E enjte, 25.04.2024, 11:11 PM (GMT+1)

Mendime

Laureta Mema: ''Maloket'' e diskriminuar…

E enjte, 04.10.2007, 07:29 PM


Nga Laureta Mema

 

 
''Shumë ‘malokë’ kanë ardhur në Tiranë dhe po shkatërrojnë Tiranën'', flitej 15 vjet më parë kur unë isha pjesë e morisë së malokëve që vershuan drejt kryeqytetit, me rënien e diktaturës. Po çfarë do të thotë te jesh ‘malok’ në shqip? Varet nga konteksti do thoni me të drejtë ju. Pas komunizmit të jesh ‘malok’ do të thote të jesh ‘i trashë, harbut, etj,’ sepse vjen nga fshatra apo male apo qytete malore e jo-malore ku pretendohet se nuk ka mbërritur civilizimi akoma ose nuk ka mbërritur aq sa kishte mbërritur në Tiranë. Para komunizmit, Shqipëria ishte kryesisht fshatare. Gjatë komunzmit ishte pjesë e ideologjisë enveriste që fshati të ishte i barabartë me qytetin, domethënë nuk mund të thuhej, të paktën pa ndonjë pasojë diskriminimi politik, se të jetosh në fshat mund të ishte e papëlqyeshme për disa, pasi “Shqipëria ishte një kopësht i madh me lule të shumëllojshme ku çdo lule kishte të njëjtën vlerë…” (vendet e tjera komuniste ndoqën një politike tjetër, atë të zgjerimit të jashtëzakonshëm të qytetit, ndryshe nga sistemi komunist shqiptar, argumenton Okey ne librin e tij “ Demise of Communism in Eastern Europe”)

Atëherë, si ka mundësi që të gjithë këta ‘të ardhur’ shqiptarë me të njëjtin arësimim, kulturë, ideologji, standart jetese për 45 vjet, bëhen krejt papritur ‘malokë = injorantë, etj. etj’ sepse vijnë në Tiranë. ‘Malokët’ erdhën në Tiranë për një jetë më të mirë. Shumë shqiptarë nga Tirana apo qytetet e fshatrat e tjera ikën nëpër botë emigrantë dhe shumë të tjerë lëvizën në kryeqytet. Është i njëjti proçes i kapërcimit të distancave, i zhytjes në një realitet krejt tjetër, por mbi të gjitha është një proçes sfidues mësimi, ndryshimi dhe ndërtimi (duke filluar me veten).

Shqiptarët shpesh diskriminohen në Evropë për shkak të vendit nga kanë ardhur duke u konsideruar si më inferiorë e me pak të civilizuar a qytetëruar. Diskriminimi i vet shqiptarit nga shqiptari më duket marrezi… Njeriun nuk e bën toka njeri por një amalgamë elementësh që bashkarisht formojnë atë që quhet ‘JETË’… dhe liria për të jetuar këtë jetë sipas ‘Të Drejtave të Njeriut’ nuk mund t’i mohohet e përligjet askujt…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora