E enjte, 25.04.2024, 02:39 AM (GMT+1)

Editorial

Aleks Kapllaj: Njëzet vjet nga shembja e murit, gjithçka është ndryshe

E merkure, 11.11.2009, 09:00 PM


Njëzet vjet nga shembja e murit, gjithçka është ndryshe

Nga Aleks Kapllaj

Njëzet vjet më parë, Evropa dhe e gjithë bota, me hedhjen poshtë të murit të Berlinit, përjetoi ndryshimet gjeopolitike e ekonomike më të mëdha të shekujve të fundit, duke i dhënë fund ideologjisë së kuqe po aq antinjerëzore sa nazi-fashizmi. Përpjekja e parë e lëvizjeve kundër ideologjisë komuniste brenda vitit 1989 ( me 4 qërshor), ishte ajo e sheshit Tien An Men, në Pekin, që përfundoi më shtypjen e protestës së studentëve me ndihmën e tankeve dhe me vrasjen e dytë; censurimin e numrit të studentëve të vrarë.
Lëvizjet protestuese kundër regjimeve komuniste, kishin kohë që kishin filluar në Poloni, me levizjen sindakaliste të Solidarnosc-it të L. Walesës. Pa harruar pranveren e Pragës, 21 vjet më parë, në vitin 1968 të cilën rusët e atëhershëm e shtypen me të vetmen formë që njihnin, me anën e tankeve dhe me heshtjen e shumë vendeve të tjera të Evropës Perëndimore, sepse në ato vite, partitë komuniste të këtyre vendeve ishin mjaft me influencë e financoheshin nga partia mëmë e Rusisë.
Tridhjet e tre vjet më parë, Budapesti, në tetor-nëntor të vitit 1956, kishte njohur makinën shtypëse të sovjetikëve dhe të shërbëtorëve të saj në Hungari. Në Shqipëri, shtypja e ëndërrave të shqiptarëve për liri ishte sistematike dhe e formave më të djallëzuara të të gjithë vendeve të Lindjes komuniste. Vrasja dhe burgosja e drejtuesve të Klerit Katolik, ishte vrasja e kulturës dhe simboleve më esenciale të lidhjes shpirtërore dhe kulturore që ka pasur historikisht vendi i ynë me Evropën dhe me Perëndimin në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, regjimi i Hoxhës, eliminoi ose burgosi të gjithë patriotët dhe familjet më të nderuara të vendit, me të vetmin faj, se ishin edhe të pasura dhe kishin luftuar më shumë se askush tjetër për shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Otomane dhe për shpalljen e Pavarësisë. Më vonë, vazhdimisht do të goditeshin intelektualët që kishin studjuar në vendet
perëndimore, për të lehtësuar instaurimin dhe jetëgjatësinë e diktaturës së njeriut mbi njeriun ose më mirë të themi të vëllavrasjes.
Njëzet vjet më parë në Berlin, me 9 nëntor të vitiv 1989, qytetarët e Berlinit Lindor me ata të Berlinit Perëndimor, vendosen të sfidonin regjimin komunist, duke hedhur poshtë, murin që ndante qytetin e tyre për 28 vjet rresht. Murë, të cilin rusët, vendosën t’a ngrinin natën e 12-13 gushtit të vitit 1961, ku brenda asaj nate, u shtrinë me qindra kilometra tela me gjemba. Me 20 shtator të po atij viti, do të ngrihej muri 165 km i gjatë dhe 4 mt i lartë, i cili do të simbolizonte ndarjen e Lindjes nga Perëndimi, gjatë gjithë Luftës së Ftohtë”. Po atë vit, në Bukuresht, kapja dhe vrasja brenda disa orëve e Nikolae Ceaosheskut dhe gruas së tij Elena, do të terrorizonte shumë edhe liderët e shumë vendeve të tjera të Lindjes si dhe drejtuesit e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri. Vrasja e Ceaosheskut, pati një influencë të jashtzakonshme edhe në vendin tonë, përndryshe Ramiz Alia nuk do t’a lejonte pluralizmin në Shqipëri.
Viti 1989, simbolizoi rënien e mureve dhe të diktatorëve për shumë vende të Evropës Lindore, ndërsa për Serbinë do të shenonte lindjen dhe fillimin e një diktature, asaj të Sllobodan Millosheviçit. Djali i prindërve të vetvrarë, në vitin 1989, do të ngjiste shkallët e pushtetit me një lehtësi të jashtzakonshme. Po atë vit, Osama Bin Laden, formon organizatën terroriste Al Qaida. Pak më vonë Millosheviçi me flamurin e nacionalizmit serb, filloi heqjen e të gjitha të drejtave që kishin dikur shqiptarët e Kosovës duke pasur si objektiv final strategjinë e spastrimit etnik të Kosovës nga kosovarët. Me 1989, zgjidhet president i Republikës Serbe, dhe më vonë pas vizitës së parë në Kosovë, në një takim të afërt me kosovarët dhe serbët, i frikësuar nga ndjenja kombëtare e shqiptarëve vendos të dërgojë tanket në Prishtinë. Atë ditë Millosheviçi vendosi fatin e zi për jeten e tij politike e
fiziologjike dhe për gjithë ish Jugosllavinë e Titos. Në vitin e revolucionit Haxhi Qamilist në vendin tonë, e drejtuar nga komunistët , në 1997-n do të zgjidhej president i republikës federale Jugosllave. Dy vjet më vonë Millosheviçi do të urdhëronte spastrimin etnik të Kosovës. Po atë vit Boris Jeltsin, shkarkon kryeministrin Stepashin dhe në vend të tij vendos Vladimir Putin.
Në vitin 1999, pranohen në NATO, Polonia, Republika Ceke dhe Hungaria, dikur anëtare të Paktit të Warshavës, të kontrolluara nga Bashkimi Sovjetik. Në mars të 1999-s, NATO-ja vendos bombardimin e Serbisë dhe një pjese të Malit të Zi, pas dështimit të gjitha bisedimeve që u zhvilluan në Rambuje. Shqiptarët e Kosovës treguan një pjekuri strategjike diplomatike dhe i treguan Botës, fytyrën e vërtetë të serbëve, që kishin si objektiv të vazhdonin spastrimin etnik të Kosovës, siç ndodhi në Bosnje, ku ONU-ja dhe të gjitha diplomacitë demokratike, dështuan duke pasur si pasojë tragjedinë e Sarajevës, më e madhja e pas Luftës së II Botërore. Përveç përfaqësuesve të Kosovës në Rambuje, duhet të njohim historikisht rolin pozitiv të shkrimtarit tonë kombëtar Ismail Kadare, që gjatë bisedimeve të Rambujesë mbështeti pranimin e variantit që diplomacitë perëndimore paraqitnin për firmosje, si dhe rolin e
jashtzakonshëm të sekretares së SHBA-së Madelein Albright, për vlerësimin real të situatës, që mund të zgjidhej vetëm me një ndërhyrje ushtarake. Kuptohet, se për herë të parë demokracitë botërore të Perëndimit po i kthenin shqiptarëve shumë të drejta të mohuara në shekuj dhe ishin përkrah tyre. Dua të përmend dy raste, për vlerësimin e lartë që i jepnin politikat demokratike evropiane zgjidhjes së çështjes shqiptare në Kosovë. Kur kryeministër në Itali ishte Romano Prodi, Berluskoni ishte në opozitë e megjithatë me votën e tij u miratua pjesmarrja e Italisë në luftën e Kosovës( komunistat votuan kundër). Pa këtë votë, qeveria nuk mund të qeveriste më, por edhe ndërhyrja ushtarake do të idhte vonuar dhe vonesa kushtonte jetë njerëzish. Berluskoni mund të shkaktonte zgjedhje të parakohshme dhe t’i fitonte në bazë të sondazheve që e jepnin shumë në avantazh. Një tjetër mik dhe një dashamir i shqiptarëve, shkrimtari dhe gazetari me famë Indro Montaneli, djali i themeluesit të sistemit të arsimit shqiptar të viteve 1938-1943, Sestilio Montaneli, në një intervistë deklaroi: “lufta në Kosovë është një ndër luftërat më të drejta, që janë zhvilluar në historinë moderne të njerëzimit dhe kjo luftë—vazhdoi Montaneli me kapacitetin dhe personalitetin bindës e sygjestionues që e kam njoftë vetem te figura e Padër Zef Pllumit--kjo luftë duhet të fitohet, të fitohet dhe me një bindje se është e vetmja zgjidhje”.
Në vitet nentëdhjetë filloi fushata terroriste e ideologjisë religjoze të fondamentalizmit islamik. Terroristët organizuan atentatet në Nairobi, në Dar es Salam, në Dharhan e në Aden. Ndërsa me 11 shtator të 2001 u goditën Kullat Binjake, e një vit më vonë me 11 mars u godit Madridi dhe me 7 korrik metropolitanja e Londrës duke shkaktuar me mijra viktima qytetarësh.
Rënia e murit të Berlinit, pati edhe një influencë të fortë në fushën gjeopolitike dhe atë ekonomike. Me 10 dhjetor të 1992 lind Bashkimi Evropian, me traktatin e Mastrihtit, në të cilën hynë 12 vende që bënin pjesë në Merkatën e Përbashkët Evropiane. Më vonë, në vitin 1994, bëhen anëtare të Bashkimit Evropian edhe Austria, Suedia dhe Finlanda, zgjerim i cili arriti deri në ditët e sotme me 27 vende anëtare dhe me popullsi mbi 350 miljon banorë. Brenda 2009, Shqipëria bëhet anëtare e NATO-s dhe bën kërkesën për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Në ekonomi, ndryshimet kanë qënë më të mëdha se në politikë. Duhet të përmendim se Evropa ka pësuar ndryshimet më të mëdha, se të gjitha Kontinentet e tjera. Proçesi i Bashkimit Evropian, zgjati një kohë relativisht të gjatë, rreth 36 vjet, (Traktati i Romës i 1957, që shënon hedhjen e bazave të bashkimit Evropian dhe lëvizja e lirë në vendet themeluese u bë me 3 janar të vitit 1993), e unifikimi i Mërkatës së përbashkët u bë në vitin 1994, 5 vjet pas rënies së murit të Berlinit. Ndërsa Kina bëhet anëtare e WTO (Word Trade Organisation, Organizata Botërore e Tregtisë) me 11 dhjetor të vitit 2001, tre muaj pas atentatit të Kullave Binjake, në Manhatan.
Me globalizimin e Tregëtisë dhe me mungesën e rregullave të qarta të saj si dhe konvertimin e roleve mes ekonomisë dhe financave, ku kjo e fundit bëhet drejtuesja e ekonomisë dhe jo e kundërta, siç duhet, e si funksiononte në Mërkatën e Përbashkët Evropiane, pati si shkak edhe falimentimin e disa bankave amerikane.
Muri i Berlimit, zimbolizon rënien e një ideologjije, por sot duhet të shkatërrohen muret e ideologjisë terroriste dhe të ideologjise së merkatizimit dhe e sistemit financiar pa rregulla dhe kontrolle të qarta e rigorose.
Për të evituar kriza të tjera finanziare, që i ka çuar shumë vende demokratike të mbulojnë borxhet publike me fonde sovrane të vendeve arabe, ose nga vendet Aziatike, siç është rasti Amerikës, që gjysma e borxhit publik amerikan (9000 miljard dollarë) është Kinez, me interesa shumë të larta e për të evituar pavarësitë e kushtëzuara të shumë vendeve demokratike të Perendimit.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora