E shtune, 14.12.2019, 12:33 PM (GMT)

Komente

Skenderbeu 1…2…3

E premte, 05.10.2007, 10:07 PM


Nga Glauk Konjufca

Ne qender te Tiranes gjendet shtatorja madheshtore e kryetrimit qe per nje çerekshekulli sfidoi suksesshem Perandorine Osmane - Gjergj Kastriotit - Skenderbeut, veper e skulptorit te famshem shqiptar, Odhise Paskali. Shatorja paraqet udheheqesin Kastriot mbi kale, shpaten lart, i gatshem per sulmin e radhes.

Çdo shpjegim i saj do te ishte i tepert: kush eshte ai shqiptar qe, nese jo drejtpedrejt, s’e ka pare shtatoren e Skenderbeut se paku ne televizor.

Prandaj qysh duket shtatorja - kjo nuk eshte çeshtja. Problemi qe na çon drejt e ne thelbin e çeshtjes se pazgjidhur shqiptare ka te beje me kinseriprodhimet e shtatores ne dy prej qyteteve te medha shqiptare, Prishtines e Shkupit.

Nje vezhgues i vemendshem me siguri qe do ta kete verejtur dallimin ndermjet Skenderbeut tiranas dhe atij prishtinas. Versioni prishtinas nuk eshte reprodukimi besnik i kryevepres se Paskalit. Perderisa Gjergji i Shqiperise qendron kryelarte e ne pozicion sulmi me shpaten lart, Kastrioti i Kosoves e ka ulur shpaten, per te mos iu dukur (ose, me mire, ia kane ulur ate).

A nuk mund te nxirret prej ketij dallimi substancial krejt thelbi i problemit? Shqiperia, edhe pse me probleme serioze ne fushen e politikave zhvillimore, prapeseprape me nje popull sovran, mjaft i manipuluar prej grupeve politike, por megjithate, gjithnje me mundesine per t’u zhvilluar, sepse mbi te gjitha i lire. Prandaj ne qender te kryeqytetit gjendet Skenderbeu i lirise, Skenderbeu qe me pare vdes se qe i nenshtrohet Perandorise Osmane, fuqise me te madhe ushtarake te kohes.

Ne kete kuptim, a s’eshte heroizmi i Skenderbeut tamam ai i princit spartan Leonidas, i cili se bashku me 300 shoket e tij me pare zgjedh luften deri ne vdekje kunder ushtrise persiane te Kserksit mijera here me te fuqishme, sesa nenshtrimin (i paraqitur mrekullisht ne filmin 300 (2006) te Zack Snyderit)? Gjergji i Tiranes eshte Skenderbe kombetar.

Ne anen tjeter Kosova, pa vetevendosje, e kontrolluar prej regjimit antidemokratik dhe neokolonial te UNMIKut, me institucione politike te ndertuara, prandaj te kontrolluara prej tij, te mbushur me njerez partish politike, te cilet kane dy detyra themelore: te jene te degjueshem ndaj UNMIK-ut dhe te pasurohen personalisht ne te gjitha menyrat e pista te mundshme. Kurse eshte populli ai i cili ndodhet teresisht ne anen e kundert, i lene anash, i perbuzur, i mashtruar, i vjedhur… Ne nje vend ku pushteti i UNMIK-ut me hegjemonine e tij te paskrupullt mbisundon mbi çdo pore shoqerore, Skenderbeu natyrisht qe do ta kete shpaten ulur, sepse ne te kunderten, shpata e tij e ngritur a nuk do te cilesohej si kercenim ndaj “multietnicitetit”? Shtatorja, pra, lypset te jete “politikisht korrekte”, perbrenda koordinatave ideologjike te multietnicitetit, te imponuara prej UNMIK-ut. Skenderbe i çarmatosur, Skenderbe qe ka nenshkruar Marreveshjen e Rambujese dhe Marreveshjen per Çarmatosjen e UÇK-se nen Perandorine Jugosllave. Skenderbe per zgjidhjen e problemeve perms “dialogut”, Skenderbe negociator.

Kastrioti i Prishtines eshte Skenderbe multietnik. Skenderbeu i Pakos se Ahtisaarit nuk mund te jete njekohesisht edhe Gjergj edhe Skender. Pas “eksterritorialitetit”, pas uzurpimit te historise e kultures sone mesjetare ortodokse, Kastrioti mbetet vetem Skender… Multietniciteti i UNMIK-ut eshte shprehja tjeter per antishqiptarizmin e tij. Kujt nuk i kujtohet heqja e pikturave me heronjte tane kombetar ne holin e Asamblese se Kosoves?
Pozicioni i tyre luftarak kunder shtetit serb nuk i shkoka per shtati Kosoves multietnike. Por, “çuditerisht”, per UNMIK-un nuk eshte aspak antimultietnike kur serbet qesin portretet e kriminelit Vojislav Sheshel, i cili gjate luftes ne Kosove ia kerkonte Milosheviqit (me partine e te cilit pat themeluar “Qeverine e Shpetimit Kombetar Serb”) vetem 5 dite qe t’i qeronte hesapet me popullin shqiptar te Kosoves nepermjet masakrave.
Ideologjia e UNMIK-ut thote qe Kosova per shqiptaret duhet te jete multietnike, kurse per serbet serbe. Prandaj, multietniciteti i imponuar prej UNMIK-ut eshte se pari hipokrit; e se dyti ideologji e mohimit tone kombetar dhe retushimit historik.
500 metra para se te arrish te “Ura e Gurit” ne qytetin e Shkupit, ne pjesen e “Çarshise se Vjeter”, gjendet Skenderbeu i trete, veper e skulptorit Thoma Thomai. Teper i vogel, krejt shpaten futur ne brez, qendrimin sikur te ishte kthyer prej nje beteje te humbur. Sikur ta kishte nenshkruar Marreveshjen e Ohrit. Skenderbe qe ka luftuar per ruajtjen e sovranitetit te Maqedonise. Ky i Shkupit eshte Skenderbe minoritar.
Shqiptaret e Lugines nuk trajtohen, madje, as si pakice. Serbia i trajton ata sikur te mos ishin fare. Ne Luginen e Presheves nuk ka fare Skenderbe…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT