E enjte, 28.03.2024, 02:28 PM (GMT)

Kulturë

Sokol Demaku: Babadimri prej Kosove

E diele, 06.12.2009, 07:44 PM


BABADIMRI PREJ KOSOVE

Nga Sokol DEMAKU

Nuk ka vend ne bjeshkët e Kosovës që ka mbetur pa u mbuluar me dëborë.
Degët e bredhave dhe drunjët shekullor janë kacavarur nga dëbora.
Dimri është pakëz sa i çuditshëm në këto ana, vetëm me një fluskë bore krijon pikturën më magjike me nuanca të bardha, me qiellin kaltërosh që ia shton bukurinë.
Bjeshkët e Kosovës kanë shkëlqimin e diellit gjatë ditës, dhe të hënës dhe yjeve që vezullojnë gjatë natës dhe shëndrisin ato vende si në parajsë.
Cicërimat e zogjve nuk dëgjohen si më, anë e katër anë, ata janë strukur nën degët e bredhit të stolisur me dëborë, ku ngrohen dhe cicërojnë.
Edhe Shqipja merr hovin e saj në atë bukuri natyrore dhe noton me krahet e saja në hapsirën e kaltër qillore të maleve të larta ku sodit nga lart tokën arbërore edhe asaj i bëhet qejfi nga bukurit natyrore që ka ky vend.
Lumejt e kthjellët si loti çajnë malet me dëborë.
Shpesh tek lumi i kthjellët vijnë dreni me drenushën, vijnë aty për të pirë ujë. Nga rrjedha e lumit , aty ku gurgullon uji del avulli i nxehtë nga gëzimi ku takon kafshët dhe shpendet të cilat shuajnë etjen në te.
Këtu është vendtakimi ku vetëm zogjtë dhe kafshët e pyllit vijnë të përshëndeten dhe takohen me njeri tjetrin.
Nga një tatëpjetë malit zbret Babadimni me thesin e tij të dhimt në krah duke grahur dhitë e tija të kuqe të cilave u prinë cjapi brimadh. Edhe ato dhe ai duan ta shuan etjen ne ujët e ngrohtë të lumit, duan ta ndjejnë atë.
Pas kësaj Babadimri me dhitë e veta bëhen gati për në kasollë, është koha e pushimit të drekës ku Babadimrin e pret plaka e tij në kasollën e ngrohtë.
Plaka ka ndezur vatrën mu në mes kasolle si ishte zakon në ate kohë, me degët e bredhit të thatë, degët e bredhit kërcasin nga xixat e zjarrta dhe shkëndijat shpërndahen anë e katër anë kasollës.
Sa kënaqësi që është.
Plaka si zakonisht kujdeset për punet e shtëpisë, ajo e valon qumështin e dhive dhe e pjekë bukën e misrit.
Babadimrit ia ka anda shumë qumshtinë e dhive, ai shpesh bënë pshesh me tambël dhish për të ngrënë. Gjatë kësaj kohe ai zhvillon një dialog me plakën sepse plaka ka shetitur shumë nëpër botë, e Babadimri jo aq.
Tani ai ka planifikuar të bëjë një rrugëtim të gjatë dhe i drejtohet plakës:
Oj fisnike!
A e din se ku gjendet Boråsi? Si nuk e di o plaku im! Po more plak në veri, atje ku netët e dimrit janë shumë të gjata e ditët shumë të shkurtëra.
Po sa herë kam shetitur rrugëve të atij qyteti atje.
Fortë mirë e njoh këtë qytet dhe Boråsarët me respektojnë mua pa masë - u përgjigjë plaka.
Unë gjeta shpëtimin tim gjatë luftës në këtë qytet, tek këta njerëz të mirë të ketij qyteti. Ata janë shumë njerëz të mirë, janë zemër bardhë dhe shumë mikëpritës.
Besoj se do të kalosh mirë atje me boråsarët dhe shqiptaret e Boråsit. Atje ka shumë shqiptar, thuaja se një koloni e terë.
E sa fatosat do takosh atje.
Unë asnjëherë s´kam përmendë fëmijët e qytetit më shumë se këtë muaj, prandaj me ndihmo të mbushi thasët me të gjitha të mirat se nesër do të udhëtoj për në Borås në Suedi.
Babadimni ngarkoi sajën me dy thasë të mëdhenj me dhurata dhe muarë rrugën për në veri. Plaka jo vetëm që dëshironte t´ia plotësojë dëshirat e plakut zemërbardhë, por edhe t´i gëzojë të gjithë fëmijët shqiptarë në atë vend të largët. Babadimri mori rrugën e gjatë. Për rreth pyjeve kishin dalë kaprojtë e shumtë, lepuj dhe ketra të cilët cuditeshin se për ku kishte marrë rrugë Babadimri. Para se të hynte në Borås Babadimri u ndal për një qast ku i duhej të mendohej kah ti mbaj se ishte hera e parë në këtë vend. Babadimri mendoi dhe i ra ndermend se plaka e tij i kishte thënë vetëm mbaje mend se në qendër të qytetit do takosh shtëpinë e librave aty do i gjeshë fatosat shqiptar pra në Bibliotekën e qytetit.
Dhe ashtu veproi Babadimri.
Në rrugë e sipër nëpër qyet aty ai dëgjoi zërin dhe zhurmën e fëmijëve shqiptar.
Me siguri këtu do i gjejë fatosat tanë. Ata jane duke më pritur mua, ata janë këtu. Dhe me tu lajmeruar ne Shtëpinë e kulturës në qytet respektivisht ne Biblioteken e qytetit Babadimri gjeti vendin ku ishin mbledhur fatosat shqiptar.
I dëshiruan mirëseardhje! Të cilën ua ktheu me mjaft entuziazëm Babadimri!
Ai u solli përshendetjet e fëmijëve kosovar, përshendetjet e fëmijëve të shtetit më të ri në botë.
Me dhuratat e Babadimrit u ndan të kënqaur të gjithë.
Fëmija do kenë mundësi të lexojnë përralla nga librat që morën dhuratë nga Babadimri.
Shpresojme se kjo do jete një traditë e mirë për të ardhmen!


(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora