E merkure, 24.04.2024, 05:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Trimrron Rexhepi: Nocion i brendshëm

E hene, 07.12.2009, 07:20 PM


Trimrron Rexhepi

Nocion i brendshëm

     Është mbrëmje dhe jashtë dritareve të mia shihet vetëm muri i errësirës. Velloja e qetësisë më mbulon dhe mendimet ikin pa pritur e kujtuar. Mundohen te gjejnë nje kuptim, një arsye që unë rri ulur pikërisht këtu. Mundohen të gjejnë një fundament, një sqarim për vet egzistencën.
     Me siguri ndodh diçka këtu e atje, që mban ritmin e jetës. Një kalim kohë e një mirëseardhje e arsyes së shëndoshë. Për mos menduar më thellë për çerdhen ku kuptimi fshehet. Ditët dhe netët zduken një nga një dhe duket shumë e lehtë t`i lësh të zhduken.
Ja, iku edhe një ditë dhe jeta vazhdon megjithatë.
     Në nderkohë më plagos një frymë e lehtë. Vetëdija më thërret. Egzistenca prezente dhe kuptimi tkurren. Provojnë të më zhgënjejnë mendimet mu atje. Atje ku kuptimi dhe fundamenti duhet të takohen. Por, ah… Sa rrallë guxoj të shoh atë që shoh!
Dhe lejoj ditët të ikin e netët të zhduken. Një nga një larg nga vetëdija ime.
     Mirëpo diku në nëndije, bërtet kuptimi dhe dëshiron të ndëgjohet e ndjehet. Por, të guxosh të shohësh jetën tënde të vogël në sy është shpesh një frikë tej e madhe. Sikur të shohësh te vërtetën ku ditët e netët zhduken vetvetiu, derisa jeta jetohet pa qëllim, e vitet përcjellin muajt, ditët e netët!


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora