E marte, 23.04.2024, 01:34 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Basir Collaku:Tirana merret peng, deputete thirrje per lufte

E shtune, 21.11.2009, 09:44 PM


Tirana merret peng, deputete thirrje per lufte

Nga Basir Collaku

Hapja e protestes se socialisteve, opozites nga ministri i fundit kujtesekeq i Sigurimit te Shtetit, ishte ndjesia me negative e ogurzeze si dhe nje shenje treguese se diktatura komuniste fatkeqesisht ne Shqiperi nuk eshte shkermoqur dhe sjell frike rikthimi me emra pinjollesh te bllokmeneve qe skuqin tribunat duke u djegur per atdheun. Pare me me shume vemendje ajo qe percollen kamerat dje nga sheshi nuk ishte nje pervelim per voten, se sa nje deshire paranojake e kompanise 2 R, Rucit dhe Rames qe te prodhojne tension qe te perfitojne padrejtesisht permbushje kerkesash jashte meritueshmerise se buruar nga vota. U duken para qytetareve tere mallengjim e dashuri fatale per voten ata personazhe qe kane kujtim vetem 97-en qe e sjellin si model rezistence, ata qe organizuan kete miting per se gjati, horizontal qe hapesira te zmadhohej me truke teknike te kamerave. Kishte episode ne miting qe te kujtonin festat e Pezes te organizuar nga Rama ne vigjilje te korrjeve te hashashit, pasi nuk jane te munguar rastet e arrestimeve ne tubime te 16 shtatoreve te bashkise. Dhe jane ata qe e kane vene perpara Edi Ramen dhe i kane shkruar ca fjale qe "lideri" te mos shtoje asnje rresht nga ata qe mund te kete ndermend. Por pavaresisht rrethanave dhe motiveve qe e sollen kete tubim duhet marre ne konsiderate fakti qe opozita ia ka dale te sjelle jo pak njerez nga rrethet, ku qindra autobuse kane boshatisur bashkite e pushteteve lokale ku punojne te majtet. Nese neser nuk je ne Tirane, nese pasneser nuk je ne proteste, atje ku dikush do te inventarizoje pranine tende, atehere kur te mbaroje protesta, do te largohesh nga puna. Ky eshte urdhri qe ka mbushur autobuset ne ato qytete ku bashkite drejtohen nga Partia Socialiste, qe u ka ofruar mbeshtetesve te tyre kercenimin e urise per te qene pjesemarres qe ata te arrijne synimin e tyre. Edi Rama nen egoizmin e brohoritjeve premtoi perdorim force per te hapur kutite dhe kjo eshte sinjal qe socialistet kane ne plan te ushtrojne mjete jo demokratike per te kerkuar ate qe eshte me demokratike se cdo gje tjeter. Verberia larg salles se parlamentit ka bere qe opozita qe jashte Kuvendit ka emra te ndryshem, ka emra qe nuk ia kane dale te perfitojne nga formula e perzgjedhur prej tyre, tani duan te nderrojne armet ne mes te duelit, cka eshte me rrezik.

Nese vendosmeria e se drejtes, e se vertetes se socialisteve, do te kishte nuance te tilla si ajo e protestes edhe per hapjen e dosjeve te Sigurimit te Shtetit, ne tribunen e djeshme nuk do te ishin as Gramoz Ruci dhe as 80 per qind e folesve duke perfshire edhe kryesocialistin e emeruar qe ka pasur shume here akuza ne shtyp per sherbime jo te fisme ne rinine e tij te gezueshme te sportit per sport. Folesit e djeshem shpresojne se mund te sjellin lajme te mira per Shqiperine nese do jene ata ne qeverisje, kur jane te njejtet, te pandryshueshem, ata Garda e Vjeter kane emeruar Edi Ramen, nuk e kane lene te ike kur ai u rrezua nga zgjedhjet e 28 qershorit, dhe ai kujton se ben politike te re me 70 vjecaret qe i japin urdhra sa here duan te trazojne fatet e ketij vendi. Sigurisht me plot te drejte opozita kerkon hapjen e kutive te votimit, por me pare duhet te bindet se te gjithe institucionet, mbi 20 mije perfaqesues te saj, kane nenshkruar lirisht rezultatin qe e klasifikoi humbes. Kjo kerkese nese do te kapercehej ligji edhe mund te ndodhte, por ne do te shembnim institucionet, KQZ, Kolegj Zgjedhor, Gjykata, duke mos i njohur me ato perfundimisht e ofruar kaosin, anarkine, parregullin dhe shperberjen e shtetit nga binaret e ligjshmerise. Pikerisht kur Brukseli ka marre vendime qe jane endrra shqiptaresh dhe vazhdon te vleresoje reformat e permbushjen e detyrimeve. Nuk pashe ne mitingun e Partise Socialiste dhe aleateve te rinj e te vjeter asnje fukara qe ka dale i derrmuar nga politika, qe ka vuajtur per te zgjidhur hallet e qytetareve, por dukeshin disa biznesmene qe ulerinin per te mbrojtur privilegjet qe u jane lekundur dhe uria nuk u permbushet.

Edi Rama e di qe kutite nuk hapen dhe per kete nisme nuk ka marre asnje mbeshtetje nderkombetare, ndonese mire do te ishte qe kutite te hapeshin dhe aty te gjendeshin grabitjet marramendese qe socialistet kane bere per votat me 28 qershor. Nese mazhoranca do te pranonte kerkesat ashtu sic i shtron PS, atehere Ruci dhe Rama do te ishin te paret qe nuk do ta pranonin ate lakuriqesi te tyre qe do te dale nga kutite. E keshtu u hapen strehet e nates per protestuesit qe do te qendrojne per tre dite ne bulevard, duke marre me qera nje prone publike qe nuk eshte vetem e atyre qe mendojne per kutite. Ka qindra mijera qytetare ne Tirane dhe ne Shqiperi, qe nuk duan te harxhojne kohe me mitingje por qe duan te jene perdorues te bulevardit, te shkojne ne pune, ne spital, si dhe ne shume adresa qe i kane detyrime individuale. Por kjo ka pak rendesi per njeriun e mitingjeve per se gjati qe thote "Shkurt dhe troc, ne qofte se kutite do te mbahen te mbyllura, ne do te perdorim forcen per largimin e qeverise deri ne zgjedhje te parakohshme. Do te perdorim nje te drejte qe nuk na e ndalon dot askush" Atehere sinjali alarmit eshte dhene nga kreu i Asamblese Gramoz Ruci, qe ka lindur publikisht me 2 prill ne ngjarjen e vrasjeve ne Shkoder, qe organizoi prag 97-en ne Fier ne qershor 2009 dhe Edi Rama vetem sa e ka zgjatuar mendimin e shefit te tij. Po ashtu dhe ekstraparlamentari Gjinushi qe eshte gjithnje personazh ne ngjarje qe perceptojne vetem me bilanc negative, apo Ngjela qe rend pas nje vendi bosh ne tribune pavaresisht se kush e organizon mitingun. Por ndersa duan te hapin kutite, socialistet eshte mire te kujdesen edhe per hapjen e bulevardit, qe te mos mbajne peng kryeqytetin duke gatuar ne kuzhinen e vjeter dhune, force, se e dine me se miri qe e drejtojne kunder pjeses tjeter te Tiranes, te Shqiperise, qe kete here eshte shume me teper se ata. E si per ironi te kronologjise, 20 nentori i protestes socialiste shpresohej nga krere te vjeter qe te perkonte dhe me rrezim te qeverise ne Kosove, qe shqiptaret te ishin ne nje gjendje te ngjashme si ne Tirane dhe ne Prishtine. Marreveshja e paprishur atje mes partive te medha mbase ka qene lajm i keq per emra qe kane nostalgji e sevda per Beogradin dhe qe po punojne te marrin peng edhe Tiranen me ethet e thirrjeve se do ta bindim qeverine me force qe te hape kutite. Thua te jene duke rrembyer armet rebelet e se shkuares per te marre pushtetin me dhune ashtu si i udhezon miku i tyre Lenini.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora