E diele, 22.09.2019, 03:08 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Dëgjofsha përherë zogun këngëtar!

E diele, 15.11.2009, 08:18 PM


Dëgjofsha përherë zogun këngëtar!
    
Nga përshëndetja dërguar shkrimtares Vranari

Te nderuar miq te librit,

    Ju falenderojme per kete dite te bukur qe keni zgjedhur, nje dite e vecante, qe i kushtohet librit dhe vetem librit, me autoren znj.Vilhelme Vranari.
    Kam kohe qe lexoj nga krijimtaria e shkrimtares se mirenjohur znj.Vilhelme Vranari.
Pena e saj duket sikur ndez yjet nga Katakombet e erreta te kujteses.
Fantazise se shkrimtares i faniten muzat, duke zgjuar gati-gati Perendite paksa te zemeruara…
Lind pyetja me ke jane te zemeruara Perendite, me mua qe po e falenderoj, me bashkemoshataret qe jetoi, apo me te kaluaren misterioze?  
Mendoj se me te gjithe per sa shkruajta me lart mund te jene zemeruar Perendite, por per nje gje jam e sigurte se me shkrimtaren Vranari, ato nuk jane te zemeruara kurre…!
Autores iu mohua e drejta per cdo gje ne regjimin komunist, por brenda shpirtit te saj ka frymuar Shqiperia, Vlora, Kanina edhe pse shkretetira e Saharase diktature, ka dashur ta gllaberoje…
Ndjesite e saj per cdo gje te bukur, te fshehura ne nje enderr te gjate dimerore, perqafuan se fundi diten e bardhe, dhe u  zgjuan ne nje kompleks te magjishem engjellor.
 Shpirti dhe syte e saj xixellojne duke shkrepur diellin e zemres se gruas shqiptare…
Vilhelme Vranari nepermjet librave te saj, largon gjithe dhimbjet dhe ciceron si zogu kengetar embelsisht mbi dege ullinjsh, qe varen si kurore mbi Vloren blu, dhe ndoshta-ndoshta Perendite ju kane dhene leje dhe mergimtareve te mbajne ison e bukur labe, brenda kenges se magjishme, Vranari.
Kjo kenge do te perhapet vale-vale dhe gjer ketu ne New York…
Degjofsha perhere zogun kengetar dhe u djegsha brenda zerit te tij!

Pac perhere suksese, mikja ime dhe qofsh e bekuar!

Këze Kozeta Zylo, New York
http://www.albanianliterature.org/writers/kozeta_zylo.htm


(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT