Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Presidentat ma të qelbun të Evropës

| E diele, 06.12.2009, 09:00 PM |


Kjoftë e fundit kjo fotografi për ju, o kriminelë..!
Kjoftë e fundit kjo fotografi për ju, o kriminelë..!

JA,  PRESIDENTËT  MA    QELBUN    EVROPËS,

SUNDUES    FLLIQUN    POPULLIT  SHQIPTAR..!

Nga Fritz RADOVANI

 

Vetëm mbulesa ngjyrë vjollcë tregon se Shqipnia ende nuk ka dalë nga “muej i nandorit” ose siç thirej dikur në Shkoder, “muej i të vdekunve”...me disa kufoma sipër...

Aty nga vitët 1950, në Shkoder, një dashunues i  programit të muzikës së kerkueme në radio, kishte disa javë që përsëriste kërkesën e tij me të njajtën  kangë “O, shumë durojmë e s’po pelsasim..!”, mbasi ashtu i dukej se kënaqej kur në të gjithë altoparlantët e rrugave prej Dugajve të Reja e deri në Parrucë, kjo muzikë e shoqnonte gjithë pjacën. Sigurimi mbas sinjalizimit të Kasem Troshanit, i cili, aso kohe kontrollonte radion, fillon me gjurmue kush mund të jenë ky përson që e kerkon vazhdimisht këte kangë. Qytetari i Shkodres, që “shumë duronte e s’po pelsiste” i kishte dalë punës sigurimit para, mbasi ai kërkesen e tij për radio nuk e postonte në një kuti të postës por, sot këtu e nesër atje pra, kishte mujtë me humbë gjurmët e veta e, kështu, mbet pa u zbulue nga sigurimi që e ndoqi me muej të tanë... deri sa, nuk ia plotësoi ma dëshirën e tij.

            Kishe me thanë se Radio Shkodra do të bante mirë me hapë e me mbyllë programet e veta tashti me ate kangë, mbasi më duket se i ka ardhë prap koha e saj, gja e cila ndollë shpesh në historinë e muzikës së pavdekshme... edhe në botë.

            Nuk ka mundësi me ndollë në asnjë vend të Evropës ajo që ngjet sot në Shqipni!

            Katër presidentë komunistë, pasues të stafetës së Ramiz Alisë, “shokët” Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu e Bamir Topi, mbas 20 vjetësh të vuemjes së maskës “demokratike” në surratin e tyne të përgjakun me krime të shemtueme në sherbim të asaj diktature të mënershme komuniste në gjiun e sigurimit të shtetit, i cili me fakte njihët si ma i shemtuemi në krejt Lindjen komuniste evropjane, tue u cilësue si sistemi ma i qelbun që ka zbatue diktaturën e proletariatit dhe Luftën e “kllasave” deri në Genocid kundër Popullit Shqiptar, me paturpësi, me arrijtë me u mbledhë e me shitë edhe sherbesllëk tue u fotografue së bashku. Llomi mbet llom..! Ajo foto me të vertetë flliq Popullin Shqiptar, të gjithë parlamentarët e saj dhe qeveritarët që në zyrët e tyne, mbajnë mbi kokë surratin e qelbun të presidentit Topi, por ma shumë se të gjitha këta, ajo asht pasqyrë e saktë e “demokracisë” së rreme kriminale komuniste shqiptare përballë NATO-s dhe Evropës së Bashkueme!

            Prandej, të gjithë deputetët që e konsiderojnë vetën Demokrat, duhet të dalin njëherë e përgjithnjë nga Parlamenti Shqiptar, deri sa të shkarkohet nga ai funksion dhe të zëvendsohet me një tjetër njeri presidenti B.Topi!

            Ja, me cilët presidentë të qelbun të Evropës qeverisët Populli Shqiptar:

            Cili nga këta terroristë nuk i ka shërbye sigurimit gjakatar të shtetit..?

            Cili nga këta nuk asht trashigimtar i një komunisti apo trathtari vëllavrasës..?

            Cili nga këta trathtarë nuk ka gisht në vrasjet, pushkatimet apo torturat e bame mbi çdo Shqiptar, që nga lufta vëllavrasëse në Jug, në Veri, në Kosovë e kudo në Trojet tona..?

            Cili nga këta nuk i ka la duertë me gjakun e Rinisë Shqiptare në piramidat kufitare dhe nuk asht kënaqë tue i pa djelmët e rinjë të gjakosun, të lidhun me tela me ferra ndër hunjë dhe, tue u shetitë pjacave të qyteteve të mjerueme për me mjellë frikën e terrorin..?

            Cili nga këta për hirë të një kolltuku nuk ka shitë Trojet tona, tue i shërbye bashkë me të gjithë pjellen e keqe të vetën KGB-së sovjetike, UDB-së jugosllave, sherbimeve sekrete greke e të hueja, ç’prej ditës që kanë marrë mend e deri sa të ngordhin, të rritun e të edukuem me “veprat” e “babës” së tyne të vërtetë në zemer, në gojë e në dorë..?

            Cili nga këta nuk asht hajdut e amoral si ma plaku i asaj sofre të pistë..?

            Cili nga këta nuk ka trashigue në trupin e tij gjakun e terbuem të diktatorit plak...atij mos ju përmendët ma emni në Sofrat Shqiptare..?

            Cili nga këta nuk trashigon veset e rinisë së tij dhe hipokrizinë anadollake të pleqnisë kur, me karajfila që hillte nga tribunat shenonte viktimat e ditve të ardhëshme të Shqipnisë..?

            Cili nga këta nuk mendonte e nuk mendon prap me u pasunue me punën e qindra mijra vetve të dënuem dhe të internuem në kampet e fermat e, galeritë e shfarosjes komuniste..?

            Cili nga këta nuk do me e pa Popullin Shqiptar, ma zi se ishte për 45 vjet komunizëm..?

            Cili nga këta nuk asht trafikant droge, armësh, njerëzish...e pronar vrasës gomonesh..?

            Cili nga këta, tue kenë pjellë prostitutash nuk merret me prostitucion e poshtersi tjera..?

            Cili nga këta nuk asht plaçkitës e hajdut i thesarit të shtetit shqiptar, apo rezervues i sa e sa kapitaleve ndër bankat e hueja, të vjeluna nga mundi dhe djersa e Popullit Shqiptar..?

            Cili nga këta nuk asht djali i një turku apo i një shkjau të Malit Zi.., që nuk trashigoi nga gjaku dhe veprat e tyne barbarizmat e bame ndaj Popullit të Shkodres dhe mbarë Shqipnisë...atë amanet që lane ata katilë në 1912 e 1913...kur, gjuenin me top Rozafën..?

Cili nga këta ruen një shkëndi nderimi për Flamurin tonë Kombëtar..përderisa, Ditën e Festës së Pavarësisë Kombëtare, 28 Nandorin 2008 B. Topi e kalon tek gjyshat... në Stamboll..?

Ja, si shprehët për këte fudull, “Mustafa Pashën” e ri, i madhi Don Ndre Mjedja:

            “Del, mizuer, këndenaj, del; prej merzijet,

            Zgaq i përbuzshem, Shqipnia t’volli:

            Ty shpina e detit, ty, vend robnijet,

                                    T’pret Anadolli.”

 

Cili nga këta e do Shqipninë në Evropë..?

            ASNJENI..!

 

            Populli Shqiptar jam i sigurt se nuk do të vonojë ma me gjetë Rrugën e vet..!

            Qeveritarët e sotëm, pasardhës të atyne të së kaluemes së tmershme 65 vjeçare nuk duhet të harrojnë se: “Kur një Popull humbë gjithshka, Ai çohet kundër qeverisë..”.

As, mos, t’ju shkojë ma ndër mend se Populli Shqiptar, do të rrijë tue pa të varun në qafën e Tij, prangat e robnisë tuej sëpse, Ai e di thanjen e një Filozofi, që:

Një Popull që puthë prangat e veta, nuk meriton me kenë i lirë...”.

 

Jam i sigurt se Shqiptarët nuk i harrojnë asnjëherë vargjet e Mjedjes, drejtue

“Shqipes Arbnore”:

 

            “Oh, zbrit nder ne, mbretnore

            Shqipe, edhe ‘j herë, si zbrite

            Kur përmbi ball, madhnore

            Të Madhit Kastriot’ i shndrite,

            Të binden barbart e ri

            Per Djelm qi ke Shqipni.”

 

Përpara, Përpara Rini...Drejtë Evropës..!

Melbourne, Dhetor 2009.