E premte, 29.03.2024, 01:12 PM (GMT)

Mendime

Leke Pervizi: Tregoni solidaritetin tuej ndaj atyre qe u masakruan

E enjte, 12.11.2009, 06:03 PM


Te nderuar bashkatdhetare te Albshkences e te tjere kudo jeni,

as nje reagim nga ana juej per greven e urise te disa te perdjekurve politike per te drejtat e tyre qe tash afro 20 vjet nuk u njihen e nuk shperblehen as per vitet e denimeve as per rikthimin e pronave,sepse dihet se te pushkatuarvem burgosurve dhe internuarve ju konfiskoheshin pronat.
Komunistet vazhdojne te ju zejne akoma sot shtepite dhe tokat.

Te abandonuar e lene ne meshire te fatit nga qeverite e ndryshme dhe nga partite sundimtare, te cilave nuk u bie ndermend per keta heronj e martire te kauzes se shejte shqiptare qe eshte mbi te gjitha liria !
Asgje s'kane bere as po bejne per njohjen e te drejtave themelore e legjitime te tyre.

Kerkojme nga ana juej qe te tregoni solidaritetin tuej ndaj atyre qe u masakruan, burgosen e internuan, per lirine e demokracine qe ju vete e gjithe shqiptaret gezojne sot, sic e tregon fakti qe udhetoni e levizni lirshem neper gjithe shtetet e kontinentet, e flisni e shkrueni sipas qejfit tuaj, kur dihet se per nje fjale perfundoje ne qelite e burgjeve ne mos para tytave te pushkatimit, sic ka ndodhur.

Ju kerkojme nabare te lanin gojen e te lironi shpirtin tuaj duke ju qa hallin ketyre martireve te pafajsise shqiptare te shekullit njezet,  qe pesuan kalvarin e gjate te mundimeve nen diktaturen me te eger komuniste te vendeve te evropes lindore, boterisht e pranuar.

Jemi ne pritje te shfaqjes se solidaritetit tuaj humanitar e njerezor, si vellezer per vlllezerit tuaj te mohuar e masakruar shqiptare, qe pesuan terrorin ma gjakatar te historise shqiptare, nga vete disa shqiptareve te pa denje per te mbajtur ate emer.

Eshte nje tallje e madhe te heshtesh para holokaustit perbindesh qe pllakosi me terbim kriminal, mbi mija te pafajshem, ku nuk u kursyen as pleq, gra e femije, e per te cilet nuk po derdhen as lot krokodili, pa lere qe s'behet fjale per lot te vertete !

Po tallen ma ta, duke i lene te vdesin pa shijuar te drejten e kompensimit te vuejtjeve e denimeve te tyre !

Nga nje grup te perndjekurish te diaspores evropiane.

Lutemi shperndani kete apel solidariteti.

Leke Pervizi, Belgjike.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora