Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Këze Kozeta Zylo: Burrit shqiptar, Ibrahim Rugova

| E diele, 06.12.2009, 08:22 PM |




Këze Kozeta Zylo


Burrit shqiptar, Ibrahim Rugova

(In Memoriam)

Burri shqiptar Ibrahim Rugova,
Ecte si në legjenda me shallin rreth qafës,
Kërkonte Lirinë e ëndërruar në shekuj,
Rrëmbyer nga barbarët, vrasësit e fjalës.

Brengën e dhimbjes e mora me vete,
Këtu në Manhattan me studentët ta ndaja,
Nuk mund të filloja mësimin e zakonshëm,
Pa një minutë heshtje, si shqipe të qaja.

U ngritëm në heshtje me lot në sy,
Peshën e lotit mbanim në supe,
Biles dhe të huajt që ishin aty,
U bashkuan me ne, në zi e në lutje.

Luftove mençurisht, pa shpatë gjakosur,
Salloneve mondane në çmendinë e kohës,
Ta merrje Kosovën në gjoksin e nënë Lokeve,
Shqyer nga kuçedrat në kthetrat e lojës.

Me vizionin tënd, trondite botën,
Kosovën martire, drejt Pavarësisë e çove,
U çane lajmet, flasin Presidentët,
Për vdekjen tënde të parakohshme.

Simboli i bashkimit mbete përgjithmonë,
IBRAHIM RUGOVA, burr i rrallë,
Globi i botës, si zgavër duket,
Pret Kosovën, me shekuj ndarë.

Botoi gazeta “Illyria”
Manhattan, NY
22 Janar, 2006