E enjte, 28.03.2024, 10:09 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Ambasada shqiptare në New York, pritje me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar

E marte, 01.12.2009, 07:58 PM



Ambasada shqiptare me seli në New York, dha një pritje ceremoniale me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar


Nga Këze Kozeta Zylo

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të Përhershëm në Kombet e Bashkuara me seli në New York, z.Ferit Hoxha dha një pritje ceremoniale me rastin e Ditës së Flamurit, Ditës së Kombit tonë.
Mjaft shqiptarë, personalitete të kulturës dhe artit, përfaqësues të organizatave të ndryshme në Amerikë kishin ardhur për të nderuar këtë ditë të shenjtë të Kombit, Ditën e Flamurit Kombëtar.
Njerëzit grupe-grupe takoheshin të gëzuar dhe trokisnin gotat duke uruar për ditën e Flamurit, për këtë ditë që mbledh dhe bashkon shqiptarët duke kënduar Himnin
Kombëtar:  “Rreth Flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e një qellim”…
Pritja nga Ambasadori shqiptar z.Hoxha i cili ishte i shoqëruar nga perfaqesuesi i Ambasades z.Andis Stastoli u dha në restorantin “Macelleria”.
Pronarët shqiptarë të këtij restoranti nuk e kanë për herë të parë që mbledhin shqiptarët në tubime patriotike dhe kulturore.
Bashkatdhetari dhe aktivisti i mirënjohur z.Sejdi Bytyqi, pronar i këtij lokali u shpreh me modesti se e kishte për detyrë dhe kënaqësi të vecantë të festonte Ditën e Flamurit së bashku me gjithë shqiptarët.
Ambasadori Hoxha në fjalën e tij të hapjes uroi gjithë pjesëmarrësit për mirëseardhjen në këte Ditë Kombëtare dhe i uroi ata: Gëzuar Ditën e Flamurit!  
Ai përshëndeti qeverinë Berisha dhe punën që po bëhet nga qeveria e tij për ta integruar Shqipërinë në Komunitetin Europian.
Fjala e shkurtër dhe urimi i diplomatit Hoxha u prit me duartrokitje nga të pranishmit për këtë ditë të shënuar.
Të gjithë pjesëmarrësit kaluan një mbrëmje të bukur festive dhe të gëzueshme!

30 Nëntor, 2009
Manhattan, New York






(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora