E merkure, 24.04.2024, 11:21 PM (GMT+1)

Faleminderit

Me rastin e 25 vjetorit te lindjes se Heroit Gentian Zef Marku

E hene, 17.09.2007, 01:33 AM


Ne shenje kujtimi dhe nderimi per heroin e dy kontineteve, per birin e kombit Shqipetare, djalin Lezhjane` Gentian Zef Marku, rene ne krye te detyres ne radhet e trupave Amerikane, ne luften per paqen dhe sigurine botrore.

Shkruar nga Ndue Hila,
Shkrimtar, autor i librit kushtuar Gentian Markut, titulluar “Heroi i dy Kontinenteve”

Me rastin e 25 vjetorit te lindjes se Heroit Gentian Zef Marku.
*17 shtartor, 1982 – 17 shtator, 2007*

Gentian Marku
Sot mbushen 25 vjeç nga dita kur lindi dhe formoi buzeqeshjen e pare “Heroi i dy kontinenteve” Gentian Zef Marku i cili ka rene ne fushen e betejes ne lufte per “Lirine e Irakut” me 25 Nentor 2004 ne festen e “Thanksgiven Day”
Gentian Zef Marku u lind me 17 shtator 1982 ne fshatin Piraj – Lezhe ne nje familje me edukakuate te larte morale dhe patriotike. Prinderit e tij te nderuar Zef dhe Sata Marku çdo dite e me shume ngilitnin ne mendjen e femijes se tyre edukaten e tyre te larte
Regjistrohet në klasën e parë të shkollës fillore ne fshatin Piraj Shenjat e para të zgjuarësisë dhe të intelektit do t’i shfaqë që në orët e para të mësimit të abetares dhe të lëndëve të tjera të klasës së parë.
Gentiani ishte farë i vogël, kur familja e tij, shkoi për të banuar në qytetin e Lezhës, për arsye pune.
Vitet e tjera të fillores i mbaron herë në Lezhë e herë në Piraj; shkollën 8-vjeçare e mbaron në Blinisht.
Regjistrimin në shkollën e mesme “Pjetër Zarishti” në Blinisht e pret me një gëzim të madh, tani më i burrëruar, më kërkuas ndaj vetes dhe më i dashur me të gjithë...
Ai e dinte se duke filluar shkollën e mesme do t’i hapeshin horizonte të tjera.
Kishte një dashuri të pakrahasueshme për fshatin, për gjyshërit e gjithë moshatarët e tij, të cilët i donte sikur t’i kishte vëllezër dhe motra.
Zadrima vendelindja e heroit Gentian Marku nëpër shekuj ka nxjerrë figura që ia kanë lartësuar emrin e saj si: Frang Bardhi, Pjeter Zarishti, Karl Gega, at Gjergj Fishta,, Ndre Mjeda, vëllezërit Mati e Kel Kodheli, at Jak Dredhaj, Mark Dredhaj, at Aleks Baqli,at Jak Zekaj, dom. Gjergj Koleci, Gjergj Haberi, Lazer Shtjefni, Jak Baqli, monsinjor Nikoll Troshani, prifti Ernest Troshani, jezuit Mhill Troshani etj. Meteori i fundit që iu shkëput kësaj treve të dashur dhe të begatë me veti dhe virtyte të larta patriotike dhe atdhedashurie për t’u ngjitur në faltoren e pavdekësisë, heroi i të dy kontinenteve, GENTIAN ZEF MARKU.
Ai lindi dhe u burrërua në zemrën e kësaj zone, në Piraj.
Zadrima për vetë historinë e saj të lavdishme, ka qenë dhe është një burim i pashtershëm për studiuesit e ndryshëm vendas dhe të huaj në fushat siç janë historia, gjuha, etnografia, folklori, morali, feja, e drejta zakonore, familja, ekonomia, arti, organizimi shoqëror, mjekësia popullore, artizanati etj.

Nepermjet llotorise amerikane Gentiani se bashku me familjen e tij, prinderit dhe motren Joana,Gentiani largohet per ne SHBA e konkretisht ne shtetin e Michiganit.
Ishte dite e hene 9 mars 1988 ku pas rreth 13 orë fluturimi avioni me të cilin udhëtonte familja Marku, pas disa ndalesave, zbret në tokën e premtuar. A thua mos ishte kjo tokë më e veçantë se të tjerat? Aspak jo. Kjo tokë vetëm një të veçantë ka, se këtu lulëzon barazia mes feve, racave dhe ngjyrave njerëzore, lulëzon mendimi i lirë demokratik, tokë që prodhon për gjithë botën të mira dhe besim për jetën.
Dita e parë e jetës së tij larg atdheut, larg gjyshërve, axhave, dajës, tezeve, miqve, shokëve, larg çdo gjëje që ai e donte shumë. Per Gentianin ishte mjafte e veshtire per te.
Por nga dita ne dite ai fillon dhe ambjentohet, po ate vite pra mars 1988 Gentiani filloi vitin e dyte shkollën e mesme “Warren Woods Tower Hight School”
Në vitin e tretë të shkollës së mesme i rizgjohet dëshira për të vazhduar shkollën ushtarake, një dëshirë kjo e vjetër, që në moshën e fëmijërisë, ngaqë edhe babai i kishte shërbyer një jetë të tërë në forcat ushtarake shqiptare.
Për këtë, krahas shkollës së mesme e punës që bënte gjatë gjithë javës, tani i ngarkohet edhe një peshë tjetër ajo e programit së policisë ku shkonte dy herë në javë, merrte leksione dhe stërvitej me forcat e tjera të policies në programin “SCOUT” program që merrnin të gjithë ata që deshironin të punonin në polici.
Tani Gentiani ka ndryshuar shumë, më i pjekur në moshë, në mendime dhe në veprime ishte i gjithanshëm: mësonte, punonte dhe stërvitej,
Zoteronte disa gjuhe te huaja, si anglisht, italisht, dhe arabisht.
Kishte një vullnet të jashtëzakonshëm për të studiuar.
Hobi i tij ishte gjuetia
Në janar të vitit 2002 mbaroi shkollën e mesme” Warren Woods Tower High School ” me rezultate të shkëlqyera.
Më 11 shkurt 2002 firmos kontratën katërvjeçare për të hyrë në marinsat amerikanë “MARINE CORPS” ku vazhdon edhe Institutin në këtë degë, duke u diplomuar shkëlqyer në mësime dhe jetën praktike.Gjatë kohës që ishte në shkollë, filloi lufta në Irak ku me dëshirën e tij mobilizohet me marinsat amerikanë në një repart special të gjuajtjes me armë
Më 14 mars të vitit 2002 ka marrë pjesë për 14 ditë në operacionet amerikane të luftës në Irak në zonën e Mosulit.
Gjatë qëndrimit në “Marins Corps” Gentiani ka shkuar për misione të ndryshme me forcat shumëkombëshe në disa shtete si Haiti , Indi, Egjypt, Indonezi, Emiratet e Bashkuara, Maltë, Greqi etj.
Në Indonezi ka marrë pjesë në shpërndarjen e ndihmave të ndryshme për popullsinë.
Grupi ku bënte pjesë Gentiani, ishte i vetmi grup që ka mundur të hyjë në Mosul të Irakut.
Gentian Marku ka qene marinsi i vetëm shqiptar në ushtrinë amerikane. Kurse sot ka edhe të tjerë,
Në mesin e ushtarakëve amerikanë Gentiani shumë shpejt gjeti vetveten, kjo falë punës dhe edukatës së lartë civile dhe ushtarake.

Pasi përfundoi me sukses një periudhë 14 - ditore në Irak, Gentiani kthehet për një stërvitje në Europë e konkretisht në Maltë e pastaj në Shqipëri.
Me 1700 trupat më të përgatitur të ushtrisë amerikane në maj 2003 vijnë në Shqipëri për një stërvitje të përbashkët tokësore me ushtrinë shqiptare e titulluar “Adriatik Phiblex 3 - 03”, stërvitje që do të zhvillohej në qytete të ndryshme, por sidomos në Tiranë dhe në Durrës, në terrenet e thyera shqiptare. Kjo ishte një surprizë që as nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë në jetën e tij.
Ishte larguar para disa vitesh fëmijë e ja, tani vjen i burrëruar dhe me uniformë Marinsi amerikan me gradë “Tetar në kompaninë “Bravo” në batalionin e parë, regjimenti i 8-të i Marinës Amerikane” - një ëndërr që çdo ditë e me fort rrënjoset në ndërgjegjen e tij.
Ne qershor te vitit 2004 Gentiani shkon perseri ne luften e Irakut.
Kur ka shkuar për herën e dytë në qershor të vitit 2004 në Fallujah, ai ishte një ndër më të vlerësuarit dhe më i stërvituri në mes të shokëve. Forcat speciale ku bënte pjesë Gentiani, kanë zhvilluar luftime të ashpra në këtë zonë duke hyrë shtëpi më shtëpi dhe në këto operacione forcat e specializuara amerikane kanë hasur në pengesa dhe vështirësi serioze, por falë një përgatitjeje të lartë, kanë arritur që t’i kalojnë me sukses duke çliruar zona të tëra dhe pastaj t’i kenë nën komandë. Këtu është edhe shqiponja shqiptare, Gentian Marku, që asnjëherë nuk iu largua këtij aksioni.
“Ai gjendej aty ku dhe rreziku ishte më i madh”, - tregojnë shokët të cilët kami arritur të komunikojnë.

Festat e Nëntorit 2007 erdhën me lajme jo të mira.
Ishte, ditë e ftohtë mes këtyre festave, kur në shtëpinë e Zef Markut trokasin dy marinsa amerikanë.
Ata sollen lajmin e kobshem te renjes ne fushen e betejes te shqiponjes shqiptare Gentian Zef Marku, nje lajme ky qe tronditi jo vetem familjen por gjithe mergaten shqiptare kudo ne bote dhe çdo familje liridashese botrore.

Gentiani para se të ndahej nga ne, në vend që të kërkonte laps dhe letër për të shkruar ndonjë poezi dhe t’ia dërgonte së dashurës, të mbështjellë me ndonjë trëndafil të këputur në vesën e mëngjesit, kërkoi tjetër sfidë: “Në qoftëse më ndodh gjë në luftë, të varrosem në vendlindje, atje ku janë stërgjyshërit e mi”. Ja, kjo është një e vërtetë e madhe se shqiptari lind dhe vdes patriot, kërkon që vendlindja të jetë prehja e fundit.
Ai nuk e turpëroi gjakun e të parëve dhe amanetin e tyre, se njeriu pushon i qetë vetëm aty ku ka lindur; këtë kërkoi edhe martiri i dy kontinenteve.
Tek Gentian Marku shikon, dhe lexon të gjitha moshat, sepse normalisht këtë amanet që le ai, lihen nga burra shtetesh dhe mbi moshat 70 - 80 vjeç dhe jo nga djemtë e ri 20-22 vjeç. Ky ngrihet aq lart sa arrin të caktojë edhe vendin e varrimit e tij e për këtë do të nderohet më tepër nga i gjithë kombi shqiptar, nga e gjithë Amerika,

Si i kudogjendur në punë, mësime stërvitje dhe në frontin e luftës, Gentianin e respektojnë dhe e nderojnë me shumë tituj medalje dhe dekorata.
Gjatë kohës që ishte në këto detyra, ishte i pari kudo; për këtë disa herë ne SHBA është nderuar me medalje të ndyshme si:

1 - Medalje e “Sjelljes së mirë”.
2 – Medalje për “Shërbime Humane”.
3 – Medalje për “Luftën Globale kundër terrorizmit”.
4 – Shiriti për “Aksionet në betejë”.
5 –Shiriti për “Shërbimet Detare”.
6 – Medalja e “Shërbimit të Mbrojtjes Kombëtare”.
7 – Për profesionalizmin që ka treguar në praktikimin e gjuhës shqipe, si përkthyes në ekspeditën e 26 të Marinës Amerikane, më 19-27 maj, 2003.

Pas vdekjes.

Medalja e akorduar nga presidenti i SHBA, George W. Bush, me motivacionin:
“ Për devotshmëri, kurajo dhe trimërinë që ka treguar ndaj shtetit amerikan si në kohë paqe dhe në luftë”.
- Operacioni “Për çlirimin e Irakut”
- Medaljen “Zemër e Skuqur”
- “Medaljen e Trimërisë”, etj.

24 dhjetor 2004: Në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipëri u zhvillua ceremonia e dhënies së “Medaljes së Artë të Shqiponjës”, akorduar nga
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, marinësit shqiptaro-amerikan Gentian Marku, që ra në krye të detyrës në Fallujah të Irakut
Duke nderuar veprën dhe aktin heroik të Gentian Markut.
Këshilli i Qarkut – Lezhë në muajin korrik 2005 i jep titulli “Qytetar Nderi i Qarkut”.
Këshilli Bashkiak Lezhë e shpall “Qytetar Nderi”.
Në fshatin e lindjes me 25 nëntor 2005 i vendoset emri rrugës së fshatit “Rruga Gentian Marku”.
Shkollës ku mësoi “abc” më 25 nëntor 2005 i vendoset emri “Shkolla Gentian Marku”
Një sheshi në qendër të qytetit Lezhë do ti vendoset emri “Sheshi Gentian Marku” etj.
Mendohet që edhe një objekti ushtarak t’i vihet emri i këtij heroi.

Jeta e tij 22-vjeçare ishte me pak pranvera, por e mbushur plot me akte trimërie si personazhet e legjendava.

I perjetshen qofte kujtimi i tij, se heoit kane vetem nje date perkujtimore ate te lindjes, ata nuk vdesin por jetojne dhe do te jetojne te gjalle ne zemrat tona.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora