E enjte, 25.04.2024, 10:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Flet këngëtarja e polifonisë himarjote, fituese e dhjetra çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare Katina Bejleri

E enjte, 03.12.2009, 07:05 PM


Jam pasardhëse e Koco Cakalit që ka kënduar me Tefta Tashko Kocon

Thëllëza që shkon mbi vesë, mbetet kënga më e preferuar

Jam ngjitur në skenën e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1983
Athere isha në vit të katërt gjimnaz
 
Nga Albert Zholi
 
Tek Festivali Kombëtar i Shoqatave Artistike mbërrita për të marrë një intervistë…Kë?! Atë që këndon vargjet brilantë….
Thëllëza që shkon mbi vesë,
Më shkon e bërë në djersë,
Kur të pa deti me valë,
Tha: Sikur të isha djalë
Nuk të lija pa të marrë
Leje moj aman , aman…
 
Dhe e gjeta duke kënduar atë këngë..
 
O Zot çfar vargjesh…..
Dhe himarjotja Katina Bejleri këndonte dhe unë e dëgjoja gojëhapur…Harrova të bëja intervistë…Herë qaja, herë qeshja, herë vallzoja, herë këndoja…herë fluturoja, herë përulesha në tokë…Herë ngjitesha në qiell, herë lundroja mbi det. Herë mbaja iso, herë kryqëzoja duart..Më dukej se më rrëmbeu përroi, më shtegëtoi lumi, më thithi deti, më futi në gjirin e mistereve oqeani..Por aty ish vala që më buzëqeshi dhe më tha…O njerëz, këndoni, gëzoni dhe dashuroni..O NJEREZ! Ishta ajo …
 
Thëllëza që shkon mbi vesë…
S’pi kurrë..por kjo këngë me “dehu”….Më çoi në qiellin e shtatë. Vetëm kur mblodha veten ekskluzivisht për “Telegraf” zhvillova këtë bisedë me këngëtaren e talentuar Katina Bejleri…
 
Sot ju ishit në Tiranë (26,11.2009), në Festivalin Kombëtar të Shoqatave Artistike, pjestarë të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. Si u ndjetë në këtë Festival?
 
Cdo Festival ka të veçantat e tij, qoftë kombëtar apo ndërkombëtar. Festivali i tanishëm është i veçantë në llojin e tij, pasi është një risi e sjellë nga Unioni Kombëtar, pasi nuk egzistonte më parë. Në këtë Festival dhe pse nuk ka pasë shumë spekatorë u vu re nje dëshirë e madhe e grupeve për përfqasim dinjitoz. Pashë grupet më në zë shqiptare të folklorit që sollën këngë , valle dhe muzikë instrumentale të re. Kishte  një konkurencë të madhe deri në fund që u ndanë çmimet.
 
Ju ishit dakort me çmimet. Vlerësimet ishin reale?

Mendoj se po. Të gjithë duam të zëmë vend të parë. Të gjithë duam të ndjehemi një hap para të tjerëve. Por pavarësisht dëshirave ka një juri profesionale që e vendos. Dhe Juria mnedoj se i ndau drejtë çmimet, pasi kishte në përbërje specialistë të fushës.
 
Kur ka filluar Katina të këndojë?

Eh..Mos mi kujto ato vite (loton). Ishin vite të bukura. Vite që i kujtoj me nostalgji. Vite që më dhanë shansin që të nxjerrë në pah zërin tim që është vlerësuar aq shumë, Pikërisht, kam qenë në vit të katërt gjimnaz kur jam ngjitur në skenën e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1983. Eshtë dita më e shënuar në jetën time. Ditë që më bëri të ndjehem krenare dhe të shoh larg për jetën time, në rugën e bukur të këngës polifonike. Grupi i polifonisë himariote u duartrokit fuqishëm. Ishin emocione të paprëshkruara. Gjiroakstra ka zënë vend të veçanë në zemrën time.
 
Nga ky grup himarjot që bëri bujë, në vite më parë dhe në vitet e tua kë do të veçoje?

Marrësin, këngëtarin brilant të polifonisë Dhimitër Varfi. Ai kishte një zë si të ishte vegël muzikore e sofistikuar.
 
Grupi i Himarës kë kishte si udhëheqës artistik në ato vite që filluat ju?

Eh, kë kishte. Dajon tim, njeriun e apasionuar pas artit dhe kryesisht pas polifinisë Spiro Cakali. Ai dinte të gërmonte, dinte të gjente, dinte të seleksiononte, dinte të prezantonte. Me të ne arritëm rezultate..
 
Po më parë çfarë historiku ka pas ky grup i veçantë i polifonisë?
 
Një të kaluar të lavdishme. Një të kaluar që edhe sot diskutohet jo vetëm në Shqipëri por në gjithë Evropën. Neço Muka me famë mbetet gjithmonë një poet popullor i pa përsëritshëm. Vargjet e tij janë kënduar dhe këndohen në të gjitha grupet labe. Një poet brilant që të gjithë sa herë lexojnë  poezitë e tij mrekullohen. Por unë do të veçoja dajon tim të parë Koco Cakali. Ai ka qenë këngëtari i parë i polifonisë himarjote, Kënga e tij ishte njësuar me vetë Himarën. Tashmë dihet nga të gjithë që ai ka kënduar me Tefta Tashko Koçon dhe disqet e tyre që në atë kohë janë shiutut në Evropë. Edhe sot ata disqe janë shumë të këkruar. Zëri i tij nuk mund të përsëdytet. Kritika dhe folkloristët e sotëm e shohin si një personalitet të padiskutueshëm.
 
Cilët poet të tjerë do të veçonit nga krahina juaj që ju ka ushqyer me poezi?

Bregu ka shumë poetë dhe këngëtarë. Është vendi që I lind, deti, ajri,portokallet, klima në përgjithsi dhe pozicioni gjeografik. Në këtë masë të madhe unë do të veçoja dhe Lefter Cipën, një poet popullor me përmasa kombëtare.
 
A dallon kënga polifonike himarjote nga ajo e labërsisë në përgjithësi?
 
Cdo grup ka të veçanata e saj. Ka karaketrisitkat që e dallojnë. Grupi Himarës është më I veçantë pasi kënga dhe isua janë më të shtruara, nuk kanë shumë fuqi në iso.
 
Në sa vende të botës keni shkuar për konkurim apo për konkurim apo të ftuar në Festivale?

Në gjithë Evropen dhe më tej. Jemi mirepritur sa publiku është befasuar. Bile diku janë shprehur se ndoshat veglat e veçanta muzikore ndoshta ishin pas skenës (perdes)
 
Ndiheni e vlerësuar?

Po, shumë. Personalisht kam marrë me dhjetra cmime kombëtare dhe ndërkombëtare sa nuk mund ti numëroj. Tashmë kam një jetë në skenë që më kujton dhe ditlindjen. Unë kam lindur në vitin 1964 pikërisht në ditën që më vdiq gjyshi.
 
Vlerësime për zërin e Katinës

Sejmen Gjokoli, Kryetar I Grupit polifonik të Vlorës
 
Katina ka një zë specifik, të veçantë, të ëmbël, melodioz, jo shumë të fuqishëm. Ndaj shumë herë grupi i Himarës është me 5 vetë. Një polifoni e ëmbël dhe pa shumë buçimë. Ajo këndon dhe lundron si valë deti ndaj dhe do kënëtarë të stilit të saj. Unë them se Katina është një këngëtare lirike se sa epike. Ka shumë talent.
 
Minella Kureta, Drejtor Artistik i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar
 
Katina Bejleri është një nga këngëtaret me vokal të rrallë. Ajo interpreton me një mjeshtëri po kaq të rrallë, që vetëm kënga polifonike himarojte mund ta ketë në mes të saj. Se e tillë është kënga si Katina. Ajo i ka mbledhur në një nuancat, bukurinë, elegancën e këngës himarjote. Por ajo mund ti përshtatet edhe të gjithë trevave të tjera të Labërisë me këtë zë.
 
Robert Collaku, Përgjegjës në Arkivin e Muzikës dhe Koreografisë dhe Studimeve Antike
 
Katina ëshytë një zë sa i veçantë po aq dhe kompleks. I veçantë se ska të dytë në mënyrën e interpretimit, kompleks, pasi mund të këndojë me çdo grup polifonik. Ajo me zërin e saj duket se përcjell magji dhe qetësi. Kur e dëgjon relaksohesh.
 
Box
Ku janë nisur e venë,
Në stan të cobanit venë
Dhe çobani mirë i priti
Theri qengj dhe i gostiti
 
Laj, llaj, llaj çobani…


(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora