E shtune, 20.04.2024, 03:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Albert Fini

E diele, 15.11.2009, 08:53 PM


ALBERT FINI /1936-


Nga Halit Bogaj


Albert Fini i përket asaj gjenerate të famshme të aktorëve  anglezë të cilët krijuan vlera të fuqishme filmore dhe teatrore.Edhe ai si edhe disa aktorë të tjerë të shquar kreu Akademinë  teatrore mbretërore në Londër,duke u bërë  njëra ndër figurat më të shquara të artit të shtatë, si:Piter O`Tul, Riçard Harris, Derek Xhekobi, Entoni Hopkins,Tom Kartnej, Dirk Bogard, e disa të tjerë të cilët krijuan kryevepra të pavdekshme filmore.Albert Fini shkëlqente pandërprerë me rolet e tij kulminante të cilat mbetën përherë të paharruara, duke portretizuar për mrekulli edhe karaktere të llojllojshme siç ishin:prifti,detektivi belg, gangsteri irlandez, avokati amerikan, mbreti skocez, reformatori religjioz gjerman, luftëtari romak, por edhe  disa  heronj të tjerë të njohur.Siç dihet Albert Fini ishte bërë i pavdekshëm sidomos me filmat”Të shtunën mbrëma, të dielën në mëngjes”dhe”Tom Xhonsi” me të cilët arriti famë të përjetshme qysh në rininë  dhe karierën e tij të hershme.E donte sëtepërmi Shekspirin dhe i luante si  askush tjetër veprat e tij dramatike, duke shkëlqyer edhe me doajenin tjetër - _Lorens Olivie në një pjesë  teatrore.Qysh me rolin e një ushtari romak në filmin”Kornelius”, Albert Fini tregoi  se ishte shumë i pjekur për role të paharruara   dramatike.Duke i parë padrejtësitë e shumta dhe vuajtjet e mëdha të punëtorëve të Lankshirit, Albert Fini realizon për mrekulli rolin e tij jetësor në filmin”Të shtunën mbrëma, të dielën në mëngjes”/1960/ , i cili konsiderohet ndër filmat më realistë

Albert Finney
Albert Finney
anglezë, duke fituar edhe popullaritet shumë të madh, si edhe aktori amerikan Brando me filmin e tij antologjik”Në  portet e Nju Jorkut”, e që na duket se kanë ngjashmëri të madhe përkah tematika dhe motivimi.Pikërisht roli nga filmi i përmendur ia siguron  famën edhe në  filmin tjetër ”Tom Xhonsi”, sipas veprës homonime të shkrimtarit Henri Filding, e cila në shekullin kur krijohet ishte edhe bestseller i vërtetë letrar, por edhe filmi nuk mbeti prapa popullaritetit të saj, duke u bërë si njëra ndër kryeveprat më të shikuara filmore në mbarë botën.

Në filmin”Tom Xhonsi” Albert Fini realizon një rol të shkëlqyer të një jetimi aventurier

i cili nuk dinte asgjë për prejardhjen e tij të  mëhershme.Titulli i filmit nuk ka  asgjë  të përbashkët me këngëtarin Tom Xhons..Anglia nuk do të mund ta paramendonte teatrin e saj tradicional edhe pa  emrin e aktorit fenomenal Albert Fini i cili interpretoi edhe shumë personazhe të tjera të dalluara në  filmat e tij karakteristikë, duke hyrë këtu edhe personazhe të ndryshme në të cilat  dashurohen shumë femra të varfëra dhe të pasura ngase ishte tejet i bukur, i mençur dhe simpatik.Albert Fini   shkëlqen  edhe  me figurën tragjike të Mbreti Lir të cilën e kemi shikuar edhe ne nëpër kinematë tona.Ai vërtet realizoi disa role impozante të cilat kanë mbetur përherë të pashlyera në kujtesën tonë,duke u konsideruar edhe si hite të kohës,e sidomos kur aktori ishte në vite të rinisë  dhe në shkëlqimin e tij të plotë,por duke mos u harruar as ato nga pleqëria e tij e ndritshme kur krijohet” Mbreti Lir”,si njëri ndër personazhet më të dhembshme në mbarë letërsinë botërore.Albert Fini kishte kujdes tejet të madh në rrugëtimin e tij artistik ngase e dinte se veprat e tij mbeteshin përherë pronë e pakthyer e njerëzimit, prandaj edhe punonte me përkushtim të madh, si në film, ashtu edhe në teatër.Përherë ishte aktiv,i palodhur dhe në lëvizje të plotë në përpjekjet e tij të vazhdueshme për të arritur sa më tepër në jetën e tij të shkurtër ,por e cila  i dhuroi mjaft në krijimtarinë e tij të frytshme.

Albert Finney
Albert Finney
Fini dukej se gjithnjë ishte në kërkim të formave të reja artistike për t` u bërë edhe si njëri ndër aktorët më të kërkuar të kohës dhe i cili vepronte kryesisht në atdheun e vetë të dashur, ashu siç kishte vepruar në mënyrë fanatike edhe aktori tjetër anglez me emrin – Dirk Bogardi.Përveç me filmat nga rinia e tij e hershme,Albert Fini shquhet edhe me ata nga pjekuria e tij , siç janë:”Plejbojët”/1992/, ”I pasuri në dashuri”/1993/, ”Versioni Brauning”/1994/, ”Njeriu që nuk kishte rëndësi”/1994/, ”Vrapimi për në atdhe”/1995/”Lazarusi i ftohtë”/1996/, ”Uashington Skueri”/1997/, ”Kaftjalli i kampionëve”/1999/,  dhe “Erin Bërkoviq”/2000/, në të cilin shkëlqeu aktorja e madhe Xhulia Roberts..Albert Fini, gjatë karierës së tij artistike fitoi edhe disa çmime, siç janë:Oskari britanik për filmin”Të shtunën mbrëma, të dilën në mënegjes”, Çmimin e kritikëve filmorë për filmin”Tom Xhonsi”,  Çmimin e kritikëve filmorë për realizimin”Nën Vullkan”/1984/dhe Globin e artë për filmin”Erin Bërkoviq”.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora