E premte, 19.04.2024, 11:32 AM (GMT+1)

Editorial

Agim Vuniqi: Kush janë shtet-ndërtuesit e kush shtet-rrënuesit e Kosovës?

E diele, 06.12.2009, 08:58 PM


Kush janë shtet-ndërtuesit e kush shtet-rrënuesit e Kosovës?

Nuk ka nevojë për ndonjë investigim të veçantë, vetëm shiqo si jetojnë politikbërsit..., shiqo ekstravagancen dhe derdhjen e tepruar të paras publike nëpër tubimet elektortale, aty mund t'i gjesh kriminelët e të gjitha ngjyrave, ideologjive, aty ke orgjinë e estradistëve muzikorë, ke pronografinë politike-publike.

Nga Agim Vuniqi

Derisa shtetet përreth Kosovës janë në përgatitje e sipër që qytetarët e vet t'i pajisin me pasaporta të reja biometrike, si njërin ndër kriteret KE-së që duhet plotësuar patjetër, për t'ua mundësuar qytetarëve të tyre lëvizjen e lirë pa viza; Kosova po përplitet në valët e turbullta të krizës, e cila veq parandihej pas mbrëmjes së 19 nëntorit, ditës së çlirimit të Prishtinës në kalendarin e ish sistemit social-komunist dhe të mëngjesit të hershëm të 20 nëntorit kur udhëheqësit politik të PDK-së të përzier me kreun shtetërorë të Kosovës dolën publikisht me skenar të përgatitur për përmbysjen e koalicionit qeverisës, duke lëkundur balansin politik përbrenda koalicionit, duke shkaktuar një dridhje politike tektonike, që koincidentalisht shfaqej si një tendencë për rrëzimin e sistemit kushtetues të vendit, duke krijuar krizën qeveritare mu para aktit historik të mbrojtjes juridike të shpalljes së pavarësisë në GJND. Sigurisht që një verpim i tillë, i papeshuar politikisht, nuk ishte matur mirë, dhe nuk ishte menduar ashtu siç e dhash interpretimin unë, por efektet politike ishin të tilla, politikisht të paparashikuara.

Eksperimenti  politik matematikor i kalkuluar me numrat e e deputetëve të AKR-së dhe LDD-së u tregua si joreal dhe i dëmshëm për proceset e mëtejme politike, ishte kjo një përpjekje disa orëshe që rezultoi si disfatë politike dhe iu këthye si bumerang PDK-së, para opinionit vendor. Ky veprim i pamenduar mirë nga aspekti konstitucional dobësoi dukëshëm pozitën e këtij subjekti politik në sytë e qytetarëve, mos të them që shkaktoi edhe dëshprim. Kjo ishte vetëm uvertyrë në krahasim me ngjarjet që pasuan më vonë, së pari  në parlament, e pastaj edhe në rrugë përballë parlamentit, ku mbante konferencë për shtyp qytetari Nazim Bllaca, i vetdeklaruar si anëtar i SHIK-ut dhe kryerës i veprave të rënda kriminele të likuidimit fizik të një qytetari dhe pjesënarrjes në 17 të tjera, të gjitha të kryera me porosi, ashtu siç jepte spjegimet i dyshimti, te i cili nuk vreheshin shenja pendimi, edhepse për këto akte ai deklarohej publikisht, si i penduar.

I gjithë ky spektakël medial tronditi shqiptarët kudo në botë, ngase ai njëherit akuzonte shumë njerëz, si të involvuar, për të cilët qytetarët e Kosovës kishin respekt për të kaluarën e tyre politike. Sigurisht që askush nuk mund të mohoj të bëmat e tyre për rrugëtimn e suksesshëm të Kosovës, por nëse vërtetohen si të sakta pohimet e qytetarit Nazim Bllaca si i dyshuar dhe dëshmitar i vetëm tash për tash, atëherë ata duhet të japin llogari para gjyqësisë, ngase kështu e thonë ligjet vendore dhe ndërkombëtare, që përputhen me normat e rendit demokratik dhe shtetëror të Kosovës, e cila është deklaruar se do të respektoj këto parime të vlefshme për të gjitha shtetet demokratike.

Pse ka jetuar aq gjatë krimi pa u ndëshkuar në vend, kanë qenë edhe interpretimet shpeshherë të gabuara të heshtjes si akt "kombëtarë", ngase shumë persona drejtpërdrejt të implikuar vegjetojnë në pratitë politike si persona VIP. Inkriminimi i kaq shumë personave të rëndësishëm dhe afria e tyre me krimin ka sjellur vendin para një krize morale, që po i hap dyertë e kriminalizimit të luftës çlirimtare të UÇK-së. Tash po kuptohet më qartë pse u viktimizua ajo dhe pse u pranua aq lehtë shpërbërja e saj pas luftës, duke e riformatizuar atë si një forcë e zbehtë zjarrëfiksishë, apo thënë troç si një organizatë rezervistësh të luftës.

Nuk është hera e parë në historinë e krijimit të shteteve, pas luftës, kur bëhen gabime të rënda gjatë fazës kaluese nga lufta në paqe, ngase "çlirimtarët" mund të keqkuptojnë detyrat e reja dhe meritat e tyre ushtarake t'i personalizojnë duke i keqpërdorur lidhjet gjatë luftës. Gabimet që kanë shoqëruar luftën, të një rivaliteti më shumë politik sesa ushtarak në mes të FARK-ut dhe UÇK-së, po rikthehen tash në mënyrë shumë të egër në skenën politike. Konfrontimi i hapur i linjës së institucionalistëve, të cilët mbetën mbrapa proceseve të konsolidimit ushtarak, edhe për shkak të mos prezencës së tyre në vend, krijoi diskrepancën në mes të këtyre dy faktorëve të rëndësishëm, që lufta të institucionalizohet, dhe pas lufta të kuptohet si proces i rindërtimit të vendit. Por fatkeqësisht ndodhi më e keqja, një pjesë e madhe e personave agresiv me të kaluar të dyshimtë falë angazhimeve ushtarake u përvodhën në institucionet e pasluftës, duke kryer vepra të rënda të krimit të organizuar, uzurpime tokash, falsfikim dokumentesh pronësore, mashtrime gjatë shit-blerjeve, fshehje të dokumenatcionit zyrtar për qëllim përfitimi, deri te implikimi i drejtpërdrejt i avoketërve, i prokurorive dhe i gjyqësisë në bashkëpunim me krimin e organizuar. Jo rrallë zyret e gjyqësisë kosovare ishin vende ku tregëtohej pasuria e paluajtshme dhe zyrtarizoheshin dokumentet e falsifikuara, që gjeti përkrahje edhe në Policinë e Kosovës, më pak, ngase kompetencat e saj ishin pak më të vogla në krahasim me ato të drejtësisë, meqenëse SHPK ishte nus produkt i ndërkombëtarëve.

Se nuk është hera e parë që shërbimi sekrat i ndërtuar gjatë luftës të abuzohet, tregoj edhe rasti i Kosovës. Më e keqja është se SHIK-u i krijuar me sukses gjatë luftës, dështojë pas luftës, dështojë ngase institucionet kosovare u dorëzuan shumë heret nga uragani i presionit të ndërkombëtarëve, duke zhveshur pushtetin faktik, nga ai vendimarrës në atë shërbyes. Që nga atëherë ishte vështirë të kontrollohej SHIK-u, ngase influenca e shërbimeve sekrete të ndryshme që ishin prezente në Kosovë përmes UNMIK-ut, ishte e madhe. Kosova ishte bërë terren i përshtatshëm i shit-blerjes së informatave sekrete, ngase institucionet 'filizë" të Kosovës nuk kishin ndonjë përvojë në ndërtimin e shtetit, shumica e të punësuarëve nëpër ministri ishin të papërvojë, e vetmja gjë që kishin mësuar nga sistemi kriminel i Serbisë ishte krimi i oganizuar, reketimi, ryshfeti...duke krijuar binomin e kriminelëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Më e keqja e gjithë kësaj ishte se kjo e keqe që po shtrihej gati në të gjitha institucionet vendore kishte si arsyetim bizar "patriotizmin".

Ndërtimi i shtetit shiqohej nga prizmi partiak, dhe benefitet që sillte angazhimi në partitë politike, kështu jo që ndërtohej shteti, por ai parcializohej dhe dobësohej dukshëm, pa të drejtë. Partitë politike në marshimin e tyre partiak krijuan shërbimet sekrete partiake dhe loja politike dalëngadalë po sharronte në lymin e krimit dhe luftën e pashpallur të shërbimeve sekrete partiake, që si qëllim parësor kishte shtrirjen e ndikimit në ndërmarrjet publike, aty krijohej edhe pasurimi i përnjëhershëm i liderëve politikë, nuk mund të thuhet që ndonjëri nga udhëheqësit partiak ishte imun nga kjo formë e pasurimit të shpejtë.

Edhe insttitucioni i krijuar për privatzimin e ndërmmarjeve si ai i AKM-së- AKP-së, pa ndonjë kornizë adekuate ligjore, ishte qendër e mashtrimit dhe vjedhjes së pasurisë kombëtare, ata janë përgjegjësit kryesor të dështimit dhe gjenaratorët e shkallës së lartë të papunësisë në Kosovë. Aty adresohen edhe vjedhjet e shumëta të pronës "shoqërore"-publike; nuk ka sesi të arsyetohen as sindikatat lokale dhe ato qendrore që lejuan plaçkitjen e ndërmarrjeve publike dhe largimin e dhunshëm të punëtorëve nga uzinat, të cilat i kishin ndërtuar vetë me djersën e tyre, por edhe me ndihmën e taksa-paguesvë kosovaeë, të cilët padrejtësisht u vodhën, u vjedhë edhe pasuria e krijuar e pensionistëve kosovarë... Nuk ka nevojë për ndonjë investigim të veçantë, vetëm shiqo si jetojnë politikbërsit..., shiqo ekstravagancen dhe derdhjen e tepruar të paras publike nëpër tubimet elektortale, aty mund t'i gjesh kriminelët e të gjitha ngjyrave, ideologjive, aty ke orgjinë e estradistëve muzikorë, ke pronografinë politike-publike.


(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora