E hene, 25.01.2021, 06:23 AM (GMT)

Kryeshkrim

Hysen Ibrahimi: Në mungesë të Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova

E shtune, 28.11.2009, 06:56 PM


NË MUNGESË TË KRYETARIT DR. IBRAHIM RUGOVA

Fatkeqsisht edhe historia e ardhshme e figurave kombëtare shqiptare të përmasave që krijojnë filozofi politike siq ishte Kryetari Rugova, nuk shifet e afërt dhe as që duken në horizont, filozofi e cila  kishte me ju pri në zgjedhjen e fateve tragjike të situatave të ndërlikuara politike të Kosovës që shumë herë futen në rrugë pa krye dhe zgjedhjet janë fatale. Tani shofim vetëm horizontin e krizave që priten mbrenda natës, shofim gjuhën e byrokracisë politike, militantizmin, etjen për pushtet pavarësisht dëmit i cili mund t’i vije vendit.  

Nga Hysen Ibrahimi

Fatkeqsisht edhe historia e ardhshme e figurave kombëtare shqiptare të përmasave që krijojnë filozofi politike siq ishte Kryetari Rugova, nuk shifet e afërt dhe as që duken në horizont, filozofi e cila  kishte me ju pri në zgjedhjen e fateve tragjike të situatave të ndërlikuara politike të Kosovës që shumë herë futen në rrugë pa krye dhe zgjedhjet janë fatale. A thua vallë se si do të sillej kjo udhëheqje apo qeverisje po të ishte nën totalitarizmin e sistemit serb e cila e mbizotëroj shoqërinë tonë gjatë viteve 1989-99. A do të arrinin të kanalizojnë rrugëtimin e filozofisë politike duke e parë si shpëtim të vetëm nga një spastrim etnik dhe masakër masive sikurse që e bëri pushteti i shkjaut, shkurt a do të gjenin kjo qeveri dhe këta njerëz dalje?! Jo! Në këtë kontest m’u kujtuan shumë situata tejet të ndërlikuar kur Kryetari Rugova dinte të vepronte ende pa vepruar serbia. I lexonte planet e saj ende ajo pa i vu në veprim makinerinë e saj shfarosëse. Dinte t’i zgjidhte dhe t’u jap kahje. Ai asnjëherë nuk e shiqoj interesin e vet personal apo partiak, por gjithëherë ate kombëtar. Shumë figura politike aludojnë se janë në rrugën dhe filozofinë politike të tij !? Të respektosh dhe t’a keshë idol një figurë aq të madhe siq ishte Dr. Ibrahim Rugova, duhet respektuar edhe ideologjinë e tij filozofike, sjelljet e tij, shkrimet e tij, veset e tij, si psh: Ai asnjëherë nuk u muarr me punë të kota, ai asnjëhrë nuk e ofendoj askend, ai asnjëherë nuk shkruajti për asnjë njeri as të vetmen fjalë fyese, ai asnjëherë nuk u muarr me ata që e ofenduan, e shajten, tentuan edhe që t’a likujdojnë fizikisht. Jo, ai nuk u muarr me të tilla punë, sepse nuk i premtonte koha, sepse vetes i kishte dhënë për detyrë vetëm pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ta duash Dr. Ibrahim Rugoven, së paku duhet të sjellesh si ay, apo fundi i fundit duhesh argumentuar me vepra. Së paku duhet të tentosh që me vepra tuaja t’a respektosh, duke mos ofenduar, duke mos trilluar, duke mos shkruajtur asnjë fjalë fyese për shqiptarë se mjaft po shkruajnë sllavët çka është zi e ma zi për kombin Shqiptar, bile ne mos të u’a ndihmojmë. Të gjejmë rrugën e prosperitetit dhe të ndihmojmë në zgjedhjen e problemeve kombëtare, me fjalë të tjera të jemi konstruktiv dhe parimor. Prandaj, edhe po futem në temë.
Çdo ditëlindje e Kryetarit Rugova, na kujton lindjen e një njeriu të madh, por që e kujtojmë për çdo ditë sepse mungon teoria e zgjedhjes së krizave politike, mungon vëzhgimi kritik i politikave shoqërore, atyre ekzistuese dhe të dyshimit për rreshtimin e drejtë të forcave në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare. Sot qeverisjes në Kosovë i duhet politika konkrete e jo diskutime apstrakte teorike që aspak nuk janë as për së afërmi për zgjedhjen e problemeve krijuese aktuale, siq janë papunësia, shkenca, kultura, sovraniteti dhe lobimi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Disi më tepër janë përqëndruar në marrjen e pushtetit, se sa në arritjen e plotë të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Shtrohet pyetje, se a mundet kjo qeverisje që mos të dal para opinionit me deklarata që gjuajnë në ajrë, ku asnjëherë nuk qëlluan në shenjë ?! Janë duke dëshmuar me veprat e tyre se janë me pikëpamje të ulët të intelegjencës, tejet të papërvojë dhe në vetvete përmbajnë një dozë të radikalizmit, gjë që kur je në qeverisje kjo as që guxon të ndodhë. Diçka duhet kuptuar kjo Qeveri, se nuk është si të jeshë në pozitë, si të jeshë në opozitë. Rolet janë krejtësisht të kundërta, sepse përgjegjësitë e të gjitha politikave si të atyre në arritje pozitive po ashtu edhe të dështuara, i mbanë pozita. Prandaj janë këto koncepte të skajshme të cilat nuk duhet aktualizuar pa bërë një matje mikroskopike jo vetëm gjatë periudhës së krizave por edhe gjatë gjendjes së normalitetit për të dëshmuar pjekuri dhe maturi udhëheqëse. Siq shifet kjo po mungon në qeverisjen aktuale.
Roli i kësaj Qeverie nuk shifet se është aspak prosperues, përkundrazi është konzervativ dhe këtë mund t’a vlerësoj secili individ i cili përcjellë punën e saj, sepse shifet qartë se nuk është asgjëkundi për të prosperuar në vleratë e caktuara historike, por është e përqëndruar në skajshmërinë e mbajtje afër vetes intelegjencen që i përket filozofisë militante partiake, dhe që nuk kundërshton apo reagon me të drejtë në asnjë moment ! Thënë shkurt, është krijuar përshtypja se kjo qeverisje ka krijuar një monark dhe të gjithë duhet sjellur rreth tij dhe të veprohet si thot ay ! A thua vallë me këtë politikë, a mund të arrihen synimet tona substanciale kombëtare !? Ky dyshim shfaqet tek opinioni që posedona atribut të vlerave të ndershme që e karakterizon at pjesë të intelegjencës, e cila vërtetë angazhohet për idenë e interesit për Kosovën dhe qytetarët e saj, për ide të vërteta të konsiderueshme, të përhershme që duhet realizohen në jeten konkrete të qytetarëve të cilët janë duke vuajtur të zitë e ullirit edhe për kafshatë buke, këtë po e shofim fatkeqësisht përmes televizioneve shqiptare.
Tani shofim vetëm horizontin e krizave që priten mbrenda natës, shofim gjuhën e byrokracisë politike, militantizmin, etjen për pushtet pavarësisht dëmit i cili mund t’i vije vendit, dhe nëpër shtypin e përditshëm shofim dhe lexojmë titujë dhe nëntituje se çdo kush kritikon vend e pavend, pa bërë analizë të thellë, pa pasur një kod kritik. Është koha që klasa intelektuale shqiptare dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës të gjejnë një rrugë, model për të krijuar instrumenta për dalje nga kjo krizë e thelluar por që mbanë një fasadë të kualicionit, për të mos mbetur mbrapa në përmbushjen e standardeve për integrimin e vendit në EU dhe NATO. Prandaj, për çdo ditë e kujtojmë të madhin DR. IBRAHIM RUGOVA.

Bekimi qoftë mbi shpirtin tënd o i madhi President RUGOVA.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora