Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jeta e njeriut nuk mjafton per jeten e Nolit

| E shtune, 03.03.2007, 09:16 PM |


Jorgaqi: Jeta e njeriut nuk mjafton per jeten e Nolit

25 vjet nga jeta e studiuesit Nasho Jorgaqi per jeten e Nolit, e megjithate ai shprehet se nuk mjafton jeta e asnje njeriu, per te shkruar gjithcka mbi jeten e tij. Kjo veper eshte fryt i nje admirimi te studiuesit per Nolin, e duke qene pedagog per disa dekada ne universitet, pohon ai, qe nje rrethane fatlume qe vete puna shkencore m'i shtonte mundesite per te qene me prane figures se tij. 1200 faqet biografike mbajne titullin "Jeta e F.S.Nolit", e prej fare pak ditesh ndodhen ne librarite tona. Natyrisht qe ai eshte i gezuar e i lehtesuar, ndaj shprehet: "Kam ate ndjesine qe ia arrita nje qellimi, ia dola mbane vepres sime me te rendesishme te jetes. Tani kur shoh prapa, nuk me besohet qe kam pershkruar nje rruge kaq te gjate, dhe rruga gjithmone eshte me lodhje, pengesa, me kthesa e dilema, por une jam perpjekur qe t'i permbahem nordit ne kete qellim qe i vura vetes". Por te gjitha keto vijne pas udhetimeve te shumta, pas shfletimeve intensive dhe pas shkeljes te atyre vendeve ku Noli jetoi e punoi. Edhe foton e shtepise me qerpic ne te cilin lindi gjeniu, ai e ka bere me duart e tij.

Flet studiuesi me i njohur i Fan Nolit, Nasho Jorgaqi

Ju jeni studiuesi me i njohur i vepres se Nolit. Pyetja me e zakonshme qe behet ne keto raste eshte: Si ndiheni tani qe vepra mberriti ne duart e lexuesit?

Ndihem i gezuar, ndihem i lehtesuar. Kam ate ndjesine qe ia arrita nje qellimi, ia dola mbane vepres sime me te rendesishme te jetes. Tani kur shoh prapa, nuk me besohet qe kam pershkruar nje rruge kaq te gjate, dhe rruga gjithmone eshte me lodhje, me pengesa, me kthesa e dilema, por une jam perpjekur qe t'i permbahem nordit ne kete qellim qe i vura vetes.

Kur shkruajme e germojme per nje personalitet, gjithmone mundohemi te gjejme nje fill qe na lidh me te. Cili eshte filli me i forte qe ju lidh me jeten dhe vepren e Nolit?

Te gjithe njerezit ne jete perpiqen qe te kene nje model, nje shembelltyre. Ne rini shembelltyra ime ka qene Qemal Stafa, figura e nje te riu idealist perkushtuar nje kauze te madhe, sic eshte ajo e lirise dhe fryti i atij adhurimi tim per te, eshte nje biografi qe shkrova per figuren e tij. Ne moshen e metejshme, figura qendrore e adhurimit tim ishte Fan Noli. Ky qe i permasave krejt te ndryshme, jo vetem per jetegjatesi me te madhe, me nje veprimtari shume paanshme, por misheronte gjerat kryesore qe mund te pasqyroje njeriu ne jeten e tij. Frymen demokratike, aspiraten per te care perpara, dashurine e tij te madhe per kulturen, natyren artistike, boten emocionale. Gjera keto qe jane themelore ne jeten e nje njeriu, intelektuali, njeriu te dijes ne jeten e nje artisti. E kam te veshtire te them se mund te kete nje te dyte ne historine e kultures sone, si rasti i Nolit. Ishin te tera keto, qe mua ne rini, gjithmone duke u bere me i ditur, duke mesuar me shume, kuptova se ky eshte njeriu ku une duhet te mbeshtetem dhe te ndjek rrugen e tij. Ndaj iu vura Fan Nolit, por duke qene pedagog per disa dekada ne universitet, qe nje rrethane fatlume qe vete puna shkencore m'i shtonte mundesite per te qene me prane figures se tij. Nje moment kur une kthej koken pas, me vjen mire qe, kur Fan Noli vdiq, me ngarkuan mua kryeartikullin ne gazeten "Drita", pasi asaj kohe une isha i ri. Por qe atehere une fillova te mendoj seriozisht per t'i treguar edhe publikut vlerat e ketij personaliteti, dhe kjo do te vazhdonte me faza me serioze. Me pas vjen nje udhetim qe une ndermora ne fillim te viteve '80-te ne vendlindjen e tij, ne Ibrik Tepe ne Turqi, dhe qe prej ketu filloi puna ime kerkimore, hulumtuese, e cila zgjati me vite. Deri ne vitet '90-te une kisha bere kerkime, hulumtime, por keto qene te pamjaftueshme, dhe vetem pas viteve '90-te kur une shkova ne Amerike, perfundimisht arrita te kap thelbin e figures se Nolit, e rroka jeten e tij dhe e pashe ne driten e se vertetes dhe afer se vertetes, dhe u perftua ajo figure qe une e kam dhene ne kete veper.

Ne nje pasazh ne kete veper shkruhet: "Noli perngjason me heronjte e tragjedive greke"....

Noli eshte nje figure... madhore, shume komplekse, ku mbeshtillen te gjitha komponentet kryesore te njeriut, patriotit, demokratit, klerikut, dijetarit, por ai mbi te gjitha ishte nje njeri. Dhe momenti njerezor eshte gjeja me e rendesishme ne nje personalitet. Duke qene nje njeri me nje bote te madhe shpirterore, me nje mendje te gjere, me kulture te thelle, me interesa te gjera, me nje ndjeshmeri te larte. Kjo eshte njera ane, ndersa ana tjeter eshte kontradikta qe ai kishte brenda vetes. Ai i perjetonte drame, i vuante ngjarjet, rrethanat, problemet e komunitetit dhe te popullit te tij. Dramat e popullit shqiptar ishin dhe dramat e Nolit dhe ato dihet sa te mprehta e te dhembshme ishin. Ne planin personal, une do te kujtoja fjalet qe ka thene biografi i tij i pare, me nje biografi 40-50 faqe, Qerim Panariti, i cili ka thene se "Noli kishte te gjitha virtytet dhe te metat njerezore, plus ato te vetat". Une i jam permbajtur kesaj dhe jam perpjekur qe ta konkretizoj permes vepres sime.

Ju e ceket pak me pare, qe per kete veper keni udhetuar shume, por a keni mundur t'i shkelni te gjitha vendet ku jetoi e punoi Noli?

Kam qene pothuajse ne te gjitha vendet. Ketu ben perjashtim Egjypti, pasi kam shkuar ne Turqi, Greqi, Rumani, Bullgari, Itali, Zvicer dhe mbi te gjitha ne Amerike, ku ai jetoi 50 vitet te jetes se tij. Vetem pasi i kam shkelur me kembe, pasi kam thithur ajrin qe ka thithur ai, sidomos ne Amerike, e kam kuptuar, e kam prekur me dore, kam pasur ndjesine gati fizike te Nolit.

Biografia shkruhet kronologjikisht, por a ka risqe kjo menyre e te shkruari, pasi gjerat me te rendesishme nuk shkruhen e nuk thuhen qe ne fillim?

Po biografia ka si parim baze kronologjine. Skeleti eshte i tille, dhe une i jam permbajtur ne kronologjine e jetes se Nolit kesaj kronologjie dhe me pas jam munduar qe ta mbush. Mund te them me plot gojen, qe vepra ime eshte ngritur mbi nje baze te pasur dokumentare, dhe gjithcka qe eshte thene aty, eshte mbeshtetur ne burime autentike, arkive, te shtypit, doreshkrimet e tij dhe pohimet e tij vetjake, te bashkekohesve, te afermve, te literatures historike. Ndaj edhe karakteri dokumentar qe ka vepra, eshte garancia e vertetesise se kesaj biografie.

Ne 1200 faqe veper flitet per Nolin ne te gjithe dimensionet e tij. Por ne pak rreshta, cilat do te ishin vlerat e Nolit si njeri dhe si krijues?

Noli eshte nje personalitet qe te mahnit me polivalencen e tij krijuese. Jo me kot thuhet se ai ishte nje gjeni. Ne keto 15 vjetet e fundit, kjo fjale eshte zhvleftesuar. Saqe tronditet njeriu kur degjon se kjo i mvishet figurave qe padyshim kane vlera, por qe nuk arrijne ne kufijte e gjenialitetit. Ndofta Noli eshte figura qe i shkon ky epitet, duke lene menjane edhe adhurimin qe kemi per te, por duke qene racional. Ai kishte inteligjence dhe mendje te madhe, fqinjeronte me gjithcka njerezore, dhe ne blloqet e tij personale te viteve '40-te shikon formula qe lidheshin me energjine atomike dhe per televizionin. Ai bashkejetonte shpirterisht, menderisht me vlerat e antikitetit greko-romak. Ai ndihej i lishur shpirterisht dhe ushqehej vazhdimisht me Rilindjen. Celesi i te gjitha ketyre lidhjeve te gjithanshme, ishte se Noli ishte zoterues shume i mire i 15 gjuheve, qe i jepte mundesi te hapte shume dyer te dijes dhe kultures boterore. Asgje njerezore nuk ishte e huaj per te. Eshte fat i madh per nje popull te vogel, qe ka nxjerre prej vetes nje njeri si ai, dhe patriotizmi i shkalles me te larte per mua qendron ketu: edhe pse i takonte nje populli te vogel, te varfer e te roberuar, te prapambetur, por patriot dhe me vlera te medha shpirterore. Ai nuk pranoi kurre qe te adoptohej ne kultura te tjera, ai i qendroi deri ne fund besnik rrenjeve te tij. E kur i thoshnin me shaka sesi i duron shqiptaret, ai pergjigjej: "Me ka zene shqipja".

Albumi fotografik qe shoqeron 2 vellimet eshte shume i pasur. Sa e veshtire qe per t'i siguruar keto foto?

Para se te botoja kete veper, une kam botuar qe para 2 vjetesh nje album per te, me rreth 200 fotografi. Imazhet ne te jane gershetuar edhe me tekste te Nolit apo cfare kane thene te tjere per te. Duke qene se ajo i parapriu kesaj vepre, pjesen me te madhe te fotografive une i kam marre prej tij. Ne nje veper biografike, imazhi eshte nje pjese shume e rendesishme perberese, dhe eshte ne natyren e njeriut, qe kur lexon nje biografi do ta shohe ate te shprehur ne imazhe, dhe kjo me ka ndihmuar ne kerkime dhe kam pasur ndihmen bujare te njerezve te tij.

E para ne album eshte shtepia ku ka lindur, ne Ibrik Tepe. Jam kurioze te di per te, eshte fotografi e vjeter apo e afert me ne ne kohe?

Kur kam shkuar, kam shkelur ne ate vend, kam fotografuar, nuk kam dashur ta besoj. Kjo ne fillim te viteve '80-te, ndersa ne fund te ketyre viteve pata fatin te njihem me njerezit e tij. Kontakti me ta me beri te prek gati Nolin, e kur niperit e tij flisnin shqip me ngazelleu shume. Aty kuptova qe qe me te vertete shtepia e tij, e cila ishte e ndertuar me mur qerpici, por kish qendruar ne kembe.

Pas ketyre 25 vjetesh germim, hulumtim, mendoni se ju ka mbetur gje pa zbuluar nga jeta e Nolit, apo e keni shteruar?

Padyshim qe kane mbetur, dhe per kete jam plotesisht i sigurt e kam pengje. E them pa asnje lloj druajtje, por nje jete njeriu nuk mjafton per te shkruar jeten e Nolit. Por jam optimist qe brezi i ri dhe ata qe do vijne, do ta shfrytezojne vepren time si nje trampoline dhe baze per t'u cuar me tej. Jeta dhe vepra e tij eshte nje miniere, qe po te kerkosh, do te zbulosh, dhe koha eshte e pameshirshme, shume e eger dhe metodat e reja te studiuesit do te sherbejne per te zbuluar edhe me boten noliane. I lumtur ai popull qe nxjerr njerez si Fan Noli dhe une do ta quaja ne fat qe ne kemi nje nga shembujt madhore per brezat e rinj, si nje udherrefyes ne jeten e tyre. Duhet kuptuar edhe nje e vertete universale, qe edhe Noli ishte njeri, e si i tille kishte te meta dhe s'duhet te trembemi nga te metat dhe dobesite.

Bisedoi Anisa YMERI - Korrieri