E premte, 29.03.2024, 02:34 PM (GMT)

Editorial

Gjergj-Bajram Kabashi: Çka është duke kujtuar kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës

E diele, 15.11.2009, 08:00 PM


Një natë para zgjedhjeve të datës 15 Nëntor, Myftiu Naim Tërrnava i drejtohet popullit "musliman" të Kosovës për vetëpërmbajtje
 
Çka është duke kujtuar kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës
 
Mesazhi politik i kreut të BIK, Myftiut Naim Tërrnava u dërgua në opinionin e gjerë përmes Radio Televizionit publik të Kosovës, RTK. A është kjo një përzierje flagrante në fushatën zgjedhore e kreut të këtij komuniteti fetar të Kosovës, diçka që të kujton se ky komunitet fetar ka ambicje të tjera, tashmë të pa fshehura, për t'u përzier e ndikuar në politikë. A është qasja e tij në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe zë i ngritur padrejtësisht në një shoqëri shumëfetare që,dosido, e shquan Kosovën?!

Nga Gjergj-Bajram Kabashi
 
Janë dy ngjarje që lidhen me një platformë të re, të çuditshme dhe sfiduese për opnionin publik dhe politikën aktuale të Kosovës, që lidhen me sjelljet e kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Muftiut Naim Tërnava. Ngjarja e parë që zgjon kërshërinë dhe cytjen për ta analizuar se çka don dhe për çka përpiqet ai, është insistimi i tij këmbëngulës për ta futur lëndën fetare(lexo islamizimin e mëtutjeshëm!)në shkollat e Kosovës, ide kjo që nuk është sqaruar deri në fund se si synohet të realizohet në plotninë e saj dhe në ç'farë shembuj praktikë mbështetet pasi sipas njohurive askund nepër Evropë lënda fetare nuk shpjegohet me priftërinj a hoxhallarë, por kryesisht përmes mësimdhënsve të aftësuar në historinë e religjionit në përgjithësi, ku shpjegohen në mënyrë teorike të gjitha temat fetare. Ngjarja tjetër që lidhet po ashtu me Naim Tërrnavën është ajo kur në fillim të fushatës zgjedhore i bashkoj dhe ua qiti humorin për fushe dy udhëheqësve politik të Kosovës,- kundërshtar të mëdhenj të njëri-tjetrit, Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt, në takimin që shtypi e prezentoi si, "I bashkoj Nata e Madhe"!  Eshtë ironike dhe cinike mënyra se si po ngritet Naim Tërrnava në skenën politike të Kosovës si njëfarë "udhëheqësi shpirtëror" i jashtëkohshëm, një imitues tragjikomik i patriarkëve ortodoks të Serbisë, një rol tepër i vonuar për të e bashkësinë e tij islame pasi historikisht dihet se prifti ortodoks serb dhe hoxha i deridjeshëm "shqiptar" nuk  e kan luajtur rolin e njëjtë në favor të popullit të vet, pasi të jeshë prift ortodoks serb historikisht ka nënkuptuar se ka punuar dhe realizuar aspirata serbomëdha duke zgjeruar territore, asimiluar të tjerë dhe shpënë përpara serbizimin, ndërsa të ishe hoxhë në hapësirën jetësore të popullit shqiptar në Gadishullin Ilirik në përgjithësi e Dardani në veçanti, do të thoshte se je vegël e pushtuesit osman, bekues i shpatës së jeniçerit osman deri sa përfundoi ky pushtim; do të thoshte se hoxha ishte ai që e verbonte popullin e vet duke e identifikuar me pushtuesin ("N'kofsha turk me din e iman"!) ndërsa gjatë pushtimit serbo-sllav si udhëheqës i shpënguljeve shfarosëse për në Turqi. Përjashtime ka pasur, por ato kan qenë krejt pa domethënie ndikuese në favor të kombit. Komuniteti fetar në krye të cilit qëndron Naim Tërrnava gjatë këtyre dhjetë viteve të lirisë nga pushtimi i Serbisë, në saje të politikës joshqiptare të Tërrnavës e tërrnavëve të tjerë, është frymëzuar për një liri të munguar(!) fetare dhe fare pak apo aspak për lirinë kombëtare e cila na ka munguar e për të cilën kemi luftuar si komb për shekuj të tërë, duke u pjekur e djegur në luftëra me pushtuesit, qoftë në luftërat e pandërprera ndaj Perandorisë Osmane apo kundër pushtimit të Serbisë-Jugosllavisë. Por, Naim Tërrnava me tërrnavët e tjerë janë të asimiluar si ndërgjegje komëbëtare, ata kan vetëm ndërgjegje fetare dhe brenga panislame, të cilat mundohen t'i kamuflojnë duke ia mveshur edhe një pjese të popullit që e praktikon islamin si fe. Shembull rrënqethës se si gjykon BIK dhe krerët e saj është falja në Xhaminë me emrin e Sulltan Muratit në Prishtinë dhe përkulja në tyrben e këtij sulltani osman në rrethinën e saj, sulltan ky aq i njohur në histori  për tmerret dhe plojën ndaj popullit shqiptar. Naim Tërrnava nuk ka pasur shpirt dhe brengë shqiptari që së bashku me elitën udhëheqëse të këtij komuniteti fetar të krijonin një xhami krejtësisht shqiptare që nuk do të kishin asgjë të përbashkët me xhaminë e dhunës osmane, atë xhami që na shfytyroj duke cenuar ndërgjegjën dhe kulturën shqiptare. Përkundrazi është Bashkësia Islame e Kosovës dhe bashkësitë islame që gjënden në trojet shqiptare, ato që e vazhduan aty ku e la pushtuesi osman me një përjashtim të vogël që turqizimin e atëhershëm të kombit ta vazhdojnë në një formë tjetër po aq të rrezikshme e shkatërrimtare, me islamizimin e tij...
Naim Tërrnava edhe pa lejën e të tjerëve, ka filluar të kallxohet si faktor në Kosovë, duke i mbajtur "ders" një populli të tërë përmes një mesazhi të çuditshëm politik që i drejtohet opinionit publik të Kosovës përmes Radio Televizionit publik të Kosovës, RTK. A është kjo përzierje flagrante në fushatën zgjedhore e kreut të këtij komuniteti fetar të Kosovës, diçka që të kujton se ky komunitet fetar sipas porosive që japin udhëheqësit e tij për opinionin, kan ambicje të tjera, tashmë të pa fshehura, për t'u përzier e për të ndikuar në politikë. A është qasja e synimi i tillë diçka që bije ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe zë i ngritur padrejtësisht në një shoqëri shumëfetare që, dosido, e shquan Kosovën?!
Këtë përgjigje do të duhej ta jipte politika e Kosovës nëse dëshiron,- ashtu siç është e obliguar para kombit, që të evitojë çdo politikë paralele sikurse dhe kreu i Agjensionit të Inteligjencës së Kosovës, AIK?!
Tërrnavët kan keqkuptuar shumë gjëra për fenë..., pasi ata lirinë fetare e kan kuptuar edhe si liri antikombëtare, pra si një liri që bije ndesh me interesat e Kosovës! Nëse për Naim Tërrnavën e tërrnavët e tij është krejt normale që një xhami të mbajë emrin e një pushtuesi të madh, pasi atë e vlerësuakan si çlirimtar dhe "shpatë të profetit Muhammadd as"; atëherë edhe për minoritetin serb të Kosovës "është krejt normale" që kisha e dhunshme ortodokse, e ndërtuar si një piramidë nga politika antishqiptare e Sllobodan Millosheviqit në hapësirën e Universitetit të Prishtinës para luftës, për të cilën kam pas shkruar edhe në ish- Gazetën Rilindja, të mbajë emrin e çlirimtarit të këtij minoriteti, "Kisha Ortodokse serbe, Sllobodan Millosheviq!"
Tërrnavët gjithë pasluftën e Kosovës e kan pasur vetëm një preokupim të ethshëm, njëlloj makthi e paniku për ta vazhduar aty ku e la pushtuesi i vjetër, por në një mënyrë tjetër duke e shndërruar Kosovën në një vend-Xhami, Xhamiistan, që përditë  e më shumë po shndërrohet në një vend të ligjëratës enorme islame  dhe të zhurmës mizore të altoparlantëve që shurdhojnë dhe vrasin qetësinë e domosdoshme të njeriut e të ndërgjegjës kombëtare shqiptare. Nëse populli shqiptar nuk e nënshtron këtë fe në një fe që nuk bije ndesh me interesat e kombit, pa i pyetur për leje tërrnavët e ndryshëm dhe savajaniqët e panserbizmit, atëherë nuk është për t'u befasuar se ç'e keqe tjetër ka për t'i ndodhur këtij kombi të shumëvuajtur. Kosova po shkatërrohet deri në jofunksionalitet së brendshmi dhe po rrudhet mizorisht nga pretendimet territoriale të fqinjve, tash edhe të malaziasve,- së jashtmi. Për këtë faje të shumëta ka analfabetizmi politik i shumë njerëzve kyç në intitucionet e Kosovës, i politikës paralele të minoritetit serb të Kosovës dhe i politikës panturke e panislame të bashkësisë islame të Kosovës. Shembulli i "Kalit të Trojës" Anastasios Janullatos në Shqipëri, ku politika "evropiane" kontinuitive e politikës shqiptare e lejoj shaktërrimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, duke e greqizuar kreun e saj dhe shembujt e shpirtkeqësisë dhe analfabetizmit intelektual të njerëzve si Akademik Rexhep Qosja që në pleqërinë e tij senile numron "muslimanë" e nuk flet si një shqiptar i emancipuar i Kosovës, si dhe shumë e shumë shembuj të tjerë, flasin se liritë fetare në Shqiptari janë keqkuptuar deri në atë masë sa janë duke e cënuar edhe integritetin e kombit e territiorit, ashtu e kështu e kështu të rrudhur në historinë e këtij kombi. Disa fe që praktikohen nga njerëz të këtij kombi, sidomos ajo muslimane dhe feja ortodokse, janë në duartë e interesave jashtëkombëtare...
   Syleshët Musliman "shqiptar" nuk janë duke jetuar në vendin e vet real por në disa botëra të tjera të largëta e të huaja, në botën arabo-islamike... Grekët e sjellë për "rimëkëmbjen" e KOASHit janë më real, më të kthjellët,më dinak e nënçmues, pasi krahas minoritetit të vogël grek në Shqipëri edhe ata janë "faktor tjetër" i marrëdhënieve të mira Shqipëri-Greqi!!
Muslimanët me M të madhe të Shqiptarisë të cilët flasin Shqip por mendojnë Arabisht e Turqisht gjithsesi janë më tragjikomikët pasi dehja e tyre është totale, ç'syzuese; ata nuk mendojnë asgjë tjetër përpos për Moralin Islam dhe provokojnë e çirren vajtueshëm për mungesa xhamishë, në vendin që tashmë janë duke e shndërruar në Xhamiistan, provokojnë duke e falur Namazin rrugëve të vendit të vet duke dërguar mesazhe kështu mesazhe se në këtë vend mungojnë objektet e kultit...
Vallë, a nuk mund të falet Namazi edhe në Shtëpinë e secilit prej tyre, por u dashka që ai të falet vetëm në xhami?!
Edhe Dalaj Lama aktual,udhëheqësi shpirtëror i Tibetit të pushtuar nga Kina, i cili nuk është vetëm simbol i një udhëheqësi të shquar fetar në botë por edhe simbol e udhërrëfyes i popullit të vet të munduar, e thekson se "...nuk do të thotë se besimtari duhet t'i lutet Zotit vetëm në objektet e kultit...", ai mund të falet edhe në shtëpinë e vet, apo dikund tjetër...
Tërrnavët duhet ta kuptojnë se janë duke e dëmtuar kombin që i përkasin, duke u marrë edhe me çështje që nuk kan të bëjnë e t'u takojnë atyre, në kohën kur Kosova i ka institucionet si shtet i pavarur dhe është i njohur nga një pjesë e konsiderushme e bashkësisë ndërkombëtare,- me përjashtim të një pjese të konsideruar të vendeve arabe-islamike! Sigurisht edhe ato vende kanë për ta njohur Kosovën si shtet, pasi njohja ndërkombëtare është obligim..., e nuk ka të bëjë aspak me faktin se një pjesë e një populli e praktikon fenë e caktuar. Muslimanët me M të madhe jenë duke kujtuar se ata, kadaldale, do të jenë faktorë me ndikim në jetën politike të vendit të quajtur Kosovë, sipas metodave të udhheqjeve të mullave të Iranit etj, që sillen si pushtet mbi pushtetin duke vepruar nga prapaskena...
Kosova është vend shqiptar,apo jo?!


(Vota: 43 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora