Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Doris Pak dhe çështja e Kosovës

| E merkure, 18.11.2009, 10:28 PM |


DORIS PAK DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS

Nga Halit Bogaj

Krahas figurave dhe personaliteteve më të shquara që i ndihmuan Kosovës që të vinte deri këtu ku jemi sot, një vend i lartë dhe shumë i merituar, pa mëdyshje i përket edhe Luaneshës Doris Pak e cila na ndihmoi pa rreshtur ta fitonim Lirinë dhe Pavaësisë tonë që i pritëm aq gjatë dhe me mundime të mëdha.

Doris Pak ishte përfaqësuese e denjë e drejtësisë evropiane e cila e dinte në detaje se çka i kishin bërë fuqitë e mëdha popullit tonë gjatë konferencave të ndryshme ku ishte përcaktuar fati ynë i pafat, duke u ndarë në disa shtete dhe duke mbetur nën okupimin klasik të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.Ajo na ndihmonte vazhdimisht që çështja e Kosovës të trajtohej sa më shpesh në Parlamentin evropian, në të  cilin e ngriste zërin deri në kupë të qiellit kundër gjenocidit që e bënte satrapi ballkanik ndaj popullit tonë të pambrojtur.Emri i saj ishte shumë i nderuar ndaj me autoritetin e vetë që gëzonte ajo doemos do t’i arrinte edhe qëllimet e veta fundamentale që Kosova të dilte nga errësira shekullore serbe dhe të ecte krahas popujve të tjerë të civilizuar, ashtu siç i kishte takuar shumë moti por që e kshihin lënë në harresë të madhe dhe në skutat e diplomacive të fjetura evropiane.

E nderuara Doris Pak do të mbetet përherë e skalitur në zemrat tona, si njëra ndër ikonat më të çmuara të këtij populli të lodhur nga luftrat dhe përpjekjet e veta çlirimtare, i cili duhet të arrijë sa më shpejt atje ku vërtet e ka vendin.

Këtë shkrim e sajova edhe nga shkaku i emocineve të mia të akumuluara me vite të tëra, në raport me këtë femër të nderuar e cila bëri aq shumë për ne, për ta bindur botën e civilizuar dhe demokratike, se Kosova njëmend e meritonte Lirinë e saj legjitime të cilën e rrënuan okupatorët serbë  edhe me rastin e suprimimit të asaj’’trohë atonomie’’, në të cilën thirrej shumë shpesh e famshmja Doris Pak.Thirrej në të ngase kishte të drejtë dhe dëshirë për t’i mbrojtur të drejtat tona të cilat ishin shkelur në mënyrat më mizore, e  që as nuk mund t’i paramendonte njeriu normal në ditët e sotme/ose në një të djeshme aq të afërt/.Prandaj pikërisht këtë nuk mund ta duronte e shtrenjta Doris Pak dhe krenaria e saj njerëzore me të cilën ushqehej shpirti i saj i bardhë dhe demokratik.

Na ra ndër mend të shkruajmë për këtë Zonjë të ndershme ngase ia kemi borxh, madje edhe borxh shumë të madh ngase ajo na gjendej përherë afër kur i kishim brengat dhe nevojat tona  më të mëdha, si para ashtu edhe  pas çlirimit nga okupatori ynë i pashpirtë.

Shikuar nga ky aspekt, Doris Pak nuk  na harroi as në Ditën historike të zgjedhjeve tona lokale , që ishin të parat në Pavarësi dhe që u organizuan, u mbajtën dhe përfunduan në nivel shumë të lartë , duke u vlerësuar si të tilla nga mbarë bota demokratike dhe shtypi i saj.

Doris Pak dhe Kristofer Dell, ishin pjesëmarrësit e drejtëpërdrejtë në këtë ngjarje madhështore, duke u shprehur në superlativ përkitazi me mbajtjen e tyre dhe pjekurinë e treguar gjatë zgjedhjeve të para të pavarura /Dell ishte përfaqësues i SHBA-ve, kurse Doris Pak e Unionit evropian/.Me këto zgjedhje dhe me vlerësimin e tyre kulmnant nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtarë, forcohet bindja e mëtejme se Kosova është në rrugën e saj të drejtë dhe të sigurtë kah Unioni evropian dhe integrimet Euroatlantike.

Doris Pak edhe njëherë na bëri nder dhe kënaqësi që erdhi në mesin tonë, duke na gëzuar dhe raportuar për të gjitha ato që kishin ngjarë më 15 nëntor 2009  në  Kosovë dhe për ta përforëcuar edhe mëtej edhe bindjen e vetë se vërtet paska pasur për kend të angazhohej dhe për t’i treguar edhe opinionit ndërkombëtar se përpjekjet e saj të parreshtura kishin qenë tejet të arsyeshme e pse jo edhe të domosdoshme.

Në këtë kontekst duhet evidencuar edhe faktin se Doris Pak ishte analoge me divën tjetër të dikurshme femërore, Mis Edit Durham, e cila në vitet e shtegëtimit  dhe qëndrimit të saj nëpër viset shqiptare, me një forcë kolosale e njohtonte botën me të gjitha të zezat që padrejtësisht dhe mizorisht u bëheshin shqiptarëve të pafajshëm, e që mbase, ‘’i vetmi faj’’i tyre ishte që jetonin në trojet e veta stërgjyshore të  cilat i lakmonin që t’i okuponin  ardhacakët serbosllavë nga Karpatet.Pra sikur ajo dikur, Doris Pak e çoi shumë larg çështjen e Kosovës, duke mos përtuar të vinte disa herë në vendin tonë, për të folur pastaj në Parlamentin evropian në të  cilin me forcën e argumenteve shprehte pa hezitim zërin e arsyes së thellë njerëzore.Dhe, të gjithë e kujtojmë angazhimin permanent dhe konkret të së nderuarës Doris Pak e cila fliste dhe jepte intervista të shumta, duke u angazhuar deri në maksimum për realizimin e ëndrrës sonë shekullore,por ajo dinte edhe  t’i kritikonte liderët tanë në çastet e tyre të gabuara, me ç’rast kritikat dhe sygjerimet e saj ishin pozitive dhe të mirëpritura edhe nga ana  e tyre.

Doris Pak dhe Dell ishin të kënaqur/siç jemi edhe ne/ edhe nga shkaku se përherë të parë në këto zgjedhje morën pjesë në një masë shumë më të madhe se më parë, edhe serbët e Kosovës të  cilët faktikisht janë duke e pranuar Pavarësinë e vendit tonë/përkatësisht vendit të tyre/ dhe duke e parë përherë e më tepër, se gjer tani ishin të manipuluar dhe të mashtruar nga Beogradi i cili e di fare mirë se Kosova ka humbur përgjithmonë/duke notuar nën atë thënien e njohur’’E di por s’ka çka bën!’’./