E shtune, 20.04.2024, 10:26 AM (GMT+1)

Faleminderit

Emërtimi i vrasjeve ordiniere në Shqipëri` duke i cilësuar si vrasje Kanunore, është një luftë ogurzezë kundër vlerave Ilire-Shqipetare

E diele, 30.09.2007, 01:43 AM


Emërtimi i vrasjeve ordiniere në Shqipëri` duke i cilësuar si vrasje Kanunore, është një luftë ogurzezë kundër vlerave Ilire-Shqipetare, një ndër të cilat është Kanuni i Lekë Dukagjinit!
Kur do të ndalet lufta kundër vlerave kombëtare Shqipëtare, siç është lufta kundër Kanunit të Lekë Dukagjinit?!

Nga Llemadeo - www.zeriilarget.com

Leke Dukagjini - Pikture nga Llemadeo
Pikërisht atë vlerë kombëtare shqipëtare e sulmuan të gjithë armiqtë e kombit shqipetarë, të cilët ishin të sigurtë se vetëm nëse do të shuanin nga kujtesa e popullit shqipetarë, zakonet shqipetare, kulturën e vëndit, gjuhën dhe besën, apo vlerat e virtytet e tjera shqipëtare, ata ishin të sigurtë që do ta shuanin kombin shqipetarë përgjithmonë!
Mirpo atë nuk e arritën kurrë në asnjë kohë, as edhe vetë perandoria më e egër e pushtimeve dhe e metodave çkombtarizuese, siç ishte perandoria osmane, kohë në të cilën, mençuria shqipëtare me në krye Lekë Dukagjinin, formulojë dhe ia mësojë përmëndësh gjithë popullit shqipetarë, Kodin zakonore kombëtarë, Kanunin e Lekë Dukagjinit.
Atë nuk e arritën as planet sllave që për gjysëm shekulli e pushtuan kombin shqipetarë me idologjinë sllave, ku mjerisht u ndaluan me ligjë diktatorial, nderimi dhe përdorimi i shumë zakoneve shqipëtare. U ndalua jo vetëm Kanuni, por edhe veshjet kombëtare shqipetare, apo zhvillimi i gjameve për të vdekurit simbas tradites Ilire-Shqipëtare e deri tek ceremonitë e dasmave, ku ideollogjia sllave e stalinit u bë dhunshëm qendër në trojet shqipëtare, nën diktaturen e udhëheqjes së shqipëtarve staliniste e titiste…!

Strategjia e komunisteve të Tiranës, të cilët mbajnë peng ligjet dhe instuticionet e shtetit, vazhdojnë luftën e tyre të ethshme për shkatërrimin e vlerave kombëtare Shqipëtare, siç është Kanuni i Lekë Dukagjinit!
Tashmë është bërë e përditshme loja e propogandës së komunistëve të Tiranës, të cilët që mbas 1990-ës, kanë shpalosur po të njëjtin projekt të tyre antikombëtarë, të shkatërrimit të vlerave kombëtare shqipëtare, siç bënin në diktaturë, duke i keqpërdorur dhe duke i dhunuar ato vlera në çdo aspekt. Ato vlera kombëtare shqipëtare po dhunohen, sa herë që ordinierët, si hajdutët e xhepave, apo mafjozet e organizuar nga politika, vrasin njëri tjetrin dhe fshihen pas Kodeve zakonore shqipëtare, pas njëres ndër vlerat më të mëdha që ka kombi shqipëtarë, siç është Kanuni i Lekë Dukagjinit, duke i cilësuar ato vrasje si Kanunore!

Është bërë modë e gojëve komuniste, të cilat mjerisht kanë çelur filiza të ri, jo vetëm në mediat shqipetare, por deri edhe në politike, ku ata komentojnë qëllimisht mbrapsht çdo vrasje ordinieresh, vrasje të çmednurish. Sa herë që ata vrasin njëri tjetrin nëpër hesapet e ulta ordiniere, në vjedhje viçash, apo në hordhiqe prostitutash, në thashetheme grashë, apo shpifje burrecash…është bërë mode ogurzezë, ku menjëherë të parët janë ato gojë social-komuniste, por edhe pseudodemokrate, ku të tërë, në atë Kor` propogandistik gazetash e televizionesh, ngrejnë zërin e mbrapshtë dhe ja veshin ato vrasje Kanunit!

Është e çuditshme se atë sulm të egër kundër vlerave kombëtare shqipetare, ato lloje shpifjesh kundër Kanunit dhe vlerave tona, atë akuzë të ulët` e bëjnë një pjesë e gazetarëve të Shqiperisë. Ajo pjesë e cila nuk është në gjëndje akoma të njohin vlerat e vërteta kombëtare shqipëtare, por jetojnë dhe veprojnë në ato Media, me historitë e treguara nga edukatoret e kopshteve ku që aty mësohej ideollogjia sllavo-komuniste dhe thuhej në çdo fjalë se; „mbi çdo gjë dhe mbi çdo kohë ka qënë dhe do të jetë partia!

Ndërsa bota, që nga Japonia e deri në USA, që nga Suedia e deri në Afrikën e Jugut, e marrin Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe e lexojnë me ëndje në gjuhët e huaja, si dhe bëjnë vlerësimet më të larta për përmbajtjen e tijë, për domethënien e tijë dhe për fuqinë që ai ka patur për ti dhënë shpirt e jetë popullit shqipëtarë në kohën kur po shtypej nga një ndër perandoritë më barbare të çkombtarizimeve dhe çfarosjeve të popujve` e cila i asimilonte njerzit me detyrim, duke ua ndrruar fenë me dhunë si dhe gjuhën e zakonet!

Pikërisht në atë fazë tragjike për shqipetarët, në shekullin e 14-të, kur populli shqipetarë po shtypej nga perandoria më e eger e kohrave, pikërisht në ato epoka të vështira kur luftrat Romako-Bizantine po pushonin në luftrat kundër kombit shqipëtare, dhe ndërkohe po fillonin luftrat e tjera të shumfishta, si të osmanve dhe të sllaveve, pikërisht në atë shekull, Lekë Dukagjini bashkon mendimtarët e burrërisë më të mençur shqipëtare dhe në një këshillim të gjërë vendosin që të krijohet Kanuni(Drejtësi për të gjithë njësoj), ku do të bashkoheshin në një të tërë ligjet zakonore shqipëtare dhe do të përpilohej ai Kod zakonore, si një libër i shenjtë i mësuar përmendësh nga çdo shqipetarë, gjë që prej asajë kohe do të i thuhej çdo armiku se:
*Shqipetarët kanë zakonet e veta, ligjet e tyre amtare, të cilat nuk guxon askush të ua shklasë!*.

Ashtu nuk i lihej asnjë shteg i hapur armikut që të tentonte për të futur në kombin shqipetarë ligjet e veta perandorake, pasi shqipetarët kishin ligjet e veta zakonore dhe e mbanin vetë rregullin e brëndshem të jetesës në çdo pikpamje!
Ai Kanun zakonore shqipetarë u ka vënë kufi pushtimeve të huaja duke u thënë qartë dhe me vëndimin e „maleve“, burrave fisnikë të kombit, të cilët të lidhur nën Moton Hyjnore të Lekë Dukagjint, *BESA-BESË* i thanë qartë çdo të huaji pushtues se në kombin tonë nuk guxon asnjë pushtues që të bëjë ligje të tjera, apo të sjellë ligje të vetat pushtuese. Edhe pse nëpër shekuj, më vonë, ndodhi që pjesë të tëra të territoreve shqipetare u pushtuan nga osmanët, por ata asnjëhere nuk mundën të ushtrojnë pushtetin e tyre të plotë në trojet shqipetare.

Per vlerat dhe rëndesinë e Kanunit, kam shkruar dhe herë tjetër, gjë që tashmë për ato vlera po shkruajnë edhe të huajt, shkrime dhe vlerësime që ndoshta do të bëjnë atë që, të mësojnë shqipëtarët simpatizantë të sllavokomunizmit, ata që deri dje e dogjën Kodin zakonorë Shqipetarë, siç dogjën edhe çdo vlerë tjetër me prosinë e moskës dhe beogradit, ndoshta do të mësojnë prej studiuesve të huaj se çfarë vlerash unikale ka pasë dhe ka Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe sa e nderon kultura e historia botrore sot, me studimte dhe vleresimet që janë duke u bërë për të. Gjë që edhe njerzit e mëdhenjë të kombit tonë si At Shtjefen Gjeçovi, At Gjergj Fishta, Faik Konica, e shumë të tjerë e kanë vlersuar dhe përjetësuar madhështinë e Kanunit të Lekë Dukagjinit` në studimet dhe shkrimet e tyre. Por siç ndodh rëndomtë me ne shqipëtaret, duhet që shpesh të huajtë të na mësojne që të njohim vlerat tona si dhe të nderojme dhe të vlersojmë vetvehtën…!

Është bërë qesharake tashmë, tek dëgjon gazetarë të mediave shqipëtare, sidomos në Tiranë, të cilët e përdhosin atë vlerë kombëtare çdo ditë, si pa gjë të keq, sa herë që ndodhë një vrasje ordinierësh që vriten për thashetheme, për shpifje, për hajdutlliqe, apo për dështime pazaresh mafjoze që kanë lidhje dhe me pseudo-politikanë të veçantë…! Nuk është çudi që ndonjë ditë ti dëgjojmë ata gazetarët anti-Kanun, që meqënse u është mësuar goja duke fajsuar Kanunin për çdo vrasje, ndonjë ditë, në lajmet për të vdekur në aksidente automobilistike, të thonë që „…vdekja ishte Kanunore…!“
Asnjë vrasje në Shqipëri si dhe në çdo pjesë të kombit shqipëtare, nuk mund të cilësohet si Kanunore apo për gjakmarrje!

Nuk mund dhe nuk duhet të cilësohen si të tilla, sepse në Kombin Shqipetarë nuk funskionon më Kanuni, pasi ai ka rënë nga pesha që ditën kur Shqipëria apo pjesët e Kombit, kur popullata shqipëtare ka njohur dhe ka votuar një qeveri dhe qeverisje, pa marrë parasyshë se në cilin krah politik, apo në cilin vënd.
Që atëherë nuk kanë ekzistuar më 24 pleqtë zakonorë, si gjykatës popullorë, si sqarues dhe vlerësues të ngjarjeve, grindjeve apo mosmarrveshjeve e deri dhe vrasjeve që kanë ndodhur. Nuk kanë ekzistuar më ata burra të zgjedhur të çdo katundi, krahine apo qyteti. 24 pleqtë më të mënçur dhe më të drejtë të cilët kanë gjykuar çdo grindje të madhe apo të vogël, si dhe kanë marrë nën mbrojtje të drejt për drejtë çdo viktimë të gjakmarrjes. Gjë që kurrë në historinë shqipetare, ata pleq, në çdo pjesë të kombit, nuk kanë lejuar izolimin e grave apo të fëmijëve, siç dhe nuk kanë lejuar kurrë që të vriten për gjak as gratë dhe as fëmijet, vendime zakonore shqipëtare të shkruara qartë edhe në Kanun dhe të zbatuara përjetësisht tek shqipetarët, deri në vitin 1990!

Nën atë disiplinë të përjetshme shqipëtare, burri shqipëtare është karakterizuar nga Besa, Nderi, Burrëria dhe Fjala e urtë, ashtu që kurrë burrat shqipëtarë nuk kanë lejuar të virten gratë as fëmijet. Por dhe në pastë ndodhur, rradhë, një herë në njqind vjet, ku të jenë vrarë gra ose fëmijë në përpjekje e sipër gjakmarrjesh, vrasësi është ndëshkuar në mënyrën më të rrebtë, jo vetëm duke u vrarë ai për krimin që ka bërë, ndaj grave apo fëmijëve, por duke e debuar tërë fisin e tij nga fshati apo krahina, duke u cilësuar si farë e keqe, që nuk njeh besën dhe zakonet shqipëtare.

Zakonet shqipëtare dhe vetë Kanuni i Lekë Dukagjinit, i kanë shumë të qarta dhe të argumentueshme shkaqet se përse vret njeriu dhe kur vret njeriu si dhe për çfarë nuk guxon njeriu të vrasë!
Kanuni i Lekë Dukagjinit sanksionon pikërisht ato ligje e norma zakonore shqipëtare, të cilat me ardhjen e kohëve moderrne u quajtën Kushtetutë, si në shumë vënde të botës, ku Kushtetutat e para që u krijuan, patën si bazë gjithmonë gjykimin e një drejtësie popullore fisnikësh, të cilët shekull mbas shekulli kishin ruajtur rregullin e brëndshem të zhvillimit të jetës së shoqërisë njerzore.

Ashtu në çdo Kushtetutë të re të sapo krijuar që në shekujt e mesjetës, duken qartë përputhjet e kodeve për dënimin e kriminelve apo çdo keqbërsi, simbas shkallës së krimit. Biles shumë prej tyre kanë po të njëjtat kode edhe sot, ku janë të theksuara me të madhe, dënimi me vdekje i krimineleve, i vrasësve në përgjithësi. Por veçanarisht` dënimi maksimal u jepet vrasësve apo dhunuesve të grave dhe fëmijëve. Pra në çdo kushtetutë, të çdo vëndi në botë, parashikohet dënimi maksimal për kriminelë të rrezikshem!

Po ashtu, po të njëjtën gjë e theksojnë edhe zakonet shqipëtare deri dhe ne Formulen „Kanuni i Lekë Dukagjinit, ku krimineli vrasës që ska kërkuar falje për krimin që ka bërë, ai duhej të ndiqej dhe të ekzekutohej. Por nëse ai kërkon falje, pleqësia e 24 burrave më të mençur dhe më të drejtë të vëndit ku ndodhte ngjarja, kishin si detyrë njerzore të realizonin pajtimin duke i vënë në paqë palët, kundrejt detyrimeve që ia ngarkonin kriminelit për të plotësuar normat që kërkonte Kodi i shenjtë i Faljes.

Mirpo në pika të veçanta, Madheshtia e Kanunit duket qartë aty ku sqaron se për çfarë nuk duhet të vritet njeriu, për çfarë nuk vret burri i vertetë:
Kanuni e thekson me te madhe se:
*Për fjalë goje, për të shame dhe as për të rame, burri nuk vret!*.
Bakeqi, goje keqi, thashethemexhiu, shpifaraku, ai që mbjell sherr apo vën dorë mbi tjetrin, është dënuar rrebtë në gjykimin e të 24 burrave më të zgjedhur të pleqësisë shqipëtare.
Ai lloj keqbërsi është dënuar me gjobë, me përjashtim nga fshati dhe krahina, me moslejim që ai të marrë pjesë në asnjë darsëm apo gjamë.

Atë lloj keqbërësi e kanë cilësuar si „puntor i keq“ dhe nuk i është besuar asgjë fisnike, asnjë punë me rëndësi, biles atij i është hequr edhe e drejta e mbajtjes së armës. Ato masa te rrebta e kanë bërë keqbërsin ordinier të kërkojë falje dhe të mos përserisë më faje të ngjashme që krijonin konflikte të mëdha.

I theksova këto momente të rëndësishme në një trajtim pak të gjërë, pikërisht sepse shume gazetarë lajmesh nuk i njohin ato vlera të veçanta të Kanunit, dhe fatkeqësisht, sapo ndodhë një vrasje për thashetheme, apo gjera të tjera ordiniere, menjëhere ata transmetojne lajmin ne Televizore apo gazeta, se u vra „iks ypsiloni“ për çeshtje Kanunore, gjakmarrje…!

Jo zotrinjë të mediave shqipëtare, nuk është ashtu! Nuk është ashtu sepse në asnjë pikë zakonore shqipetare, as të Kanunit, nuk thuhet gjëkundi që të vritet njeriu për fjalë thashetheme, apo „pse me kqyre në sy e çka don ti që po më sheh ashtu e kështu…apo; pse ma shikove motrën e çka po don që po mja hedh sytë gruas…etj budalliqe trutharesh të pa kulturë, të cilët nuk kanë besim në asgjë reale, deri as dhe në sinqeritetin apo besnikërinë e njerzve të tyre të afërm, të cilët tentojnë ti izolojnë deri edhe nga vështrimet e të tjerëve, nga kontakti me botën, me çdo gjë njerzore.

Ato vrasje kanë të bëjnë me elementin e pa kulturuar, me elementin me mentalitet xhonturqish apo sllavogrekerish të cilët janë vrarë me njëri tjetrin historikisht vetëm për çeshtje ordiniere dhe ashtu vazhdojnë të vriten edhe sot.

Ndërsa shqipëtarët, në kohën kur është zbatuar dhe nderuar Kanuni i Lekë Dukagjinit, nuk janë vrarë kurrë për gjëra ordiniere, për një vezë në furrik, apo për një gardh të kalbur, e aq me pak për shikime të shtrembta apo të drejtpërdrejta. Ato llojë vrasjesh kanë nxjerrë krye sot dhe po ndodhin në kohën e sotme. Gjë që po të ishte se ato do ti nënshtroheshin gjykimit Kanunore, ato llojë vrasjesh ordiniere Kanuni do ti konsdieronte vdekje gjakhumbura, që ska askush të drejtë të kërkojë të marrë gjak për ato lloje vrasjesh grindavece, te elementeve që nuk njohin vlerat shqipëtare. Me Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe zakonet e motçme shqipëtare, për cilindo person që vritet duke plaçkitur të tjerët, duke dhunuar familjen e dikujte tjeter, ai shkon gjakhupës përgjithmonë!

Ndërsa ata që dhunojnë jetën e grave dhe të fëmijëve duke i izoluar në shtetrrethime disa ditore apo mujore e aq më keq disa vjeçare, ata llojë kriminelësh që detyrojnë izolime të tilla, ata nuk kanë asgjë të përbashkët me zakonet Shqipëtare, skanë asgjë të përbashkët me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Biles Kanuni ata elementë ordinierë do ti ndëshkonte me përjashtimin e tyre të përjteshëm nga shoqëria, duke ua hequr të drejtën e mbajtjes së armës, duke mos i thirrur askush më në darsma as në gjamë, e duke mos i njohur më askush për burra!

Por ata kriminelë kanë atë „kompromis“ të zi të heshtur, me qeveritë e pa afta, me shtetin e korruptuar që i lenë të lirë dhe nuk i arreston për ti dënuar maksimalisht, duke çliruar dhe siguruar jetën e mijra grave dhe fëmijeve të izoluar nëpër shqipëri!

Dihet tashmë dhe dëgjohet shpesh se funskionon një mision pajtimi gjakmarrjesh dhe uroj që në atë mison të jenë vërtetë burra e gra të merituara. Mirpo vihet re se vrasjet kanë marrë përmsa të gjëra.
Shtrohet pyetja se sa të aftë janë ata që e kanë marrë përsipër atë mison pajtimi, ku me ndërhyrjet e tyre, ata të mundën që të i izolojnë ata elementë që i quajnë ato lloj vrasjesh të tyre, si vrasje Kanunore. Pra duke mos ua lejuar atyre që të marrin atë emërtesën e vrasësit zakonore, sepse nuk u takon aspak, pikerisht sepse ata nuk kanë vrarë pse u është dhunuar familja hapur, apo pse dikush ua ka vrarë njeriun kot së koti në derë të shpisë ose kudo tjetër!
Por ata kanë vrarë për gjëra ordiniere që i sqaruam më lart. Ashtu që nëse atyre u thuhet sëpari se; „vrasja juaj nuk ka lidhje fare me Kodin zakonorë shqipetarë, Kanunin e Lekë Dukagjinit“, si baza e Kanuneve krahinore të mëvonshme shqipëtare…por kanë vrarë për cubnina që Kanuni i dënon! Ashtu që kur atyre të u bëhet e qartë se vrasjet nuk janë Kanunore, ata ulin kokën dhe i dorzohen ligjit, duke e pranuar se krimi i tyre ka përmasa të mëdha, jo vetëm se kanë vrarë një njeri kot së koti, por se kanë detyruar dhe familjen e vet të ziolohet me gra dhe femijë. Ata duhen dënuar edhe për krimin që kanë shkatuar ndaj familjes së vet, njesoj si ai që e kërcnon familjen e tij si vrasës!
Pra Gjykimi dhe arsyetimi duhet të jetë i gjithanshëm dhe i menjëhershëm.

Gjykim dhe stabilizim që mund të realizohet shume shpejt dhe shume mirë, gjithnjë nëse shteti, qeveria e Shqipërisë do të distancojë vehtën nga korrupsioni që e ka mbërthyer, jo vetëm në përfitimite ekonomike të politikanve, por edhe në ndikimin e tyre për të lënë të hapur një konflikt mafjoz vrasësish, vrasje të cilat mjerisht ata po i vetquajnë sikur janë vrasje Kanunore. Metodë me të cilën ata kriminelë mundohen të zgjasin kohën e tyre për të mos i dhënë llogari ligjit, por njëkohësisht ata vrasin dhe vlerat e historisë dhe të kulturës shqipetare, duke i njollosur ato me krime që skanë aspak lidhje me to!

Misionarët e pajtimit të gjaqeve, nëse do të hidhnin një vështrim real në mbrojtjen e vlerave Ilire-Shqipëtare, sic është dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, ata duhet që të ua bëjnë të qartë dhe ti ndajnë vrasjet ordiniere nga vrasjet zakonore, apo ndonjë gjak i vjetër i trashëguar të cilin fisnikët shqipetarë dinë ta falin atë që din të kërkojë falje. Me atë ndarje të llojeve të hakmarrjeve, duke i distancuar 90% të krimeve ordiniere banale, nga vrasjet zakonore. Atëherë ndihmohet njëherësh edhe drejtësia ligjore për të ndjekur krimin në klasifikimin si "krim banal për vrasjet ordiniere", dhe krim fatkeqesise për vrasje të gjakmarrjeve të vjetra, apo vrasjesh pa dashje qe mund te ndodhin kudo ne bote.

Pastaj do të ishte shumë më e lehtë që vrasësit e cubninave ordinere, të binin në dorë të drejtësisë dhe të dënoheshin simbas shkallës së krimit, nëse drejtësinë do ta ndihmojë qeveria që të çlirohet nga bllokimi i të korruptuarve. Të korruptuar të cilet nxisin dhe investojnë krime të çdo lloji, duke shkatërruar vlerat Ilire-Shqipëtare, si dhe duke e lënë popullin shqipetarë në një ndër vëndet më problematike, të mungesës së rendit, të mungesës së sigurisë së jetës, si dhe të mos rrespektimit të të drejtave dhe lirive njerzore!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora