E shtune, 27.02.2021, 07:26 AM (GMT)

Kryeshkrim

Xhafer Leci: Urrejtja patologjike e Sheradin Berishës për Dr. Ibrahim Rugovën

E hene, 16.11.2009, 08:00 PM


Reagim ndaj shpifjeve prej 19 kapitujsh me titull: "Realpolitika e Ibrahim Rugovës", publikuar në webfaqen Pashtriku.org


URREJTJA PATOLOGJIKE E SHERADIN BERISHËS PËR DR. IBRAHIM RUGOVËN


Nga Xhafer Leci

Gjithçka që ka shkruar dhe që shkruan Sh. Berisha për Dr. Ibrahim Rugovën është e thënë në kontekstin më negativ të fjalës, duke u përpjekë që këtë figurë të madhe kombëtare ta nxjerr si të pa vlerë!? Por, e ka kot, sepse, siç duket Sh. B. vuan keq nga psikomania ndaj figurës emblematike të Ibrahim Rugovës, ose ka edhe shumë psikofobi ndaj presidentit historik të Kosovës, gjegjësisht ndaj kryetarit karizmatik të LDK-së. Qëndrimet e tij abuzive janë vërejtur qartë që disa vite rresht në disa publikime-kopjime të tij të deritanishme kushtuar Dr. Rugovës. Që, Sh. Berisha është
“historian” i cili merret me politikë këtë e kemi mësuar vetëm kohëve të fundit!!

Madje, në shkrimet-kopjimet e tij herë na paraqitet në rolin e zbuluesit të SHIK-ut, duke hapur dosjet e "udbashëve"  dhe intelektualëve shqiptarë, herë si “historian” e herë si “hulumtues”, duke gjurmuar vetëm anët negative në biografinë e dr. I. Rugovës.

Megjithatë, po i kthehemi temës se pse po merremi me Sheradinin në këtë shkrim-reagim. Jo, se ia vlen me polemizuar me të, por më shumë për me konstatuar se shkrimet e tij dhe të disa të tjerëve për Dr. Rugovën dhe LDK-në, të botuara kohë pas kohe në disa webfaqe, sidomos ato tek webfaqja personale e tij (www.pashtriku.org), janë kryekëput trilluese, përplot me gënjeshtra dhe insinuata shpifëse, për të cilat në çdo shtet ligjor autori i tyre do të dënohej  me burg ose me gjoba të mëdha në të holla. Dhe, habitemi  se si udhëheqësit LDK-së dhe të LDD-së si dhe të apostrofuarit në shkrimet-kopjimet e tij të porositura kundër dr. Ibrahim Rugovës nuk ngritin aktakuzë ndaj Sheradinit, duke e denoncuar në gjykatat përkatëse për shpifjet që ai u bënë figurave nacionale dhe intelektuale të Kosovës në krye me Dr. I. Rugovën...!?

Si t
’iu besosh p.sh. “fakteve” të tij për formimin e Degës së LDK-së në Gjermani të cilat fund e krye janë trilluese. Për shembull, asnjë datë e cekur prej këtij “hulumtuesi” nuk qëndron, por edhe asnjë e vërtetë tjetër rreth historisë politike të subjektit më të madh partiak të Kosovës nuk është ashtu siç thotë të cilat ky ia ofron lexuesve të pakët të webfaqes së tij private?! 

LDK-ja, Dega në Gjermani, është formuar në Stuttgart-Esslingen më 5 maj 1990, ku unë, Xhafer Leci, kam qenë pjesëmarrës, dhe as atëherë e as në janar të 1990-tës në Këshillin nismëtar nuk ka qenë Prof.dr. Ali Aliu , siç shpif Sheradini, por kjo ka qenë vetë iniciativë e patriotëve në Gjermani, Zvicër dhe Slloveni, ku në këshillin nismëtar ka marrë pjesë kolonel Naim Maloku, veprimtar nga Sllovenia, tani deputet në Parlamentin e Kosovës".
Fondi humanitar është udhëhequr nga z. Marjan Tunaj dhe ka qenë i vetmi fond që ka qenë transparent në mërgatë dhe i regjistruar pranë institucioneve shtetërore gjermane. Dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar me ndihma financiare i është lëshuar vërtetimi përkatës. Ndërsa, Fondi i Aachen-it ka ndihmuar arsimin, shëndetësinë si dhe ka zbutur në masë edhe varfërinë e mijëra punëtorëve shqiptarë në Kosovë të cilët pushtuesi serb i largoi nga puna.


Dega e LDK-së në Gjermani ka qenë bartëse kryesore për formimin e Fondit të 3%-shit. Ka pasur mosmarrëveshje dhe përplasje mes kryeministrit në ekzil z. Bujar Bukoshi dhe strukturave të LDK-së, por jo në masën siç pretendon “historiani” zbulues Sh. B. nga Ludwigsburgu. 


Me gjithë të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë, duhet shtruar pyetjen publikisht; se në emër të kujt Sh. B. i jep të drejtë vetes që kur shkruan për dr. I. Rugovën dhe LDK-në ta dezinformojë opinionin rreth punës dhe angazhimeve politike dhe kombëtare të dr. Rugovës, duke i shtrembëruar faktet e historisë më të re të Kosovës dhe popullit shqiptar, pra duke pohuar gjëra krejtësisht të pavërteta, para së gjithash, kokë me vete dhe i pa autorizuar nga askush!? (Le të mbetet rezervë mundësia e porosisë partiake, PDK-së, meqë edhe vëllaun e ka funksionarë të kësaj partie në Prizren), ngase vetëm mercenarizmi mund ta bëjë të bardhën të zezë, ashtu siç përpiqet ta bëjë Sheradini në këto "hulumtimet" e tij psikofobike kundër dr. Ibrahim Rugovës.


Për këtë, kërkojmë nga strukturat udhëheqëse të LDK-së si dhe ish udhëheqësit e saj që ta ngritin zërin kundër gënjeshtrave që po lanson që disa vite rresht Sh. Berisha, me qëllim për ta mbrojtur të vërtetën e kohës dhe ngjarjeve, sepse ata që dje e digjnin flamurin e dr. Rugovës nëpër rrugët e Kosovës, ngase bartte të gjitha tiparet kombëtare, janë pikërisht ata të cilët Ditën dhe festën e Flamurit kombëtar e hoqën nga kalendari i festave shtetërore të Kosovës.

Sh. Berisha djallëzisht dhe paturpësisht sulmon figurat e dëshmuara të kombit, në veçanti dr. I. Rugovën, i cili tri herë radhazi ishte i zgjedhuri i popullit të Kosovës. Në qendër të denigrimit nga ana e këtij shpifësi ordinerë janë edhe figurat e njohura të shkencës, kulturës dhe të politikës si akademikët Fehmi Agani, Mark Krasniqi, etj.

Rezistenca paqësore e presidentit Rugova me formimin e institucioneve paralele, kuptohet se nuk kishte  pushtet ekzekutiv, por kishte pushtet absolut moral në Kosovën e viteve 1990/99, si vullnet i shprehur unanimisht nga populli i Kosovës. Vetë presidenti Rugova dhe LDK-ja kanë thënë disa herë: “se derisa të shteren të gjitha mjetet paqësore do provojmë të arrijmë pavarësinë pa luftë, por nuk i përjashtojmë mundësitë tjera...”, që nënkuptonte qartë luftën.
Kjo politikë dhe mençuri u zbatua në harmoni të plotë me vullnetin e shumicës së popullit tonë si dhe të shumë vendeve mike të botës perëndimore.

 Një kapitull të tërë Sh. Berisha ia kushton burgosjes dhe gjyqit të Mr. Ukshin Hoti. Qëllimi është i qartë, të denigrohet me çdo kusht figura madhore e dr. Rugovës. Citojmë atë çka thotë Sheradini: "Dr.Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfishtë i "organeve përgjegjëse të Republikës të Kosovës" pa ngurrim dhe zëshëm them, se ai është përgjegjësi kryesor politik i "alternativës shqiptare", për burgosjen e tretë të Ukshin Hotit." Si argument sjell librin e Nafi Çegranit, ku autori përmend emrat e disa intelektualëve shqiptarë si "shërbëtorë të regjimit jugosllav", por jo edhe emrin e dr. Ibrahim Rugovës.
Sheradin enveristi, duke fajësuar alternativën kosovare të kryesuar nga dr. Rugova, shfajëson pushtuesin serb. E vërteta është se Mr. Ukshin Hotit Serbia nuk ia fali atë përkrahjen e hapur  që ai u bëri demonstratave të vitit 1981, ashtu siç u hakmor edhe ndaj avokatit Bajram Kelmendi me djem për aktakuzën e përgatitur kundër  Millosheviçit dhe regjimit të tij kriminal të cilën ia kishte dërguar Tribunalit të Hagës.

Rrjedhimisht, dr. I. Rugova nuk ka asnjë lidhje me arrestimin e Ukshin Hotit. Megjithatë, pa dashur ta mbroj presidentin historik të Kosovës, dua të shpreh mendimin tim për ta denoncuar këtë lloj përpjekjeje për denigrimin e figurës të tij.

Bota shqiptare nuk i kishte besuar trikut të Millosheviçit,  atëherë kur ai e montoi atë pamjen televizive për ta diskretituar para popullit të tij figurën historike të Ibrahim Rugovës. Edhe ata rugovistë që gjendeshin në pranverën e vitit 1999 para sulmeve të majtistëve shqiptarë bashkë me Ibrahim Rugovën deklaronin nga kampet e refugjatëve: “Ani, ai e di se çfarë bën” dhe mesazhi i shqiptarëve ishte i qartë: “Ne kemi besim të plotë në Rugovën, pavarësisht çfarë thonë dhe shpifin komunistët”. “Ne e duam atë, edhe nëse ai ka bërë ndonjë gabim”. Pra, populli e pranonte politikën e tij në tërësi sepse e dinte se Rugova ishte i pa luhatshëm në politikën e tij paqësore dhe kombëtare.

Ndërsa shpifjet e llojit të Sheradinit dhe sheradinëve tjerë kundër dr. Rugovës,  më shumë se çdo kënd tjetër i demaskojnë dhe denigrojnë vetë akuzuesit. Dhe kjo në publicistikë quhet vetëvrasje me dorën tënde.

Mirëpo të bën përshtypje fakti: pse ndodh pikërisht tani, në këtë periudhë të sulmohet nga një grusht njerëzish njeriu më i madh i të gjitha kohërave shqiptare? Për mendimin tim, sa më shumë ngushtohet rrethi i njerëzve të cilët e sulmojnë me metoda staliniste figurën dhe veprën e madhe të Ibrahim Rugovës, aq më e qartë bëhet se ky rreth shqiptarësh kanë ngrënë dikur një çorbë të prishur dhe tash vazhdojnë ta vjellin atë. Është në stilin serb të linçimit, denigrimi që i bëhet Ibrahim Rugovës. Ndërsa vetë serbët gërmojnë shtatë pash nën tokë për t’i sajuar heronjtë e vet dhe për t’i përdorë në shërbim të orekseve pushtuese. Mjerisht, ne shqiptarët kur e bëjmë punën e serbëve marrim dhe i denigrojmë vetë figurat më madhore të kombit që na i ka dhuruar Zoti. Ky grusht njerëzish nuk kursejnë as Ibrahim Rugovën edhe pse për të (I. Rugovën) bota demokratike ka shkruar me dhjetëra libra duke e ngritur në piedestalin e personaliteteve më të shquara botërore. 

Ndoshta kalemxhinjtë anti-Rugovë mendojnë se përnjëmend do të kenë sukses në denigrimin e figurës së tij. Harrojnë se shpifjet vetëm se arkivohen diku dhe i zë pluhuri, ndërsa brezat që do të vijnë do të ndjehen të turpëruar për këto lloj paçavuresh, që etërit e tyre shkruajnë sot kundër liderit historik të shqiptarëve dr. Ibrahim Rugovës.

Në traditën shqiptare  një fjalë e urtë thotë: “armikun vraje, por për inat mos e shaj”. Nëse Ibrahim Rugova me filozofinë e tij politike i ka eklipsuar idetë politike të mbrapshta të kalemxhinjve të sotëm, ky nuk është faji i mençurisë të tij, por është faji i injorancës së këtyre kalemxhinjve. Nëse disa njerëz, të ashtuquajtur shqiptarë, vazhdojnë ta konsiderojnë Rugovën “armik”, ata nuk munden që ta vrasin atë me shpifje dhe trillime. Ibrahim Rugova ka qenë dhe mbetet idoli i gjithë shqiptarëve. Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet fuqia e filozofisë së tij politike, mahnitëse për kombin dhe botën.

Më 1992 dr. Rugova, në kthim nga një vizitë e bërë në Amerikë, ndaloi në Zvicër për të takuar bashkatdhetarët. Në një hotel në Lugano, biznesmeni Hajdin Sejdija shtroi një darkë për nder të mysafirit shumë të respektuar, dr. Ibrahim Rugovës. Këngëtari i njohur tiranas  Luan Zhegu, (dikur kandidat për deputet i Partisë Socialiste, por që nuk fitoi) i këndonte Enver Hoxhës. Dr. Rugova, duke e konsideruar si nonsens ekstrem këngët për diktatorin E. Hoxha, madje në Zvicrën demokratike u kishte thënë  enveristëve, se për mua këndoni sa të doni, por Enver Hoxha ka vdekur. (Është fjala jo vetëm për vdekje fizike, por për vdekje ideologjike.) Luani menjëherë kishte ndërprerë këngën për Hoxhën, duke vazhduar me këngë të tjera. Sipas Sheradinit, i pranishëm ishte edhe Xhavit Haliti, i cili i thotë Rugovës: "Duam të fusim armë e të formojmë ushtri në Kosovë." Dr. Rugova përgjigjet: "Unë s mund t ju pengoj, por mos i thoni kujt se jeni marrë vesh me mua." Dhe, duke u nisur nga këto dy fjali, qofshin edhe të gjata, Sheradini vazhdon me një lum fjalësh dhe akuzash bajate.

Mendoj se përgjigja e dhënë nga dr. Rugova ka qenë shumë korrekte. I mençuri Rugovë e dinte mirë se aty kishte njerëz në shërbim të Sigurimit famkeq të UDB-ës shqiptare. Ai e dinte gjithashtu se Sigurimi Shqiptar, duke qenë partner besnik i UDB-s jugosllave për gjysmë shekulli me radhë kishte denoncuar të gjitha grupet dhe organizatat ilegale liridashëse të Kosovës. Ndërkohë, në Shqipëri kishte dënuar me burg të rëndë, pothuajse, të gjithë ish të burgosurit politikë të Kosovës, të cilët pas vuajtjeve të shumta kërkuan shpëtim në shtetin amë, duke filluar nga profesor Selman Riza, akademik Shaban Basha, Qazim Bllaca, Aziz Zhilivoda, Hoxhë Marevci, Hoxhë Visoka, Zeqir Rashica, Murteza Bajraktari, Qerim Jakupi, Esat Myftari, Idriz Zeqiraj, Gani Demiri, Ymer Llugaliu, Hysen Bukoshi, Shefqet Kelmendi, Istref Kelmendi, Selim Kelmendi, (i vrarë në burgun e Burrelit),  Ibish Kelmendi, Bardhyl Kelmendi, Namik Luci, Nazmi Berisha, Sytki Hoxha, Shefqet Kaçaniku,  Jahir Haliti, Jetullah Gashi, Ramë Sejda-Berisha, Remzi Selimi-Bushi, Avdullah Zagora, Fazli Deliu, Ismet Boletini, Istref Hoti, Mehmet Zeneli-Thaçi dhe shumë të tjerë.

Dr. Rugova i dinte gjithashtu intrigat përçarëse të Sigurimit  Shqiptar brenda Lëvizjes të Kosovës në mërgatë, nëpërmjet ambasadave. Ambasadorët shqiptarë morën përsipër gjoja "pajtimin" e grupeve të përçara. Por, ata thelluan përçarjen,duke u thënë veç e veç, në Vjen e Stamboll, "mos lëshoni pe, se ju keni të drejtë!" Këto poshtërsira të lakejve të Enver Hoxhës i ka denoncuar besnikërisht ish i burgosuri politik Sabri Novosella, njëri nga negociatorët e grupeve. Mosbesimin total që dr. Rugova kishte karshi komunistëve të Shqipërisë  dhe të qeverisë të tyre komuniste e ka shprehur hapur edhe në takimin me presidentin Klinton. Veç tjerash, ai i kërkoi Shtëpisë së Bardhë rikthimin e profesor Sali Berishës në pushtet, sepse është në të mirën e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Të vonuar duken Xhavit Haliti e Sheradin Berisha me shokë lidhur me përgatitjen për luftë. Dr. Rugova shumë më herët punonte për këtë. Tashmë kishte siguruar pikat për ushtrimet ushtarake të djemve të Kosovës. Ishin ndarë edhe detyrat për zonat gjithëpërfshirëse të Kosovës. Në qendër të organizimit ishte vënë juristi i diplomuar Sali Çekaj, i cili mbulonte edhe zonën e Dukagjinit. Ai kishte kontaktuar edhe me Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin që përfaqësonin Drenicën dhe Rrafshin e Kosovës me Gollakun.

Kur disa kokëkrisur kërkonin fillimin e luftës më 1992 dr. Rugova i kuptojë hilet e sllavëve. Ai nuk pranoi kërkesat e Kroacisë për hapjen e Frontit të Jugut, siç i thonin atëherë, duke i ditur se cilat do të ishin pasojat e kësaj nisme fatale për Kosovën. Por, ua hodhi topin e lojës nga Prishtina në Lubjanë, Zagreb dhe Sarajevë, sepse atyre u takonte fillimi i luftës me Serbinë, meqë i kishin të organizuara ushtritë republikane, gjë që Kosovës i mungonte. Rrjedhimisht, dr. Rugova e shpëtoi Kosovën nga një asgjësim total, për të cilin ishin marrë vesh sllavët e Jugut.

Shokët e Sheradinit i shpallin heronj edhe persekutorin edhe viktimën tij, pra edhe Fadil Hoxhën edhe Shaban Polluzhën, të cilët kanë luftuar me njëri - tjetrin. I pari, përkrah regjimit jugosllav, i dyti kundër Jugosllavisë. Të një mendjeje janë edhe enveristët e sotëm të Kosovës, Rexhep Qosja dhe Hashim Thaçi.

Enveri i vogël, Hashim Thaçi angazhoi TMK-në për ta përcjellë me nderime të larta shtetërore vrasësin e Shaban Polluzhës me shokë! Tek varri i Fadil Hoxhës H. Thaçi, në mes tjerash tha se neve e vazhduam luftën aty ku e latë ju...! Dhe, vërtetë ashtu bënë disa nga garda e enveristëve të rinj të instruktuar nga mbeturinat e Sigurimit të Enver Hoxhës, duke filluar nga vrasja e ministrit të mbrojtjes Ahmet Krasniqi në Tiranë për të vazhduar me vrasjet seriale politike në Kosovë. Dhe, të gjithë të vrarit ishin pasues të së djathtës së Shaban Polluzhës.

Rugova është kritikuar ashpër pse kinse po e krahason Shqipërinë me Serbinë, kur ai thoshte se ne jemi të hapur ndaj të gjithë fqinjëve, si ndaj Shqipërisë, si ndaj Serbisë etj. Edhe ata që dikur për të gjallë të dr. Rugovës kërkonin kokën e tij, tani po e kopjojnë atë, duke përsëritur pothuajse të gjitha ato që Rugova kishte thënë shumë vite më parë. Kush tjetër para Ibrahim Rugovës kërkoi bisedime me ndërmjetësimin e palës të tretë? Kush tjetër kërkoi protektorat civil dhe ushtarak ndërkombëtar për një periudhë kalimtare për Kosovën? Kush tjetër foli para dr. Rugovës për ndërtimin e autostradës Durrës –Kukës- Merdare dhe marrjen në shfrytëzim të Portit të Shëngjinit nga Kosova?  Për të gjitha këto parashikime profetike, tëra në vitet 90-ta nga dr. Rugova, u bënë realitet në vitet e para të shekullit 21. Populli i Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar i gëzuan parashikimet e tij gjeniale dhe mori pagëzimin meritor lider shpirtëror i shqiptarëve. Kur Rugova shpaloste parashikimet e tij para shqiptarëve, Rexhep Qosja me komunistët e tij tallej dhe i quante "ëndrra me sy hapur të kryetarit të LDK-së!"

Dr. Rugova kritikohej pse nuk pranoi një qeveri që Rexhep Qosja me kompani  e kishin bërë sipas planit të socialistëve të Shqipërisë. Në atë biçim qeverie kishin ndarë dy poste për LDK-në, dr. Ibrahim Rugova - president dhe një ministër të arsimit! Të gjitha ministritë tjera i kishin marrë vetë! Kjo ishte qesharake dhe askush nuk mund ta pranonte pa i matë forcat realisht. Zgjedhjet e pas luftës dëshmuan qartë falsitetin e asaj qeverie të kompozuar në zyrat e Tiranës komuniste. Në nivel të Kosovës R. Qosja fitoi 3600 vota, pra më pak se sa një ashkali dhe nuk arriti të bëhet as delegat i Kuvendit të Kosovës!!!

Akuzohej Rugova se, kinse ai kërkonte vëzhgues të huaj për hulumtimin e forcave të armatosura të Kosovës...! Si për rastin e plagosjes së rektorit serb Papoviq, që të gjithë e dimë se Rugova në pyetjen e gazetarëve vendas dhe të huaj  ka thënë: “neve nuk e dimë kush qëndron prapa këtij sulmi”.
E vërteta është krejt tjetër. Ata që i ftojë I. Rugova si vëzhgues në krye me gjeneralin në pension z. William Voker e shpëtuan Kosovën nga një asgjësim kolektiv gjenocidi të përgatitur nga Beogradi kundër popullatës të pa mbrojtur shqiptare të Kosovës. Rolin që luajti William Voker së bashku me mbi 2000 vëzhgues  tashmë këtë e dinë të gjithë shqiptarët dhe bota mbarë.


Kush e sabotoi luftën? Kjo pyetje vazhdon të përsëritet qysh prej dhjetë vjetësh, edhe pse pyetja ka marrë përgjigje të saktë me kohë. Luftën e Kosovës e sabotoi e majta komuniste e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Sigurimin komunist të Shqipërisë. Kërkesës për bashkëpunim dhe koordinim të aksioneve luftarake të Presidentit Rugova disa majtistë përçarës iu përgjigjen me rrahjen e deputetëve në Drenicë. Dhe, po të mos ishte intervenimi i shpejt i familjarëve të njërit nga deputetet e marrë peng që kërkuan llogari sipas Kanunit, komunistët fanatikë do t`i pushkatonin të gjithë, ashtu siç kanë bërë me shumë veprimtarë të tjerë për të cilët hapnin lajme të rreme sikur ishin bashkëpunëtorë të pushtuesit, ose mund të jetë vrarë nga pushtuesit.
Sabotimi i luftës vazhdoi me ndërhyrjet qëllim këqija për shkarkimin e kuadrit ushtarak profesional, duke emëruar njerëz të papërvojë ushtarake. Bash për këtë komandantët e zgjedhur nuk arritën ta mposhtin në beteja pushtuesin, por me  aksionet që i bënin më së shumti e pësonte popullata civile. Nga qindra veta të vrarë në komunën e Rahovecit, Drenasit etj. ishin civilë të pa armatosur, pra të pa mbrojtur! Mungesën e rezultateve në luftë , duhet shikuar  nisur nga "mësimet" komuniste të Ibrahim Kelmendit të dhëna para gati tri dekadave, se për t`ia rritë namin luftës tonë, organizatës tonë, duhet të vriten qoftë edhe shokët tanë,  pavarësisht se edhe ata po luftojnë kundër pushtuesve serbë! "Mësimet" dhe metodat se si duhet të faktorizohet një luftë, një aktivitet i pabërë i Ibrahim Kelmendit, i denoncon bindshëm bashkëpunëtori i tij i dikurshëm, Fahridin Tafallari, në qershorin e këtij viti (2009) në faqet e Internetit, me titull: "Ibrahim Kelmendi ka ndikim në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka", kur thotë:
“Pas vrasjes së TRE YJEVE, një ditë, duke diskutuar me mua, Ibrahimi më thotë, se ne “shokët” e tyre, vetë duhet t’i vrasim shokët tanë... për të ngritur lart emrin e organizatës…!? Kjo thënie e tij e tmerrshme më befasoi shumë dhe i ktheva përgjigjen aty për aty, tepër, tepër i befasuar se emri i organizatës nuk mund të ngrihet lartë kur asaj i vriten prijësat...dhe vazhdova duke i thënë, se edhe po qe se duhet ngritur emri i organizatës, atëherë duhet të vriteshim unë dhe ti e ndonjë tjetër dhe JO Jusufi, Kadriu e Bardhoshi!!!”
(Faridin Tafallari)

Për të qenë edhe më i plotë sabotimi i luftës, veglat e UDB-së shqiptare dhe asaj jugosllave, në koordinim të Tiranës zyrtare ekzekutuan në mes të Tiranës ministrin e mbrojtjes të Republikës të Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqin. Pastaj do të vriten edhe oficerë, policë dhe ushtar të përzgjedhur të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës të organizuara në luftën për çlirim  të Kosovës nga Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova.

Kush dhe pse bëri dy atentate kundër Ibrahim Rugovës, sepse ai ishte pengesa e pakalueshme për Serbinë dhe veglat e saj në Kosovë, me ideologjinë e përbashkët sllavo-komuniste. Vrasja e tij do të ishte humbja e Kosovës dhe këtë e donin disa nga krerët enveristo-kumunistë të Tiranës.

Pse majtistët e Kosovës e dogjën flamurin dardan të ideuar nga dr. Rugova me simbole të Dardanisë antike? Këta "trima" rrugësh e kafenesh të cilët dogjën flamurin dardan, pse nuk e dogjën këtë që projektuan të huajt me sugjerimin e Serbisë pa asnjë shenjë të identitetit kombëtar?! Janë po këta sejmen që e pranuan pa asnjë vërejtje!

Stërvitja ushtarake e djemve të Kosovës në Shqipëri ishte projekt i Presidentit  Ibrahim Rugova me shokë. Rrjedhimisht, Adem Jashari ka qenë ushtar i Ibrahim Rugovës. Me rastin e masakrës në Prekaz ai shpalli katër ditë zije kombëtare dhe kjo u respektua në të gjithë Kosovën. Shqiptarët nderuan me dinjitet këtë dhimbje të madhe dhe nuk i hapën dyqanet dhe bizneset tjera, nuk punuan gjatë atyre katër ditë të zisë kombëtare. Më vonë dr. Rugova me dekret të veçantë e shpalli Adem Jasharin "Hero të Kosovës". Akuzohej Rugova se nuk i vizitoi Jasharët. Por, e heshtin atë çfarë kishin thënë ata që spekulonin në emër të familjes Jashari, madje pa qenë fare të autorizuar. Veç kësaj mungonte siguria. Komunistët e donin me çdo kusht pushtetin, ndaj edhe e gjuajtën në shtëpi dhe rrugë, bile në mes të Prishtinës. Atëherë, si mund të udhëtonte fushave dhe arave të Drenicës, kur i përgatiteshin prita dhe pusi?Të gjitha spekulimet tjera në relacionin dr. Rugova dhe Jasharajt janë manipulime dhe shpifje të radhës të komunistëve-enveristë.

Ata që e akuzojnë Rugovën për mbajtën e zgjedhjeve në vitin 1998, çirreshin se Presidentit i ka mbaruar mandati, Parlamentit gjithashtu, prandaj nuk i njohnin as njërin dhe as tjetrin. Vërtet, lufta ishte në prag, koha për zgjedhje nuk ishte e favorshme. Por, lufta kërkonte mobilizim dhe organizim në përshtatje me kushtet dhe mundësitë që kishte Kosova. Dr. Rugova ishte njeri i matur, i mençur,  njihte mirë edhe raportin e forcave, prandaj donte që shqiptarët të pajtoheshin të ishin të bashkuar në luftën për liri. Prandaj, mori vendimin e vështirë, por të imponuar nga mosnjohja e organeve institucionale nga ana e përçarësve të cilët dirigjoheshin nga komunistët e Tiranës zyrtare. Pjesëmarrja në zgjedhje qe masive, bojkotuesit kishin njëfarë emri, por jo edhe anëtarësi. Fitorja ishte bindëse dhe legjitimiteti i Presidentit Rugova ishte i pakontestueshëm për shqiptarët e Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar.

Në shumë vende të botës zhvillohen luftëra me vite e dekada dhe megjithatë mbahen edhe zgjedhje. Përmendim këtu Çeçeninë, Afganistanin, Palestinën e tjera. Edhe Palestina që nga viti 1947 është në luftë me Izraelin, mbi një milionë të vdekur dhe të plagosur, e shumë të tjerë të shpërngulur me dhunë ndër vende tjera të botës dhe megjithatë janë mbajtur disa palë zgjedhje. A thua mos qenka dashtë të presin kur të çlirohet Palestina që palestinezët  t`i mbajnë zgjedhjet e tyre parlamentare?!

Mero Baze në librin e tij “Shqipëria dhe lufta në Kosovë” (f. 91) shkruan: “Zgjedhjet në Kosovë dhe fillimi i betejës diplomatike të shqiptarëve. Shqiptarët e Kosovës votuan për presidentin dhe zgjedhjet parlamentare më 22 mars 1998. Zgjedhjet u cilësuan të paligjshme nga autoritetet serbe, por u zhvilluan me një miratim në distancë të vendeve perëndimore dhe kryesisht SHBA-ve. Zgjedhjet u paraprinë nga debate të ashpra brenda shqiptarëve për mospjesëmarrje në to. Adem Demaçi, kundërshtari kryesor i Rugovës, u tërhoq nga kandidimi disa kohë para zgjedhjeve, ndërsa Luljeta Beqiri, vetëm javën e fundit. Rugova fitoi bindshëm si president i Kosovës, ndërkohë që zgjedhjet nuk u mbajtën në disa pjesë të Kosovës të prekura nga masakrat, si rasti i Drenicës.
(Mero Baze)

Sheradini përmend edhe librin e Mehmet Krajës “Vitet e Humbura” ,fjala është për vitet që vërtet i ka humbur  M. Kraja, duke mbetur pa asnjë post, vlerë e kredibilitet. Mirë e ka titulluar librin për vete, tani ka kohë le ti vjatoi vitet e veta të humbura. Kur është për akuza sheradinët,  Mehmet Krajën, Nafi Çegranin etj. i quajnë njerëz të UDB-së… Ndërsa kur u nevojiten për interesa të veta i marrin si shembuj të mirë edhe UDB-ashët!   Dr. I. Rugova nuk i ka humbur vitet e punës së tij, por i ka realizuar të gjitha projektet dhe vendimet e marra me shokë për pavarësisë së Kosovës.    

Kush e propozoi i pari formimin e Gardës Kombëtare nga radhët e TMK-së për pritjen e mysafirëve burrështetas tjerë nga vendet e botës të cilët do të vizitojnë Kosovën...?  Natyrisht, i kujdesshmi Rugovë i cili ishte i përkushtuar për të bërë një shtet dinjitoz të modelit tërësisht perëndimor, urdhëroi krijimin e kësaj trupe.

Shoku Sheradin është zgjatur tej mase rreth marrëveshjes për arsimin dhe Organizatën ndërmjetësuese italiane Shën Exhidio. Ai nuk i kursen në akuza dy viganët e mendimit filozofik shqiptar, të cilët i vunë themelet e shtetit të Kosovës. Është e vërtetë që ata biseduan me Millosheviçin dhe vartësit e tij për t`i nxjerrë nxënësit shqiptarë nga podrumet. Ndoshta fituan pak klasë mësimi dhe shkolla dhe këtë e dinin edhe ata, madje shumë më mirë se ne, por fituan shumë në rrafshin ndërkombëtar. Millosheviçit dhe regjimit të tij ia çjerrën maskën. Për ata që kanë pesë fije tru në kokë e dinë se Rugova dhe Agani fituan shumë nga kjo marrëveshje dhe Millosheviçi humbi keq. Ndërsa kokëtulët nuk arritën ta kuptojnë kurrë këtë sukses politik të Kosovës.

Disa vite pas lufte  isha për vizitë te një miku im, me vete kisha gazetën “Bota sot”, një mysafir cili ishte aty tek ai miku, nuk dua t’ ia përmendi emrin,
me pyeti;  Xhafer të pëlqen Borba sot, unë ja kthej Borba është gazet serbe e kjo është “Bota Sot” gazetë shqiptare, dhe mos ofendo se kjo nuk të bënë nder.
Pse e urreni ju disa “Boten Sot” i them unë atij? Sepse kjo gazetë nxitë dhe krijon urrejtje ma kthen ai. Jo, jo i them unë atij, “Bota Sot” zbulon krimet dhe kjo i pengon dikujt. Cilat krime me pyet ai? A nuk i di ti vrasjet, plagosjet, etj, i them atij?
Deri me tani më thotë ai “janë pre vetëm disa lisa të vegjël, duhet të priten edhe shumë të tjerë për të ardhur tek lisi më i madh...”!?
Hë, i them unë, a e paskeni vendosë ta vrisni edhe Presidentin Rugova a?!?


Dy ditë para së të ballafaqohej në Hagë  dr. Rugova me kriminelin Millosheviq më merr në telefon Ahmet Beqiri nga Zhabari i Mitrovicës dhe më thotë: "Baca Xhafë, ke për ta pa se Ibrahim Rugova nuk ka me guxua publikisht me fol, por me dyer të mbyllura...! Përgjigja ime ishte se kjo kurrë nuk ka për të ndodhë, sepse unë e njoh mirë të gjithë veprimtarinë atdhetare të Ibrahim Rugovës. Ai nuk ka pse të fshehët, sepse gjithherë ka punuar në të mirë të popullit dhe vendit të vetë. Dhe, vazhdova; dëgjo Ahmet, sikur të ndodhë një gjë e tillë, jo se ma nuk do të isha anëtarë i LDK-së, por as që do e përmendja më emrin e saj dhe as të Ibrahim Rugovës...

E pamë të gjithë, por edhe vetë mediet serbe pranuan se I. Rugova në krahasim me kriminelin Millosheviq ka qenë shumë më i përgatitur dhe ka ditur ta mbrojë popullin dhe politikën e tij me përgjegjësi.
Lexo librin e Kadri Manit 
“Dr. I. Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!!"

"Fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova" - shpifë dezertori Milazim Krasniqi.

“Gjatë kohës së luftës, unë kam marrë një herë një gjysmë miratimi për të kontaktuar me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Kam qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që kam shkuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe jam përpjekur për të vënë një kontakt, që të bëjmë një proces unifikimi dhe e them me përgjegjësi se fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova. Këtë e them jo se e kam dëgjuar, por e them se kam qenë palë në mes”. ((Milazim Krasniqi, ish-bashkëpunëtorë i Ibrahim Rugovës.)

Milazim Krasniqi, asnjë argument, fakt e provë nuk ka sjell për këtë gënjeshtër të tij; kur ka qenë në Shtab, me kënd ka biseduar dhe çka kanë biseduar?
E vërteta për takimin e LDK-së me përfaqësues të Shtabit është: Delegacioni i LDK-së shkoi në Shtab të UÇK-së, në Drenicë për bisedime rreth organizimit të përbashkët të luftës. Përfaqësuesit  e Shtabit jo vetëm që nuk biseduan me ta, por i lidhen, ua mbyllën sytë dhe i rrahën.  I shpëtuan nga më e keqja vëllezërit e Gjergj Dedës që kërcënuan për hakmarrje Bardhyl Mahmutin në Zvicër dhe Rexhep Qosjen në Prishtinë. Për këtë rast më gjerësisht lexo librin e  historianit akademik Zekeria Cana
“ ''Ditari i Robërisë".

Ndërsa Milazim Krasniqi ishte në krye të grupit bandë, që intrigonin me majtistët e Kosovës dhe zyrtarët komunistë të Tiranës për eliminimin politik të kryetarit Rugova. Komploti u zbulua nga kuadri i LDK-së në diasporë. Milazimi si kapobandë i diskredituar u largua me bisht ndër këmbë, duke u strehuar në bazën e tij në PDK-në. Ndërsa shokët e tij të intrigës përfituan nga zemërgjerësia e dr. Rugovës dhe sot, në mungesë të tij po ia bëjnë gjëmën LDK-së. Milazim Krasniqi është njeriu i interesave personale dhe materiale. I biri i tij Memli, një Rapper Hip Hop, tani zëdhënës i Thaçit, vajza Teuta punonjëse në RTK, gruaja i punon në spital. Ai, për shërbimet intriguese e përçarëse në radhët e LDK-së është shpërblyer shumëfish nga PDK-ja, duke marrë post në Universitet dhe honorare tjera të majme. Milazimi është njeri i “kalemit” dhe i ka bërë hesapet mirë duke ditur se në LDK një familje e tërë nuk mund të privilegjohet kaq shumë.          

Kush dhe pse e prishën marrëveshjen në Osllo, ku ishte vendosur që kolonel  Ahmet Krasniqi të jetë ministër i mbrojtjes? Për këtë duhet të flasin pjesëmarrësit e kësaj marrëveshje:  Dr. B. Bukoshi, Adem Demaçi, Xhavit Haliti etj. Jo vetëm kaq, por Ahmeti u ekzekutua në krye të detyrës në qendër të Tiranës. A nuk do të thotë kjo se vrasësit ishin sabotues të luftës?

Kush e bëri listën për likuidimin e 9 intelektualëve më të mëdhenj të Kosovës si; Dr. I. Rugova,  akademikët  F.Agani, Mark Krasniqi, Sabri Hamiti, Zekerija Cana, kryeminstri B. Bukoshi etj., dhe i dhjeti më radhë ishte nga Shqipëria gazetari Mero Baze. "Kam duruar deri tash katër lista vdekjesh nga kjo racë dhe do të duroja edhe njëqind të tjera nga “daja”(Azem Syla), nga “Zeka” (Milaim Zeka) dhe të gjitha pseudonimet që fillojnë me emra zvarranikësh dhe përfundojnë me pseudonimet e Enver Hoxhës, duke u inkurajuar nga proverbi shqiptar se “qeni që leh, nuk të ha”, por tashmë ky lloj qeni që po leh për hesap të Serbisë e Greqisë,  e cila në fakt ka treguar se së paku dhëmbë ka. Ndaj ka ardhur koha që të lidhen këta zagarë .
 (Mero Baze)

Për takimin e  presidentit Rugova më 1992 me Presidentin Clinton në Amerikë, disa majtisto-komunistë nga xhelozia atëherë thoshin:  " Kjo është një fotografi e montuar, nuk është e vërtetë se Rugova është takuar me Clintonin...". Por, në telegramin e ngushëllimit që ish presidenti Clinton u dërgonte shqiptarëve, me rastin e vdekjes së të madhit Rugovë shkruante: "E kam pritur disa herë në Shtëpinë e Bardhë Presidentin Rugova..." Dhe,  tani pyesim batakçinjtë komunistë, a i besoni mikut të madh të Kosovës, çlirimtarit të vërtetë të Kosovës, zotit Bill Clinton?!

Ibrahim Rugova në librin “Pavarësia dhe Demokracia”, Prishtinë 1991,.f. 235
 i ka përfshi të gjitha takimet dhe intervistat e tij nga periudha 1989-1991, të cilat
nuk mund  t
’ i shtrembërojë Sheradin Berisha dhe as të tjerët, sepse ato janë origjinale dhe mirë të dokumentuara.
Sheradin komunsti spekulon, madje edhe e akuzon Hollbrookun dhe C. Hillin për besimin që kishin tek dr. Rugova, duke e konsideruar Ibrahim Rugovën si njeriun kyç në procesin e negociatave me Serbinë."

Adem Demaçi i kërkoi Hollbrookut eliminimin politik të Rugovës me arsyetimin absurd se "Ibrahim Rugova është politikan i dështuar, duhet të tërhiqet nga skena politike!?" Këtij bllofi të madh dhe inatçor diplomati Hollbrook do t`i përgjigjej : "Gjendjen në mes të shqiptarëve të Kosovës e cilësoj diçka tragjike, sepse e kemi shumë të vështirë të gjejmë negociatorë në palën e saj ushtarake (UÇK)". Kjo nënkupton se Demaçi me shokë nuk përfaqësonin askënd, sepse siç e pranon edhe Fatmir Limaj, para Tribunalit të Hagës, se shumica e luftëtarëve ishin nga radhët e LDK-së, oficerët e shkolluar kishin organizim hierarkik institucional, pra nën komandën e Presidentit  të Kosovës. Ndërkohë që pushtuesit serbë i vrisnin bujqitë  dhe barinjtë e fshatrave të Kosovës, Demaçi, "përfaqësuesi politik i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së," lëvizte rrugëve të Prishtinës, krejt i pa shqetësuar nga askush!!

Ndërsa, bashkëpunëtorët e tij bridhnin në relacionin Zvicër, Gjemani, Tiranë, ku intrigonin me zyrtarët komunistë vendorë, duke uzurpuar median vizive (emisionin për Kosovën), nga ku i lansonin të ashtuquajturat "Komunikata të SHP të UÇK-së,"  që ishin kryesisht përçarëse, duke sulmuar e kërcënuar më shumë LDK-në dhe Presidentin Rugova, se sa pushtuesit vrasës. "Komunikatat" ishin gjithë mburrje, por pa mbulesë reale, madje larg çdo etike. Edhe vet  "zëdhënësi" Jakup Krasniqi do t`i zhvleftësonte në Hagë, duke i quajt  "propagandë lufte!" Ndërsa, "ushtria" e Demaçit me shokë mbeti gjithnjë rezervë, duke organizuar mbledhje në sallat luksoze të Evropës nën "komandën" e Mujë Rugovës, rektorit të sotëm të Universitetit i zgjedhur me SMS-të e qeverisë Thaçi!!!
 M.Rugova, dikur në Perëndim deklaronte se; neve mundemi ta ndërrojmë fenë e gjithçka tjetër por kurrë nuk mund të na largoj askush nga rruga që ndjek Dr. I. Rugova. I. Rugova asnjëherë nuk është marrë me largimin e dezertorëve, asnjëherë nuk është dobësuar me ikjen e dezertorëve, përkundrazi është forcuar.

Në pyetjet kur i bënin gazetarët se Rexhep Qosja dhe Adem Demaçi  po të kritikojnë
Rugova përgjigjej: R. Qosja është intelektual i pavarur, ndërsa A. Demaçi është simbol i rezistencës kombëtare, duke mos dashur  të flas asnjë fjalë kundër tyre, kjo e madhështonte pjekurinë dhe maturinë e I. Rugovës.

Thirrjet për unitet dhe unifikim të faktorit ushtarak të Adem Demaçit me shokë ishin falso, sepse ata kërkonin të pamundurën, eliminimin politik të njeriut të parë të Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, në një kohë kur Presidenti i kishte mobilizuar të gjitha strukturat ushtarake dhe civile për luftë dhe mbrojtje.

Jakup Krasniqi nga hotelet luksoze të Tiranës thoshte: "Ibrahim Rugova që moti i ka shkëputur lidhjet me popullin. Politikën duhet ta udhëheqin forcat e reja. Ibrahim Rugova nuk ka krijuar kapital politik për ta drejtuar UÇK-në", si dhe përrallisje tjera të kësaj natyre. Dhe, këto deklarime linçuese bëheshin  edhe atëherë kur votimet ishin bërë, madje me pjesëmarrje shumë të madhe dhe fitore të LDK-së, si parti dhe e dr. Rugovës si President  ishte absolute. Partitë bojkotuese ishin pa asnjë peshë reale, sepse veç kryesive, anëtarësia e tyre mund të bartej me pak autobusë!

Çdo mendje e shëndoshë me një gjykim të pa anshëm nxjerrë konkluzionin se kundërshtarëve të Tij nuk u interesonte uniteti dhe unifikimi i veprimeve, por eliminimi i LDK-së dhe i kryetarit të saj, njëherësh President i Kosovës nga skena politike. Dhe,  jam krejt i bindur se po të mos ishin ndërkombëtarët në Kosovë pas dëbimit që u bëri NATO-ja pushtuesve, disa stalinistë të cytur nga SHISH-i Tiranës do ta shkaktonin luftën civile në Kosovë dhe Serbia do të ishte bërë sunduese e përjetshme e trojeve dardane. Ne i kemi dëgjuar qysh gjatë luftës kuadrin aktual të Kosovës nëpër kafenetë e Tiranës duke thënë se "pa gjak nuk ia lëshojmë pushtetin LDK-së!" Edhe në praninë e ndërkombëtarëve e gjakosën Kosovën, duke vrarë kuadrin e përzgjedhur të LDK-së si dhe kuadrin ushtarak që e bënë  luftën, përfshirë këtu edhe kreun e luftës në krye të detyrës Ahmet Krasniqin.


Cili ishte synimi arritjeve politike në arenën ndërkombëtare të Begradit, për linçimin, degradimin para popullit shqiptar të Dr. I. Rugovës dhe A. Demaçit, në kohën më të vështirë që përjetonte Kosova gjatë bombardimeve të forcave të NATO-s, më 1999, kur edhe filloi spastrimi kolektiv i shqiptarëve të Kosvës?!?
Unë mendoj se marrja peng e Dr. Rugovës në Beograd, kishte si qëllim që populli të hutohet dhe ta  konsideroi atë si tradhtar... Gjithashtu mos pengimi i  lëvizjeve të lira të A. Demaçit që populli  ta humbë besimin te këto dy figura madhore të popullit tonë.
Pra ky ishte synimi i politikës serbe; përçaj e sundo, dhe ata të cilët nuk e kuptojnë këtë, merren kot me politikë. Mirëpo, për fat të mirë shumica e shqiptarëve e kuptuan këtë lojë të rrezikshme të Beogradit dhe i ikëm më të keqes, vëllavrasjeve në masë të madhe.

Sh. Berisha përpiqet me kot ta vejë në luhajë patriotizmin e Ibrahim Rugovës. Ai na servon pyetjen provokative të diplomatit gjerman Loni Fischer drejtuar Rugovës: "A mendoni që Kosova do t`i bashkohet Shqipërisë?"

Dr. Rugova përgjigjet mençurisht: "Ne kërkojmë të trajtohemi të barabartë me popujt e Jugosllavisë", sepse ishte viti 1991 dhe vetëm kjo përgjigje duhej dhënë. Por, edhe variantin e bashkimit e ka thënë me kohë, e ndoshta edhe i pari nga personalitetet e Kosovës. Bashkimin e kërkon edhe komunisti Emrush Xhemajli, por ideologjia e tij sllavo-bizantine veç sa e largon mundësinë e bashkimit. Nuk bëhet bashkimi me fjalë e intriga , por me punë dhe vepra si ajo e Ibrahim Rugovës, që arriti kulmet e miqësisë me Amerikën zëmadhe, solli NATO-n në Kosovë, duke përzënë Serbinë nga trojet tona. Pastaj krijoi premisat, përgatiti terrenin për pavarësinë dhe sot konsiderohet si themelues i pakontestueshëm i shtetit të Kosovës. Infrastrukturë e afrimit dhe e bashkimit të kombit është edhe ndërtimi i autostradës Durrës –Kukës- Morinë nga kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë që këtë bashkim nuk e duan aleati i partisë së Sheradinit, Edvin Rama, i cili e cilëson si "rrugë që nuk të çon askund!"  Dhe, për hatër të Edvinit, kryeministri Thaçi me shokët e tij përfshi këtu edhe presidentin kukull Fatmir Sejdiun me shokë, nuk morën pjesë në përurimin e kësaj vepre madhore kombëtare, edhe pse nuk mungoi kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Sheradini, duke kopjuar të tjerët akuzon dr. Rugovën pse nuk i përkrahu demonstratat e studentëve, madje me një rast as nuk i priti? Përgjigja është krejt e thjeshtë. Një parti e orientimit majtist ekstremist i futi hundët në organizimin e pavarur të studentëve, anashkaloi të zgjedhurit legal dhe emëroi disa nga anëtarët e rinj të kësaj partie majtiste. Qëllimi i tyre ishte ta vënin nën kontroll rininë studentore që në një rast oportun ta ndërsenin kundër institucioneve legale të Kosovës. Mjerisht, pjesë e këtij manipulimi u bë edhe rektori Ejup Statovci, i cili më parë kishte refuzuar firmosjen e Apelit të 215 intelektualëve! Demonstratat ishin të zbehta dhe me pjesëmarrje simbolike, sepse drejtuesit e emëruar nga strukturat jashtë organizimit studentor konsideroheshin të dhunshëm, prandaj edhe bojkotoheshin. Dr. Rugova ishte njeri i matur, ishte shembull dhe simbol uniteti, nuk mund ta rehabilitonte dhe ligjësonte një klan ilegal dhe të paligjshëm. Në të kundërtën do të binte ndesh me masën prej shumë mijëra studentëve të cilët ishin fyer dhe anashkaluar nga grupi i vetë zgjedhur.
Megjithatë në ato protesta një numër i madh personalitetesh dhe anëtarë nga radhët e LDK-së patën marrë pjesë, si p.sh.Presidenti i sotëm Fatmir Sejdiu, cilit policia serbe ja pati thye dorën dhe, një kohë të gjatë e ka mbajt në gips. Ky grup i pa dijshëm të rinj degjeneroi gazetën e parë opozitare të pushtetit komunist "Bota e re", e drejtuar dikur nga studenti i shkëlqyer Ibrahim Rugova me shokë. Me një anarshizëm rrugësh filluan botimin e shkrimeve denigruese, përçarëse, të cilat në ato kohë të vështira i shkonin përshtat vetëm armikut. Ky grup nuk u mjaftua me kaq, por  gazetën e dashur studentore e kthyen në paçavurën "Epoka e re" duke u bërë zëdhënëse e gjithë llumit në rang kombëtar, sa që arritën deri në shpifjen monstruoze sikur Ibrahim Rugova paska fjetur në shtëpinë e Millosheviçit!!! Ja, ky është "studimi historik  i realpolitikës të Ibrahim Rugovës" të autorit Sheradin Berisha!

Sheradini shkruan se si e survejonte Zyra e LDK-së në Tiranë veprimtarinë  "terroriste" të UÇK-së në Shqipëri. Fillimisht, fjalën terroriste duhet liruar nga thonjëzat për ta futur në thonjza "UÇK-në",  sepse në mes të Tiranës terroristët komunistë vranë ministrin e luftës Ahmet Krasniqin. Dhe, ata që vrasin kreun e luftës pikërisht në kohë lufte nuk kanë asnjë lidhje me UÇK-në e vërtetë. Janë këta shkatërrimtarë përçarës që kërkonin qindra mijëra marka nga Zyra e Përfaqësisë së Kosovës në Tiranë. Dhe, kur merrnin përgjigjen logjike se "ne disponojmë vetëm paratë që nevojiten për funksionimin normal të kësaj Përfaqësie", përçarësit shantazhonin personelin e saj me pusulla makabre: "Në emër të popullit, për tradhti të lartë, jeni të dënuar me vdekje dhe do të ekzekutoheni në rastin më të parë të mundshëm." Dhe, pasonte firma: "Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së". Kjo është "lufta" reale që bënin disa "shtabistë çlirimtarë" në Tiranë!!!

Me kërcënime të tilla arritën ta përzënë kreun e Përfaqësisë. Shefat e tyre emëruan Xhavit Halitin dhe tani kërkonin pushtimin e Përfaqësisë. Por, reagimi i dr. Rugovës ishte i shpejt duke emëruar personin tjetër institucional në Zyrën e Përfaqësisë të Kosovës. Vlen të theksohet se shantazhimi bëhej nën ombrellën e Sigurimit komunist shqiptar. Dhe, shteti i Rexhep Mejdanit, edhe pse ishte i informuar për këtë krim të rëndë, duke e penguar punën normale  të personelit të Përfaqësisë, madje në kohë lufte, kurrë nuk ndërhyri  për të marrë masa sigurie dhe për të goditur shantazhuesit!

Një tjetër dezinformim banal që bën Sheradin komunisti është kur thotë se Fondi i Achenit "specifikoi destinimin e këtyre mjeteve vetëm për nevojat financiare të kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova dhe të strukturave të partisë!" Kjo nuk qëndron fare dhe për këtë kemi dhënë shpjegimet më parë. Por, Sheradini e lidh këtë me  "bojkotin që i bëri LDK-ja në Gjermani kryetarit të Sindikatave të Kosovës, profesor Hajrullah Goranit!" Vlerësimet paushalle janë gjithmonë të gabuara. Për të keqen e tij, këtë gabim ai e përsërit në gjithë "studimin e tij historik" të marrëzishëm. Kosova kishte një Qeveri të përkohshme në ekzil, (edhe pse Sheradini thotë se duhej të qëndronte në Kosovë, gjë që përjashtohej një mundësi e tillë), kishte edhe një fond zyrtar, tashmë të konsoliduar të shprehur në 3 %-in obligativ  dhe moral nga paga mujore ose të ardhura të tjera nga byroja e punës apo nga ndihma sociale, që mërgimtarët tanë përfitonin në shtetet ku jetonin. 

Së pari, mërgimtarët në Gjermani ashtu  si të gjithë qytetarët e Kosovës ishin përcaktuar për fondin zyrtar dhe nuk mund të ndaheshin në një fond tjetër. Fondet humanitare, si dhe fonde që kanë bërë emër për të mirë si: "Shoqata Nëna Tereze" dhe "Shoqata Rugova" anëtarësia e tyre ishin pagues të rregullt edhe të Fondit qeveritar. Mërgimtarët kur humbën punën minatorët ishin solidarizuar masovikisht duke tubuar ndihma për ata. Por, tani ishin krijuar rrethana krejt tjera. Punën e humbën dhunshëm, pothuajse të gjithë ish të punësuarit në ndërmarrjet e ndryshme si dhe në administratë. Tashmë ndihmat duhet të ishin të centralizuara dhe të mbikëqyrura zyrtarisht duke i financuar nevojtarët me prioritet.

Së dyti, profesor Gorani vinte në Gjermani gjithmonë nëpërmjet Zvicrës, madje i shoqëruar nga emra dhe  fytyra shumë të dyshimta. Ata nuk paguanin as në Fondin e qeverisë dhe as në ndonjë fond humanitar. Ishin anarkistë dhe ashtu edhe si Serbia nuk i njihnin  institucionet e Kosovës. Megjithatë, në nderim të profesor Goranit paguanin sallat dhe e prisnin si mysafir të lartë nga atdheu. Kjo është një e vërtetë e parë dhe e përjetuar edhe nga unë Xhafer Leci. Jo rrallë jemi provokuar nga shoqëruesit e profesor Goranit duke e lavdëruar në prezencën tonë në sallat e mbushura me mërgimtarë diktatorin Enver Hoxhën dhe regjimin e tij të urryer. Megjithëkëtë, për respekt të mysafirit, jemi përmbajtur.

Për të qenë "studimi historik" i Sheradinit sa më “gjithëpërfshirës” kundër Dr. I. Rugovës kanë kontribuar kryesisht dezertorët nga LDK-ja, duke e braktisur të djathtën progresive për t`u bërë sahanlëpirës në të majtën ekstreme. Dhe, kjo e majtë është përgatitur vite me radhë duke vjelë fonde dhe duke vënë gjoba bizneseve të ndryshme për të blerë mercenarë të shkolluar, të kalemit që të bardhën ta bëjnë të zezë. Njëri prej tyre, Milazim Krasniqi "gabimet" e vitit 1990 i denoncon në qershor të viti 2000! Ky është parimi dhe dinjiteti i këtij komunisti të maskuar, dikur në radhët e të djathtës tonë!  Të këtij soji janë edhe disa biçim ministrash që u katapultuan me servilizëm, dikur në të djathtën dhe tani që humbën postet e pamerituara u kthyen për ta lëpirë grazhdin e ndotur komunist. Këta janë zvarranikë pa kurriz dhe pa fije morali kombëtar.

Një urrejtje dhe mllef të madh shfrynë Sheradini për inteligjencën e Kosovës. Këtu imiton idolin e tij Enver Hoxhën i cili duke mos mbaruar as edhe një semestër studimesh, nga inati ekzekutoi dhe burgosi disa gjenerata intelektualësh në Shqipëri! Po citojmë “historianin” Sh. Berisha: "Elita intelektuale shqiptare ishte vënë në shërbim të regjimit komunist(!)" Hedhja baltë mbi pjesë më vitale të kombit, inteligjencën e cila diti ta mbrojë për mrekulli qenien tonë kombëtare, është një dëshmi tjetër e punës "serioze" e "studimore" që bën  Sh.Berisha në shkrim-kopjimet e tij shpifarake e denigruese. Një përgjithësim i tillë është pjellë vetëm e njeriut  me defekte intelektuale.

Dilemat dhe polemikat shqiptare se kush e solli NATO-në në Kosovë nuk kanë të ndalur, por gjëja më e rëndësishme është çlirimi i Kosovës nga regjimi kriminal dhe hegjemonist i Beogradit, pra shpëtimi ynë nga shfarosja kolektive. Derisa Sheradini thotë se LDK-ja ishte kundër UÇK-së njëjtë sikur ata intelektualët si akademik R. Qosja, dr. A. Vinca e të tjerë, të cilët me deklarimet e tyre shkaktonin përçarje brenda forcave politike shqiptare. UÇK-ja nuk ishte ushtri private e askujt. Ajo ishte e popullit, atë e donim dhe e ndihmonim të gjithë fizikisht, materialisht dhe moralisht. Çdo ushtar ishte i dashur dhe i respektuar, sepse e kishte kapur pushkën për ta luftuar armikun shekullor. Disa tjerë thonë se masakra e Reçakut e solli Rambujen dhe NATO-në në Kosovë. Të tjerët thonë masakra e Jasharajve, dhe disa tjerë thonë Rugova, dhe kështu me  radhë.

Më të zëshmit janë ata që thonë se UÇK-ja e solli NATO-n në Kosovë. Unë personalisht mendoj se të gjithë këta faktorë që i përmenda më lartë i kanë kontribuar ndërhyrjes të NATO-s në Kosovë. Meritat e UÇK-së janë të pa kontestueshme, ajo ishte forca më reale në terren e cila dhunës masakruese serbe filloi t’i përgjigjej me pushkë, pra UÇK ishte në mbrojte të popullit. Por roli dhe kontributi politik i dr. I. Rugovës dhe i LDK –së në gjithë këtë fitore të shqiptarëve ishte dhe mbetët i pazëvendësueshëm, ajo kishte njerëzit e vet në fronte të luftës dhe fronte tjera të cilët i kontribuonin luftës. Në këtë rast po përmend disa nga meritat e LDK-së, meqë kam qenë anëtar i saj dhe në rrjedhat e proceseve dhe zhvillimeve politike gjatë gjithë kësaj periudhe për të cilën po flasim.

1. Në Stuttgart të Gjermanisë më 17-18 janar 1999 u mbajt konferenca e degëve të LDK-së për diasporë. Temë e kësaj konference ishte gjendja e vështirë në Kosovë, lufta gjenocidiale masakruese nga forcat serbe kundër shqiptarëve si dhe organizimi i luftës. Ishin pjesëmarrës të gjithë kryetarët e degëve, i ndjeri komandant S. Çekaj, ministri i financave mr. Isa Mustafa si dhe shumë mysafirë nga Kosova. Hafiz Gagica, kryetar i degës të LDK-së në Gjermani dhe koordinator i degëve tjera në diasporë, ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e komunitetit izraelit për Gjermani, kryetari z. Ignjat Bubis i cili gjatë diskutimit të tij tha: “Unë do t`u shkruaj të gjitha qeverive të botës dhe organizatave qeveritare dhe jo qeveritare që në qendër të Evropës, në këtë rast në Kosovë, nuk guxon të këtë masakra siç bëri Hitleri me ne izraelitët. Dhe me të vërtetë Ignjat Bubis i shkroi dhe lajmëroi qeveritë botërore, sidomos atë të Amerikës, ku komuniteti izraelit atje ishte i fuqishëm.

2. Ata që thoshin se Rugova po i sjell në Kosovë vëzhguesit ndërkombëtarë për t’i zbuluar grupet e armatosura shqiptare të cilat po luftojnë kundër ushtrisë serbe, e që Rugova i quajti “dorë e zgjatur e UDB-së”. S`ka dyshim se kjo deklaratë kërkon studim nga historianë, diplomatë, politikanë dhe studiues të pavarur. Ndoshta kemi nevojë edhe për ndihmë të studiuesve dhe ekspertëve të huaj. Kjo deklaratë e Presidentit Rugova nuk ka të bëjë asgjë me ushtarët e lirisë, por dihet se cilët ishin ata që gjatë tërë kohës së luftës në Kosovë flinin rehat në Tiranë dhe bënin pazare rreth Kosovës me F. Nanon dhe F. Klosin, për të cilët edhe sot mendojmë se janë në shërbim të politikave serbo-greke. Gjithashtu, bënin biznese të pista personale me paratë e mërgatës të vjela në emër të luftës duke blerë shtëpi dhe troje në Tiranë, Durrës dhe gjetiu për ta vazhduar këtë “biznes” edhe pas luftës në Kosovë me uzurpimin e pronave shoqërore, tashmë nën ombrellën e të ashtuquajturës  "Qeveri e Përkohëshme" e përbërë nga dajallarët, kushërinjtë dhe miqtë.

3. Ata që thonë se Reçaku dhe miku i madh i shqiptarëve, Uliam Voker e sollën Rambujen dhe se Rambuje e solli NATO-n në Kosovë, atëherë lind pyetja: kush e solli Vokerin në Kosovë si vëzhgues me ata dy mijë njerëz të tjerë që i përmendëm më sipër?  Askush tjetër veçse kërkesa e përsëritur e  dr. Ibrahim Rugovës. Vetëm inatçorët budallenj  mund ta mohojnë këtë të vërtetë absolute. Vetëm militantizmi komunist mohon çdo moral njerëzor, për të realizuar interesat e ngushta partiake. Por, kjo është e dështuar, meqenëse ngjarjet nuk janë zhvilluar shekuj më parë, por vetëm para një dekade dhe kur ekziston dokumentacioni përkatës si dhe njerëzit e gjallë dëshmitarë të kohës dhe këtyre ngjarjeve.

4. Kush e solli Zyrën amerikane në Prishtinë?  Pa mëdyshje se është dr.Rugova. Dhe, është dashur mund e mençuri për ta ripërtëri miqësinë e vjetër me popullin e madh amerikan të cilën e pati dëmtuar shumë idhulli i enveristëve të Kosovës, lakeu Enver Hoxha.

5. Kush kërkonte që nga fillimi i viteve të `90-ta protektorat ndërkombëtar ushtarak dhe civil në Kosovë? Dr. Rugova apo jo? Një kuadër  komunist  mjaft destruktiv dikur në mërgim thoshte: "Ibrahim Rugova sillet që tetë vjet nëpër zyrat e Evropës dhe të Amerikës, nuk solli gjë konkrete. Nuk ka gjë prej kësaj politike." Kjo, pra ishte shkurtëpamësia dhe mëria patologjike e komunistëve të cilët, jo vetëm që nuk ndihmonin daljen nga rrethi i hekurt serbosllav, por e pengonin dhe sabotonin në mënyra të ndryshme çdo nismë të mbarë të njerëzve të mençur dhe të përkushtuar për liri dhe pavarësi, siç ishte vizionari dr. Ibrahim Rugova.

6. Pse qenë kritikuar zgjedhjet e viti 1998? Ishin ato një legjitimitet i opinionit të brendshëm  dhe të jashtëm se ky vend  ka zot shtëpie, apo jo? Me kënd do duhej të bisedonin aq shumë funksionarë dhe diplomatë të huaj  të cilët atëbotë e vizitonin Kosovën, po qese Kosova nuk kishte udhëheqës-president legjitim etj.?

Edhe shumëçka ka për t’u thënë, sepse Kosova u gjend në mes dy zjarresh: të pushtuesit dhe vendorëve të cilët e gjakosën pamëshirshëm Kosovën. Vranë gjatë luftës dhe pas luftës, madje kuadro dhe luftëtarë të devotshëm për liri dhe pavarësi! Dhe, pse duheshin vrarë atdhetarët tanë?! E tmerrshme, vetëm për të marrë pushtetin dhunshëm, njësoj sikur komunistët dhe fashistët.
Nuk po flasë për shumë nga figurat e jetës politike të ideologjisë të Sheradinit.

Si për vrasjet, plagosjet, plaçkitjet, gjobitje,uzurpimet, se po t’i numëroja siç ka bërë Sheradini për Dr. I. Rugovën dhe disa bashkëveprimtarë të tij, atëherë do të më duhej ta shkruaj një libër të tërë.
I përmenda tri raste të rëndësishme për ta vërtetuar se kush e sabotonte luftën?
Vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes kolonel A.Krasniqi, maltretimin e delegacionit të LDK-së dhe të partive tjera të cilët kishin shkuar në Shtab të UÇK-së për të biseduar për organizimin e luftës, etj, etj.


Ato fotografi të Rugovës me kriminelin Millosheviq  në Beograd që vazhdimisht për disa vite rresht Sheradini i reklamon në faqen e tij  të internetit nuk janë gjë tjetër përpos turpi i tij prej inkuizitori. E vërteta është se ato fotografi janë bërë disa vite më parë nga marrëveshja për arsim të cila janë shfaqë kur është marrë peng Rugova nga policia e kriminelit të Ballkanit Millosheviç, i cili e kishte aranzhuar atë takim të dhunshëm të Rugovës me të, dhe po mos të ndërhynte qeveria mike e Italisë bashkë me Papa Gjon Palin e –II-të, dr. I. Rugova kurrë më nuk do kthehej i gjallë në Kosovë.

Po të merresha edhe unë me shpifje si Sheradini, që është përpjekë të thotë diçka, për të mos thënë asgjë, dhe po të shkruaja unë për takimet e Hashim Thaçit me kompani, nga takimi i tij dhe  Xh. Halitit me priftërinjtë serbë Artemije etj, në Graçanicë më 1999, si dhe tani për takimet tjera në vazhdim e sipër, do më duhej kohë e gjatë dhe shumë punë e madhe.


Sheradini dhe sheradinët si ky asnjëherë nuk e kanë njohur Rugovën si president të Kosovës, që d.m.th. se kanë qenë kundër vullnetit të shumicës së popullit shqiptar të Kosovës, dhe fundja as Serbia dhe as Rusia nuk e kanë njohur kurrë, ashtu siç nuk po e njohin as tani Kosovën e pavarur!
Ndërsa, kur u konvenon për të bërë ndonjë akuzë ndaj tij, atëherë ia njohin të gjitha postet që ka pasur dr. Rugova.


Sheradin Berishën e kam  takuar 3 herë në tubime: në Ludwigsburg në klubin”Bardhoshë Gërvalla”në vitet 1990-ta në një tubim që zhvillohej në kuadër të intelektualëve shqiptarë për Gjermani, dhe në atë tubim pati marrë pjesë edhe ish i burgosuri politik Kadri Osmani. Pastaj, në Sindelfingen me 1998 në një mbledhje që zhvillohej në kuadër të LPK-së, ku u fol më së shumti për luftën, ku kërkova fjalën dhe ma dhanë ku dhe diskutova. Në Mannheim  në dhjetor 1999, dhe për pos një përshëndetjeje asnjëherë me Sheradin Berishën nuk kemi biseduar për çështjen kombëtare. Asokohe nuk kam mundur  ta marrë me mend se ky njeri mund të vjell kaq shumë helme kundër figurës më të madhe të shqiptarëve në historinë  e re të Kosovës Dr. I .Rugovës. Pretendimin e madh që ka pasur për të shkruar një “studim historik” për historinë më të re të Kosovës është e qartë se bie ndesh me realitetin e ngjarjeve dhe aktorëve real të tyre, që në esencë i gjithë ky mundim i tij shpreh vetëm inatin dhe urrejtjen patologjike që Sh. B. ka kundër themeluesit të vërtetë të shtetit të Kosovës, dhe ai është gjeniu i letrave dhe politikës shqiptare i fundshekullit 20-të dr. Ibrahim Rugova. Pa marrë parasysh faktin se a e pranon këtë apo jo artikullshkruesi i pamfletit prej 19 kaptinash përplot me shpifje, trillime dhe xhelozi kundër arkitektit të pavarësisë së Kosovës, i cili me punën dhe veprën e tij ka hyrë përjetësisht në historinë mbarëkombëtare shqiptare.
Dhe për fund, tash me 1 nëntor 2009 me rastin e vizitës së ish Presidentit amerikan Bill Clinton në Prishtinë, u vërtetua edhe njëherë miqësia e madhe që kishte krijuar Dr. I. Rugova me liderët, qeverinë dhe popullin mik amerikan, falë të cilëve Kosova sot është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht nga 63 vende të botës.


Xhafer Leci

Gjermani,
Nëntor, 2009



(Vota: 367 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora