E marte, 16.04.2024, 09:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai për gra

E diele, 06.12.2009, 01:04 AM


KALOSH ÇELIKU

UNË PUNO PËR POPULL
   E AI PUNO PËR GRA

         Gjatë Manifestimit kulturor tradicional ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP, në Shkup, pasmesnate u ndanë edhe çmimet letrare për poezi më të bukur erotike lexuar gjatë dy netëve. Dhe, me intervenim të kryetarit të LSHSHM - së, papritur juria si poezi më të bukur e shpalli poezinë e Xhaxhit Kuqezi.
         Duartrokitjet jehuan në sallë. Xhaxhi Kuqezi duke u fry si bibani, doli ta marrë çmimin:
-    Këtë çmim ma ka dhënë armiku im më i madh. Nuk e di, a ta marrë apo të mos e marrë.
-    Jo, mos e merr! Ndërhyri Kalosh Çeliku duke ditur se në zarf  ka vetëm dhjetë euro. Ktheje prapë!...
-    Megjithatë, do ta marrë. Unë 30 vjet përpiqem ta shti në Lëvizje… Unë puno për popull, e ai puno për gra…


PAJTIMI ME FATIN

          Një “patriot” melez e ngacmoi në rrugë shkrimtarin rebel, Kalosh Çeliku:                                                       
        - Vite me radhë nuk të shoh as në xhami e as nëpër tubime politike. E sa di unë, dajtë e nënës i ke doktora të teologjisë, që e kanë kryer shkollimin në Kajro. Nga stërgjyshi, bektashi, bashkëluftëtar i Dervish Carës… Babai - ballist…        
         E vërtetë, iu përgjegjë shkrimtari. U përpoqa të hyj në xhami, por kur i pash para këmbëve të hoxhës se si i luteshin Zotit: vjedhësit, kriminelët dhe spiunët, ika jashtë nga sytë këmbët. Vend nuk gjeta edhe te partitë politike shqiptare, para meje i kishin marrë librezat “patriotët”, melezët, spiunët dhe rrospitë meshkuj…         
         Dhe, vendosa të pajtohem me fatin, ngrej dolli nën Rrap. Në një degë ta varë armën, nën hije ta lidh Gjokun pullali… Dhe, ta pres Miken me dy shtamba ver?…  

IDILA POLITIKE

    Një mik i tij shkrimtarit “problematik”, Kalosh Çelikut i tha: -Çudi, ty nuk të do asnjë Qeveri!... Asnjë parti politike…        
- Punemadhe. U përgjigjë shkrimtari. Megjithatë, unë jam më i lumtur se ata “patriotë”. Më do poezia, vera. Dhe, gratë…   

LUKIANI DHE ÇELIKU
Lukiani: me rastin e varrimit, bëhet një ndarje sipas zakoneve të popujve të ndryshëm: greku e djeg të vdekurin, persiani e kall në dhe, indiani e mbulon me një tis të tejdukshëm, shiti e ha, egjiptiani e than.
Çeliku: E çka i bënë shqiptari?! E vajton mbi kokë. E futë në varr. Dhe, gjithë jetën i këndon me çifteli, e thërret t? çohet nga varri, ta shpëtojë nga robëria…      

NAIM FRASHËRI DHE
    KALOSH ÇELIKU

Naim Frashëri:
Do të shkrihem                             
të venitem,                                    
si kandili kur s’ka vaj;                  
Balt’ e pluhur                                
do të bëhem,
të më shkel’
një këmb’ e saj;
E të prehem
duke puthur
Atë këmbë pasandaj…

Kalosh Çeliku:
Durim më s’kam. Haj moj jetë, haj
Ty të rroftë “ Bagëti e bujqësia “!
Përderisa ty të shkelë këmbë e saj
Mua më shkelë Kurvë Partia…


(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora