E marte, 23.04.2024, 10:59 AM (GMT+1)

Faleminderit

Trashëgimtari i amanetit për të mbrojtur kombin shqiptar

E merkure, 03.10.2007, 05:54 PM


Nga Adriatik Alimadhi

Botohet eseja me rastin e 58 vjetorit të vdekjes së Mid’hat Frashrit

Në datën 3 tetor të vitit 1949 vdiq në New York nga një atak në zemër shërbestari i Shqipërisë Mid’hat Frashëri. Në këtë shkrim menduam t’i ofrojmë lexuesit dhe opinionit publik shqiptarë se kush ishte ky personalitet me përmasa të mëdha kombëtare, kush është aktiviteti politik, çfarë i ka ofruar ai shqiptarëve, kush ishte rruga që duhet të ndiqnin shqiptarët. Njohës i mirë i çështjes shqiptare, i traditës, i zakonit, i frymës kombëtare, atdhetar, i urtë, gojë ëmbël, publicist, shkrimtar etj.

Të gjitha punët e vogla dhe të mëdha ai ia fali çështjes së kombit të lirë sepse ishte çështja më fisnike, të cilën e kishin zgjedhur më parë Frashëllinjtë. I zbardhur mbi libra dhe nuk mërzitej, dyqani dhe shtëpia e tij ishin bërë faltore për patriotizmin shqiptarë. Libraria e tij në Tiranë ishte një shkollë shqiptare ku bisedohej për jetën kombëtare, ku nxënës, mësues, shkollar të çdo dege, njerëz të mësuar dhe të pamësuar hynin në librarin e tij si në shtëpinë e tyre. Babait të tij i caktoi historia për të përmbajtur me fuqi Shqipërinë e të katër vilajeteve. Mid’hat Frashëri i vuri detyrë vetes e shokëve të fitonin Shqipërinë e humbur, Shqipërinë Etnike.

Ishte krenari në historinë e Shqipërisë, që Frashëllinjtë të dilnin në ballin e kombit në kohët e rrezikut. Dy periudha me rëndësi në vazhdimin e historisë shqiptare patën protagonist atë e birë, Abdylin dhe Mid’hat Frashërin.

Rrallë herë paraqitet rasa të kujtojmë, përkujtojmë, nderojmë një familje si kjo e Frashëllinjve, e cila i fali pishtarin kombit shqiptar, kjo e përcaktoi djalin e Abdyl Frashërit të ecte me zotësi në rrugën e të atit, në rrugën e Frashëllinjëve. Të gjithë shqiptarët sot janë ndërgjegjësuar në rrugën e kahershme që kërkoi Mid’hat Frashëri për bashkimin e trojeve etnike të Shqipërisë. Koha vërtetoi se Mid’hat Frashëri i orientoi shqiptarët drejt atyre vendeve demokratike perëndimore që i kanë dashur dhe i duan të mirën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kurse komunistët bashkëpunuan me serbët dhe rusët për të vrarë shqiptarët me njëri-tjetrin dhe duke mbajtur të pushtuara tokat shqiptare, të cilat bëhen pengesë edhe sot për pavarësinë e Kosovës. Sot Kosova është e pavarur dhe të gjithë shqiptarët duhet të vazhdojnë rrugën e Mid’hat Frashërit të nisur 68 vjet më parë dhe për të realizuar dëshirën dhe amanetin e të gjithë dëshmorëve që u flijuan për bashkimin e trojeve etnike të Shqipërisë. Sot shqiptarët kudo që ndodhen duhet të jenë të përgatitur për procese të tjera shumë të rëndësishme dhe përfundimtare.

Prandaj, le të shërbejë ky shkrim për të gjithë nacionalistët shqiptarë, të cilët i janë përmbajtur dhe i përmbahen idesë “SHQIPËRIA e SHQIPTARËVE”!

Një goditje i jepet nacionalizmës shqiptare edhe nga disa politikanë të sotëm, ata e përdorin nacionalizmën si ekstrem. Dua t’ju them këtyre politikanëve fatkeq se nacionalizma e Mid’hat Frashërit është një patriotizëm e thjeshtë, të cilën duhet ta përfaqësoj çdo shqiptarë dhe nuk është si nacionalizmat shoviniste të fqinjëve tanë që vazhdojnë të mbajnë të pushtuara tokat shqiptare. Shteti serb nuk ka serb në Kosovë, nuk ka toka serbe në Kosovë dhe organizon, mobilizon serbët dhe shprehet se nuk e lëshon Kosovën shqiptare, kurse ne shqiptarët i kemi këta shqiptarë në Kosovë dhe nuk i kërkojmë e kemi këtë tokë shqiptare dhe nuk e kërkojmë, kjo gjuhë nuk është në mbrojtje të interesave kombëtare shqiptare.

Ne jemi shqiptarë dhe nuk na takon kurrë të themi se do krijojmë marrëdhënie fqinjësie midis vëllezërve të një gjaku njëlloj si me Serbinë dhe me Greqinë. Ne fqinjësi të mirë kemi kërkuar dhe kërkojmë me të huajt që i kemi në kufi kurse detyra e çdo shqiptari të ndershëm është të eci në rrugën e patriotizmës së Mid’hat Frashërit për bashkim dhe vëllazërim kombëtar. Që kur ky vend u themelua, çdo gjeneratë është thirrur të japë dëshmi të besnikërisë kombëtare. Të gjithë zotohen për ta zbatuar, por në praktik nuk e zbaton askush. Patriotizma është vullnet përpjekjesh dhe sakrificash të pareshtura për të siguruar qenien e Atdheut dhe mirëqenien e të gjithëve, kështu duhet ta kuptojnë të gjithë shqiptarët patriotizmën dhe ky ishte shpirti i Mid’hat Frashërit.

Në qoftë se i vëmë re jetës sonë historike, gjithë fatkeqësia jonë ka ardhur, jo nga mungesa e forcave, por nga shpërndarja e këtyre fuqive dhe nga të bërët shkatërrimtarë. Kjo partiotizëm e Mid’hat Frashërit përpiqej të mblidhte copat shqiptare në një trup të vetëm, kishte detyrë që edhe shqiptarët t’i afrojë njëri me tjetrin dhe t’i bëjë të dobishëm energjitë e secilit. Kjo patriotizëm ka mëse 70 vjet që ka marrë me vete vetëm pushkatime, ekzekutime, burgosje të qindra dhe mijëra shqiptarëve.

Diktatura kriminale komuniste bëri që Mid’hat Frashëri të mos njihej nga shoqëria shqiptare, se ishte i biri i Abdyl Frashërit, nipi i Sami dhe Naim Frashërit prandaj le t’i japim një informacion lexuesit dhe shoqërisë shqiptare se diktatura komuniste e ndau nga babai dhe xhaxhallarët e tij, e ndau familjen kombëtare njërin atdhetar dhe tjetrin tradhtar, u përballë padrejtësisht, u diskriminua padrejtësisht, padrejtësisht vazhdojnë të jenë të ndarë edhe sot atë e bir. Eshtrat e këtij atdhetari treten akoma në dhe të huaj, a është e drejtë kjo? Arsyeja është e qartë se Mid’hat Frashëri përfaqësoi Ballin Kombëtar. Me këtë frymë shqiptarët do vazhdojnë të jenë të ndarë dhe pajtim kombëtar nuk do ketë. Dëmi më i madh që komunizmi i ka prurë kombit shqiptar është rrëzimi në anën morale, prishja e karakterit, prishja e gjuhës, prishja e çdo vlefte që mund të quhej kombëtare. (Abas Ermenji. Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë).

Kjo ka sjellë një tulatje tërësore kombëtare. Asnjëherë shqiptarët nuk kanë rrezikuar të gjithë bashkë për një ideal, për një qëllim final, por kjo nuk duhet të vazhdojë më gjatë, shqiptarët duhet ta kuptojnë kush janë interesat e larta kombëtare, kush duhet të jetë udhëheqësja politike e tyre.

Kemi hequr gjithçka nga vetja dhe po vazhdojmë ta mbajmë të gjallë këtë amanet të Mid’hat Frashërit, prandaj ftojmë të gjithë shqiptarët që të jenë sa më të bashkuar rreth këtij patriotizmi të thjeshtë, i cila ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e të gjithëve, ky është shërbimi më besnikë i çdo shqiptari. Mid’hat Frashëri deri në momentin e fundit të jetës së tij ka qenë dhe mbetet jo vetëm në rrugën e ndritur të Frashëllinjve, por shërbëtori më besnikë i kombit shqiptar, vetëm vdekja e shkëputi Mid’hat Frashërin nga detyrat e veta të familjes kombëtare të Frashëllinjëve, kjo shënonte një humbje për ardhmërinë e shqiptarëve.

Jeta dhe vepra e tij, tërë ajo ç’ka Mid’hat Frashëri pati bërë për Shqipërinë meriton padyshim një përcjellje tjetër të këtij burri të shquar të Frashëllinjve.

Prandaj menduam t’i ofrojmë lexuesit dhe opinionit publik shqiptar në këtë ditë përkujtimore disa shënime shumë të rëndësishme të Mid’hat Frashërit për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në vazhdimësi të nderuar lexues ju do të lexoni:

1- Po kush ishte Mid’hat Frashërit, biografi e shkurtër.

2- NACIONALIZMA E PARË SHQIPTARE BALLI KOMBËTAR

Shqipëri PRILL 1939 (AQSHF, F. 14, AP)

Kjo ishte rruga që duhet të ndiqnin të gjithë shqiptarët.

Mbas krijimit të Partisë Komuniste të kësaj ideologjie të huaj kriminale Mid’hat Frashëri ju ofroi shqiptarëve programin politik, ekonomik dhe shoqëror.

3- DEKALOGU I BALLIT KOMBËTAR

“NË ROBËRI PUNA JONË ËSHTË LUFTA

NË LIRI, LUFTA JONË ËSHTË PUNA”

MID’HAT FRASHËRI (1942)

Edhe në mërgim ai ju drejtua shqiptarëve

4 - MESAZHI I MID’HAT FRASHËRIT DREJTUAR SHQIPTARËVE

NGA RADIO LONDRA MË 26/09/1949.

SHËRBESTARI I SHQIPËRISË.

Shqipëria dhe shqiptarët

Shënim:

5- Gabriel Louis Jaray, në mretërinë e re të Shqipërisë, Paris, Hachette, 1914, faqe 194-195. L’Indipendance Albanaise,Viti 1, Nr. 14, 25 dhjetor 1915

“Librarie Centrale Des nationalites”, Rue Caroline Lausanne 1918.

Mid’hat Frashëri

6 - Shqiptarët gjer më tani dhe paskëtaj

“Dituria”, moti i parë 1909, nr. 3

7- E ardhmja e Shqipërisë, Sofje, gusht 1915.

8 - Shqipëria dhe Adriatiku.

9 - Lindja e Shqipërisë, 28 nëntor 1912 - 3 shtator

1914 L’Indipendanc, Albanaise,Viti 1, nr. 3, 15 mars 1915.

10 - Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha.

11 - Fillimet e Shqipërisë. L’Indipendance Albanaise,Viti I, nr. 5, 15 prill 1915.

12 - Ekuilibri dhe kombësia. L’Indipendance Albanaise,Viti I, nr. 6, 1 maj 1915.

13- Kundër Shqipërisë..., por edhe kundër Evropës. L’Indipendance Albanaise,Viti 1, nr. 9-10 15 qershor- 1 korrik 1915.

Shënime: Serbia dhe Shqipëria

14- L’indipendance Albanaise,Viti 1, nr. 7, 15 maj 1915

Po kush ishte Mid’hat Frashërit, biografi e shkurtër

Mid’hat Frashëri ka lindur në Janinë më 25 mars 1880. Fëmijërinë do ta kalonte me prindërit, të cilët e edukuan me ndjenja atdhetare. Në mënyrë të veçantë i ati, Abdyli do t’i qëndronte pranë të birit, por kur Porta e Lartë e arreston këtë si udhëheqësi kryesor i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Mid’hati do të rritej nën ndikimin e dy xhaxhallarëve të tij Samiut dhe Naimit. Mësimet deri në gjimnaz i merr në Janinë dhe Stamboll. Fillon të shkruaj qysh herët dhe në vitet 1906-1907 boton në gjuhën shqipe artikuj rreth pavarësisë kombëtare shqiptare. Falë ndikimit të Sami Frashërit, Porta e Lartë e emëron në vitin 1908 si përfaqësues të Ministrisë së Jashtme në Selanik. Një vit më vonë më 1909 po në Selanik emërohet dekan i trupit diplomatik nga Qeveria turke. Në vitet 1908-1910 boton në Selanik gazetën në gjuhën shqipe “Liria” duke e shndërruar këtë në tribunë të lëvizjes kombëtare. Në Kongresin e Shkronjave në Manastir, më 1908, Mid’hat Frashëri unanimisht zgjidhet kryetar i këtij kongresi. Pjesëmarrës direkt në lëvizjen autonomiste shqiptare, ai do të merrte pjesë në Kuvendin Historik të Vlorës, më 28 nëntor 1912, si përfaqësues i Kosovës, Gjirokastrës dhe Përmetit. Zgjidhet në kabinetin e Ismail Qemalit në funksionin e ministrit të Punëve Botore. Jep dorëheqjen 6 muaj më pas për shkak të çështjes shqiptare. Në vitet 1913-1917 ndërmerr disa udhëtime në Turqi, Greqi, Bullgari, Kosovë, Zvicër, Itali dhe Francë. I kushtohet tërësisht çështjes shqiptare dhe në mënyrë të veçantë shkencës së albanologjisë. Shkruan në disa gazeta të Evropës si dhe mban shënime udhëtimi për t’i shkruar më vonë. Në vitin 1919 zgjidhet nga Qeveria shqiptare e kohës si kryetari i delegacionit që do të përfaqësonte këtë Qeveri në Konferencën e Paqes në Paris. Në vitet 1923-1926 emërohet në funksionin e ministrit Fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë. Jep një kontribut të shquar në mënyrë të veçantë për çështjen çame. Pas neglizhencës së Qeverisë shqiptare lidhur me genocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, jep dorëheqjen në gushtin e vitit 1926. Në vitet 1926–1939 i kushtohet tërësisht shkencës së albanologjisë. Hap në Tiranë librarinë “Lumo Skëndo” dhe mban kontakte me albanolog të shquar evropianë. Ka marrëdhënie dhe letër këmbime gjithashtu me disa prej bibliotekave më me zë të Evropës.

Në fillim të viteve 20 shkon në Amerikë ku zgjidhet kryetar i shoqërisë “Vatra”, por shumë shpejt kthehet në atdhe. Më 1929, në prani të noterit, kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe përfaqësuesve të Kryegjyshatës Botërore Bektashianë, i dhuron bibliotekës kombëtare rreth 24 mijë libra të bibliotekës personale. Në prill të vitit 1939, dy javë pas pushtimit të vendit tonë nga Italia, formon së bashku me patriotë të tjerë organizatën e Ballit Kombëtar. Ky front do të mblidhte në gjirin e vet ajkën e patriotizmit, atdhetarët dhe inteligjencën shqiptare, lidhjen gjenetike me familjen e Frashëllinjve, kjo përbërje më pas u quajt: “Organizata Balli Kombëtar”. Ideja qendrore e kësaj organizate ka qenë padyshim lufta kundër okupatorit. Pavarësisht prej situatave të turbullta që kalonte Shqipëria në vitet 1939-1944, Mid’hat Frashëri do të qëndronte në krye të Ballit Kombëtar, i prirur të bashkëpunonte edhe me forcat e tjera politike shqiptare (Konferenca e Mukjes 1-3 gusht 1943) që të shuante luftën vëllavrasëse, të krijonte imazhin e një shteti demokratik sipas modeleve perëndimorë. Ishte dhe mbeti deri në fund armik potencial i komunizmit që po importohej në vendin tonë. Në kongresin e parë të “Ballit Kombëtar” më 1 janar 1944 Mid’hat Frashëri zgjidhet kryetar i Ballit Kombëtar. Në nëntorin e vitit 1944, për shkak të instalimit të diktaturës komuniste së bashku më dhjetëra nacionalistë të tjerë merr rrugën e mërgimit. Qëndron për disa kohë në Itali, duke mos e ndalur veprimtarinë antikomuniste. Mid’hat Frashëri së bashku me patriotë të tjerë krijoi në mërgim më 26 gusht 1949 komitetin kombëtar “Shqipëria e Lirë”, i cili kishte për mision të ndihmonte shqiptarët me çdo mjet në largimin e Qeverisë komuniste si dhe të vazhdonin përpjekjet në shërbim të mbrojtjes së çështjes kombëtare shqiptare. Ndërron jetë në New York nga një atak në zemër në 03. tetor 1949. Në arkivin tonë shtetëror ndodhen mijëra faqe dhe dokumente që dëshmojnë veprimtarinë atdhetare, patriotike të Mid’hat Frashërit.

NACIONALIZMA E PARË SHQIPTARE BALLI KOMBËTAR

Kjo ishte rruga që duhet të ndiqnin të gjithë shqiptarët. Në këtë kohë të sotme kaq me rëndësi të madhe, duhet që edhe shqiptarët të ndjejnë me ndërgjegje të thellë përgjegjësinë e tyre. Bota anë e mbanë gjendet në flakë; ne nuk mundemi të rrimë indiferentë. Nacionalizma shqiptare ngre zërin dhe ky zë duhet të tingëllojë në zemër të çdo shqiptari. Themi “të çdo shqiptari” se nacionalizma jonë nuk është një parti. Nuk është as edhe një grup. Është grumbulli i madh i të gjithë kombit shqiptar, është lidhja e të tërë RACËS SHQIPTARE, e krejt popullit që flet gjuhën shqipe. Kjo racë, ky komb, ky popull e ndjen veten e tij vëlla dhe të pandarë prej shoku-shokut. Dhe ka një të vetëm qëllim. Ky qëllim është:

1. Të ketë një Shqipëri të lirë dhe të pavarur.

2. Të sigurojë një Shqipëri të përparuar, të zonjën për të jetuar, të nderuar e të vëllazëruar.

3. Të ruajë kufijtë e saj etnike, të mbështjellë në një ATDHE djemtë e saj.

4. Të jenë gati djemtë e këtij kombi për çdo sakrificë për të arritur qëllimin e përbashkët.

5. Për të arritur këtë qëllim duhet që të gjithë shpresën ta kemi më përpara tek vetja jonë. Veten tonë duhet ta shpëtojmë ne vetë, me sakrificat tona, me përpjekjen tonë me vullnetin tonë, me dëshirën tonë. Dhe zoti ka për të na ndihmuar.

6. Nacionalizma shqiptare dëshiron që me kombet dhe shtetet fqinjë të ketë marrëdhënie miqësore, të rrojë në harmoni me ta. Kjo miqësi lypset të jetë e themeluar mbi respektin e të drejtave të të dy palëve.

7. Nacionalizma shqiptare nuk qëllon t’i bëjë keq kurrkujt, por edhe do që askurrkush të mos i bëjë të keqe kombit shqiptar: do që të mbrojë vetveten.

8. Nacionalizma shqiptare nuk bën asnjë luftim ideologjik. Parimet e saj janë patriotike dhe mundohet ta shtojë e ta forcojë këtë patriotizmë. Sot, edhe vendi në të cilin ideologjia ka gjetur një zbatim, edhe ai vend po synon për kombësi dhe për atdhe. Prandaj edhe nacionalizma shqiptare i këshillon krejt popullin tonë të lërë mënjanë ideologjirat dhe të përpiqet vetëm për Shqipërinë, rreth flamurit të Skënderbeut, me patriotizmë të patundur. Ky është qëllimi i shenjtë i nacionalizmës shqiptare. Ky është dhe ky ka për të qenë edhe nesër, dhe gjithmonë. Kjo udhë duhet ndjekur me entuziazëm e me energji; se për këtë kanë punuar, janë munduar dhe kanë shkrirë veten e tyre ata që na lanë këtë amanet këtë TOKË. Për të ndjekur këtë rrugë sot po japim BESËN shqiptar. Shqipëri PRILL 1939 (AQSHF, F. 14, AP)

Mbas krijimit të Partisë Komuniste të kësaj ideologjie të huaj kriminale Mid’hat Frashërit ju ofroi shqiptarëve programin politik, ekonomik e shoqëror. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora