E shtune, 20.04.2024, 01:08 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Vilhelme Vranari: Presidenti i Republikës dha një pritje me rastin e Ditës së Pavarësisë

E enjte, 03.12.2009, 07:28 PM


Presidenti Prof.dr.Bamir Topi, zonja Teuta Topi dhe shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
Presidenti Prof.dr.Bamir Topi, zonja Teuta Topi dhe shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

PRESIDENTI I REPUBLIKËS DHA NJË PRITJE ME RASTIN E DITËS SË PAVARËSISË


Nga Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

Ditën e premte, më 28 Nëntor, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. dr. Bamir Topi, dha një pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e 97 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare. Ashtu si vepron  më i madhi i familjes që nuk harron askënd të ftojë në dasmën e birit të tij,  kështu veproi edhe grupi organizator i presidencës, nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës, Zt. Aco Flloko. Me një vëmendje të veçantë dhe me përgjegjësinë e prindit  për t’i vlerësuar të gjithë pa dallim, ishin kujdesur të merrnin pjesë përfaqësi nga e gjithë Shqipëria. Merrnin pjesë Kryetarja e Parlamentit, znj. Jozefina Topalli dhe deputetë të Kuvendit, pa dallime ideologjike, të djathtë apo të majtë. Ishin prezentë Kryeministri i Shqipërisë, Prof. dr. Sali Berisha dhe  Këshilli i Ministrave, Përfaqësues të Drejtësisë (Prokurori & Gjykatë), përfaqësues të të gjitha Partive politike shqiptare, trupat diplomatike të akredituara në vendin tonë. Mes tyre shquhej edhe ambasadori amerikan, Wethers. Gjithashtu, ftesa ishin dërguar në të gjitha Bashkitë e vendit, Qarqet dhe Prefekturat e Shqipërisë dhe në të gjitha institucionet shtetërore, si ato legjislative, ekzekutive, të drejtësisë, institucionet e arsim-kulturës. Nuk ishin harruar të ftonin edhe përfaqësuesit e të Përndjekurve Politkë. Ishin 900 të ftuar dhe po aq  të tjerë në një listë shumëemërore.

           Ishte një takim i ngrohtë dhe i përzemërt që vlen të merret si shembull. Megjithëse binte shi i rrëmbyeshëm, të gjithë të ftuarit ndodheshin në Pallatin e Brigadave shumë më parë se ora 19. Ishte kënaqësi  e veçantë dhe privilegj për mua dhe tim shoq, që merrnim pjesë në këtë pritje të veçantë të presidencës. Aq më tepër që vinim nga qyteti  i Flamurit, nga Vlora e Ismail Qemalit, ku 97 vite më parë u ngrit flamuri i Skënderbeut duke hedhur themelet e shtetit të parë shqiptar.  Duhej të kalonin 65 vite të jetës sime, që unë të lejohesha të kapërceja pragun e asaj godine të mrekullueshme, mes drurve dhe luleve atje në kodër mbi liqen, që dikur ishte pronë e fisnikkërisë shqiptare. Papritur dikush,  përmes mikrofonit, lajmëroi ardhjen e Presidentit. Menjëherë u shpërndanë tingujt e Himnit të Flamurit. Një qetësi nderimi dhe mirënjohjeje për gjakun e shqiptarëve në shekuj, për atë gjak të pafajshëm që ngjyrosi atë flamur, simbol i kombit, që u ngrit krenar mes territ të zi. Presidenti i Republikës uroi mirëseardhjen të gjithëve, duke iu drejtuar Kryetares së parlamnetit, Kryeministrit, forcave politike,  diplomatëve  dhe gjithë të ftuarve! Në fjalën e tij, e cila për nder të  diplomatëve transmetohej edhe në anglisht, presidenti  Bamir Topi theksoi:

“Jemi mbledhur sot këtu  si vëllezër të një gjaku, miq dhe të fr tuar, dashamirës stë Shqipërisë, për të kremtuar ditën më të ndritur të kombit, ditën e shpalljes sé Pavarësisë Kombëtare. Më 28 Nëntor 1912, plaku i mençur i Vlorës, Ismail Qemali ngriti Flamurin e kuq me shkabën dy krenare, duke çelur rrugën e  një shteti të Pavarur, një shteti që do të zhvillohej si kombet Perëndimor. Ishte Qeveria e Vlorës e para qeveri, që u njoh nga bota si shteti më i ri i kontinentit.”  Më pas Presidenti u përqëndrua në ndryshimet e mëdha demokratike të vendit, anëtarësimin e Shqipërisë në Nato si dhe punën e madhe që i del shtetit shqiptar dhe forcave politike për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në BE, na duhet të ndërtojmë shtetin e së drejtës. Mesazhi i Presidentit ishte luftë pa kompromis kundër korrupsionit, reforma në drejtësi, zbatim i ligjit, ndërtimi i shtetit ligjor, pavarësia  e pushteteve si dhe mirëkuptimi dhe toleranca mes pozitës dhe opozitës, bashkëpunim i gjithë politikës shqiptare për të realizuar ëndrrën e shqiptarit drejt zhvillimit dhe integrimit.

Zt. Topi theksoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës është një fitore e madhe e shqiptarëve që jetojnë qysh nga lashtësia në trojet e të parëve, i cili po njihet nga shumë shtete të botës. “Jam i sigurtë se Kosova do të integrohet shumë shpejt në familjen e madhe evropiane.”. Kjo ishte esenca e fjalës  përshëndetëse të shkëlqesisë së Tij. Presidenti Topi, me gotën në dorë, i shoqëruar nga zonja Teuta Topi, takoi dhe uroi mysafirët për përvjetorin e Pavarësisë.  Çifti presidencial u përshëndet me të gjithë të ftuarit. Ky mirëkuptim mes gjithë të pranishmëve, pa dallime politike, klasore apo fetare, duhet të shërbej si shëmbull harmonie mes shqiptarëve, gjë që për fat të keq na mungon.  Pasi u takua edhe me të ftuarin e fundit, vetëm atëherë u largua Presidenti nga Pallati i Brigadave. Ishte një takim festiv, i ngrohtë, miqësor, mbresëlënës që shuan mëritë dhe mllefet e politikanëve ndaj njëri-tjetrit. Së paku aty i takuan gotat dhe uruan njëri –tjetrin ndoshta në heshtje, sepse Pavarësia u përket të gjithëve. Është ditë e shenjtë për çdo shqiptar. Nuk besoj se ka ndonjë që nuk e shprehu me gjithë shpirt urimin: Gëzuar Pavarësinë, të dashur bashkatdhetarë!

Foto gjatë mbrëmjes festive më 28 Nëntor në Pallatin e Brigadave:
Sekretari i Përgjithshèm i Presidencës, Aco Flloko, bashkèshortët Vilhelme dhe Fitim Haxhiraj
Sekretari i Përgjithshèm i Presidencës, Aco Flloko, bashkèshortët Vilhelme dhe Fitim Haxhiraj
Soprano Edit Mihali, Baletmaestri Agron Aliaj dhe shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
Soprano Edit Mihali, Baletmaestri Agron Aliaj dhe shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
Nestor Jonuzi, piktor i popullit, Vilhelme Vranari (Haxhiraj), Arben Imami (ministèr i mbrojtjes), Kristaq Skrami (drejtor i Teatrit Kombëtar) - katèr bijë të Vlorës.
Nestor Jonuzi, piktor i popullit, Vilhelme Vranari (Haxhiraj), Arben Imami (ministèr i mbrojtjes), Kristaq Skrami (drejtor i Teatrit Kombëtar) - katèr bijë të Vlorës.



(Vota: 6 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora