E premte, 19.04.2024, 12:26 PM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: Haga 2

E diele, 13.12.2009, 11:00 PM


HAGA 2

Nga Halit Bogaj

Më 1 dhjetor në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës filloi procesi gjyqësor mbi të ashtuquajturën’’Ligjshmëri e shpallljes së pavarësisë së Kosovës’’, e paraqitur nga shteti kriminel i Tadiqit, Koshtunicës dhe Jeremiqit, të cilët, në vend se të mbushen njëherë e përgjithmonë mend, vazhdojnë çmendurinë e tyre tradicionale, se kinse Kosova është ‘’Pjesë e Serbisë’’.

Serbia si aktore kryesore e krimeve të veta , në katër luftra/ ngase e patën provuar pak edhe në Slloveni/ jo vetëm që nuk e ka parë që ishte e bija e djallit ballkanik, por me megalomaninë e saj të njohur tradicionale, akoma përpiqet ‘të shpurdhë’’ për ta kthyer Kosovën nën sovranitetin e saj të egër!

Këtë shkrim e pagëzuam me titullin’’Haga 2’’, nga shkaku se atje/Në Hagën 1/ është duke vazhduar procesi kundër kriminelëve dhe psikopatëve më të çmendur  të pas luftës së Dytë botërore të cilët shkaktuan krime të papara në: Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Maniakët e sotëm beogradas, në vend që t’i pranojnë krimet e tyre aq të tmerrshme ndaj njerëzve të këtyre hapësirave dhe  veprimet e veta shtazarake, edhe mëtej përpiqen që ‘’Ta fitojnë betejën ’’kundër 63 shteteve demokratike të cilat e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës. Ato vende /bashkë me Unionin e vropian/në teritorin e të cilit janë bërë krimet serbe/ qysh në vitin 1999 e panë domosdoshmërinë e intervenimit ushtarak ndaj makinerisë vrastare serbe e  cila e kishte zhvendosur një popull të tërë nga trojet e veta etnike! Pra, Serbia me pafytyrësinë dhe imoralitetin e saj të paparë’’, edhe pas të gjitha atyre që ua ka bërë shqiptarëve, pa fije turpi përpiqet ta kthejë vendin tonë nën’’tutelën’’e saj çetnike nga veprimet e së cilës kishte marrë ‘’nasihat’’mbarë bota progresive dhe paqëdashëse, e cila, parasëgjithash, duke u nisur nga padrejtësitë historike që i janë bërë në të kaluarën Kosovës , e shpëtoi atë njëherë e përgjithmonë nga kthetrat e atyre që kishin ardhur dikur në vendin tonë.

 Në Gjykatë, natyrisht në saje të dokumentacionin ekzistues, do të duhej të prezentohej edhe shpërngulja e dhunshme masive e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit  i cili përfshinte një teritor dy herë më të madh se Kosova!

Ëndrrat e sëmuara serbe  akoma janë të gjalla dhe, edhe pas të gjitha atyre që i kanë bërë,  serbët mundohen t’i arsyetojnë krimet e tyre mosntruoze, duke u përpjekur që t’i hedhin pluhur syve edhe Gjykatës së Hagës, e cila, për fat, përbëhet nga shtetet më të fuqishme që e kanë pranuar Pavarësinë e vendit tonë , por mjerisht edhe nga ato shtete mike të Serbisë të cilat thellë në vetëvete janë shtypëset më të mëdha të lirisë njerëzore, siç janë: Rusia, Kina, Argjentina, India, Rumania , Bellorusia, Spanja etj.të cilat i kanë problemet e veta me teritoret e tyre që kërkojnë pavarësi të ligjshme si Kosova.Për ta çmendur Serbinë përfaqësuesja kroate tha se edhe Vojvodina sipas Kushtetutës së vitit 1974 do të duhej të pavarësohej si njësi e barabartë e ish federatës  jugosllave., Në favor të’’mbrojtjes së Serbisë’’, për t’u bërë edhe më qesharake se që janë,ishin  edhe dy mini shtete  Sllovakia dhe Qiproja të cilat kanë ngritur kokë qëkurse kanë hyrë në Bashkësinë evropiane! Shikuar në total, Serbinë e përkrahnin shtetet të cilat ua pinë gjakun me pambuk pakicave të veta kombëtare dhe në rastin e mbrojtjes së saj ato e vërtetojnë edhe më fort mbrojtjen e gjenocidit serb kundër Kosovës . Kjo u vërejt në seancën e dytë të Gjykatës së Hagës kur nga disa vende antidemokratike shihej në mënyrë transparente përkrahja e vrasjeve, masakrave dhe deportimeve të popullit tonë nga trojet  e veta etnike, siç ndodhi nga viti 1990 e deri në vitin 1999 kur Kosova u çlirua nga Aleanca më e fuqishme ushtarake e cila e shpëtoi një popull të tërë nga shfarosja definitive nga  një armik i pashpirtë i cili pa fije turpi edhe sot e gjithë ditën përpiqet t’i minimizojë veprimet shtazarake të një regjimi autokratik. Mbase u zgjeruam pak si tepër në këtë shkrim, por më duket se ishte e domosdoshme të bëhej një analizë e tillë e shkurtër e rrjedhave të theksuara të cilat janë të lidhura organikisht njëra me tjetrën . Gjithashtu dëshiroj të theksoj se Serbia e dehur nga e kaluara, në vend që të ‘’shprushte’’ për’’Ligjshmërinë’’ose’’joligjshmërinë’’e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më mirë do të ishte që ta ruante Vojvodinën , Sanxhakun e pse jo edhe Luginën e Preshevës të cilat po rrinë ‘’araz’’ se çka do të bëhet më tej! Për sindromin e Pavarësisë nga Serbia është duke aluduar edhe restaurimi i këtyre ditëve i autonomisë së Vojvodinës i cili u bë nga frika e mundësisë së saj separatiste .Këtë po e tregon edhe çetniku Koshtunica i cili po çmendet nga inati për atributet e fituara autonome të Vojvodinës për të cilën ai u thotë pushtetarëve të vetë të sotëm se do të shkojë rrugëve të Kosovës, anipse kur ishte vetë në pushtet nuk mundi ta frenonte as Pavarësinë e Malit të Zi, as atë të Kosovës!

Gjatë procesit fillestar në Hagë rol të veçantë kishte edhe Kroacia e cila dëshmonte më afërsisht mbi domosdoshmërinë e Pavarësisë së Kosovës, që siç u tha më lart, Kosova kishte të drejtë të pavarësohej ngase ishte njësia e shtatë e ish Federatës jugosllvae. Ashtu si Kroacia, Serbinë e nevrikoste edhe dëshmia pozitive e Bullgarisë si shtet fqinj i saj, por të shumta ishin vrimat që duhej dhe ‘’mundej’’t’i mbyllte në ato çaste të vështira dhe vendimtare e sëmuara e Ballkanit e cila kishte hapur aq shumë plagë në dhjetëvjetshat e shkuar në këto hapësira.

Por shuplakën më të madhe Serbisë /si gjithmonë më parë/ia dhanë Franca, SHBA-të, dhe Britania e madhe të cilat i treguan asaj se as që që kishte guxuar fare të paraqitej në Gjykatë pas asaj që u kishte bërë shqiptarëve të Kosovës në një periudhe aq  të gjatë kohore.Britania e madhe  tha’’Se Serbia dhe Kosova mund të bashkohen vetëm në  Evropë dhe është shumë e çuditshme se si Serbia dëshiron ta kthejë prapa orën e historisë’’.Pra Britania e madhe kishte qëndrime të qarta dhe si vendi më i afërt me SHBA-të, ka rëndësi të madhe për Kosovën , e cila, në të njejtën kohë, ka edhe ndikim primar në kreimin e politikës europiane. Ta kujtojmë vetëm mbrojtjen e Kosovës kur i bëhej asaj në OKB dhe qorrsokakun në të  cilin gjendeshin Rusia dhe Serbia gjatë gënjeshtrave të tyre të tejdukshme. Britania e madhe shpeshherë paraqitej edhe me nervozizëm, duke i gjykuar atypëraty krimet e egra serbe dhe shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve në vitin 1999 dhe më herët. Thënë shkurtimisht ajo , krahas Amerikës, ishte shtylla kryesore në të cilën u mbështet Pavarësia e vendit tonë, ndaj duhet ta falenderojmë për jetë e mot për të gjitha ato që i bëri për ne deri në ditët e sotme.

Edvizh Fejer nga Ministria e punëve të jashtme franceze u shpreh’’Se krijimi i shtetit është fenomen që nuk ka fare lidhje me të drejtën ndërkombëtare dhe se Gjykata lppërkatëse nuk  do të duhej fare që të merrej me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, ngase e drejta ndërkombëtare toleron secesionin.Gjithashtu edhe përfaqësuesi i dytë i  Francës,profesori Matias Forto deklaroi’’Se, nëse  Pavarësia e Kosovës do të ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244, atëherë do të reagonte Këshilli i sigurimit dhe përfaqësuesit e tij’’.Në këtë kontekst reaguan edhe përfaqësuesit e Jordanit dhe Norvegjisë, të cilët dëshmuan se shpallja e Pavarësisë është në pajtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare, duke shtuar se edhe Kosova si njësi federale kishte të drejtë ndarjeje. Përfaqësuesi i Jordanit gjithashtu tha se’’Beogradi mori pjesë në pastrimin etnik të shqiptarëve që nga fillimi i shekulli  20, duke i futur shqiptarët edhe në kushtetutën e vetë më të re pa i pyetur ata fare’’.Sipas fjalëve të tij’’Shpallja e Pavarësisë është bërë nga shkaku i shterrjes së të gjitha mundësive të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës’’.

Nga të gjitha shtetet të cilat i kanë mbrojtur qëndrimet e tyre në dobi ose kundër Pavarësisë së Kosovës, ato lirisht mund të ndahen në dy grupe:1/ Shtetet me kapital të fortë të cilat e drejtojnë rendin e ri botëror, e që e kanë mbrojtur Pavarësinë e Kosovës dhe 2/ Shtetet ish komuniste, që nuk e kanë pranuar Pavarësinë /Rusia,Belorusia  Kina dhe Vietnami/ të cilat në fund të fundit janë gjithmonë të varura nga shtetet më të zhvillluara dhe demokratike  të cilat e përkrahin Pavarësinë.. kurse në këtë grup bën pjesë edhe vetë Serbia e cila nuk ka kah t’ia mbajë, përveç se t’u nënshtrohet të gjitha atyre të cilat kinse  i ka hedhur në gjyq.

Legalitetin e Deklaratës së Pavarësisë në GJND, përveç qeversisë së Prishtinës, deri sot e kanë përkrahur: Shqipëria, Gjermania, Arabia saudite, Austria, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, SHBA-të, Finlanda, Franca dhe Gjermania.

SHBA-të ia përkujtuan Serbisë dhe përkrahësve të saj, që kërkonin autonomi për vendin tonë, se pikërisht Serbia ishte ajo që e rrënoi Autoniominë e vitit 1974.  .Prandaj për çfarë autonomie mund të flitej kur ajo mund të ‘’shlyhej’’si me gomë dhe kur t’u tekej serbëve hegjemonistë dhe megalomanë ,të cilët edhe sot e gjithë ditën janë shkelësit më të mëdhenj të drejtave njerëzore në Evropë.Prandaj Pavarësia ishte rruga e vetme e cila u takonte shqiptarëve të Kosovës pas tërë asaj Golgote të përjetuar/e ngjashme me Holokaustin e Luftës së dytë botërore/.Çdo përpjekje tjetër e miqëve të Serbisë për ta kthyer gjendjen paraprake do të shpiente në luftra dhe gjakderdhje të reja.Madje, siç tha përfaqësuesi amerikan në GJND, ‘’Këtu bëhet fjalë për fëmijën e dëbuar nga shtëpia i cili është rritur tjetërkund dhe tani kërkohet të kthehet prapë në shtëpinë e dhunës, gjë që është krejtësisht e pamundur’’, mendim ky i cili do ta ketë tërbuar së tepërmi Jeremiqin e lazdruar nga Rusia.Përfaqësuesi amerikan gjithashtu tha’’Nga kjo Gjykatë kërkohet të vendosë nëse dëshiron ta kthejë situatën mbrapa, ose ta lejojë Kosovën dhe fqinjët të shkojnë përpara, ashtu edhe Serbinë.’’Ai e mori parasysh nacionalizmin e madh serb i cili e shkatërroi Jugosllavinë, Bosnjën dhe Kosovën , duke thënë’’Se Pavarësia e Kosovës nuk ka ardhur  spontanisht por pasiqë janë shterrë të gjitha mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje të pranueshme për të dy palët’’.114 shtete  të botës e kanë mbështetur deri sot Kosovën ose duke e njohur si shtet të pavarur ose duke votuar në favor të anëtarësimit të saj në Fondin monetar ndërkombëtar dhe organizmat e tjera relevante. SHBA-të poashtu kanë hedhur poshtë argumentin se nuk mund të pavarësohet.’’.Edhe njëherë po e përsërisim mendimin e përfaqësuesit amerikan se’’Ata që në mars të vitit 1989 i kanë parë tanket para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës e dinë se çfarë autonomie i ka ofruar Serbia Kosovës!’’:Mes tjerash SHBA-të thanë se’’Nga qindra deklarata të Pavrësisë, nuk e dimë për asnjë që është hedhur poshtë nga e drejta ndërkombëtare.Të mos bëhet Kosova rast i veçantë në këtë situatë dhe pikërisht shpallja e Pavarësisë ka bërë që rajoni të jetë shumë më i qetë dhe të integrohet në Evropë.’’

E këtij mendimi ishte edhe Holanda si shtet i njohur demokratik që nuk i hyn në hak askujt dhe që nuk shtyp popuj dhe nuk okupon teritore, duke u shprehur’’Se shtetësia nuk është dhuratë që dikush i jep dikujt , por është diçka që buron nga ata që e krijojnë shtetin e tyre.Populli cakton fatin e teritorit e jo teritori fatin e popullit. Edhe Pavarësia e vendit tim ishte bërë nga Parlamenti nën Rusinë, por edhe Sllovenia dhe Kroacia u pavarësuan nga Jugosllavia’’ u shpreh përfaqësuesja e Holandës..

Por edhe Rusia e ngratë nuk mundi’’ t’ia grinte asnjë qepë’’ kësaj çështjeje ngase binte në kundërshtime të shumta në krahasim me ‘’mbrojtjen që ia bënte Serbisë ‘’dhe me  veprimet e saj të dhunshme ndaj Gjorgjisë, duke ia aneksuar dy teritoret e saj/Abhazinë dhe Osetinë Jugore/.!Prandaj përfaqësuesi i shkretë rus fliste me drojë të madhe dhe sikur rrinte’’në therra’’ gjatë ekspozesë së tij.

E njejtë ishte edhe Kina, e cila duke’’ e mbrojtur Serbinë’’ e harronte gjenocidin e saj ndaj Tibetit të Dallaj Lamës/ kur brenda natës i pati vrarë dhe masakruar mbi 1 milion njerëz/ Tajvanin, të  cilin përpiqet që përherë ta mbajë me forcë dhe së fundit dhunën dhe gjakderdhjen e përdorur ndaj 30 milion muslimanëve/.ujgurëve/ në teritorin e saj, udhëheqësit e të cilëve është duke i dënuar me vdekje dhe ekzekutime drakonike.Pra kjo është Kina’’demokrate’’e ditëve të sotme, veprimet e së cilës i kemi të freskëta edhe nga Sheshi Tjen An Men, ku i vrau me mijra studentë paqëdashës, duke e shtypur në mënyrën më të egër Lëvizjen studentore për liri dhe demokraci .Pra duke i pasur parasysh të gjitha këto shtete’’humane’’mike të Serbisë, ne jemi edhe më të fortë në raport me të drejtën e vërtetë ndërkombëtare të cilën e shkelin sa mundën pikërisht këto shtete që e mbrojnë Serbinë fashizoide, duke u dëshmuar ajo thënia e njohur popullore’’Tregomë se me kend je duke u shoqëruar- të tregoj se kush je’’.

Në këtë kontekst, duhet evidencuar edhe faktin se  këto ditë/me rastin e instalimit të marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me Malin e Zi/ Serbia është duke e lutur republikën e vocërr që ta ndërpresë përkohësisht lidhjen e marrëdhënieve me Kosovën gjersa të përfundojë çështja në Gjykatën e Hagës, por të gjitha përpjekjet e saj donkishoteske  janë duke shkuar huq, ngase siç dihet, vendi që e pranon Pavarësinë e një vendi  tjetër,  gjithsesi duhet t’i instalojë edhe marrëdhëniet diplomatike me atë vend!Këtë e dinë edhe fëmijët!.

Duke i parë të gjitha këto lëvizje pozitive që janë duke u bërë në dobi të Kosovës dhe angazhimin e shteteve autoritative që punojnë për ne në Hagë , Serbia ka filluar ta shprehë nervozitetin e vetë edhe në një drejtim tjetër duke thënë’’Se edhe pas përfundimit të procesit gjyqësor ajo do ta vazhdojë destruktivitetin kundër implementimit të mëtejmë të Pavarësisë sonë dhe kundër pranimit të vendit tonë nëpër organizmat e tjerë ndërkombëtar/ thuajse është ndonjë faktor relevant që mund të bëjë diçka?!/.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora