Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shqiptari i madh dhe shqiptaret e vegjel!

| E enjte, 04.10.2007, 06:55 PM |


Nga Drejtesia

Terbimi eshte semundje e rende. Nga terbimi e humb shpirterisht egzistencen. Mbetesh dicka praktike e rendomte qe hijeshine nuk e le ne kete planet! Sulmohet shqiptari me i madh qe eshte gjalle sot dhe nje nder kokat me te medhaja gjate te gjitha kohrave. Pa u menduar aspak, lexuesi e kupton qe behet fjale per Ismail Kadarene, sepse dukshem qendron mbi cdo shqiptar, sado mendjen ta kene ne qiell individe te ndryshem qe duke enderruar te zgjuarin, rreshqasin ne humneren injorance me pantollona te modelit te vjeter e te mjere, dashakeqesi. Ne nuk kemi disa Kadare dhe mund te perzgjedhim. Kemi vetem nje dhe duhet te falenderojme zotin qe e lindi shqiptar.

Disa nga poet-ucet apo shkrimtar-ucet tane, te cilet lexohen ''rralle e per malle'', disa prej te cileve nuk lexohen as njihen ne fakt, pervec nga njerzit e gjakut apo komshinjte, te veshur me xhelozi absurde, humbin edhe ate pak kontroll qe kane, duke mallkuar legjenden e gjalle Kadare! Por nuk jane vetem disa ''uce''. Ka ''specje'' te perziera qe njeriun tone te madh e kane ferr ne sy!

Disa e fajesojne sepse nuk doli hapur kunder regjimit komunist dhe te perfundonte qelive makaber enveriste, ose te humbte edhe jeten! Disa te tjere nuk e duan Kadarene sepse Shqiperine dhe shqiptaret po i orjenton me busullen e miresise tek jeta e mire, tek Evropa e zhvilluar.

Ismail Kadare nuk ka nevoje per mbrojtjen time (mbi te gjitha jam njeri i vogel, i thjeshte) dhe as per mbrojtjen e asnje shqiptari. Ate me shume se ne, e kane vleresuar te huajt dhe njihet ne mbare boten me shume se asnje shqiptar tjeter. Por, kur lexon kaq shume qurravitje te cilat fshesa i merr dhe i fut ne fabriken qe prodhon helm ne dem te shqiptareve, indinjohesh deri ne pikellim.

Turpi i bashkekombasve te Kadarese u shfaq edhe kur Kadare fitoi cmimin ‘’Man Booker’’. Ne sondazhin ne internet votat kunder Kadarese ishin te shqiptareve, ose te shqipfolesve! Nje shqiptar i vertete krenohet me nje cmim te tille nderkombetar, (i dyti pas Nobel), ndersa antishqiptari ndjehet keq, sorrat fluturojne mbi koken e tij, fillon te haje buke e kripe e zemer te zeze!

Shume eshte folur dhe po aq shume eshte vjellur e shpifur mbi Kadarene, por asnjehere nuk ka pasur argumenta bindese nga akuzuesit e rendomte. Xhelozia dhe shpirtkeqesia jane fonemone te njohura ne gjirin e nje grupi shqiptaresh, por Kadare eshte dhe do jete mbi cdo shqiptar dhe nje nder kokat e botes.