E premte, 19.04.2024, 02:09 PM (GMT+1)

Editorial

Skender Korça: Një tundim gjithë segmental në Kosovë

E premte, 04.12.2009, 08:59 PM


Një tundim gjithë segmental në Kosovë

Shkruan: Skender Korça

Politika e Kosovës është në krizë për shumë arsye, për shumë veprime, për shumë koncepte dhe rrugë të gabuara. Kjo ka thelluar në krizë edhe më qytetarin e saj, për shumë motive, pa përjashtuar motivin politik, ekonomik, tash më edhe ate shpirtëror, që po rezultojnë në frikë dhe panikë në të gjitha sferat.Goja të mbyllet nga këto dy të fundit….
Ato janë komplekse se të tilla janë ngjyrimet, shtresat, klasat e forcat e ndryshme që i përbëjnë. Një shoqëri cilado qoftë ajo, madje dhe atë që marrin për model, ka suksese, arritje e dështime; hapa përpara dhe gabime, prova të suksesshme e konkrete dhe prova artificiale e të dështuara. Këtej lindin pyetjet: Pse disa personalitete politikë glorifikojnë ngjarjen, fazën apo dhe një periudhë të tërë historike dhe pse errësojnë atë pasardhëse? Pse sajohet gabimi? Pse në fund të fundit, është prova ajo që të bind dhe të tregon se ç'je? Pse. . .
Në Kosovë këto sa arrihen rrënohen, sepse personalitet kosovare në politikën e dekadës tash të themi lirisht, janë bërë personalitete edhe te dyshimta me duar të zhytura në krime të natyrave të ndryshme…
Kur ecim përpara, të përgatitemi të mësojmë prej gabimeve tona. Dhe mëson apo nuk mëson, i sheh me sy kritik apo jo arritjet, provat e gabimet, nuk është një çështje e thjeshtë, por një problem që ka të bëjë me filozofinë, që e lakojnë aq shumë politikanët tanë, me aparatin konceptual e me qëndrimet që lëvizin. Në shoqërinë tonë liderët kryesorë politikë realitetin e të kaluarës e ngjyrosin zi, e ndërsa të sotmen të glorifikuar, rrëzëllitëse, deri diell pa "njolla". Në Kosovë kjo ikën edhe më keq sepse po fusin një segment që do thuhet me fjalë të tjera, nuk do jetë asnjë njëri i pastër në Kosovë me apo me ndikim në qarqet e politikës kosovare. Po gjendet dikah një “lidhje” dhe aty i ke të gjithë
Në këtë rrugë dhe kur veprohet kështu atëherë dhe metoda e provave dhe e gabimeve merr karakter shkencor, për të verifikuar se pse po ndoshë kështu, studim që do i nxjerrë. Ndaj duhet të udhëhiqemi e të ushqehemi nga mendësia se asgjë nuk telashetë gjithëve që mund të merren me ne..Pse?
Rëndësi ka që shoqëria, lideri politik" të këqyrë me kujdes në ka gabime, t'i gjejë ato, t'i nxjerrë hapur në shesh, t'i analizojë dhe të mësojë prej tyre". Kurse në Kosovë këto janë mësime edhe për të ecur edhe më shumë drejtë asaj që I thamë më lartë zhytje…Sukseset e arritjet kanë gojë e flasin, ndërsa gabimet e provat e dështuara shpesh janë memece e shurdhëra e në Kosovë janë shumë memece, asnjëherë nuk kanë gojë…..
Varfërisë,, që është një dukuri shqetësuese për shoqërinë tonë në këtë fazë,I është shtuar edhe frika, ku jeton, kush e udhëheq, kush është ai që duhet të I besohet, kujt ja deponon voton, kush janë këto “personalitete”, a janë grupet   e atyre, e këtyre, e atyre e këtyre të përzierëve në krime…..Shumë keq
Nuk po i vërejmë edhe sot metastazat e kësaj teorie krimesh, e kësaj njollosje tradite, e kësaj frike dhe paniku, e këtij refreni në Kosovë që njeriun e detyron të mendojë a kam frikën të jam në garën politike dhe nëse bëhem me dikend, me cilin grup jam hyrë, me ata apo këtë…
Kosova nga shoqëritë tjera po respekton konfliktualitetin, hipokrizinë, megalomaninë, euforinë e parallel me këtë gjë po mbjellë frikën për politikën, për ekonominë, për ecjen e saj, për shumë gjëra që më shumë po bazohen në këtë “sekuencë të gjatë” se sa që po riparon këto gjëra.
 Ka ardhur koha e pragmatizmit dhe e zvogëlimit të distances për të ikur nga krimi, për të qenë të hapur në funksion ligji, për të qenë në realitet integrimi e jo të vazhdohet me këto gjërash…Në botën e demokracisë, verifikimi i personaliteteve është i domosdoshëm, tek ne që nuk u bë kurrë, as në polici, as në gjygjësi, as në politikë, as në të kaluarën as në në këtë kohë,…,e as kurrë ndoshta,…. Ky është gripi i qujtuar krim, ky është ai grip që ka për të na vrarë  mes jetëv, më i keq se ky  grip i funidt që ka kapluar botën, sepse në Kosovë po manifestohet me krim dhe vrasje, vaksina e së cilës me vite po kërkohet e nuk  del dot ilaq….
Qytetari ynë nuk u beson më fjalëve, ka nevojë të bindet në ligjin, në drejtësinë, në eliminim të frikës ku jeton dhe kush e udhëheqë, për të ditur janë ata që kanë programe jete prosperuese apo ata që gatuajnë në kuzhinat e krimit për të vrarë njeriun, drejtësinë dhe logjikën e zbardhjes së fateve të pa identifikuara kurrë…te jetës dhe vdekjës…Pse kështu?



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora