Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Vuniqi: 28 nëntori, Vidovdani..., cili është shkëlqimi nacional i shqiptarëve të Kosovës?

| E diele, 29.11.2009, 09:59 PM |


28 nëntori, Vidovdani..., cili është shkëlqimi nacional i shqiptarëve të Kosovës?

Thënë troç pozita e opozita më 28 nëntor kishin një adresë, përbuzjen e skajshme dhe turpin, në një datë të rëndësishme historike, atë të shkëlqimit nacional "Jam krenar që jam shqiptar"

Nga Agim Vuniqi

Se nuk kanë kuptuar gjë nga lekcioni i histrorisë, i demokracisë se drejpërdrejtë dhe se çfarë eshte ideologjizma e partive politike u pa gjatë festës së 28 Nëntorit. Nuk kishte ndonjë dallim me ditët e mëparshme, kishte vetëm ndonjë promovim personal dhe shumë më tepër të gjitha promovimet e tyre ishin më tepër mortore se sa festive, ishin shumë të saktë dhe poaq të zbehtë në këtë dite saqë nuk mbahet mend. Pse pra gënjejnë aq shumë kur flasin për popullin-elektoratin që i ngriti në postet ku janë sot, edhe pse ata nuk ishin aty ku është populli. Ata me konsekuencë iu përmbajten flamurit të bashkësive etnike, i cili nuk ka ndonjë domethenie historike që do ta veçonte mbi  flamurin që perqojë dashurinë ndaj vendit dhe atdheut, e si do të veçohej njëri flamur mbi tjetrin, kur valvitja e lirë e njërit në godinat e "instutucionalistëve", më repër pasqyron një rezvervat në zemër të Evropës, se sa i nje ngjyrimi të afërm me Evropen, e kemi parë flamurin të valojë në godinat e bashkive të New Yorkut dhe në qytetet tjera në SHBA, por nuk e pamë atë në Prishtinë. Të gjashtë bashkësitë etnike-minoritetet janë të ngjashme me njëra tjetrën, le të jetë edhe ashtu, por pse njëri minoritet, ai serb është i mbrojtur dyfish-shumefish, edhe per mes ligjeve nderkombtare të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si e drejtë ekskluzive, po aq edhe atyre vendore, pse trashëgimia kulturore qenka privilegj, vetem per njeren bashkesi (!?) Dhe si ndodhi që Kosova të jetë më e zhurmshme gjatë festës serbe të Vidovdanit, dhe pse dëgjohet aq kumbueshëm kënga festive serbe dhe valon flamuri serb në Gazimestan, për car Llazarin dhe eshtrat e tij, ku u zhvillua miti i një beteje të humbur, por e cila u krijua si mit në mbamendjen e serbëve, apo do te duhej te ishte dicka normale per te gjithe, të themi se në atë betejë luftuan edhe shqiptarët krahas të tjerëve. Përkundruall këtij evenimenti të çdovjetshëm kulturor serb; më 28 nëntor mbeti i heshtur zëri i institucioneve dhe ai i partive politike, mu aty përballë Kuvendit të Kosovës, aty ku gjendet e ngulitur shtatorja e kalorësit dhe diplomatit shqiptar Skënderbeut, bile kështu nuk do të duhej të ishte edhe për shkak dhe hak të historisë kombëtare, që na bëri krenar që jemi sot shqiptarë.

Sikur të gjitha këto parti politike të kishin shprehur vullnetin politik, po aq sa ishin solidarë në demistifikimin e flamurit kombëtar sigurisht që korrupsioni dhe krimi i organizuar do të ishte shumë me i ultë, prandaj është fyes një qëndrim i tillë mohues ndaj një ngjarje historike, por edhe një kujtesë e gjate e mbamendjes së ekzistencës së shqiptareve si komb kompakt. A nuk ishte ngjarja e 28 nentorit dhe valvitja e flamurit te Skenderbeut ne Kruje, me 1443, por edhe ngritja e sërishme e tij në shtëpinë e Xhemil Beut një ngjarje që shënoi ekzistencën e një kombi modern, që rrugetoi 5 shekuj nëpër stuhitë historike dhe të kohes bashkarisht, duke i bashkuar shqiptarët anembanë dhe jo ndarë ata. E si mos të përgëzohet për kët vepër atdhetari Faik Konica i cili si hulumtues i zellshëm, i ri dhe student, zbuloi ngjyrat dhe përmbajtjen e flamurit të sotëm. i cili valvit i lirë ne zemrat e çdo shqiptari. Bile për asgjë tjetër nje shënim i tillë do të duhej te organizohej si një ore e madhe e historisë dhe kujtesës shqiptare. Por heshtën të gjithë, edhe institucionet shkencore, heshti Univerziteti, heshtën edhe organizatat rinore të studentëve...Iu dasht Lëvizjes Vetëvendosja dhe disa organizatave tjera të shoqërisë civile, të mbulojnë turpin nacional, për të cilin u përkujdesën institucionalistët tone. As Kuvendi i Kosovës nuk ishte në nivel të detyrës, heshtje mortore..., a ka gjë më të shëmtuet se mashtrimi me të vërtetën, edhe atëherë kur kamerat televizive jepnin storje filmike të vizitës së kryeparlamentarit dhe të kryeministrit në varrezat e kombit në Prekaz, për të rikujtuar veprën e Jasharëve, e për çka luftuan ata, dhe me cilin flamur personifikohej vepra e tyre. Nuk ka gjë më të keqe se vetmashtrimi, por edhe morali i dyfishtë i politikanëve, e të tillë dolën gati të gjithë pa përjashtim. me çka e arsyetojnë ate ideologjizmën dalluese, dhe cila është ajo që i bënë të veçantë njërin nga tjetri, kur e kanë gojën plotë djathtizem.. kur flamuri i shqiptarëve mbeti i mbyllur në objektet zyrtare, në kundërshtim me vullnetin e popullit, dhe pse ata kanë adresa të ndryshme. Thënë troç pozita e opozita më 28 nëntor kishin një adresë, përbuzjen e skajshme dhe turpin, në një datë të rëndësishme historike, atë të shkëlqimit nacional "Jam krenar që jam shqiptar!"