E merkure, 24.04.2024, 09:12 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Elshani: Intervistë me Rexhep Shaban Rugova në Pejë

E premte, 13.11.2009, 07:30 PM


Halit Elshani dhe Rexhep Kelmendi
Halit Elshani dhe Rexhep Kelmendi
VAZHDON ZBARDHJA E VEPRIMTARISE PATRIOTIKE TË ENVER HADRIT


DEKLARATË REXHËP BIKA RUGOVA

Rexhep Shaban Bika-Rugova,i lindur ne Llukafc te Begut Komuna e Burimit(ish Istogu), me o2.05.195o. I burgosur per propagandë-axhitacion .I arsimuem,student i fakultetit xehtaro-metarlugjik në Mitrovice.Ish nxanës i prof.Zeqir Rugova nga Plava,të i cili edhe ka banue në shtëpin e tij në rrugen XHon Kenedi nr.4o.Gjatë spjegimit të lendes se statistikës,shtypjen e forces se jashtme e quante n’at kohë:“serboanopolis”,ndersa të brendshmën “albanopolis”!?.Unë kam mësue shumë dhe nuk e harroj!

-Vitin 1969 na prejashtuen nga shkolla e mesme per shkaqe politike me iniciativen e prof.Halit Mavraj.Mue dhe tash deshmorin Demush Mavraj.Menxi gjetem vend,pasi e kishim shetit krejt shkollat e mesme të Kosovës:Une ne Prishtinë me ndihmen e prof.dr.Fazli Syla,ndersa Demushi ka qenë i larguar nga gjimnazi i Pejes”11 Maji”,ky me ndihmen e Halit Elshanit,professor ne gjimnazin e Vushtrris u rexhistrue.Fillimisht së bashku shkuem ne Rahovec,na rexhistruen por si e murren vesh për çka na kishin përjashtue,drejtori Hasan Sharku na përjashtoj gjoja për mungesa! Ne Prishtine u gjet vend vetëm per mue, ndersa Demush Mavraj dhe unë prap shtetitem posht e nalt e nuk u gjet vend për Demushin!?.Ish drejtori i gjimnazit prof. Fazli Syla na tha: kerkone Halit Elshanin ne Vushterri  në Gjimnazin:“Muharrem Bekteshi”.Ai na priti mirë dhe na mundësoj-ndihmoj më u rexhisreue!?


Shfryetzoj rastin me lejën tuaj prof i nderuar Halit Elshani dhe lavdroj zotin qe ra ky rast i ngritjës se permendoreve te prindreve tuaj të rrespektuar qe të takohemi dhe t’i evokoj ato dite qe nuk harrohën kurr!?.Me lejoni qe t’u përgezoj për angazhimin tuaj fisnik dhe kombetar në zbardhjën e një pjese të historisë se anatemuar dhe të harruar për 50 vjet.


Përmendorja e heroi Demush Mavraj me shokë në Dasam(ish Saradran)
Përmendorja e heroi Demush Mavraj me shokë në Dasam(ish Saradran)
Lidhur me librin “Qeta e Brukselit(mendime dhe opinione) Rexhepi deklaron:E kam lexuar me vemendje dhe lirisht mund te them:Se libri me ka lan pershtypje ose me mirë me than me ka ipersionuar.Këtë po e them me plot gojë se jam edhe vet aktor i atyre ditëve qe nuk harrohen kurr! Pata fatin të jem në burg me njërin prej protogonistave te ketij libri,me patriotin dhe luftetarin per qeshtje kombetare Anton Stavri,alias Sali Lisi alias Raim Sejdija.Me kujtohe  artikulli ne gazetën “Rilindja”ku  shkruente”Avokati dhe bariu Anton Stavri”kishte zyren te avokatures ne Shkup.Me kujtohët proçesi gjyqesor i grupit të Enver Hadrit përkatesisht të Ajdin Muliqit më shokë!


N’at kohë ma zuën Lahuten e Malecis ne formë skripti i cili ka qene i denushem për sistemin monist ish Jugosllav.Për ketë veper të denueshme me denuen 18 muaj burg të rendë.Duke qenë të informuar nëpërmes gazetave se kishte ra në burg,grupi i Enver Hadrit në krye me Hajdin Muliqi,Anton Stavri,Muhamet Met Gjema,Gjemajli Haqku dhe Jahja Turjaka.Me disa nga grupi i Pejës kisha nejt përpara dhe pak a shum isha i njoftuar për veprimtarinë e tyre sidomos me ipersionojshin veprme e Enver  Hadrit dhe Anton Stavrit.Në muajn janar-shkurt 1974,ne dhomën time e sollen nje njeri të pa zakont,sidomos levizjet e tina si çalaman,retorika,aftesia e tij me interesonte shumë si i ri dhe entuziast qe isha.Por një kohë të  gjatë nuk me ipke informata qe nuk me bindshin sa për ta njoftur.Her thonte ka vjdhë pula,shitor etj e ne të vërtet ai ishte njeri i madh, une e njofta  kush ishte gjatë vizites se drejtorit te burgut z.Fuat Kryeziu.Ku je more Anton Stavri:Ti po ban keso punesh,ia qiti doren krahe qafe! Pas kesaj kohe Stavri ma ka shpolsë zëmrën-veprimtarin e vet,nga rinia deri nato moment qe nat kohe ishte 58 vjeqar.Ma vonë kuptova se ai kishte qene një luftetar, i LNÇ-ës i cili ishte plagosë në këmb.I zhgenyem per mbetjen e Qameris nënë sundimin grek dhe te metat e sistemit monist të Enver Hoxhes edhe pse ishte officer i armates shqiptare.Punonte dhe vepronte kundër sistemit Stalinisto-enverian për çka bie në burg ne Shqiperi.Gjatë bisedës shpesh hupke,ishte i emocionuar,familjar,ka pasë 2 femij dhe gruen.Ai ka pasë aftësi sa qe kur veq mendoja se e përvetsova ,ai u dredhke ne tjeter anë dhe behej sikur nu k  është ashtu!? Shpesh e lidhte zhdukjen e familjës me termetin ne Shkup 1962,duke qenë banorë i Shkupit në funksione të mshefta.


Anton Stavri pas vujtjes se dnimit të parë,ai sipas disa shenimeve është ndrrue më do officer jugosllav qe i kishte zan Shqiperia.Pas dy tri vjete kthehet përseri ne Karadak të Shkupit ku punon si avokat me emrin si dukët të vërtet Rraim Sejdija.Pasi i kishin ra ne gjurmë vepritaris se tij anti jugosllave,aji kalon në Kosovë.Një kohë per me hup gjurmat punon si qoban në Koshutan të Rugovës të Bajram Shpeni,pastaj ne Ruhot te Mulla Hysen Berisha,në Korishë etj.


Grupi: Jahja Turjaka, Ajdin Muliqi e Muhamet Met Xhemajli (nga e majta në të djathtë)
Grupi: Jahja Turjaka, Ajdin Muliqi e Muhamet Met Xhemajli (nga e majta në të djathtë)
Gjatë kësaj kohe është njofte më grupin,se pari me shokun e burgut të Golio Tokut Ajdin Muliqi,duke zgjerue me ata qe i shenuem ma lart.Hajdini e njofton Antonin  me Enver Hadrin.Gjatë kesaj kohe me pashaporta të rreme Antoni ka dal në Perendim ne kerkim te armeve.Bindja e tij e thellë ka qenë se Kosova en e çliron vetëm gryka e pushkes! Me sqaronte se në një moment armet në Gjermani ne malet Shfarc vallt i kemi provue me nje grup shkoesh te cilat i ka sjell papa nga pak në Kosovë.Organizata e ka pasë edhe buxhetin e vet qe janë mbledhe nga njerëz te besueshem te grupit të cilat kanë qene në duert e sekretarit z.Enver Hadri.Antoni e Enveri bëhen të pa ndashem ne veprimtarin e çeshtejes shqiptare.Kur kuptojne se jane tue i percjell, Antoni shkon nëper mes Enverit ne Korish.Ka nejt  dhe ka punue si bari.E ka lujt rrolin e lyepsit dhe ka hye ne kasrne per te zbulue si shurdhe memec.E ka verjet gjith llojne e armatit të APJ.Ai ka qenë ofcer i Shqiperis dhe njohes i mire i armatimit.Ne nderkohë zbulohet,burgosët në  Prizërën,pastaj  i burgoset grupi ne Pejë dhe e bin pas tre katermuaj në Pejë në dhomën nr.5 ku kam qenë edhe unë.Ne nje moment shprehet Antoni per krye të gjitha torturave mbi njerzore,kur oficert nuk mundën me zanë Enver Hadrin dhe i njati veq  kishte dal jasht,kishte migrue.Gjatë gjykimit Antoni është mbrojë në heshtje.Nuk ka pranue perveq Hajdin Muliqin si shokë nga burgi i Goliotokut dhe as gjë tjeter


Ai ka qenë vital trup atleti.1.72 cm i  gjatë,biond,i cili ne moment të epte pershtyepje te çalamanit.Bisedat i benim zkonisht kur flinin te gjith.Në Korish kanë qën ë dy kosha,ka lan materjal propadinistik,punime të veta,si poet,bile mue me ka porosit pasi kam dal me shkue e mi marr,perti ruajt.por fatkeqesisht nu kam pasë mundësi së kam qenë nënë vrojtim.Rrobat e tij i kam que me i la të shtepia me te mijat.Me sa dukët ai e ka vazhdue aktivitetin në Shqiperi,1997 ka qenë aktivë. Ka vdek 2005 në Elbasan.Për fund,Rexhepi shpreh gatshmerine:
Nese me ipet mundesia do isha shkue me vizitue varrin e tij në Elbasan.
 


(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora