Latifi PDK.
Burim: Fadil Ferati LDK - Naim Imeraj AAK. Artanë: Bajrush Imeri LDK - Radovan Deniq SNSD.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora