E enjte, 25.04.2024, 08:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Dhurata Hamzai: Rrezeart Galica, arti që fillon nga posedimi i teknologjive

E enjte, 19.11.2009, 07:22 PM


Artisti Rezeart Galica
Artisti Rezeart Galica
Autori do të bëjë përpjekje të mëdha që këtë ekspozitë ta hapë edhe në shtetet perëndimore si në Gjermani e po ashtu edhe jashtë Evropës, në New-York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Kritikja e artit, Suzana Varvarica Kuka ka pohuar në çeljen e kësaj ekspozite se: “Artisti Rrezeart Galica pasqyron me imazhe figurative, herë të drepërdrejta dhe herë të sofistikuara idetë e tij ndaj sistemit shoqëror të nacionalitetit të vet, i cili prej do kohësh ka filluar të jetë pjesë indipendente e botës sonë”


Rrezeart Galica, arti që fillon nga posedimi i teknologjive

Nga Dhurata Hamzai

-Është çelur mbrëmë në Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozita personale e Rrezeart Galicës nga Kosova. Kjo është një ekspozitë e llojit të veçantë, të cilën kritika e klasifikon në artet figurative multimediale. Ekspozita personale e Rrezeart Galicës spikati me punime nga disa zhanre të artit si grafikë, fotografi, dizajn grafik dhe video-art

Eskpozita personale e Rrezeart Galicës nga Kosova është çelur mbrëmë në orën 16.00 në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës në praninë e artdashësve të shumtë, por edhe të përfaqësive diplomatike të Tiranës dhe të Kosovës. Vetë lloji i ekspozitës që klasifikohet në arte figurative multimediale me punime nga disa zhanre të artit si grafikë, fotografi, dizajn grafik dhe video-art paraqiti interesa dhe admirim për gjuhën e mesazheve të fuqishme që kishin veprat e prezantuara. Ekspozita personale “Para fillimit” që u çel mbrëmë në Tiranë, erdhi pas dy hapjeve të tjera në Prishtinë e Shkup, kështu që ekspozita finalizohet si ekspozitë me karakter mbarëkombëtar. Publikut shqiptar në Tiranë, ndryshe nga Prishtina dhe Shkupi u njoh edhe me video-artet e realizuara nga artisti Galica nëpëmjet DVD-së. Autori ndërkohë ka theksuar se “do të bëjë përpjekje të mëdha që këtë ekspozitë ta hapë edhe në shtetet perëndimore si në Gjermani e po ashtu edhe jashtë Evropës, në New-York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Ekspozita në Tiranë, në MHK, do të qëndrojë për dy javë e hapur. Kritikja e artit, Suzana Varvarica Kuka ka pohuar në çeljen e kësaj ekspozite se: “Artisti Rrezeart Galica pasqyron me imazhe figurative, herë të drepërdrejta dhe herë të sofistikuara idetë e tij ndaj sistemit shoqëror të nacionalitetit të vet, i cili prej do kohësh ka filluar të jetë pjesë indipendente e botës sonë”. Sipas Varvaricës, fuqia e imazhit të Rrezeart Galicës qëndron tek aftësia e tij intelektuale për të medituar në mënyrë krejt individuale ndaj fenomeneve të prekshme, të cilat gjenden në mesin e një shoqërie aktive dhe jo aktive. “Galica është një artist i ri, i cili e shfaq artin nëpërmjet dizajnit, ku idetë e brezit të tij përballen ndaj një aktualiteti, që në dukje është i zakonshëm dhe i përbërë me elemente politikë, ekomomike dhe sociale dhe në veçanti është një realitet krjet i ndryshëm, pasi në përbërje, të gjithë këto elemente kanë në thelbin e tyre fillesën e një jete të re në fillim të shekullit të XXI”. Hapësira e kësaj ekspozite prek të gjithë problemet e kohës, që nga fillesa identitare e një kombi të ri, siç është nacionaliteti popull shtet i Kosovës shqiptare, përballet tek artisti dhe ai e konverton në figura shumë të qarta, duke na thënë informacione dhe tema si të njohura dhe pak të cekura më parë. Për këtë, Suzana Varvarica Kuka theksoi se “trajtimi i temave të parrahura më parë është sfida e artistëve të rinj, të cilët duke qenë element i gjallë posedues i teknologjive të lartë elektronike, kanë aritur të jenë kontigjent i artistëve më aktivë të formatimeve të mëdha e atraktive, siç janë posterat, plakatet kujtuese, reflektuese e informuese që godasin me idetë e tyre ndaj një publiku, i cili rend, grafikës dixhitale, e cila lejon përpunimin dhe manipulimin e shfaqjes së ideve dhe agravimit apo atrofizimit të potencialit të ngjyrës, fotografisë, e cila me bardhë e zinë e saj, apo ngjyrën është bërë sot një nga artet më të prekshme të njeriut, i cili ka nevojë të dokumentojë dhe të informojë publikun modern të shekullit XXI dhe atij më pas”.

Artisti bëhet opozitë e ngjarjeve negative

Një ekspozitë e tillë e Rrezeart Galicës është hapur edhe në Prishtinë në shtaor ku prof. Fatmir Hoxha (skulptor) e vlerësoi ekspozitën si një nga nivelet më të larta, dhe artistin një talent që fjalë për fjalë e thotë: “më ka mahnit, më ka ba që me ndryshu mendimin që veprat e bukura bëhen vetëm në mënyrë klasike, por art po u bëjka edhe me kompjuter e që deri sot në këtë ekspozitë nuk kam besuar, por tash e mas ma ka ndryshuar mendimin sepse kur njeriu ka shpirt artisti, ai edhe me kompjuter i bën të tilla punimet”, ndërsa për punimin “Pushtimi i mediave” prof. Hoxha është shprehur se “duhet të kesh një aftësi të fortë që idenë për këtë punim ta realizosh në këtë mënyrë siç e ka bërë Rrezearti”. Ndërsa profesoresha Zake Prelvukaj e ka vlerësuar guximin e Rrezeartit të pasqyruar në punime me tematika politike “Nganjëherë artisti bëhet opozitë e ngjarjeve negative që ndodhin dhe këtë guxim si të Rrezeartit nuk e ka secili artist, sigurisht që i keni pa këto pllakata që i ka ndi ato probleme para se ato ngjarje problematike të ndodhnin”. Ekspozitën e dytë personale të Galicës në prani të publikut shqiptar dhe maqedonas të Shkupit e bëri Akademik Shyqri Nimani, profesor në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Ai ka thënë: “Sot po hapim një ekspozitë shumë të veçantë, jo të veçantë vetëm për cilësinë që mban në veti kjo ekspozitë por edhe si disiplinë e cila në hapësirat shqiptare por edhe ballkanike janë më të rralla se sa nga ato disiplinat e pikturës, vizatimit e skulpturës”. Ekspozita në Shkup ka prezantuar punën disavjeçare të artistit të ri Rrezeart Galica, i cili e ka kryer Fakultetin e Arteve të UP-së dhe që nga fillimi i karrierës së tij po rrugëton me hapa të shpejtë dhe shumë cilësorë. “Ai gjithnjë është i preokupuar me dizajnin, pra me disa fusha të spektrit shumë të gjerë e cila është një kategori shoqërore shumë e rëndësishme, pra me logot janë simbolet e ndryshme me posterin e cila është një disiplinë shumë e rëndësishme në komunikimet vizuele bashkëkohore, pastaj merret edhe me performansat grafike të cilat natyrisht nuk janë të stilit klasik po të atij bashkëkohorë, grafike digjitale të cilat në mbarë botën sot është primare dhe shumë e adhuruar nga gjeneratat e reja të cilat shumë mirë e kuptojnë elektronikën e cila në shekullin XX po e pushton tërë planetin tonë”, tha Nimani. Rrezeart Galica punon edhe në disa disiplina tjera si Multimedia, e cila ndryshe quhet edhe New Art (Art i Ri). Ajo që është më me rëndësi në dizajn është ideja dhe çdo gjë në jetë fillon nga ideja.  Sipas profesor Nimanit “me imazh figurativ, ky artist ka arritur qëllimin primar që do të thotë ekziston komunikimi interaktiv ndërmjet autorit dhe vështruesve në këtë rast në hapësira mbarë botërore. Ky dialog është shumë i vështirë sepse nivelet shoqërore të njerëzve të cilat i eksploatojnë i perceptojnë këto imazhe janë të ndryshme. Mund të them edhe një gjë që Rrezearti i zotëron të gjitha ato elemente dhe parime figurative të cilat janë shumë të rëndësishme për të krijuar një vepër artistike, pra Rrezearti pos këtij kreativiteti që e krijon çdo ditë gjithashtu dallohet edhe me një fushë tjetër është fusha e përgatitjes së librit apo e revistave, magazinave kulturore pra gjatë tërë këtyre viteve Rrezearti ka krijuar dhe ka thyer grafikisht shumë libra të cilët kanë vlerë kulturore, historike dhe shkencore. Por publiku e di edhe për revistën “Albanica” të cilën Rrezearti disa vjet me radhë e përkryen grafikisht me dhe kjo revistë me të gjithë atë material mbrrin tek lexuesi me dëshminë dhe me estetikë të artit bashkëkohor”.

Kush është Rrezeart Galica

Rrezeart Galica është i lindur në Prishtinë, më 1981. Studimet i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe ka diplomuar në vitin 2005 në drejtimin e dizajnit grafik. Kurse studimet pasdiplomike, ato të shkallës së tretë, i kreu po në Fakultetin e Arteve të UP-së në vitin 2008, në drejtimin e Multimedia-s dhe mori titullim magjistër i multimedia-s. Ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive vendore dhe ndërkombëtare. Ekspozitën e parë personale e ka hapur në Prishtinë, më 23 shtator të këtij viti, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës, Më 17 tetor 2009, në hollin e Teatrit Shqiptar të Shkupit,dhe së fundi ekspozita në MHK, Tiranë.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora