E merkure, 30.09.2020, 10:09 AM (GMT+1)

Editorial

Shaban Peraj: Letër e hapur dy Kryeministrave

E merkure, 02.12.2009, 08:32 PM


Letër e hapur dy Kryeministrave

Kryministrit të Shqipërisë, z.Sali Berisha
Kryminstrit të Kosovës, z.Hashim Thaçi

Shkruan: Shaban Peraj

Ju drejtohem publikisht përmes këtij shkrimi nga ku dua të shpreh indinjatën time si qytetar shqiptar lidhur me ate çfarë po ndodhë sot në Shqipëri e Kosovë.  Po e filloj kështu këtë letër i bindur thellë se njerëzit që janë në politikë do të më kuptojnë drejtë në qëllimin e mirë, i bindur në identitetin tim si shqiptar, në vlerat kombëtare që nuk guxojmë asnjëherë t’i lëshojmë nga mendja e veprimi sepse tregimi me vepra është më i besueshëm se tregimi me fjalë.
Të hidhura janë deklaratat e bëra kohët e fundit nga ca krerë të politikës shqiptare, gjë që një nam si duket po e ndjek  popullin tonë të cilit i kanoset një e keqe e madhe duke mos zgjedhur mjete për diskriminim, për ofendim, për vrasje që bëjnë bujë në trojet tona ku si duket nuk i dihet fundi.
Ju z. Kryeministra keni në dorë fatin e një populli që përjetoi gjënë më makabre, vrasjet në liri, dhunimin, maltretimet duke rrënuar e nënçmuar çdo kend, pa zgjedhur mjete. Është poashtu në dorën Tuaj të hidhni hapa konkret për të parandaluar këtë të keqe që si duket ka një skenar nga forcat e errëta antikombëtare, si në Shqipëri, Kosovë, po edhe në trojet tjera etnike shqiptare. Ju dhe vetëm Ju përmes mekanizmave të institucioneve të vendit mund të mbroni konceptin e lirisë së çdo qytetari, si vlerë gjithënjerëzore duke u dalur në ndihmë atyre më shumë se vetëvetes. Për këtë duhet aktivizuar mekanizmat që edukata shoqërore t’i japin trajtë qytetërimit dhe gjithë shqiptarëve që Ju prezantoni. Dukuritë e shfaqura kohët e fundit nga ata që kërkojnë të shkatërrojnë atdheun, të shkaktojnë dhimbje në zemrat e shqiptarëve duhet bërë publike sepse ata mendojnë se kjo tokë qenka pa zot. Sot asgjë nuk bëhet në rastësi, ata që ia duan të keqen këtij populli të shumëvuajtur kanë për ta përfunduar shumë shpejt katastrofën  që e kanë filluar. Ju këtë katastrofë duhet ta ndalni me çdo çmim, Ju duhet t’i dilni zot këtij vendi për t’ia thënë të vërtetën popullit taksativisht  se kush janë ata që po shkatërrojnë vlerat e demokracisë, po le të jenë ata edhe nga rradhët e subjekteve tuaja politike. Këtë duhet ta bëni sa më parë, për të mirën e popullit, për rehati në familje sepse neser do të jetë vonë, nga ku shihet qartë se ligjin e shkatërrimit e bëjnë sharlatanët, ata që shkatërrojnë çdo gjë pa pyetur për çmim. Unë e di se Ju e keni të qartë se populli tashmë është i lodhur nga dikushët që guxojnë të ngrehin gishtin e krimit në emër të patriotizmit dhe që janë në gjendje të manipulojnë me votën e tij po në emër të patriotizmit të cilin nuk e kanë pasur kurrë duke e bindur ate se me ta do të bëhet më mirë, se këtë ua kërkon populli, bile për këtë nuk kanë dhënë prova. Ndaj, maturia Juaj është kapital i madh në këto momente për të arritur ate që shpresojmë të gjithë.Ju nuk guxoni të bini në plogështi e të nënvleftësoni gjënë më të vogël  në këtë drejtim sepse ajo pastaj bëhet shkak për fajësime. I bindur se Ju do ti eliminoni gjërat pa dalur në shesh e do të gjeni zgjidhje për t’i mënjanuar ato sepse nuk është e kotë thënia e të parëve: “Duhet ta kapësh hajdutin, para se të kap ai ty”. Ndryshe...
Kam shpresën se keni kurajo politike t’u delni përballë atyre që veprojnë e thonë se po shkatërrohet demokracia, atyre që asnjëherë dhe në asnjë rast nuk e dëshmuan veten me vepra të demokracisë. Ju e dini se kombi me nivel më të lartë është kombi që, duke i menduar të gjitha punët  në unitet i jep peshë vështrimit të shumicës. Po qe se në mes individëve të një kombi vjen puna që dredhia, gënjeshtra dhe mashtrimi të quhen zgjuarësi, do të thotë se atë komb e ka zënë një sëmundje, tashmë e pashërueshme. Këtë duhet ta parandaloni Ju dhe gjithë shqiptarët demokratë kudo që janë duke punuar të gjithë së bashku për t’u dhënë vlerë brezave të rinj. Kjo që dëgjohet e veprohet nga element shkatërrues paraqet një problem madhor për politikën shqiptare e që prek në interesin e përgjithshëm kombëtar të ndihmur nga disa media të cilat fryjnë problemin për t’i vënë zjarrin Shqipërisë e Kosovës, si duket me përkrahjen e forcave antikombëtare. Është për të ardhur keq nga ajo që dëgjohet nga ish punonjës të SHIK-ut në Kosovë për plane të likuidimit të personave publik, gjë që Ju z. Kryeministër i Kosovës duhet të reagoni menjëherë pa pritur masat e prokurorisë kosovare, këtë e kërkon populli, këtë e kërkojnë të gjithë shqiptarët. Neser pasojat do të jenë të pariparueshme dhe dëmi do të jetë katastrofik. I bindur për ndjeshmëri që keni  e për përgjegjësi që keni marrë, sigurimi i qetësisë së qytetarëve tani është më i nevojshëm se kurrë, prandaj politikën më të madhe duhet kërkuar në anësimin ndaj të drejtës e drejtësisë.Unë po flas me Ju, nga pozita Juaj si zot i shtëpisë dhe dihet se: “prindi kujdeset për ta”, duke ruajtur qetësinë në mes të qytetarëve dhe duke mos mbajtur krahun e njërit në llogari të tjetrit. Shpresoj, z. Kryeministra që t’i ktheheni realitetit të krijuar pa dëshirën e shumicës, sepse këtu ka të mira dhe interesë për të gjithë.


(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora