E premte, 29.03.2024, 05:36 AM (GMT)

Kulturë

Luan Çipi: Imazhi i Vlorës

E diele, 06.12.2009, 07:10 PM


Luan Çipi

IMAZHI I VLORËS

Doni ta kundroni, ngjituni në Çikë,
Tej e ndanë shikoni:Të dhjetë mrekullitë,
Ngjyrat e Ylberit, parajsë e pa  parë:
E gjelbërt, blu, vjollcë, gri dhe ar.

S’janë prej njerëzisë, lindur me dëshirë,
Po prej Perëndisë, nga mëma natyrë.
Këtu, shkëmb e gur, kështjella për mbret
Çerdhe për shqiponjat. Atje, fushë e det.

Po sa gjinj të bukur dhe plazhe me kum,
 Riviera shqiptare: Himarë - Orikum
Radhima, në qoshe, Tragjas e Dukat,
Jonufra  më poshtë, Llogoraja lart.

Pyje pisha, bredha, ujëra të kristaltë,
Kaproll dhe drerë, koshere me mjaltë.
Thëllëzat mbi borë zogjtë ngjyra, ngjyra,
Arapash me zorrë, vera më e mira.

Karaburun gadishull, vetull gajtanlie,
Sazan, ti o ishull, si një sy  fëmije.
Vlora rezë mali deri buzë deti,
Më tutje Triporti, për karshi Zverneci.

Narta edhe gjoli, aty, vera “Vlosh,”
Peshku i sapo zënë, pret që ta shijosh.
Mjaltë  nga kalinjoti, koce nga Izvori
Fasule velçioti, djathë sevasterioti.

Kuçiotët gjoks gropë Zanat i kanë pjelle,
Kurrë nuk kanë të ngopur me mishra në  hell.
Vranishiotët e Horës vallen hedhin shtruar,
Gjithë Lumit të Vlorës labçja ka gjëmuar.

Grupi Lapardhasë kalon simfonitë,
Me këngën”Janinës se ç’i panë sitë”.
Trupa nga Himara qëndron mbi të tjerë,
Vajzat përmbi valë janë mall i pa shterë.

Jo vetëm për kodra, për fushë e për mal,
Jo vetëm për këngë, valle e aheng,
Po edhe për punë, për besë dhe për fjalë
Po edhe për mënd, për penë  e dyfek.

Ismail Bej Qemalit po i shkëlqen  nuri,
Luftëra legjendare në Gjormë e Tragjaz,
Nga maj e Smokthinës sokëllin Ziguri
Për liri, o burra, më ndiqni nga pas!

Naftë prej Gorishti, Serë Selenice
Ullinj, portokall, qitro e limonë
Dolomit dukati, gipsi  prej Babice
Gjithë rrethi Vlorës mirësi bulon.

Unë ri e mendoj me ditë e me natë
Për Vlorën e bukur mund të shkruash gjatë.
Dhuratë mbi dhuratë, në qytet e fshat
Virtyt edhe nder - Njeriu Vlonjat.

 Tirane, 6 dhjetor 2009


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora