E enjte, 18.04.2024, 07:37 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Requiem për profesor Bedri Deden

E marte, 24.11.2009, 08:13 PM


Requiem për profesor Bedri Deden

Nga Këze Kozeta Zylo

Une kam qenë me fat që kam pasur një professor, akademik, shkrimtar nga më të shquarit, ku me punën e tij kolosale ai ka bërë emër në fondin e figurave të intelektualëve të shquar në botë.
Kurrë, kurrë, nuk do ta harroj Profesorin tim të respektuar në vitin 1975-1977 kur jepte leksione në Universitetin e Elbasanit, i cili në atë kohë kishte ardhur me “dënim” nga lart.
Oh, sa e vuante Profesori im atë dënim, e bashkë me të dhe ne studentët e tij, por që ai kurrë nuk e shprehte... edhe pse ne e psikologjisnim në leksionet e tij!
Ai kishte nje seriozitet dhe nje ndershmeri te rralle, dhe ne studentet e atij brezi mezi prisnim oren e tij, sepse elekuenca e tij, dashamiresia e tij, dinte te prekte zemrat e mijera studenteve qe ai mesoi dhe edukoi.
Personalisht e kam profesorin me te shtrenjte, nje mik nder me te miret, jo vetem pse na jepte vleresimin qe meritonim,  por mesova shume prej figures se tij madhore.
Nje vit qe na dha psikologji, ai kombinonte bukur teorine me punen shkencore, keshtu mua si studente e psikologjise, me ngarkoi te merresha me anen psikologjike dhe pedagogjike te  femijeve ne nje nga shkollat e Elbasanit, dmth, interesin e tyre per shkollen, kohen ne shtepi, kohen ne radio, leximet jashteshkollore dhe sa kohe i perkushtonin ata lojrave, pra do te benim nje fare pune shkencore.
Kjo sigurisht donte vullnet, pune, seriozitet.  
Ne me nje grup studentesh ja dolem mbane, ku me ftesen e tij u organizua nje simpozium kombetar, shkencor pedagogjik, me shume studente nga Universitet e Tiranes.
Ky simpozium u vleresua shume nga studentet e Tiranes dhe rretheve, dhe sigurisht ne ndiheshim akoma me krenare qe kishim nje profesor si i paharruari Bedri Dedja.
Ne e kishim per gati 2 vjet ne te njejtin konvikt, ku “partia” i kishte dhene nje dhome konvikti, ai nuk rrinte cdo dite aty, por vinte nga Tirana kur kishte leksione me se shumti.
Me elegancen e tij, veshjen shik, dhe qetesine olimpike, i jepte nur e hijeshi konviktit dhe Universitetit “Aleksander Xhuvani”.
Pasi une ishja diplomuar dhe u emerova ne gjimnazet e Tiranes, ai krenohej dhe me frymezonte me tej qe te mos e ndaloja studimin dhe punen e nderuar te arsimtarit.
Ai shpesh me ftonte ne seminare ne Universitetin e Tiranes ku jepnim nje ndihmese modeste tek me te rinjte, dhe sigurisht na prezantonte kudo si studente te tij, ne kohen e denimit.
Ai ishte nje professor i kompletuar, studjues, shkrimtar, dhe me fat qe ne krah kishte nje grua teper inteligjente dhe te bukur Zonjen Pandora Dedja, ku me elegancen e veshjes se saj dhe vecanerisht krehja e flokeve me kishte lene mbresa te pashlyeshme si nje studente e Gjuhes dhe e Letersise qe ishja.
Shpesh fliste per femijet e tij te bukur qe i kishte si drita e qiellit, dhe kjo nuk ka se si ndodh te ndryshe, sepse vine nga geni i Profesor BEDRI DEDES!
Shume studente te dale nga leksionet e tij,  tashme jane mesuesa dhe profesora ne shkolla te ndryshme, njerez te nderuar dhe te respektuar, pikerisht sepse kane marre leksione nga akademiku, Profesor BEDRI DEDJA!
Akademiku Bedri Dedja i perket asaj race nga vine intelektualet me ne ze ne bote, races me vlera nga me humane dhe njerezore, sic eshte:
PROFESORI  IM I PAHARRUAR BEDRI DEDJA!
 
Requiem për profesorin tim të nderuar,
Bedri Deden

Seç m’u zgjuan kujtimet sot,
Në këtë stinë të ylbertë, pranvere,
Ndoshta nga një lot pëllumbi,
Pikuar në parvazin e dritares sime,
Që, çuditërisht, humbi,
Në çurgën e lotëve të mia,
Duke lagur si vesë mëngjesi,
Faqet e librave të tij, hapur sot,
Si panair me shumë botime ndër vite!
I marr dhe i shfletoj me radhë,
E në çdo faqe lexoj, Bedri Dede,
E pastaj përzier me krenari dhe dhimbje,
Shkruaj sot në përvjetorin e ikjes së beftë,
Të tij,
Requiem për profesorin tim të shtrenjtë!
E kështu trëmb dremitjen e atyre viteve,
Te moshës se artë, në Elbasanin e lashtë,
Që tashmë më freskojnë si fllad,
Orët e veçanta të Psikologjisë,
Dhënë mjeshtërisht nga ai!
Cdo faqe libri, skanon trurin e cdo njerit,
Si rrathët e Dantes, në Komedinë Hyjnore!
E ndjej se mund të ketë gërvishtje në këto skanime,
Por sidoqoftë unë i shoh si ëngjëj të bardhë,
Që më prekin membranën e kujtesës,
Si ish studentja e tij, vite më parë!
Kujtimi im është një memorie e kohës,
Që kapërcen pragjet natyrisht,
Dhe portat e qelqta, për të larë sytë,
Me ujë bjeshke, pa ujë të turbulluar!
Pastaj bulëzat e ujit nëpër qerpikë sysh,
Do të ndricohen, nga yjet,
Se planeti ynë, ka shumë nevojë për ta...!
O Zot sa më dhimbsen Yjet!
Vecanërisht, ata,
Që i fsheh muzgu i qiellit shqiptar!

New York, 12 prill, 2008

Marr nga libri “Mjellmat po të vijnë”



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora