Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Demokracia ka nevojë për opozitë legale

| E shtune, 28.11.2009, 07:55 PM |


Demokracia ka nevojë për opozitë legale

Nga Gjon KEKA

Thirrja e popullit për protesta dhe bojkotim për të mos marrë pjesë në proceset demokratike të Shtetit Shqiptar nga ana e opozitës socialiste tregon një pamje të qartë për shkatërrimin e vlerave themelore të zgjedhjeve të lira, demokracisë së shtetit Shqiptar dhe proceseve integruese. Është e ditur nga historia e proceseve politike të një shteti se çdo bojkot është i gabuar, dhe çdo fryerje e pasioneve për të kapur pushtetin me dhunë apo rrëzuar është demoniake dhe ka të bëjë me një puç ndaj vendit. Të bojkotosh do të thotë pikërisht që të ndalësh proceset ,të errësosh progresin dhe të bësh të kundërtën e asja që duhet bërë në mënyrë demokratike në demokracinë moderne ,pra me një fjalë opozita socialiste duhet të jetë një faktor i r?nd?sish?m p?rball? qeveris? e jo të bredh rrugëve nëpër kotësira dhe ultimatume,sepse ekzistenca e saj dhe debati i saj ne parlament do të ishte më i dobishëm se sa thirrja për puçe dhe ultimatume të paarsyeshme.Opozita socialiste në vend se të të kërkoj përsëri ne menyre demokratike për t'u bashkuar përpjekjeve për afrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në familjen Europiane ajo mbetet pykë e zezë dhe pengesa kryesore e proceseve te rendesishme per Shtetin Shqiptar në rrugën e integrimit.Protestat dhe bojkotet e Partisë socialiste do të dobësojnë së pari vetveten si opozitë dhe së dyti do e krijoj një hendek në mes të të qenit opozitë demokratike dhe rrugaqëri e çmendur ,sepse mënyra e vetme qe ajo ka si opcion dhe i cili do të ishte edhe demokratik të ulet në paralament të marrë pjesë në proceset historike të Shtetit Shqiptar për ndërtimin e rrugës së demokracisë dhe integrimit ,vetëm në këtë mënyrë ajo mund të shëroj “plagët e pasionit për pushtet” të bëra nga duart e saj të bojkoteve dhe ultimatumeve të paarsyeshme , pastaj të përqëndrohet në proceset politike mjaftë të rëndësishme për shtetin Shqiptar, duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjet e shtetit.Çdo veprim nga ana e partisë socilaiste që bën thirrje për dhunë si dhe ultimatume të paarsyeshme do të devijojë dhe do e rrezikoj edhe vendin në kursin e tij të integrimit dhe zhvillimit në përgjithësi.
Partia socialiste si opozitë në vend se të ec në rrugën e përbashkët të historisë me qeverinë ajo po zbret trotuareve të rrugës së historisë dhe po hudhë gurë në proceset e shtetit drejt rrugës së progresit, duke i hedhë kështu edhe njolla ndërtimit të demokracisë së shtetit Shqiptar me brohoritjet e saj të vazhdueshme“viva bojkot”në protestat e saj për ultimatum të llojit enverist.
Përpjekje partisë socialiste me anë të protestave ,ultimatumeve dhe bojkoteve për të siguruar pushtetin ne menyre te pamerituar dhe te pavullnetshme nga ana e qytetarit(sovranit) është një përzierje e arrogancës dhe idiotësisë.Gjithashtu është tepër irracionale thirrja e socialistëve për bojkot,protesta,dhe ultimatume që qojnë deri të dhuna dhe trazimi i poltikës dhe rrugës së nisur drejt BE.
Është kruciale që partia socialiste të futet në proceset poltike dhe të demokracisë parlamentare ashtu që duke punuar se bashku të qojnë proceset e shtetit Shqiptar drejtë rrugës së progresit,demokratizmit dhe integrimit në familjen Europiane.Duhet nënvizuar se gjëja më e rëndësishme për partinë socialiste që të marrin pjesë me një fryme të përbashkët ne proceset e demokracise dhe rruges se ndedrtimit te një Shqipërie Europine të zhvilluar dhe të fuqishme krah shteteve moderne të botës demokratike, kjo është mënyra më e mirë për të i ikur vetvrasjes së partia socialsite si opozitë sepse bojkoti ,protestat e pavullnetshme dhe ultimatumet e paarsyeshme janë vetvrasje dhe ajo duhet të zgjedhe në mesë” po “ së bashkëpunimit dhe "jo".së vetvrasëse.Nëse partia socialiste nuk arrin që të kuptoj rëndëisnë e këtij procesi që po kalon shteti Shqiptar vështirë se do dij t’i kuptoj më vonë edhe proceset e të qenit një opozitë konstruktive,kooperuese një opozitë alterantive apo më mirë thjesht një opozitë e mirëfilltë demokratike. Ndërkaq thirrja e partisë socialiste për protesta , bojkote ,ultimatume të paarsyeshme duke mbledhur edhe qytetarët e vendit për të ecur në mënyrë të verbër dhe për të penguar proceset e shtetit Shqiptar ,është njësoj sikur ajo thnëja e urtë Biblike “nëse një i verbër i prinë një të verbëri ,të dy do bien në gropë”,sepse është shumë e qartë se këto dukuri të ndotjes së demokracisë dhe ngulfatjes së proceseve pozitive janë të dëmshme ,të papërgjegjshme dhe do i kuhstoj shtrenjt më pastaj edhe vetë partisë socialiste ky proces i humbur si dhe i vonesave të mëdha që të hyj në proceset e përbashkëta të integrimit të vendeve të ballkanit perëndimor.Ky lloj kafshim gjarpëri i proceseve politike nga ana e partisë socialiste është një gjë shumë e keqe si për politikën e shtetit Shqiptar ashtu edhe për proceset e tij në përgjithësi e më së shumti është vetvrasës për vetë socialistët ,të cilët në vend se të bëjnë çdo gjë të mundur për të shmangur bojkotet,dhe turbullimet e procesit ata thërrasin në mënyrë të fuqishme për rrëzim të pushtetit dhe ndërrim të kursit të vendit që ka nisur në rrugën e tij drejt integrimit në familjen Europiane.Thjeshtë kjo që bënë partia socialiste nuk është pjesë e politikës europiane e as demokratike por është një puç për rrëzimin e demokracisë ,të rendit kushtetues dhe ndaljen e porcesve të shtetit Shqiptar në të gjitha drejtimet.Ndërsa duhet të bëjmë një elaborim të shkurtër se çka në të vërtetë kërkohet nga opozita dhe si duhet ajo të shfrytëzoj pozicionin e saj karshih qeverisë dhe proceseve të shtetit.Partia socialiste si opozitë ka për detyrë të saj kontrollin e qeverisë q? aktualisht zotërojnë telekomand?n e shtetit Shqiptar,poashtu ajo si opozit? parlamentare duhet të jetë e ndikuar nga dy bindje themelore, t? cilat b?jn? pjes? n? elementet themelore t? formimit demokratik t? shtetit Shqiptar;S? pari bindja se demokracia e fiton dinamik?n e saj nëpërmjet konflikteve politike dhe sociale. T?r?sia e pik?pamjeve politike realizohet vet?m n? kund?rv?nien e vazhdueshme t? pik?pamjeve dhe interesave, me ndihm?n e t? cilave mund të p?rballohen v?shtir?sitë e paraqitura. Dhe së dyti kritika e opozit?s së partisë socialiste dhe të tjerë e zhvilluar n? parlamentin Shqiptar e detyron at? q? t? p?rgjigjet dhe t? paraqesë m? mir? pozicionin e saj si opozitë kooperative dhe alternative.Ndërsa në një demokraci te shëndetshme udh?heqja qeveritare e shtetërore e shtetit Shqiptar duhet të jetë largpam?se t'i p?rvet?soj idet? dhe planet e opozit?s, natyrisht n? d?m t? kund?rshtar?ve t? saj, por edhe n? dobi t? popullit të saj. E t?r? kjo ndodh para syve t? popullit Shqiptar,i cili luanë rolin e gjykat?sit t? paansh?m, duke marrur vendimin e tyre n? çdo kohë zgjedhjesh parlamentare dhe lokale.Angazhimi politik n? një shtet demokratik, të fortë juridikisht, modern e liridash?s k?rkon nj? klim? t? moderuar politike. Aft?sia e treguar p?r p?rfundimin e plot?sish?m t? kontradiktave politike parashikon konsensusin n? vlerat themelore politike, marr?veshjen mbi t? pavotueshmen.Demokracia në shtetin Shqiptar ka nevojë për opozitë legale brenda dhe jasht? parlamentit, ndikimi dhe disiplina e s? cil?s jan? kriter vendimtar i liridashjes dhe toleranc?s s? nj? shoq?rie e jo një opozitë rrugaqëire,bojkotesh dhe ultimatumesh të paarsyeshme.Dhe krejt në fund partia socialiste duhet ditur se vet?m n? ekzistenc?n e tensionuar me dhe pran? qeveris? së Shtetit Shqiptar shpaloset politika demokratike dhe arsyetohen këkrkesat e saj dhe synimet e saja.Partia socialiste përmes bojkoteve ,demonstratave, ultimatumeve të paarsyeshme ,bllokadave dhe strategjive të ngjashme nuk po e bënë të qartë pozicionin e saj si një opozitë konstruktive,kooperative,alternative që krijon një ambient të ri dhe të sigurtë politik por një opozitë që synon të bllokojë të gjitha proceset e shtetit Shqiptar si dhe të rrënoj atë që është bërë dhe arritur deri më tani.Nëse praktikohet një sjellje errët e partisë socialiste atëherë nuk do mund të ketë asnjë nga veprimet e saja konkurruese dhe kooperative si opozitë ,pastaj do e humbte edhe arsyen e të qenit opozitë kritike, kontrolluese, alternativ sepse në këtë mënyrë populli nuk do i besonte më dhe kështu ajo do e largonte bazën e funksionit të saj si opozitë kontrolluese,alterantive,kooperuese dhe që mbikqyrë politikën e qeverisë së shtetit mbi konformitetin e saj me kushtetutën dhe ligjet.Sidoqoftë ajo çfar është duke ndodhur në shtetin Shqiptar nga ana e opozitës socialiste është një absurditet dhe një ngulfatje e proceseve drejt rrugës së integrimit në familjen Europiane.Po ashtu është kjo ka të bëjë edhe me një mungesë te vetëdijes demokratike e poplitike te opozitës ,ngase në këtë mënyre ajo dita ditës është duke e sjellë në skenë fytyrën e shëmtuar të ngjarjeve primitive që ka përjetuar kontineti i ballkanit ,thjesht është duke sjellë në pragun e derës luftën qytetare,gjë që do e dëmtonte procesin e ecjes së shtetit Shqiptar në rrugën e tij dhe do e pengonte veçanërisht rrënjosjen e demokracisë dhe zhvillimit në përgjithësi si dhe të proceseve progresive të vendit.