E merkure, 24.04.2024, 06:26 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Otranto, pika ku vërtetohet humbja e detit shqiptar

E hene, 23.11.2009, 02:23 PM


Nga Arben Rrozhani
 
Ish-zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Armand Vinçani, shpjegon hartat dhe si u thye marrëveshja italo-greke

Ish-zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe një nga oponentët e Paktit Detar me Greqinë, z.Armand Vinçani, në një intervistë ekskluzive për Shekullin, e cila u botua e plotë në Shekulli Print në dy numrat e fundit, flet për Paktin pas takimit që komuniteti shqiptar i SHBA, ka bërë me kryenegociatorin e palës shqiptare në këtë marrëveshje, Ferit Hoxha.

Z.Vinçani, se fundi ju keni patur rastin te degjoni drejtpersedrejti shpjegimet e Z. Ferit Hoxha lidhur me marrveshjen per delimitimin e kufirit detar me Greqine. A mendoni se argumentat e sjelle justifikojne ate qe opinioni publik shqiptar, media, eksperte dhe intelektuale te shumte si dhe ju vete me pare e keni quajtur te pa-arrire dhe qe nuk mbron interesat e Shqiperise?
Ajo cka une gjej pozitive ne takimin me nje pjese te vogel te diaspores qe jeton ne New York eshte interesimi i jashtezakonshem i komunitetit shqiptar zemra e te cilit rreh me te njejtat ritme si dhe e shumices qe jeton ne Shqiperi sa here eshte fjala per interesat, aritjet apo mangesite qe prekin kombin tone. Duke patur fatin e mire te bashkejeteses ne nje vend krejt te lire dhe me demokracine me te zhvilluar komuniteti shqiptar gjithnje e me shume po i largohet trysnise politike qe fatkeqesisht godet aq ashper shoqerine shqiptare. Debati konstruktiv eshte e vetmja menyre per zhvilluar me tej ndjenjen e qytetarise dhe angazhimin civil. Ne kete kuptim do te doja te falenderoja perzemersisht inisiativen e Z. Shinasi Rama dhe gatishmerine e Z. F. Hoxha per organizimin e nje ballafaqimi te tille me qellimin e mire te informimit dhe krijimit te kushteve per shfaqjen e kundershtive ne menyren me demokratike te mundshme. Duke ardhur tek pyetja, do te shprehesha se objektivi, te pakten ne aspektin personal, ishte te realizoja se sa e pergatitur ka qene pala shqiptare ne bisedimet dy-paleshe. Ne kete sens, nuk isha shume i interesuar te mesoja rreth matjeve dhe kalkulimeve te kryera te cilat jane bere publike disa here ne shtypin shqiptar por me shume prisja te kuptoja sa kishte mundur pala jone te konceptonte te gjithe filozofine, doktrinen dhe objektivat ne vite te shtetit grek ne lidhje me delimitimin e ujrave detare ne pergjithsi dhe kjo me pas ne vecanti me Shqiperine. Per mua kjo ka perbere nje nga aspektet themelore gjate gjithe kohes se debatit publik te marrveshjes e nxitur dhe me shume nga deklarimi ish-zyrtares se larte greke duke e konsideruar marrveshjen te nje rendesie strategjike. Ketu eshte zanafilla e rezultatit qe sot konsiderohet nga nje pjese e opinionit si brenda ashtu dhe jashte vendit e papranueshme dhe qe prek interesat tona kombetare.

A mund te ndaloni ju lutem pak me shume ne analizen qe ju mund ti beni rrethanave gjeo-strategike dhe fiolozofise se shtetit fqinje per delimitimin e hapesieres ujore?
Pas hyrjes ne fuqi te UNCLOS dhe me humbjen e aftesise vepruese ne ujra te hapura per shkak te marrveshjeve te shumta rrjedhoje e te cilave ishte edhe percaktimi i EEZs shteti grek filloi te mendonte seriozisht per gjetjen e hapesirave ujore (sidomos kjo e rendesishme per aktivitetin e peshkimit) rreth dheut kontinental te tyre. Ne te gjitha publikimet e hapura shihet qarte se Greqia mbetet nje mbeshtetese e forte emocionale e parimit te ekuidistances (baraslargesise) si metoda qe duhet te aplikohet ne delimitimin e shelfeve kontinentale. Kjo eshte edhe metoda e perdorur ne marrveshjen qe diskutohet. Per specialistet greke prej kohesh nuk shihej e arsyeshme te vazhdohej me rregullin e vijes baze (vija baze eshte vija normale qe fillon prej buzes /ceketires me te ulet te ujit) Aplikimi i sistemit te vijes se drejte baze, sidomos ne gjiret e shumte greke do te demonstronte gadishmerine e Greqise per te aplikuar ne favor te saj klauzolat e Konventes per Ligjin e Detit. Nese i referohemi edhe marrveshjeve te tjera qe greia ka mbyllur apo kerkon te mbylle me vende te tjera ne rajon do te shohim se kerkesat per zbatimin e vijave te drejta dhe mbyllese ekzistojne per shumicen e bregdetit grek qe eshte tejet idhembezuar dhe ne shume vende i skajuar nga ishuj te shumte. Perdorimi nga Greqia i ketyre specifikave te saj per te ndertuar nje sistem te vijave te drejta bazore eshte pjese e doktrines greke per delimitimin. Ne teresi objektivat e shtetit grek ne kete fushe jane ruajtja e rolit historik te saj midis kombeve me te medha detare, adaptimi jo vetem ndaj konkurrences ne transportin detar per edhe ndaj kushteve te reja ne nivelin nderkombetar, ndyshimet ne levizjen tradicionale te anijeve qe kufizohen gjithnje e me teper per shkak te kodeve te ndryshme ne zhvillim, e konventave (perfshire edhe LOS) te cilat kerkojne nderhyrjen e shtetit grek ne industri si dhe masa me fikase ndaj ulses se fleksibilitetit ne operacione. Se fundi Greqia eshte e lidhur me oqeanet dhe perdorimin e ujrave detare per qellime politike, ekonomike, sociale dhe mbrojtje kombetare strategjike. Te gjitha keto jane faktore qe pala jone duhej te mbante parasysh ne menyre qe te ishte ne gjendje te percaktonte brenda hapesires ligjore te LOS si dhe konsideratave te akteve te Gjykates nderkombetare dhe Gjykatave te Arbitrazhit nje kundervenie me efektive ne menyre qe vendi yne te mos humbiste asgje nga hapesirat ujore qe ka patur ne historine e saj edhe pse jo te fiksuar ne marrveshje dy-paleshe por te njohur boterisht nga institucionet nderkombetare.

A mendoni se pala greke ka realzuar plotesisht objektivat e saj me nenshkrimin e kesaj marrveshjeje?
Absolutisht po. E perseris, pala greke ka hyre ne bisedime me objektiva te qarte dhe doktrine te caktuar qe e do e conte ne rezultatin optimal. Ne kete aspekt, nuk shoh asgje te keqe sepse ne fund te fundit ky eshte qellimi i nje pale kur hyn ne marrveshje. Persa kohe perdoren mjete paqesore e per me shume akoma ke dhe konsensusin e pales tjeter s'ka aboslutisht vend per dyshim. Eshte tjeter gje, qe pala jone ka shkuar " as per te fituar e as per te humbur". Kete gje Z. Hoxha e ri-perseriti ne takimin me diasporen. Me thjesht nuk mund te thuhet, por atehere ne kemi te drejte te pyesim se perse shkuan atehere ne bisedime? Per te ndryshuar kufirin e me pas te thuash, jo s'kemi humbur asnje cm? Le ti referohemi pales tjeter, e cila ne botime te hapura nenvizonte se, "nese dhembezimet ne bregun lindor te ishullit te Korfuzit do te perfshihen ne nje vije prej 6.7 miljesh kjo do te reduktonte distancen midis bregut shqiptar dhe vijes se mesme e matur nga kjo vije permbyllese jo me shume se 1.6 milje". A mund te shprehet me qarte angazhimi i pales tjeter per te fituar? Kjo eshte plotesisht normale. A nuk mendoni ju se hyrja ne Otranto perben me te vertete nje fitore strategjike per Greqine? Une nuk besoj se ka njeri qe me njohurite me minimale ne leximin e nje harte topografike nuk do te ishte ne gjendje ta kuptonte kete.

*****
Në vijim të intervistës me gazetën "Shekulli" ish-zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Armand Vinçani, analizon matjet që janë bërë në ngushticën e Otrantos dhe në pikën 150, ku duket hapur se sa det ka humbur Shqipëria. "Trajtimi i kësaj zone është pjesa më delikate e marrëveshjes, sepse është pikërisht këtu ku Shqipëria humbet jo vetëm zonë të konsiderueshme ujore për shumë më tepër se kaq" - thotë Vinçani, duke kujtuar se në marrëveshjen e vitit 1977 Italia dhe Greqia kishin rënë dakord që delimitimi nuk do të shtrihet në drejtimin verior përtej pikës 1 dhe në drejtimin jugor përtej pikës 16.


Z.Vincani, duke qenë se ju u ndalët në një analizë të filozofisë dhe objektivave të shtetit fqinj për delimitimin, a nuk mendoni se pala shqiptare kishte të njëjtën situatë?

Do të preferoja t'i përgjigjesha kësaj pyetje në një mënyrë të tërthortë, duke ju referuar përsëri literaturës me autorësi greke, lehtësisht e gjetshme edhe online nga dikush që dëshiron të bëjë pak kërkim. Vështirësitë kryesore për shtetin fqinj në realizimin e ndarjes së kufirit detar me Shqipërinë deri pak vite më parë shiheshin në legjislativin shqiptar që përcaktonte se deti territorial shqiptar shtrihej prej bregut shqiptar dhe ishujve greke deri në mes të kanalit të Korfuzit. Për sa i përket detit territorial, pala greke konsideronte se kishte të njëjtat probleme, si dhe me palën turke. "Vështirësia" në këtë aspekt u kapërcye me miratimin e ligjit 9861 të datës 24.01.2009 që shfuqizoi ligjin 8771 të datës 19.4.2001, i cili përmbante përcaktimin që sapo përmenda. Ligji i fundit, i cili ironikisht titullohet: "Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror" ka çdo gjë tjetër rregulluese, por nuk jep përcaktim të asaj që do të rregullojë. Me fjalë të tjera, pala jonë ishte pa asnjë bazë ligjore kombëtare. E vetmja bazë ligjore për të mbeti konventa e LOS. Po kështu, jo vetëm doktrinë të veçantë për delimitimin nuk ka, por as që mund të gjesh një fjali të vetme për të në doktrinat ekzistuese. Në fund të fundit, konventa e detit është aq komplekse sa ajo kurrë nuk mund të zbatohet verbërisht. Kjo sepse, çdo vend ka specifikat e tij gjeografike (si gjatësia e konfigurimit të bregdeteve, dukshmëria e masave të tokës, drejtimi i relievit, ishujt), si dhe jogjeografike (faktorë gjeologjikë, të drejtat historike, uniteti në depozitimet tokësore, rrethanat socio-ekonomike etj). Janë të gjitha këto, të cilat që nga moment i hyrjes në fuqi të ligjit për të Drejtën e Detit, janë zhvilluar shumë statute (akte) kryesisht nga gjykatat, të cilat kanë imponuar futjen e koncepteve të barazisë dhe proporcionalitetit. Pra, një mungesë e një analize të hollësishme në lidhje me veçoritë tona dhe klauzolat e mundshme për mbrojtjen e të drejtës sonë çoi në pozicionin që vëmë për marrëveshje, por do të pranojmë ç'të na japin. Në mënyrë të përmbledhur, ne u imbarkuam në rrugën e bisedimeve pa ligj kombëtar, pa doktrinë, pa literaturë kombëtare, pa objektiva dhe pa dëshirën për të studiuar historinë tonë. Çfarë kishim në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes ishin vetëm zgjedhjet që po trokisnin në derë. Cilat janë kompensimet që ne pranuam për lëshimet e bëra, është obligim i qeverisë shqiptare për t'ia bërë të ditur popullit shqiptar.
Në këtë pyetje do të doja të sqaroja, gjithashtu, se për të gjithë këtë ne nuk mund të fajësojmë grupin që negocioi marrëveshjen. Personalisht, nuk do të pranoja konceptin se dikush është më atdhetar se tjetri. Absolutisht jo! Për këdo që është shqiptar, interesat e kombit tonë janë të prekshme për të gjithë njëlloj. Nëse ne dështuam në marrëveshjen e bërë, faji është i shtetit shqiptar. Është shteti që në vazhdimësi shtyp mendimin e lirë dhe përpiqet t'i imponohet administratës së tij. Nëse i referohemi përvojës së 20-viteve të fundit, ku pretendojmë se kemi jetuar në demokraci, nuk ka asnjë bazë të vërtetë ku mund të besosh në konceptin se pushteti është pushtet dhe administrata është administratë. Prandaj, fajësia është e klasës politike shqiptare dhe e pushtetit që me çdo kusht kërkon bindje politike në përmbushjen e detyrave administrative. A mund të jetë e pranueshme që pushteti i sotëm ja atribuon opozitës kundërshtinë ndaj marrëveshjes? A mundet që një ministër Mbrojtjeje të deklarohet se ligji do të kalohet në parlament, por nuk do të diskutohet, pasi opozita nuk është atje? Kjo është tejet irracionale dhe uzurpuese. Në çështje të tilla, si për kufijtë shtetërorë nuk mund të këtë pozitë dhe opozitë. Kufijtë ju dhimbsen njëlloj të dy palëve dhe opinioni publik kërkon të njohë vlerësimet e tyre.
Më parë ju përmendët Otranton, a mund të jepni një shpjegim më të detajuar se ku e bazoni idenë tuaj se marrëveshja bën palë Greqinë në atë ngushticë?

Trajtimi i kësaj zone është pjesa më delikate e marrëveshjes, sepse është pikërisht këtu ku Shqipëria humbet jo vetëm zonë të konsiderueshme ujore për shumë më tepër se kaq. Le t'i referohemi një harte fare të thjeshtë që çdokush mund ta ndërtojë lehtësisht. Pikat 1, 2, 3, dhe 4 (në ngjyrë të verdhë) janë pikat koordinatave të arritura në marrëveshjen e nënshkruar vite më parë midis Italisë dhe Greqisë. Ne këtë marrëveshje, theksohet tekstualisht se "Palët kontraktuese kanë rënë dakord që delimitimi nuk do të shtrihet në drejtimin verior përtej pikës 1 dhe në drejtimin jugor përtej pikës 16 (pika 16 nuk është treguar në hartë për arsye se është jashtë konsideratës sonë). Pika 17 (ngjyrë e kuqe) është pika e fundit e përcaktuar në marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë". Pika 150 është pika fundore e kufirit të përcaktuar në marrëveshjen Shqipëri-Greqi. A është e nevojshme provë tjetër? Nëse Gjiri i Sarandës nuk plotëson kushtet e gjirit të mbyllur dhe sipas "vërtetimit" të palës shqiptare se ai gji nuk ka qenë kurrë deklaruar si gji historik nga shteti shqiptar (me ndihmën e fjalorit enciklopedik shqiptar), po Ngushtica e Otrantos si është klasifikuar në shekuj? Harta tjetër tregon atë ngushticë nga një hartë e përgatitur nga Jean D'anville që jetoi në vitet 1697-1782. Ajo ngushticë në këtë hartë mbyllet në anën tone te "Rrugët e Bardha" (Strada Bianka). Janë po ato rrugë që Pashaj i përmend shpesh në analizat e tij, sa herë shikon tendencat për t'i kthyer në "Rrugë të Zeza".
Duke ardhur te pyetja e fundit, ne jemi shumë të interesuar të dimë rreth nismës së ndërmarrë në komunitetin shqiptar që jeton në New York dhe e njoftuar në shtyp, e cila filloi javën e shkuar me prezantimin e z. Hoxha. Mund të shtoni diçka për lexuesin?
Dëshiroj të ripërsëris se komuniteti shqiptar, dhe kjo jo vetëm për atë pjese që jeton në Amerikë, por kudo, është jashtëzakonisht i sensibilizuar dhe kjo i dedikohet asaj pjese të shtypit shqiptar që ka marrë përsipër të jetë tribunë e mendimit të lirë. Unë kam bindjen e plotë se ju jeni në dijeni të masivitetit të forumeve të ndryshkem, ku sot i është mundësuar secilit të shprehë hapur shqetësimet dhe opinionet e tij. Janë me qindra rrjete komunikimi elektronike që mbartin në vetvete atë përgjegjësi qytetare pavarësisht nga ndryshimet në bindjet partiake. Uroj që edhe qeveria e sotme shqiptare të ketë dëshirën për t'i njohur ato. Për ne që jetojmë jashtë Shqipërisë ka fare pak rëndësi se kush drejton pushtetin. Për ne ka rëndësi që pushteti t'i bindet lojës së demokracisë, të lejojë mendimin e lirë, të jetë transparent në kohen e duhur e të mos ngurrojë të marrë përgjegjësinë e kërkojë falje kur ka gabuar. Ky është koncepti ynë. Lidhur me aktivitetin, do të dëshiroja të shtoja se synimi ynë është transparenca dhe qartësimi i kujtdo që është i interesuar të mësojë për marrëveshjen në fjalë. Aktiviteti ynë është, ndërkohë, një apel ndaj Gjykatës Kushtetuese për të gjykuar vetëm mbi dritën e fakteve e kështu do t'i mundësohet kuptimi, pse ajo marrëveshje nuk mund dhe nuk duhet të "bekohet" nga parlamenti shqiptar.

**********************************
Meta me zv.ministrin grek: 'Qeveria, e vendosur të ecë përpara me Paktin'

Zëvendëskryeministri Ilir Meta, njëherësh ministër i Jashtëm ka takuar sot zv/ministrin e jashtëm grek, Dimitris P.Droutsas. Dy zyrtaret kane dhene nje konference per shtyp, ku u fol eshe per Paktin Detar.
"Nuk janë stopuar procedurat, por për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështjeje dhe dezinformimit nga ana e opozitës, parlamenti është treguar i hapur për t'i dhënë më shumë kohë opinionit, për të kuptuar se marrëveshja është në interes të dy vendeve, madje mund të them dhe më shumë në interes tonë se të Greqisë"- tha Meta.
Sipas tij, do ishte mirë që në parlament të ishte dhe vetë opozita meqenëse sipas tij, është në krye të këtij 'instrumentalizimi'.
"Ne tregojmë se nuk kemi arsye të kalojmë marrëveshjen me nxitim dhe pa bërë transparencën e nevojshme dhe me opozitën në parlament. Por qeveria është e vendosur të ecë përpara' - tha ai.
Nga ana e tij, z/ministri grek ka thënë: 'Marrëveshja është në kuadrin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe përbën hap të mirë në përpjekjet e Shqipërisë drejt BE, që edhe ne dëshirojmë të fokusohemi. Sa për procedurat e ratifikimit, them se çdo vend ka procedurat e veta të ligjshme' - tha ai.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora