E enjte, 25.04.2024, 12:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Alen Delon

E diele, 06.12.2009, 08:56 PM


ALEN DELON/1935-       


Nga Halit Bogaj


Edhe jeta e këtij  aktori të madh ishte e mbushur përplot peripeci të ndryshme.Qysh në moshën 5 vjeçare kishte përjetuar ndarjen e prindërve duke u rritur në brenga të mëdha dhe në dëshirë të papërmbajtur për t’i pasur ata  pranë vetes.

Aktori i ardhshëm qysh në rininë e tij të hershme merrej me sport, boks dhe me ngarjen e motoçikletave i cili në njëfarë mënyre ishte një  Xhejms Din francez.

Pas shërbimit ushtarak në Indokinë, vendoset në një kuart të Parisit bashkë me një shok të tij, duke marrë një  dhomë me qera.Punonte parreshtur punë të ndryshme, duke qenë shpërndarës gazetash dhe kamarier.Bukuria e tij e rrallë mashkullore premtonte se Delon do të bëhej një njeri i madh, por kujt do t’i shkonte mendja se ai do të përfundonte si aktor i shquar i  filmit.Në këtë drejtim atij i buzëqesh fati nga producenti amerikan Gari Vilson i cili Alen Delonit ia ofron një kontratë shtatëvjeçare që ai të luante në Holivud.Gari ishte”gjahtar talentësh”, por nga Deloni kërkonte që ai ta mësonte anglishten në një afat brenda tre muajve.

Duke e kuptuar një ndodhi të tillë, regjisori freng Iv Alegre e angazhon Delonin në një  film të tij”Kur gruaja pengon”, duke ia hapur rrugët e sigurta edhe për krijime të tjera kinematografike franceze, me ç’rast Delon nuk shkon fare në Amerikë, por mbetet për të krijuar në atdheun e tij të dashur.

Alain Delon
Alain Delon
Atë e donte bota femërore dhe  kishte dashuri të shumta.Në fillim ishte i dhënë pas bukuroshes së re  dhe të talentuar Romi Shnajder, e cila aso kohe ishte e lidhur me të riun  gjerman Horst Buholc i  cili me Romin kishte luajtur në filmin e shkëlqyer”Mon Pti”/Voglushi im/, duke arritur sukses jashtëzakonisht të madh.

Pra, në vitin 1958 bukuroshja gjermane Rozmari Albah Reht, më vonë Romi  Shnajder, dashurohet marrëzisht në bukuroshin Alen Delon me të cilin luajnë në  filmin”Kristina”, me ç’rast bëhet shumë e popullarizuar në  Evropë dhe gjetiu.Ishte interesant të theksohej se asnjëri  prej tyre nuk e dinte gjuhën e tjetrit , përveç  fjalisë”Ih libe dih”.Të dehur me bukurinë reciproke,  ata e morën një banesë në qendër të Parisit për të jetuar së bashhku.

Në ndërkohë Delon shkon në Itali për të bërë karierë, kurse Romi vuante për të në Francë.Aktori i talentuar mbetet në Itali  pesë vite të tëra dhe fillimisht luan në  filmin “Leopardi” i Lukino Viskolontit në të  cilin aktrojnë edhe diva italiane Klaudia Kardinale dhe i madhi Bert Llankaster.Deri atëherë Delon kishte shkëlqyer edhe në  filmin tjetër të Viskontit”Roko  dhe vëllezërit e tij”, duke krijuar një rol të paharruar në historinë e artit të shtatë, ashtu si edhe Klaudia Kardinale, por prapa tyre nuk mbetën as  Renato Salvatore, Ani Zhirardo dhe Nino Kastelnuovo/protagonistët kryesorë të filmit të përmendur/.

Në atë kohë Delon ishte magjepsur pas Natali Bartolemjusë, më vonë Natali Delon me të cilën do t’i lindë fëmija Entoni, i cili sot është një aktor i popullarizuar francez, natyrisht duke iu falenderuar edhe emrit të famshëm të babait të vetë.

Jeta e tij ishte e mbushur përplot aventura, ku më vonë për 15 vjet ai jetoi edhe me aktoren e shquar Mirej Dark.

Delon përveç të birit Entonit ka edhe dy fëmijë të tjerë/një vajzë-Anushka dhe një djalë- Alen Fabiani// me gruanë e tij të fundit Rozelinën e cila ndahet prej tij në  vitin 1997.Thuhej e shkruhej se Delon ishte shumë i papërshtatshëm për të jetuar me gratë e veta, ashtu si edhe Brando në Amerikë i cili nuk mund të jetonte me asnjë femër.

Edhe këta dy fëmijë mbesin me Alenin, ashtu si edhe djali Entoni që jetonte me të jatin.

Gjatë  karierës së tij të begatshme Delon aktroi në një varg filmash ndër të cilët  duhet dalluar:”Leopardi,Kristina’Roko dhe vëllezërit e tij, Qeni, Dashuritë e zgjedhura, Dashur-

Ria në det, Meloditë e nëntokës, Tulipani i zi, Kafazi i dashurisë, A po digjet Parisi, Av-

Nturierët, Samiraji, Vajza në motoçikletë, Lamtumirë mik, Pishina, Klani Sicilian, Borsa-

Lino, Qarku i kuq, Na ishte njëherë një piolic, Dy njerëz nga qyteti, Vejusha Cuder, Dielli i kuq, Polici, Shkorpioni, Gjyqtari hetues,Toni Arzenta, Cigani/Le Gitan/,Borsalino dhe kompania, Zoro, Rrëfimet e policit, Si një bumerang, Zotëri Klajni, Gangsteri, Armogedoni, Vdekja e njeriut të korruptuar, Beteja, Një dashuri e Svanit, Historia jonë, Kthimi i Kazanovës, Një krim, Njëmijë e një net të Simon Sinemasë, Dita dhe nata, Një shans për të dy ,Aktorët, Fabi Montale, Frank Riva, Leoni dhe Instinktet e vdekjes.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora