E merkure, 24.04.2024, 07:10 AM (GMT+1)

Faleminderit

Identiteti Europian i Shqiptarëve dhe roli i heroit tonë kombëtar

E shtune, 16.01.2010, 07:00 PM


Nga Dr Pjeter Pepa

(539 VJET MË PARË)

Dr Pjeter Pepa
17 janar 1468 - vdiq shqiptari i Madh e Heroi Kombetar - Gjergj Kastrioti Skenderbej. Vdiq Ai qe gjithe jeten e tij ia kushtoi atdheut te tij, qe beri dhe dha kaq shume per mbajtjen fort te lidhjes se Shqiperise me Europen, ne ato kohera te veshtira e te rrezikshme per fatin e saj dhe te shqiptareve.

 Sot mbas afro 6 shekujsh kjo ceshtje mjerisht mbetet serish e hapur..Prap, perpjekjet per identitetin europian te shqiptareve, prap, pyetjet,ne se i perkasin apo jo shqiptaret Europes, ne se duhet apo jo te futet Shqiperia ne Europe, e ndare apo e bashkuar… jane ceshtje te dites ne diskutimet historike, shkencore e politike..Prap, Shqiperia e ndare perpiqet dhe enderron te bashkohet, prap i premtojne se ashtu e ndare ose e bashkuar ajo do te futet ne Europe..

 E pra, ndihmesa qe Shqiptari i Madh dha ne ato kohe te veshtira e te rezikshme ishte mjaft e madhe jo vec per vete Shqiperine e shqiptaret , por edhe per vete Europen. Nuk eshte rastesi, qe ne kete dite perkujtimore e gjen ate ne monumentet e kujtimit qe nga Tirana ne Rome, nga Pristina e Shkupi deri ne Ameriken e larget.. Permendore keto, qe flasin qarte se jo sot, por edhe gjashte shekuj me pare, e pse jo gjithmone, Shqiperia e shqiptaret i kane perkitur dhe i perkasin Europes , jane pjese e saj e sado veshtiresi te paraqiten , ajo e ka vendin atje e vetem atje. Sado te perpiqen ta ngaterrojne e ta mohojne dashakeqet e saj ajo atje eshte de facto e do te jete edhe de juro.Historianet e shkencetaret kane e do kene mjaft dokumenta,fakte e ngjarje qe deshmojne ne kete drejtim.

Ne, po ndalemi kete radhe vetem ne nje kend-shikim per te ilustruar sa thame me lart. Po ndalemi qe ta shohim ate, identitetin europian te Shqiperise dhe shqiptareve ne nje tjeter kend-shikim; duke pershkuar shkurt rrugen e maredhenjeve te Shqiperise e Shqiptareve me Vatikanin e Papatin e Romes.Pra:

Vatikani- Papati - Shqiperia

Dihet tashme historikisht e me fakte te bollshme , si dhe deshmite e vete Shen Palit me letrat e tij, se Shqiperia e shqiptaret u bene te krishtere edhe para vete Romes pagane e qytetareve te saj. Fakti qe Shkodra mbahet si “ Roma e Ballkanit “ qe mjerisht , e padrejtesisht i ka vrare veshin ndonje “ te konvertuarit “ te mevonshem e dritepaket, ka kuptimin e ndihmesen e vet ne kete drejtim .Eshte e tille, jo “ per inate “ te te konvertuarve me pas ne muslimane, te cilet padyshim i ka dhe jane vellezer dhe e ka deshmuar me tolerancen shembullore e vellazerione nderfetare , por, sepse nuk gjen tjeter qytet e treve ne Ballkan , qe, ashtu si edhe vete Roma, e ka ruajtur per 2000 vjete, pa nderprejrje e shkeputje, deri ne ditet e sotme, kete besim me institucionet e saj, madje shpeshhere , deri ne rafsh Ipeshkvie. Edhe kur Perandori Romak Teodosi , mprojtes i Krishterimit ndau per dy djemte e tij Lindjen e Perendimin e krishtere, trevat veriore, ku lindi dhe u rrit , Heroi yne Kombetar , Skenderbeu, ruajten e kultivuan lidhjen e mbeshtetjen me Romen, Europen e Perendimin.

 Urdherat dhe Rendet kishtare europiane, si Basilianet, Benediktinet, Dominikanet, Franceskanet etj. ne periudha te rezikshme historike u bene vazhdimisht urat lidhese te Shqiperise dhe shqiptareve me Europen dhe krishterimin e saj.

 Le te hedhim nje veshtrim te shkurte dhe te shohim ne pergjithesi cili ka qene raporti i Vatikanit dhe Papatit me Shqiperine,papet qe paten maredhneje e lidhje te drejteperdrejta me Shqiperine e Heroin e saj Kombetar- Skenderbeun, si dhe papet e shekullit te fundit ne vecanti, roli i tyre ne historine boterore dhe asaj shqiptare.

 I pari pape i Selise se Shenjte eshte Shen Pjetri, i cili e mori kete detyre nga vete Jezusi dhe mbreteroi rreth viteve 63- 67, ndjekur me pas nga: 2- Shen Lini rreth 67-78; 3-Shen Anakleti 79-91; 4-Shen Klementi 91-101…dhe keshtu merr udhe Papati i Vatikanit, per tu ndalur, per kureshtjen dhe interesin tone tek papet e periudhes se Skenderbeut dhe pas vdekjes se tij.

SKENDERBEU DHE EUROPA

Roli i benediktineve, perveç ruajtjes se katoliçizmit para ortodoksise skizmatike, e cila rrezikonte treven shqiptare, eshte i madh edhe ne lufterat kunder turqve. Ne kohen e Skenderbeut prebendari i atëhershem, Gjergj Pellini (1438-1463), si mik i venedikasve, por edhe i Skenderbeut, ka sakrifikuar mjaft ne lufte kunder turqve. Ne te vertete i tere rregulli i benediktineve ne ate kohe ka qene ne vijat e para te mbrojtjes nga sulmet turke. Sipas Marin Barletit, mbrojtja e Svetigradit ka qene ne duart e nje abati nga kuvendi i Shen Aleksandrit nga Mati qe i ka takuar Perlateve. Madje, ata kane pasur edhe funksione diplomatike. Keshtu Papa Kalisti III-1455-1458 , (nje nder kater Papet qe perkojne me periudhen e lavdishme te Skenderbeut historia e te cilit nderthuret me: Nikolla V ( 1447-1453), Kalisti III ( 1453-1458), Pio II ( 1458-1464) dhe Pali II ( 1464-1473), ne vitin 1457, e dergon Palin, abatin e kuvendit te Shen Merise te Trafandines, ne Shqiperi me detyra te jashtzakonshme dhe ne vitin 1458 emerohet per ipeshkev te Krujes.

Ky, sic thote M. Shufflay eshte edhe fundi i ketij rendi ne treven shqiptare, sepse pastaj qe nga shekulli XIV, ne pergjithesi eshte ne renie e siper. Ne vitin 1346, abacine e Shen Gjonit te Drishtit, e shkaterrojne teresisht ortodokset skizmatike - serbet. Nderkaq , kuvendi i Shen Kollit te Drini ne vitin 1346, ka qene i zbrazet dhe murgjit endeshin kudo

Mirepo, rolin e tyre ne ruajtjen e katolicizmit dhe te frymes se kultures evropiane ne treven shqiptare do ta vazhdojne dy rende te reja kishtare te themeluara pikerisht ne fillimin e shekullit XIII, e keta ishin dominikanet dhe françeskanet

Dihet se ne ate periudhe Papet e ndihmuan Skenderbeun ne veprimtarine e tij, e bekuan, e lavderuan dhe e mbeshteten edhe ekonomikisht.
Ne nje permbledhje histrorike mund te kujtojme:
Gjate viteve 1444-1451- kemi Beselidhjen e Lezhes; beselidhjen me Alfonsin e Aragones, mbretit te Napolit ne Gaeta si dhe ndihmen e tij ne luften kunder Sulltan Mehmetit II.
Me 23 dhjetor1453- Kalisti III emeron Skenderbeun, Komandant te pergjithshem te Lidhjes se Shenjte kunder turqeve dhe ne shkurt 1458 i dergon 50.000 dukate dhe nje tjeter flete lavderimi.

Nga viti1461deri ne vitin1462 me ftese te Papa Pio II ( 1460) Skenderbeu ndjeke nje ekspedite ne Itali per te ndihmuar mbretin Ferdinand te Napolit, kunder baroneve pulieze te mbeshtetur nga Franca.. Liron Barletin dhe Tranin. Merr nga Ferdinandi Monte s. Angelo e S. Giovanni Rotondo.

Me 1461 Skenderbeut i duhet te beje nje paqe te domosdoshme per tre vjet me Muhametin II dhe ve ne dijeni Pion II...paqe kjo qe tradhetohet nga vete turqit.

Ne nentor te vitit 1463 Pio II keshillon nje Kryqezate kunder turqve dhe zgjedh Skenderbeun si prijes te saj ( dhe kandidat per rimarrjen e Kostandinopojes).

Ndermarrja do te deshtoje per shkak te vdekjes se papritur e te parakohshme te papes ne Ankona ( gusht 1464).

Me 1466 Skenderbeu eshte serish ne Itali per te kerkuar ndihme, thirret ne Rome dhe pritet me nderim nga Papa Pali II dhe nga kolegji i kardinaleve.

17 janar 1468 Skenderbeu vdes dhe varroset ne Lezhe.Venecia behet gati per te mbrojtur Shqiperine

Po pas vdekjes se Tij” ?!

Nuk mund te mos ndalemi posacerisht tek nje pape, Ai i 261- Klementi XI, qe mbreteroi ne vitet 1700-1721.

Ne fushaten ushtarake te Skenderbeut ne Itali, bente pjese edhe Mhill Laci, i cili u vendos ne Urbino. Kjo familje dha nje dinasti te shquar prelatesh, nje pape dhe disa kardinale, si dhe nje radhe politikanesh. Per rolin e saj te madh ne histori emri i kesaj familjeje dhe pjesetareve te vecante te saj eshte i permendur nder enciklopedite e shumta boterore. Pjesetar i denje e saj eshte edhe nje pape.

Papa Klementi XI- Gjon Francesk Albani, papa shqiptar qe i perket dinastise shqiptare Albani ne Itali ka lindur ne Urbino , me 23 korrik 1623 dhe ka vdekur ne Rome, me 19 mars 1721. Ka qene pape nga 6 dhjetor 1700 deri me 19 mars 1721.
Ka qene me kulture te gjere, filozof, teolog, jurist, njeri i letrave dhe njohes i disa gjuheve klasike.

Nuk e pranoi fronin papnor me argumentin se nuk i kishte kaluar te gjitha shkallet e hierarkise kishtare. Pas mbledhjes se gjate te Asamblese se Kardinaleve, qe zgjati 46 dite, ne mes te kundershtive midis francezeve dhe austriakeve, qe kerkonin nje Pape, i cili te interesohej vetem per ceshtjet e fese.

Ditet e para te pontifikimit qene vijimesi e parardhesve dhe vleresohen si te shkelqyera. U shfaq si padron i artit, pasuroi bilioteken Vatikanit me shkrime orientale dhe zbulime arkeologjike te katakombeve. Krijoi nje akademi ne pikture dhe skulpture dhe u interesua per mprojtjen e vepraveartistike.
La gjurme edhe ne fushen e ndertimeve: ndertoi kullen e fameshme ne kishen e Shen Marise se Engjeve, nje obelisk ne sheshin e Panteonit dhe nje tjeter ne portin Ripeta mbi Tiber. Gjithashtu riparoi ujesjellesin e Civita Vecchia dhe ndertoi nje tjeter ujesjelles ne Civita Castellana.

Tregoi kujdes te vecante per qytetin e tij te lindjes Urbino ku ndertoi shkollen per te rinjte, riparoi arqipeshkvine dhe pallatin e Dukes, krijoi biblioteken e qytetit, e njohuir deri sot ne gjithe Italine.

Kujdes te vecante u kshtoi bashkeatdhetareve te vet qe vuanin nen sundimin turk.
Me nismen e tij u mbajt koncili Kombetar me 1703 ku si detyre paresore u vu perhapja e gjuhes dhe kulutres shqiptare ne masen e gjere te popullsise. Pontifikati i tij qe periudhe afrimi midis te krishtereve katolike dhe ortodokse. Ortodokset shqiptare kerkuan mprojtjen e Papes. Per here te pare ne kohen e tij u ngrit arqipeshkvija per katoliket e Prizrenit dhe te Shkupit.Me 19 shkurt 1710 me “ Bulla Communis nobis “ Papa Klementi XI urdheroi te gjendej sa me pare nje vend, ku te mesohej gjuha shqipe. Gjithashtu caktoi nje vend te pervitshem ne kolegjin e Propagandes fide per djemte e krahinave te Epirit. Merite shume e rendesishme eshte ngritja e kolegjit te Shen Miter Korones.
 Vdiq me 19 mars te vitit 1721 dhe u varros ne Katedralen e Shen Pjetrit.

Nga e njejta dinasti shqiptare mund te permenden edhe:

2-Gjon Jeronim Albani ( 1509-1591) Kardinal dhe Kont; ne dy konklava qe kandidat per fronin papal. Njeri me kulture te gjere , historian, keshilltar juridik i papeve Gregori XIII dhe Siksti V

3-Horac Albani ( 1576-1653) Diplomat, senator i Romes, i emeruar prej Urbanit VIII.

4-Hanibal Albani ( 1682-1751) Kanonik i Shen Pjetrit, President i Dhomes Apostolike dhe ambasador i Selise se Shenjte ne Vjene; camberlen i Selise se Shenjte, kryeprift i Bazilikes se Vatikanit dhe zevendes dekan i Kolegjit te Shenjte. Qe kandidat per fronin papnor pas vdekjes se Benediktit XIII, me 1730 dhe pas vdekjes se Klementit XII me 1740. U ngarkua me shume misione diplomatike ne bote.

5- Aleksander Albani1692-1779) U be kardinal ne vitin 1721. Punoi si bibliotekar i Selise se Shenjte, pastaj ambasador e Austrise ne Rome, ne vazhdim protektor i Mbreterise se Sardenjes.

6-Gjon Francesk Albani ( 1720-1803)Nip i Aleksander Albanit. U be kardinal ne vitin 1753. Angazhohet ne ceshtjet politike, u be mprojtes i Polonise me 1757. Pastaj Ipeshkev i Sabines, 1760, i Portos dhe San Rufinos, 1773; dekan i kolegjit te Shenjte dhe ne vazhdim ipeshkev ne Ostia dhe Vellatri.

Me pushtimin freng me 1797, shkon ne Napoli, pastaj kalon ne Venecia, ku mori pjese ne konklaven qe zgjodhi Papen Piu VII.

7-Zef Albani ( 1750-1834)- U be klerik i Dhomes se Ulet te Papes Piu VI. Atij i takoi nderi te dergoje shiritin e bekuar ne Vjene, me rastin e pagezimit teArqidukes Ferdinand, perandorit te ardheshem te Austrise. Ne vitin 1801 behet kardinal, pastaj protektor i Perandorise se Austrise, sekretar Shteti gjate pontifikatit te Piut VIII. Ne vazhdim eshte komisar i jashtezakonshem i Grigorit XVI, bibliotekar i Vatikanit dhe ipeshkeve ne Urbino dhe Pesaro.

8-Filip Albani - eshte trashegimtari i fundit i kesaj familjeje te madhe, qe vdiq me 1852. Pas tij nuk ka me te dhena per linjen mashkullore te familjes se madhe Albani.Dhe, mbasi i dhame besoj vendin e duhur Papes shqiptar eshte per t’ u ndalur disi me ne vecanti ne kete periudhe mbasi duhet theksuar se, jemi mbas kaq shekujsh roberi osmane dhe mbas sa e sa shpernguljeve te medha qe kane filluar qe me vdekjen e Gjergj Kastriotit -Skanderbegut, ne 1468. Mirepo ne kete periudhe, shekulli XVIII, ne vorbullen e shpernguljeve te katolikeve shqiptare ne viset e huaja, permendet edhe emigrimi i popullsise shqiptare nga Shestani, Brisku e Livari( Ljarja) ne vitet 1726, 1733 dhe vendosja e saj ne rrethinat e Zares.

Ky emigrim behet nen udheheqjen e Vinko Zmajeviqit, argjipeshkvit te Tivarit. Kjo behet per te shpetuar shume shqiptare nga pozita e sherbetorit dhe e rajas qe i kushtonte qendrimi ne besimin e krishtere nen nenshtetesine turke. Vertete, mbrenda ketyre 260 viteve, keta arberesh, per nga aspekti kombetar jane shkrire, sado qe e kane ruajtur pak a shume gjuhen dhe vetedijen e prejaardhjes se tyre shqiptare. Por ajo qe duhet theksuar eshte fakti se Kishes katolike kroate ashtu edhe kultures kroate dhe italiane te emigruarit shqiptar i kane dhuruar njerez te medhenj, letrare, muzikante, shkencetar etj. Perkundrejte gjithe kesaj Golgote, Kisha Katolike Nder-shqiptare, ne shekullin e XVIII ringjallet dhe e merr veten ne duar te veta. Ne kete periudhe kemi edhe figuren e shquar ne Seline e Shen Pjetrit. Ky eshte Klementi XI, pape shqiptar.Gjon Francesk Albani, sic quhej ky pape, eshte pasardhesi i 261 i Shen Pjetrit. Identitetin e tij shqiptar e pohon edhe papa Pali VI, ne letren e tij te botuar me 17 janar 1968, ne Rome , me rastin e kremtimit te 500 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar Gjergj Kastiotit- Skenderbeut. Ne kete leter nder tjera , Ai thote:

“ Nuk i harrojme as ata burra te cilet e ruajne edhe fene e tyre baras me perkushtimin ndaj Selise Apostolike, per sherbim te se ciles ata ( shqiptaret) dhuruan njerez te permendur per dituri dhe virtyt, si me kenaqesi po e perkujtojme paraardhesin tone Klementin XI nga populli Alban, i cili mburrej me prejardhjen e vjeter te tij shqiptare”.

Ky pape shqiptar u interesua shume, sidomos permes argjipeshkvit te Tivarit , Vinko Zmajeviqit, reformatorit, per ringjalljen politike e religjioze te atdheut te tij te hershem. Keshtu ky, tri vjet pasi u zgjodh per pape, urdheroi qe te mbahet “ Koncili i I Shqiptar “-1703, i cili, ne jeten e Kishes Katolike nder shqiptare, padyshim shenon aktivizimin e klerit katolik shqiptar ne ceshtjet dogmatike, morale , kanonike dhe baritore. Per Kishen Katolike nder shqiptare, Koncilet Kombetare te mbajtura: i pari me 1703, i dyti me 1871 dhe i treti me 1895, jane shume te rendesishme per shume aspekte.I pari u zhvillua ne Mercinje, ne kishen e Shen Gjonit, afer Lezhes. Kryetar i Koncilit ishte argjipeshkvi i Tivarit, delegati apostolik, kroati Vinko Zmajeviq dhe merrnin pjese edhe kater ipeshkvije shqipetar. Vendimet e tija u botuan latinisht e shqip ne Rome-1706 dhe serish ne 1868. ( Me rastin e 300 vjetorit te ketij Koncili- ne vitin 2003, Selia e Shenjte botoi si perjashtim vetem 50 kopje, njeren prej te cilave , ate me nr. 38 ka fatin ta kete autori).

Pas 170 vitesh, Koncili i Dyte Kombetar i Kishes Katolike Ndershqipetare mbahet ne qershor te vitit 1871, nen udheheqjen e delegatit apostolik dhe argjipeshkvit te Tivarit dhe te Shkodres, Karl Pooten*

Koncili i Trete Kombetar i Kishes Katolike Ndershqiptare u mbajt ne Katedralen e Shkodres me 19 maj 1895 nen drejtimin e Delegatit apostolik dhe argjipeshkvit te Shkodres, Pashk Guerini

Kuvendi i III i Arberit , mbajtur ne Katedralen e Shkodres ne vitin 1895 nga Kryeipeshkvi Imzot Pasquale Guerini, beri kerkesen per shpalljen e Zojes Nenes se Keshillit te Mire si Pajtoren e Shkodres dhe te Shqiperise dhe papa Leoni XIII e miratoi. Eshte autor i “ Rerum novarum “- mbi ceshtjen punetore, ne mprojtje te punetoreve. Eshte papa ne kapercyell te shekullit qe ndoqi me kujdes mbarimin e pushtetit otoman ne Ballkan.

Dhe, duke perfunduar ketu shume shkurt rrugen e gjate te papatit, mund te ndalemi e te permendim edhe papet e shekullit te fundit, te shekullit te XX, duke vene prane edhe rolin kryesor qe ato luajten ne historine boterore shqiptare.

276. Leoni XIII    1878-1903...... Papa i Koncilit te Trete

277. Shen Piu X   1903-1914- ...... Zberthimi i Perandorise turke...

278. Benedikti XV  1914-1922..........i Luftes se I Boterore

279. Piu XI   1922- 1939..... I Enciklikes kunder komunizmit

280. Piu XII   1939-1958…… i Luftes se II Boterore

281. Gjoni XXIII  1958-1963 i rrezikut te Raketave berthamore ne Kube

282. Pali VI   1963- 1978......

283. Gjon Pali I  1978- 1978, vetem 33 dite mbreterim

284. Gjon Pali II  1978- 2005..... I shembjes se Sistemit komunist dhe ndihmes se vecante per Shqiperine e shqiptaret..

285. Benedikti XVI 2005-vazhdim

Ja pra:

Ishte apo jo Skenderbeu dhe shqiptaret e Atdheut te tij te dashur pjese e identitetit te Europes !? 539 vjet me pare vdiq Ai…



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora