Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Këshilla për mbrojtje nga H1N1?

| E merkure, 18.11.2009, 09:19 PM |


H1N1 – me kujdes e vëmendje, këshilla të dobishme

Dera e vetme për depërtim të virusit janë birat e hundës dhe goja/fyti.
Në epideminë globale të këtij lloji, thuajse është e pa,mundur t’i iket kontaktit me H1N1, me gjithë kujdesin e madh që mund të kemi. Kontakti me H1N1 nuk paraqet gjithaq problem sa është problem përhapja e tij.
      Deri sa jeni ende të shëndoshë dhe nuk keni kurrfarë simptomash të infeksionit H1N1, me qëllim të preventivës kundër përhapjes, të zbutjes së simptomave dhe zhvillimit të infeksioneve sekondare, disa masa shumë të thjeshta, të cilat nuk janë vënë në dukje sa duhet në komunikimet zyrtare, mund të ndërmerren (në vend se të përqendroheni te mënyra se si të arrini te rezervat e N95 ose të Tamiflu-së):
1.            Të lahen shpesh duart (është theksuar mirë në të gjitha komunikimet zyrtare).
2.            Qasja “Duart të mbahen larg prej fytyrës dhe mos të preket fytyra me to”. Të kundërshtohen të gjitha përpjekjet e prekjes spontane dhe të kruarjes së të gjitha pjesëve të fytyrës (përveç rasteve kur hani ose mbani higjienën personale).

3. *Dy herë në ditë shpërlajeni fytin me ujë të njelmët (shfrytëzoni listerina nëse nuk i besoni kripës)... *H1N1 i duhen 2-3 ditë pas infeksionit nismëtar në fyt/në birat e hundës të shumëzohet dhe t’i tregojë simptomat karakteristike. Shpërlarja, thjesht, e pengon përhapjen. Në njëfarë mënyre, shpërlarja me ujë të njelmët ka efektin e njëjtë si në njeriun e shëndoshë, të cilin e ka Tamiflu-ja në njeriun e infektuar.
Mos e nënçmoni këtë metodë të thjeshtë, të fortë dhe të lirë të preventivës.
      
4. Ngjashëm me 3 gjërat e përmendura *pastroni birat e hundës më së paku një herë në ditë me ujë të ngrohtë të njelmët.  *Fryrja e fortë e hundës një herë në ditë dhe fshirja e të dy birave të hundës me vatë të lagur mirë në ujë të ngrohtë të njelmët janë mjaft efikase në zvogëlimin  e pranisë si viruseve.*
      

5. *Forcojeni imunitetin tuaj natyror me ushqim i cili është i pasur me vitamin C (të gjitha llojet e pemëve citrus). *Po të keni shtesa në formë të vitaminave C, vërtetojuni që ato të kenë po ashtu edhe zink, në mënyrë që të forcohet absorbimi.
              
6. *Pini sa më shumë që të mundeni lëngje të ngrohta (çaj, kafe dhe pije të tjera). *Pijet, përkatësisht lëngjet e ngrohta e kanë efektin e njëjtë si dhe shpërlarja, por në drejtim të kundërt. Ato i shpërlajnë dhe i largojnë kështu viruset e shumëzuara nga fyti në lukth, ku ato nuk mund të mbijetojnë, të shumëzohen ose të bëjnë çfarë do dëmi tjetër.
      Ju propozoj që këtë ta dërgoni në tërë listën tuaj të e-mailit. Kurrë nuk mund ta dini se sa vetë mund t’u përmbahen këtyre këshillave, t’i ikin ballafaqimit me sëmundjen dhe të mbeten të shëndoshë.

Mirëmbeçit!

Për ZSH: Kadri Mani