E premte, 29.03.2024, 12:42 PM (GMT)

Editorial

Enver Bytyçi: Bill Clinton dhe "Guri i kristaltë i Rugovës"

E shtune, 28.11.2009, 06:22 PM


Bill Clinton dhe "Guri i kristaltë i Rugovës"
Referenca për Rugovën ose finesa qortuese për ne

Nga Enver Bytyçi
eb_shqip@hotmail.com    

Presidenti i 42-të Amerikan, Bill Clinton, mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës. Ai e nisi përshëndetjen e Tij duke kujtuar Presidentin e Parë dhe Historik të vendit, Ibrahim Rugovën. Përmbledhtas Ai iu referua themeluesit të shtetit të Kosovës me këto fjalë: "Dua ta përkujtoj ish-Presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kujtoi dhuratën që ai më ofroi, një gur unik, gjysëm kristali. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, si "Guri i Rugovës" në kohën që merreshim me problemet e Kosovës... Presidneti Rugova më dha këtë kristal të bukur. Unë ia shpjegova atij se jam rritur në një vend që në aspektin gjeologjik ngjan me Kosovën. Meqë vendlindja ime, Arkanzasi, ishte burimi më i madh i kristaleve të papërpunuara. Kur ia tregova presidentit Rugova, atëherë ai tha se: - Ti duhet të na ndihëmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët, sepse është fati i tillë" - kujtonte Presidenti Clinton këtë episod me Presidentin Historik të Kosovës.
Nuk jam i sigurt nëse një pjeë e deputetëve të atij kuvendi ndjeheshin të qetë e aq më pak krenarë, kur i ftuari i nderit nga Amerika mike u kujtonte atyre se "Rugova është gur themeli për shtetin dhe popullin e Kosovës". Nuk mund të ketë simbolikë tjetër ajo që Clinton u thoshte parlamentarëve tanë: "Ai gur kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin "Guri i Rugovës".
Dukej sikur Clinton, heroi i luftës së Kosovës, kishte ardhur në Prishtinë për t'u kujtuar shqiptarëve se krahas Tij duhej nderur e respektuar në të njëjtën masë, në mos më shumë, Ai që mbeti në Kosovë "Gur prove dhe i palëvizshëm", Ibrahim Rugova. Dukej sikur Bill Clinton e ka pikasur të vërtetën e hidhur që "shqiptarët shpesh herë shndërrohen në servilë ndaj të huajve, si për të sfiduar figurat e veta historike, të cilët janë të krahasueshme në vlera dhe në ide me personalitetet më të mëdha të botës së qytetëruar. Dukej sikur presidenti Clinton kishte lexuar te shumë prej elitës politike dhe intelektuale të shqiptarëve prirjen shkatërruese për mohimin e vetvetes, pra të atyre vlerave, të cilat bota tjetër rreth nesh i sajon, i vjedh, i reklamon edhe pse për një mijë vjet flejnë nën tokë.
Nisja e fjalimit me Ibrahim Rugovën nuk ishte rastësi. Clinton e ka ditur faktin se në atë sallë ishte dhunuar fotografia e Presidentit Historik të Kosovës. Ai e ka njohur faktin se në atë sallë ka deputetë "përfaqësues të popullit" të Kosovës, të cilët e kishin vënë atë në listat e zeza ose ia kishin kallë simbolet dardane me mallkimin: "Nëse pavarësinë na sjell Rugova, ajo mos ardhtë kurrë". Iu referova në këtë rast një deputeti të AAK.së.
Në një farë mënyre Clinton, të cilit me të drejtë i përulet çdo shqiptar, kishte ndërmend të vendoste në vend nderin e njeriut që promovoi Kosovën në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha kancelaritë euro-atlantike. Kur Presidenti Amerikan hodhi firmën dhe urdhëroi sulmet e NATO-s kundër fuqisë ushtarako-policore serbe, Ai i ishte bindur fuqisë së argumentuese dhe vlerave imponuese që mbronte presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Këtë të vërtetë Ai e përmendi dje në sallën e parlamentit, kur tha se në takimin me Rugovën kishte thënë se (Clinton) është lindur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas, "Atëherë Ai (rugova) më tha se duhet të na ndihëmosh". Në fjalimin e Tij Clinton i referohet takimit të majit të vitit 1998. Madje tekstin e kishte ndërtuar në formën e kujtimeve dhe shprehet se "Presidenti Rugova më tha...", duke kujtuar se ky emërtim për Rugovën ruhej ato kohë në ëashhington, kur në Tiranën zyrtare dhe në disa qendra të diasporës shqiptare bëheshin plane dhe tentativa për ta eleminuar jo vetëm politikisht.
Me fjalimin e Tij në Parlament Bill Clinton u tha shqiptarëve se Ai nuk është heroi i vetëm i popullit të Kosovës. Krahas Tij qëndron edhe Ibrahim Rugova. Presidenti Amerikan i viteve të luftës në Kosovë u tha gjithashtu udhëheqësve të Kosovës se "Kosova dhe SHBA-të e kanë themeluar miqësinë e përhershme midis tyre atëherë kur në krye të këtij vendi ishte vënë heroi shqiptar i Kosovës martire, Ibrahim Rugova".
Mesazhi i Clinton ishte i thjeshtë dhe i qartë: "Respektoni vetëveten, pra njeriun që vendosi gurin e themelit të këtij vendi të lirë e të këtij shteti të pavarur, pastaj më respektoni dhe mua". Dhe në praktikën e njerëzve të mëdhenj këto mesazhe janë të natyrshme, të njerëzishme e të sinqerta. Bill Clinton nuk ka atë integritet zvarranikësh, të cilin e kanë shumë prej udhëheqësve shqiptarë, që të ngazëllehej nga respekti që i bëhej në Prishtinë, ndërkohë që këta udhëheqës ngurojnë t'i përmendin emrin atij që ka meritën e padiskutueshme për atë që ka ndodhur në Kosoë, për lirinë e saj, për çlirimin e saj dhe për pavarësinë e saj.
Kam lexuar në shtypin shqiptar të Kosovës shumë artikuj, shumë komente, me alegori talljesh për Rugovën, kam lexuar akuza dhe shpifje të llojllojshme, të cilat nxijnë faqet e internetit dhe faqet e gazetave në gjuhën shqipe. Por nuk kam lexuar asnjë rrjesht të tillë p.sh në gjuhën gjermane, megjithëse janë me qindra ekzemplarët e gazetave e të librave që kam kaluar nëpër duar. Dhe shgarravinat në faqet e shtypit të ndotur shqiptar i shkruajnë dhe promovojnë ajo pjesë e politikës dhe inteligjencies shqiptare, e cila ka mbushur shtypin perendimor me bëmat dhe veprat e tipit mafioz, duke ndotur nderin dhe dinjitetin e të gjithë shqiptarëve.
Bill Clinton u dha një mësim të merituarkëtyre burravecëve, përfshirë dhe kategorinë e shërbëtorëve të armiqve të shqiptarëve. Nuk e di si do të ndjehet pas atyre vlerësimve të Bill Clinton për Rugovën p.sh Paskal Milo. Nuk e di ku do t'i shesë ai, përveçse në Athinë e në Beograd, shpifjet dhe trillimet e veta kundër veprës dhe autoritetit të Presidentit Historik të Kosovës.
Por presidenti i Luftës në Kosovë, Bill Clinton, u dha mesazhin e duhur gjithashtu udhëheqësve të Kosovës. Ai ndjehej i nderuar dhe krenar me shumë gjëra që janë bërë në Kosovë. Por duket se është ndjerë keq kur nuk ka gjetur një memorial, një bust, një monument, një mauzeloum që t'i kushtohej Atij që themeloi dhe udhëhoqi Kosovën e re, Kosovën e lirë për njëzet vjet radhazi, Atij që i dha botës vizionin dhe përceptimin e duhur për zgjidhjen e çeshtjes sonë nacionale shqiptare, Atij që në përmasa të jashtëzakonshmes përdori fuqinë e mendjes e të vendosmërisë së pashoqe për ta sjellë vendin te pavarësia që gëzon sot. Bill Clinton do të donte që para se të merrte pjesë në përurimin e monumentit të Tij, të kishte vënë një tufë me lule tek monumenti i Ibrahim Rugovës. Duke mos e patur këtë mundësi për shkak të mungesës së vullnetit politik për ta nderuar heroin e lirisë e të pavaësisë së Kosovës me një monument madhështor, Clinton përdori foltoren e parlamentit për t'i bërë nderet ish-mikut të tij të idealit, Ibrahim Rugova.
Bill Clinton na ka dhënë një mësim dhe një thupër të hollë. Na ka kujtuar se duhet të shkëputemi nga vesi i keq i mohimit të vlerave që kemi, duhet të heqim dorë nga xhelozia, makutëria dhe egoizmi ynë i shfrenuar. Ai na tha se doni, s'doni ju, bota e civilizuar ju njeh vetëm nga "Guri i kristaltë Rugovës". Më nderoni apo nuk më nderoni ju, e vërteta është se "mua më bindi Rugova që të firmos sulmet e NATO-s kundër Serbisë".
"Kosova nderoi heroin e vet", shkruanin gazetat e Prishtinës sot. Po. Kosova e nderoi heroin e saj, Bill Clinton. Dhe Ai meriton të nderohet e respektohet. Madje edhe për shkak se ky hero i përkujtoi Kosvës dhe institucioneve të saj se Ai nuk është i vetëmi dishepull i saj. Fatkeqësisht ne jemi këta që jemi. Ne përulemi deri në thembrën e këmbës për këdo, që mund ta përdorim si karem politik. Secili kur sheh që nderohet aq meritueshëm Bill Clinton, gëzohet e mallëngjehet. Por kur shohim sesi tentohet të shpërdorohet për kapital politik vetjak ose prtiak nderimi dhe respekti për Clinton, atëherë trishtohesh. Aq më shumë zgënjehesh e dëshrpohesh kur sheh se si "dëbohet" prej nesh Ai, të cilin e ka lindur nëna Sofë vetëm një herë në historinë e kombit tonë. Dy qëndrime të kundërta thjesht për shkak të karakterit tonë, të formimit tonë, të qenies sonë sa servile aq edhe inatçorë.
Bill Clinton e ka njohur tashmë këtë realitet të hidhur ndër ne. Ai tregoi se vetëm një personalitet, vetëm një udhëheqës i përket universit shqiptar e atij botëror. Dhe ky personalitet e udhëheqës quhet Ibrahim Rugova. Pas 50 a 100 vjetësh, kur shoqëria jonë të emancipohet e të arrijë në shkallën e kulturës amerikane, atëherë brezat që do të kenë ardhur në jetë, do të qeshin me ne, do të tallen në mënyrën më të merituar për brezin tonë, që dijmë të servilosemi deri në zvarritje, por nuk dijmë të respektojmë vetëveten.
Presidenti Amerikan, Ai që ka pritur e përcjellur me qindra e mijëra udhëheqës të globit, për shumicën prej tyre nuk kujtohet as deri te emri. Për Ibrahim Rugovën Ai ruan detaje të këndshme, të cilat kishte mundur t'i impononte vetëm Një, vetëm Ai që gjithë jetën e vet iu përkushtua lirisë së Kosovës e të shqiptarëve. Injorantët që hiqen si të zgjuar e kanë anatemuar me sarkazmë faktin q Rugova u dhuronte personaliteteteve të botës gurë të kristaltë prej dheut të Kosovës, siç janë përpjekur ta përçudnjnë idenë e Tij për simbolet e shtetit të Kosovës. Tash shqiptarët kanë rastin të dallojnë qartë se sa larg Rugovës qëndrojnë këta mjeranë, të cilët mendojnë se lartësohen vetë, duke rrënuar veprën historike të Presidentit Historik të Kosovës. Se kështu jemi ne shqiptarët: Duhet që të huajt të na kujtojnë kur gabojmë dhe kur nuk duhet të gabojmë. Mgjithatë është fat i madh që kemi miq të sinqertë, si Bill Clinton, i cili na qortoi me finesë, duke marrë si referencë të vetme për Kosovën, Yllin e saj të papërsëritshëm, Presidentin Historik dhe Heroin e Kosovës martire, Ibrahim Rugovën.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora