E shtune, 14.12.2019, 12:46 PM (GMT)

Komente

Kerthiza apo Jatagani

E shtune, 29.09.2007, 05:48 PM


Nga Kolec Traboini

Kujdes! Qe ne themele te mos hyje balte Kaurri...
KAMBER II-te, Vargje Osmanike

1. Themeluesi
 Duke pare zellin e madh me te cilin po rimekembet e tere historia, si dhe dalja e mjaft figurave te shuara e te harruara edhe ne po perpiqemi te sjellim nje ndihmese, ne mbeshtetje te studimit te letershkruesit Skender Jasa, botuar ne «K.J.» date 11.05.1994, mbi origjinen e Tiranes, rrenjet e saj historike qe u lidhkan me bollek dhe me fije te pazgjidheshme me trungun e perandorise osmane dhe asnje fije me Marin Barletin, jeteshkruesin e Gjergj Kastriotit, heroit te Shqiptareve, qe u vuri turqeve shtegun tek thana. E pra ky Barlet (Ah, te mos ishte prift!), e permend i pari, ne historine e letersine e shkruar te Shqiperise, emrin e Tiranes? Aferim e pac ymer te gjate Skender Efendi (Jasa), se keshtu ti na e nderon vatanin. Per te mbeshtetur, qe te mos cahet kazani ne sy te botes, po te sjellim studimin tone mbi te paharruarin themelues, te ndriturin Sulejman Pashe Kurrkushi, qe me izen e vete Sulltan Salepit te 13, hodhi themelet e nje qyteti perandorak ne zemer te Europes, per inat te kaurrve te gjithe botes.

2. Me kallam e me ferman
Deri ne castin qe marrim kallamin per te shkruar per vulehumburin Sulejman Pashe Kurrkushi, per Sulen pra, kurrkush nuk mori mundimin te hedhe nje bishtuk drite mbi kete rrepire te historise sone. Keto male (edhe kodra) e rriten Sulen me qumeshtin e zanave, me pas ai i mbeshtetur ne traditen popullore, shume sise kishte per te pire, por mbi te gjitha atij do ti pelqente sisa e turkeshes Aishe... Por te mos ngutemi, te tatpjetat e historise jane te mundimeshme, prandaj i duhet rene anes e pas anes. Termat e historiografise se kalur ? Historine e ben populli." apo te sotmit, ?Historine e bejne historianet?, nuk i marrim ne konsiderate, po nisemi ne baze te parimit principial ? Historine e kane here e do ta bejne Sulejmanet?, Sulejmanet qe nxorren emrin e adashit te tyre nga greminat e historise dhe e vune, faqe me nder, ne nje shesh ne balle te Tiranes, (diku prane gropes se Hajdin Sejdise) e keshtu historianet vune ne vend nderin e vet dhe nje dite nentori me shi te vitit 93, shpetuan dhe te ziun Sulejman nga 300 vjet vetmi.

3. Kerkime ne qorrsokak
Heroi yne Sulejmani ne figuracionin popullor njihet me shprehjen poetike ?Mu tek pusi i Sulejmanit?. Pra del sa ka patur prone te tij te trashegueshme, per te cilat sot i takon te marre leter me vlere. Por, as pse ja vune pusit emrin e tij, as hollesi te tjera biografike nuk dihen. As emri i babait, i nenes , as gjyshe, e sa per moter e vella nuk behet fjale. Mirepo pikerisht ne hapsiren qe quhej Tirane, diku prane Saukut gjendej dhe nje koder e vjeter qe quhej Kodra e Kopilit. Duhet menduar, duhet hulumtuar, se, a kishte fare lidhje Kodra e Kopilit me Pusin e Sulejmanit. Sepse Sules se shkrete duke mos ju gjetur kurrkush afer si sfond historik, i mbeti vec onomati pashe, dhe me kete emer ne kurriz ngjiti te perpjetat e historise plot lavdi.

4. Hani me dy porta
Te dhenat e padhena thone se Sula para se te behej pashe, ishte nje zabit azgan, dy meter i gjate, e shkonte e vinte me araba pas atyre qe mernin takse e vergji per Sulltanin. Beri pune te ndershme, mblodhi lira e mezhida me bollek, mblodhi dhe djem per ti cuar ne Arabistan si jenicer te Sulltanit. Kush se degjoi Sulen shkoi ne dege te rrapit, kush e degjoi la kockat ne Jemen.
Zgjidh e merr!
Sulejmani beri perpara deri ne Oborr dhe nje dite u gdhi pasha. I vuri punet mbare, mblodhi ushtri te madhe ne Petrele dhe me force zboi tere fshataret nga Fush e Tiranes. Ngriti fushimin ushtarak dhe aty ku sot eshte shatrivani i Tiranes, vendosi shtatoren e vet. Dy fjale tha Sulejman Pasha para asqereve te vet:

1. Ketu do te ngre nje Han.
2. Ky Han do te hyje ne histori me emrin Hani i Sulejmanit.

Mori izen nga Sulltani i cili bashke me fermanin i coi dhe dhjete turkesha te embla, te cilat ishin cengijet me te bukura te perandorise, e qe Sula i sistemoi ne Hanin e vet me dy porta.

5. Sulejmani dhe divani
Gjate hulumtimeve ne arkivat e oborrit perandorak ku gjenden spiunimet e Taksirat Qelepirxhiut, del ne pah fakti se, e para femer qe u fut ne dhomen e posacme te Sules, ne mes se ciles ishte vendosur nje nargjyle dhe nje divan, ishte Aishe Hanemi, turkeshe e embel, kumbull fare, e cila pasi i terboi tere oficeret e gardes, u be shkak te thereshin me bajoneta dhe eunuket qe ruanin haremin e Sulltanit; ky i fundit megjithese me dhimbje, e hoqi qafe duke ja bere peshqesh sherbetorit besnik Sulejman Pashe Kurrkushit, qe po hidhte themelet e nje qyteti te ri perandorak ne perendim dhe kishte nevoje per femra pjellore. Keshtu e keqja apo e mira (kete historianet nuk e spjegojne) mbeti ne deren e Sulejmanit, i cili ra ne nje dashuri magjike pas tuleve te Aishese. U ndez, u pervelua, u shkretua. Historia boterore dhe vete arti klasik njohin ciftezime ideale, qe nuk ndahen as ne shtepi, as ne varr e as ne histori Qellimi i studimit eshte qe duke zbuluar vlerat e kesaj dashurie dramatike, te behet e mundur qe edhe emri i Aishese te perjetesohet ne historine e Shqiperise dhe qe nje rruge, qe del tek Sheshi i Sulejmanit, ti vihet dhe emri i saj. Keshtu qe, ashtu sic ishin bashke ne han e ne divan, te jene perjetesisht edhe ne memorien e banoreve te kryeqytetit te arnauteve. Nga ana tjeter do te behet e njohur ne rrethet intelektuale, brenda e jashte vendit, se ashtu si Eva e Adami u bene krijues te njeriut, Aishja e Sulejmani u bene krijues te nje kryeqyteti.Nga pikpamja estetike dhe emocionale krahas Eves e Adamit mitologjik, te Romeos e Zhuljetes romantike do te kemi dhe ciftezimin e ri Sulejman e Aishe shqiptaro-osmanike.

6. Lavdia dhe krevati
Ne fushe te historiografise dy ceshtje mbeten akoma pa u zgjidhur. E para, pse Sula e fsheh emrin e Aishese, mos valle per te mos ndare peshen per krijimin e nje qyteti, megjithese ajo e shkrete e ndjente pothuaj cdo nate peshen e tij sa i thyheshin kockat. Merre me, mend, kur kenga popullore e Zall Bastarit thote: ?180 kile burre, nga mendja s' u poqe kurre?. Ceshtja e dyte specifike eshte karakteri i Sules, si i trajtonte ai grate e haremit, ne menyre humane,( ketu ata te Albanian Human Rights bejne shume kujdes) d.m.th. nga cili parim nisej, nga ai socialist, mbani rradhe se ka per te gjithe, apo ai kapitalist, ujku i forte can gjithe kopene. Kurrfare konkluzioni historik nuk mund te definohet pa zgjidhur kete enigme te historise.

7. Sula ne bronx - Aishja ne vargje
Keshtu sheshit emri ju vu e historia u rishkrua. Por ideja e nje skulptori te cmendur qe bustin e Sules derdhur ne bronx ta vinin ne mes te sheshit, u kundershtua rrepte nga zyrtaret. Jo e madhe per zgjidhje kompozicionale,- Sula i derdhur ne bronx ne mes te sheshit, rri ne kanape e thith nargjylen me veshtrin te humbur diku... C 'jane keta heroj te pergjumur?! Keshtu ne menyre te vetvetishme u poq mendimi qe perpara tij duhet vendosur busti i Aishese ne nje vallezim cengijesh. Keshtu veshtrimi i Sules do te ishte i motivuar, i menduar... Ah moj Aishe, sa e bukur je, apo dicka tjeter.
U shkruan edhe vargjet qe do ti viheshin si diciture ciftezimit skulptural.

Sulejman o xhan, o Sulejman
Aishe me ferexhe, o Aishe
E shkrite jeten qe te dy ne divan, mor aman,
Tek mendonit e punonit per Atdhe.

Berthama e kesaj filosofie erotike, qe duke bere dashuri ne i sherbejme Atdheut, u duk si nje zgjidhje racionale dhe per kete ra dakort dhe presidenca.

8. Kerthiza dhe politika
Ne kete konkluzion arriti ekipi i larte studimor ku perfshiheshin historiane, funksionare, poete dhe bashkfshatare te Sules, te cilet sugjeruan qe Aishja te realizohej lakuriq nga kerthiza e siper per te qene shprehese e epokes bashkohore qe po tejkalojme.. Por, kerthiza e Aishese, ashtu sic u be objekt sherri ne haremin e sulltanit, shume shpejt u be si leshte e Arianes, molle sherri e dardhe grindjesh ne opinionin publik, qe shkalle shkalle do te perhapej si epidemi e Kerthizes (shtypi thote e Krizes). Grindje ne rruge, ne shtepite, ne shkollat, ne ndermarrjet qe s'punojne, ne zyra politikanesh qe merren ne llogje, ne zyra financieresh te korruptur, nenpunes qe marrin rushfet, ne kokat boshe te diplomateve, apo te deputeteve qe ju shkon goja leng neper seanca parlamentare kur kujtojne kerthizen e embel te turkeshes. E ka qare ne vargje edhe Driteroi turkeshen? Pozita e Opozita jane ne nje nga betejat me te ashpra, dhe ne qofte se per probleme sociale a komunale mund te bien dakort, kur vjen puna tek kerthiza nuk leshojne pe, ngulin kembe si mushka, madje duke kercenuar me zgjedhje te reja. Njera pale, qe Aishja te jete lakuriq nga kerthiza e lart, tjetra, qe te jete lakuriq nga kerthiza e poshte. Nderkohe Sulejman Pash Kurrkushi nuk eshte dakort me asnjeren pale. Ai e do Aishene, si nga i kerthiza e lart ashtu nga kerthiza e poshte, krejt te cveshur. Eshte shume modern ne kete ane Sula. Seksi eshte bota? Por kush ja var teneqene atij. Ja mbyllen gojen shume shpejt duke i kujtuar se i dhane me teper se i takon, madje ne kundershtim me ligjin per moskthimin e tokave...e kun e mes te Tiranes. Prandaj pa c?pa Sula i shkrete, ngrysi vetullat e ra ne mendime duke thithur nargjylen e tij. Nderkohe mendonte: ?Te mos ish kerthiza e embel a Aishese edhe emri im do te ishte shkuar e harruar!...? Per kete u bind me teper kur degjoi ca te rinj qe lane takim tek lokali i ri "Dea" por i thane njeri tjetrit? Takohemi tek Kerthiza e Aishes?

9. Lavdi me panik nen sqetull
Keshtu, ndersa Sulejman Pash Kurrkushit po i kthenin krahet, pemdryshe, sic thane gazetat, lavdia e Aishes ngjitet lart e me lart duke zene faqet e para te gazetave me seks e pa seks qe kane pushtuar sot Sheshin e Sulejmanit. Madje ne nje mbledhje te redaksise se gazetes ?Eros?, botuesi i kishte thene me ze te larte kryeredaktorit: ?Fotografine lakuriq ne faqen ne faqen e pare me titull, ?Aishe, seks -bombe!?
Te gjitha keto copeza biografike te Aishese na pelqejne ne burrave (pula e tjetrit) , mirepo ca lajme te fundit ne Uren e Lanes po na trondisin. Nje tubim grash e vajzash, qe perfundoi ne nje greve urie doli me kerkesen ?E duam Sulen te cveshur?, ?Duam seks si gjithe Europa?, e vuri opinionin gazetaresk ne dileme, ndersa Sulejman Pashe Kurrkushit i futi tmerr e frike, sepse ec e mos u zhvish kur te urdherojne grate. Dridhet Sula i shkrete e u thote historianeve ?C?me bete! C?me bete! E cfare me duhet mua lavdia bythjashte ne sy te botes?? Aq me keq kur ne nje buzembremje degjoi dy veta, veterane te luftrave mesa dukej, qe i thonin njeri-tjetrit: ?Kjo ndodh ku historia shkruhet me b...? ndersa akoma me tej nje burre qe po hante akullore evropiane, ja ktheu te dyve: ?Mos me cani... Sulen!?. Cfare donte te thonte ai me ate fjale? Ndersa ne mes te bulevardit dy gra po flisin per nje te trete, qe nxitonte e pispillosur: ?Shkon me i ba fresk Aishese!?

10. Enigma e madhe
Ceshtjet "Kush ja vuri?", "Si ja vune?" e "Pse ja vune?", mendojme se jane te kapercyera e nuk perbejne me interes historik. Perpara historianeve te vjeter e te rinj, -kopetente e ipotente, mbeten te shqyrtohen dy ceshtje, e para, Aishet apo Sulat e bejne historine (Kerthiza apo Jatagani?) dhe e dyta, dhe ketu ka shume dilema historike, a eshte Kerthiza e Aishese Qendra e Botes?! Ziejne debatet, shkruajne gazetat, grinden deputetet, por kurkush nuk merr mundimin te pyes te zotin e punes, Sulen e shkrete, qe rri si qyqar i menduar tek sheshi, prane Gropes se Ajdinit, thith nargjylen me veshtrimin thelle ne kerthize! Por nje ze i brendshem vigjelues i thote ?Sule, shtemgo ushkuret! Lavdia eshte Side.
Parashtresa eshte vetem nje pjese e biografise se Sulejman Pash Kurrkushit, sepse bemat e Sules jane aq te medha e aq te ndrituara, sa duhen dhe kapituj te tjere, te cilat autori nuk do ti lere te humbasin neper skerkat e rrepirat e historise, por here me bishtuk e here me qiri, do ti ndrise, do t'i pershkruaj, e do t'i nxjerr ne drite te diellit, faqe me nder gjithe botes.

Nga libri ironik "Rapsodi ushtore", Athine 1995



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT