E enjte, 18.04.2024, 02:09 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: mero vrroma

E hene, 23.11.2009, 02:21 PM


mero vrroma

Nga Edison Ypi

Gajasja e radhes me mero vrromen filloi kur u vu re se ne sheshin e protestes se opozites padronet e zagarit te faktmorrit i ndreqen qenit nje kend te posacem per te lehur.

E lane sa e lane te lehe nga kolibja e improvizuar padronet mero vrromen, pastaj e nxoren ne televizor. Aty vrroma leshoi bomben. Tha, neser Shqiperia gdhihet ndryshe! Kjo beri shume pershtypje. Dhe sigurisht bashke me mijera te tjere anembane Shqiperise dhe botes, edhe une mezi e prita te nesermen per ta pare Shqiperine te gdhire ndryshe.

Pa u gdhire mire, me kuriozitet te madh, nxora koken ne dritare per te pare si kishte ndryshuar Shqiperia. Hodha menjehere syte ne lindje per te pare a ishin a s'ishin aty ku kane qene prej miliona vitesh ato dy cukat ne maje te Dajtit. Aty ishin cukat, aty ishte Dajti, aty ishte edhe dielli qe porsa kishte lindur. Megjithate thash' te mos ngutem. Se Shqiperia eshte e madhe. S'kishte ndryshuar brenda nates ne Tirane, por s'do te thote se s''kish ndryshuar tjeterkund, ne Gryken e Kelcyres per shembull, andej nga vrroma mero ka ardhur.

Tek mendoja per relativitetin gjeografik te ndryshimeve brenda kokes plot delire te mero vrromes, u nisa avash-avash t'i bej pak biznes asaj hallemadhes se lagjes, gazetashiteses. E mora mes falenderimesh te vetmen TemA qe hallemadhja arriti te shiste gjate asaj dite, dhe nisa ta lexoj tekstin ku mero vrroma me talentin e tij te pashoq, sepse inekzistent, duhej te kishte shkoqur nje nga nje te gjitha arsyet pse Shqiperia dje ishte gdhire ndryshe nga pardje.

E para gje qe me vajti ndermend ishte se mos, Allahu na rujt, mero vrroma mund te quaje ndryshim ndonje kthim ne Partine Demokratike. S'ishte ashtu, ishte ndryshe, mero vrroma rrihte tjeterkund. Me metodat e veta vrromiste - statistikore, mero vrroma, paskesh numeruar hic me pak se plot njeqindmije vete ne protesten e Partise Socialiste. Dhe menjehere pas konstatimit te kesaj mega-shifre, sipas parimit te njohur dialektit, atij parimi qe, sa mban mend mero vrroma, thote se, ndryshimet e befta sasiore pasohen nga hope cilesore, vrroma kalonte menjehere ne perfundimin rrenqethes se pas konstatimit te mega-shifres se giga pjesemarrjes; "kane ndryshuar tashme shume gjera ne kete vend".

Cilat jane ato arsye sipas mero vrromes?!

Sipas vrromes gazetareske peshtirosese me emrin mero, aq te impresionuar nga pjesemarrja; "Arsyeja e pare eshte se sot opozita e majte dhe e djathte, e bashkuar ne shesh per standarde te reja zgjedhjesh ne Shqiperi, ka ndryshuar veten...dhe derrderrderr".

Bobo sa keq te mbetet kaq i pa informuar i gjithinformuari morro qe s'paska ditur kurrgje per autobuset e panumert ardhur nga rrethet. O vrrome, si ta ha mendja ty, ata ne shesh, ishin per te ndryshuar standardet e zgjedhjeve, apo qeverine, e?!

Ja c'thoshte vrroma ne vazhdim; "Kjo proteste ndryshoi po ashtu dhe rrethimin qe media shqiptare i kishte bere kesaj kauze. E gjendur nen presion direkt te qeverise per ta mbajtur nen kontroll, media shqiptare, e venitur nga ndeshkimet dhe shperblimet e Sali Berishes, po injoron per muaj te tere kauzen... dhe llallallalla".

Per venitjen e medias, jam dakord me ty o morr. Por si thua ti o vrrome, ka rrethuar qeveria median e venitur, apo media e venitur qeverine?! Harrove ti ndyresire qe gjate fushates se fundit elektorale, vec nja dy fletushkave gazeta dhe nja dy televizioneve baraka, bombat atomike mediatike rane te gjitha mbi koken e Partise Demokratike dite e nate e nate e dite pa u ndalur asnje cast? Vec nja dy a treve qe duken si te marre me qera' nga e majta, di ti o mero vrroma qofte edhe vetem nje gazetar shqiptar ta kete mbrojtur a ta mbroje Partine Demokratike drejtperdrejt pa i levizur qerpiku?

Pak me poshte; "Gazetaret shqiptare jane ndjere dje me te lire ndaj censoreve qe vijne nga zyra e Sali Berishes, per te deshmuar se ka nje Shqiperi tjeter qe nuk i ngjan asaj qe inskenon Sali Berisha".

Cilet gazetare ta deshmojne Shqiperine o morro? Ata qe edhe ty qe je vrrome te bejne per te vjelle?

Ne vazhdim; "Por dje dukej qarte se kishte ndryshuar dhe perendimi dhe faktori nderkombetar ne Shqiperi...dhe gerrgerrgerrgerr".

Bobobobobo sa te forte paskan qene ata te autobuseve sa nje te ardhur ketu paskan ndryshuar njeheresh te dyja, edhe "perendimin" edhe "faktorin nderkombetar ne Shqiperi". C'jane keto gomarlleqe qe thua o vrrome?

Tjeter vrrometore; Ai (Sali Berisha) s'mund te thote per ata 100 mije njerez qe jane klane te Edi Rames apo njerez qe kerkojne leje ndertimi".

Se pari Edi Ramen mos e zer ne goje o felliqesire. Sepse, po te ishte per ty, Edi Rama sot do ishte ne hapsane duke vuajtur te parat nga mijera vitet e burgut qe sipas teje meriton. Dhe e dyta, ore a ke kombinuar edhe ti per vete a per ndonje mikun tend ndonje leje ndertimi keto kohet e fundit?

Dhe kryebrockulla qe mund te dale vetem nga pena e ndyre e nje vrrome; "Dje dhame shenjen e pare se e duam Shqiperine dinjitoze".

Kjo i kalon te gjitha imagjinatat sa pervers je ti o pis. Nese e ke fjalen per Shqiperine e pas '90-es, qe per ate e ke, po mijera shqiptaret e ndershem qe as vodhen si vjedh ti, as ndertuan vila ne Golem si ke bere ti, as blene shtypshkronja me para te dyshimta si bleve ti, as hapen gazete si hape ti, as ndermjetesuan per te punesuar bashkefshatare si ke bere ti, po vetem punuan kokeulur, nuk dhane ata ndonje shenje se e donin Shqiperine dinjitoze dhe jo lapanjoze si e do ti qe na u kujtoke per pak dinjitet pas njezet vitesh?

Nejse, pasi lexova vrromen ortografike te vrromes njerezore, u hodha nje sy lajmeve te dites. Mes lajmeve mora vesh se ishin kapur disa kriminele qe thithnin dhjamin e njerezve per t'ia shitur industrise farmaceutike 15 mije dollare litrin. Aty me kapi frika, se thashe me vete, ore mos ndoshta i kane thithur dhjamin mero vrromes dhe mero vrroma aty sheh ndryshimin? Por u qetesova shpejt. Sepse, se pari mynxyra kishte bere vaki' teper larg, ne Ameriken Latine, dhjamin ata e shisnin me litra dhe jo me tonelata si e ka vrroma, por sidomos sepse atyre u interesonte dhjami i gjoksit dhe jo dhjami i kokes qe mero vrroma e ka me bollek. Ky shqetesim me se fundi m'u ter krejt kur pashe se dhjami i kokes se vrromes ne foton e nje gazete ishte krejt i paprekur, s'dukej aspak i thithur me ndonje mjet.

Pastaj thash' tu hedh nje sy shqiptareve, shqiptareve ne pergjithesi nga pamja e jashtme, mos e shoh tek ata ndryshimin qe kishte konstatuar vrroma. I pash' mos u ka dale ndonje bri ne balle, mos ishin katandisur me nje dore a me pese kembe. Jo - jo, si poca ishin. Rruges takova nje regjisor snob budalla qe se c'me tha per publikun amerikan qe na qenkej tejet i interesuar per talente shqiptare ne fushen e dramaturgjise. E pyeta per ndryshimin. S'dinte gje dhe u avita te protesta per te kapur sa te mundja thelbin e ndryshimit konstatuar nga mero vrroma. Atje kerkova me sy ate veteranin i cili mbreme ne televizor mero vrromen e quajti bandit te Berishes. Pasi nuk e gjeta dot, kapa nje tjeter, nje te ngjashem me te, nje shokun e tij te armeve, te kasketes, te dekoratave, medaljeve, dhe stilolapsave ne xhepin e majte te xhaketes. Mos ia ver re atij, me tha ky, ai qe ke pare ti mbreme ne televizor eshte me cifel granate ne tru. I ka mbetur nga koha e luftes, qe para 65 vitesh, s'ia nxjerr dot asnje doktor, per shkak te asaj cifle, prej asaj kohe, mavriu nxjerr shkume nga goja 5 minuta per cdo ore. Ndodhi kur nje shoku yne i plasi nje granate pas shpine nje shoku tjeter per ta vrare ngaqe bente dashuri brenda nje shpelle me nje partizane. Sa shoke paskeni qene a mavrinj, sa u vrate, sa vrate, sa vetvrate, sa ishit, sa mbetet, i thashe? Plot vrame e preme, plot vetvrame e plot vetpreme, dhe plot mbetem, tha, dhe te gjithe te mbeturit ketu jemi, ja te i ke, me dekorata ne gjoks, me stilolapsa ne xhep!

O mero vrroma, kujtove se t'i harrova mallkimet?

O t'u mbyllte dera e banjes nga brenda kur ne shtepi te mos kesh njeri. Dhe atje brenda mbetsh. Duke klithur per ndihme nja pese a gjashte ore ne erresire kur te jete ndalur dhe korrenti. O te rente koka e madhe brenda brimes se vogel te hales. O pac harruar ujin e nxehte hapur mbi kurriz. Dhe ashtu mbetsh permbys. Uji i nxehte ne kurriz, koka ku te thashe, kembet e shqyera, njera mbi lavaman tjetra mbi vaske. O dalsh nga banja duke te terhequr me kavo per kembesh sepse koka te ka ngecur te brima. Pastaj nisu drejt e ne Sari Salltik. Prit atje deri sa te asfaltohet rruga. Ngjitu maje shkembit te Teqese, se je dhe bektashi. Shko rreze shkembit te bardhe. Hidhi nje sy detit blu, qiellit te kalter, dhe humneres. Dhe bej si di vete.

Ore se mos te vete gje ne mend te me rrahesh?! Saken se e ben! Se i them ambasadorit.

Shenim: Shkrimet e rubrikes "Forum" jane opinione te autorit dhe nuk paraqesin domosdoshmerisht qendrimin e gazetes "Koha Jone"


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora