E enjte, 28.03.2024, 08:36 AM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Lironi Rezartin

E hene, 16.11.2009, 06:59 PM


Lironi Rezartin

Nga Edison Ypi

Lironi Rezartin, se po turperoni veten.

Lironi Rezartin, se po na ofendoni te gjitheve.

Lironi Rezartin, se po shtremberoni Drejtesine. Drejtesia nuk mund te mos konsideroje te verteta bazike mbi te cilat vet' mbeshtetet. Heqja e lirise behet se pari duke vleresuar shkallen e rrezikshmerise. Cilen rrezikshmeri, apo sa rrezikshmeri, bart Rezarti qe skuqet e zverdhet edhe nga nderlikime minimale komunikative ndernjerezore?!

Lironi Rezartin, se eshte e pa perceptueshme qe ende e mbani. Se Rezarti nuk eshte as bandit as kriminel. Cehreden beli'! Jo vetem kush e njeh Rezartin, por edhe gjithkush qe Rezartin e ka pare vetem nje here ne televizor, a vetem nje here ne fotografi, nuk mund te besoje kurren e kurres se mund te ndodhe qe Rezarti t'i bjere me qafe edhe nje mize.

Lironi Rezartin, se eshte e pa arsyeshme ta mbani. Edhe me te pa interesuarit e kane fare te qarte se reagimi i Rezartit nuk ishte reagimi i Rezartit biznesmen, por revolta momentale minimale e Rezartit njeri me gjak nder deje. Se nga Rezarti biznesmen mund te kerkosh dhe pretendosh gjithcka, por kurre jo edhe te mos revoltohet si njeri.

Lironi Rezartin, se eshte e demshme ta mbani. Jo dhe aq per ju. Se ju, edhe po e liruat edhe po s'e liruat Rezartin - qe duhet patjeter dhe urgjentisht ta lironi - ju jeni ne rregull, ju do vazhdoni punen, do merrni rrogen. Ata qe po demtohen jane te tjere. Jane mijerat e fierakeve dhe mallakastrioteve te punesuar nga Rezarti te cileve per shkak te ndalimit te Rezartit po u veshtiresohen punet, po u shtohen hallet, po u erret perspektiva.

Lironi Rezartin, se eshte e pa dobishme ta mbani. Se, pa u futur me thelle, nuk keni asnje interes te mos e lironi. Se, pervecse do korrigjoni nje gabim, qe pas atij korrigjimi do ndjeheni me te lehtesuar ne punen e veshtire qe kryeni, as ju shtohet as ju pakesohet asgje.

Lironi Razartin, se eshte me pasoja po ta mbani. Pasojat mund te shfaqen befas si domino te panumerta qe rrezojne frikshem njera - tjetren dhe qe zor t'u dihet fundi. Duke nisur nga shtimi i dyshimit per drejtesine e drejtesise, funksionimin e mbrapshte te shtetit te te gjitheve, lekundjen e besimit ndaj institucioneve.

Lironi Rezartin, se eshte e pa durueshme ta mbani. Per familjaret e Rezartit, familjet e te punesuarve nga Rezarti, mijera e mijera qytetare shqiptare te cilet kur shohin te behet nje padrejtesi e tille, nisin e friken se po te vazhdohet keshtu, ajo padrejtesi me sot me neser mund te bjere mbi vet' ata, dhe shume e shume te tjereve te cilet me siguri kete gjendje e konsiderojne sa te padurueshme po aq edhe absurde.

Lironi Rezartin, se po cuditni dynjane. Se ne fund te fundit, para ligjeve, neneve, paragrafeve, konkluzionet nuk nxirren me c'tha njeri e si u pergjigj tjetri, c'llomotiti ky e c'sajoi ai tjetri, por me ate qe realisht ndodhi. Cfare ndodhi realisht?! Ndodhi nje gje qe edhe ne kete cast qe po flasim u ndodh miliona njerezve ne bote, dhe qindrave ne Shqiperi. Nje revoltim i momentit nga nje njeri i lenduar ne seder. Efektivisht asgje me teper!

Lironi Rezartin, se eshte e pahijshme ta mbani. Sepse ne tere kete mesele, nga asnjera pale, pa harruar ju qe beni drejtesi, s'ka asgje te bukur, spektakolare, qe, si te thuash, deridiku dhe ne nje fare kuptimi, t'ia vlente duke qene e kendeshme.

Lironi Rezartin, se eshte qesharake ta mbani. Kur se afermi e gjitha te mbaroje, ajo qe do mbetet, do jete nje balte pa lezet, nje pluhur gri, qe, nese mund te ndodhi qe pas ca kohesh gjithsesi te na vije ndermend, do na beje te buzeqeshim pak hidhur, dhe aq. Pra gjithcka do zhduket shume shpejt, balta e pa lezetshme do behet pluhur i pa dukshem, dhe pluhuri gri, tym qe do ta marri era, dhe ajo qe do mbetet do jete vetem buzeqeshja e hidhur.

Lironi Rezartin, se eshte e paligjshme ta mbani. Sa kohe u dashka per te kuptuar si qe' puna, c'shpifi ai tjetri, dhe si iu pergjigj Rezarti?! A duhen me teper se disa ore per ta qartesuar kete?! Cili qenka ai ligj qe ju lejoka Rezartin ta mbani aq gjate? Ju qe mbani Rezartin duhet t'i dini disa gjera te cilat tollovia mediatike qellimisht i fsheh; Dihet se Media-n nga Media e mbron Media. Gjithashtu Media-n nga politika e mbron Media. Po aq e sigurt eshte edhe se Median nga biznesi, apo te tjera belara e mbron po prap' Media. Pa iu futur koklavitjeve te metejshme qe kane lidhje me aftesite e pafundme vetembrojtese te Medias tone e cila sot per sot duket si nje bunker atomik i vetembrojtur nga gjithcka, del pyetja; Po te tjerat, per shembull, institucionet, se pari ate qe ju perket ju qe po mbani Rezartin, pra Drejtesine, si dhe biznesin, familjen, seriozitetin, dinjitetin, personalitetin, nderin, etj. kush i mbron te tera keto nga shpifja ne Media?!

Lironi Rezartin, se eshte e rrezikshme ta mbani. Jo e rrezikshme per tani. Ju e dini kete. Padrejtesite e precedenteve jane bomba me sahat qe s'dihet kur plasin.

Lironi Rezartin, edhe per nje arsye tjeter; Shumica juaj qe mbani Rezartin jeni nga ata qe kane dhene drejtesi te shtrember gjate diktatures. Mos e harroni asnje cast kete! Dhe tjetra qe duhet ta keni mire parasysh; Ai qe ne menyren me te pa sinqerte dhe per qellime nga me te erretat ju ka perfolur me teper per kete fakt, ai qe me gazetarine e vertete nuk e lidh asgje, eshte shpifesi, hajduti dhe intriganti me i ndyre qe njeh Historia e Shqiperise, me te cilin pervers njerezor dhe mediatik pati fatkeqesine te kishte te bente Rezarti. Mu per kete pra, qe t'i largoheni urgjentisht sa te jete e mundur me shpejt dhe pa pasoja kujtimit te denimeve te pa merituara te viktimave te kohes se shkuar, jepni nje prove, tregoni se dini te jeni te arsyeshem, lironi Rezartin.

Lironi Rezartin, se e ashtuquajtura "viktime" e Rezartit s'eshte vecse nje maniak depresiv, nje rrugac - gazetar qe jeten e shkon duke thurur vargmale me genjeshtra dhe dete me shpifje, nje i sternjohur nga vet' ju, nga vete vendimet tuaja zyrtare, per shpifje dhe intriga te pafundme ndaj shume e shume te tjereve.

Lironi Rezartin, se kete po ua thote nje i vuajtur.

edisonypi@gmail.com - Koha Jonë


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora