E marte, 23.04.2024, 07:10 AM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Vlerat kulturore dhe historike të shtëpisë së Mulla Ademit

E hene, 02.11.2009, 08:01 PM


VLERAT KULTURORE DHE HISTORIKE TË SHTËPISË SË MULLA ADEMIT NË KEQEKOLLË

Nga Mr. Qazim Namani
Qazim.Namani@ks-gov.net  

Shtëpia e mulla Ademit në Keqekollë është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Teknika e ndërtimit është mjaft e lartë, çka lenë të kuptohet se krahas ndërtimit të këtij stili të banimit në Prishtinë, këto shtëpi të arkitekturës së njëjtë u ndërtuan edhe në fshatra përreth. Nga pronarët thuhet se këtë shtëpi e kanë ndërtuar në atë kohë mjeshtër nga Dibra. Poashtu në këtë fshat në lagjen e cërvodikëve, Islam Cubi e kishte ndërtuar edhe një kullë dy katëshe prej guri, e cila ishte e banuar deri në vitin 1999.

Bazuar në gurin e skalitur në këndin e djathtë të kësaj shtëpie, ku vërehet Ylli i Davidit, Hëna, simbolin e kultit të gjarprit si mbrojtës të shtëpisë, si dhe mbishkrimi që e mbanë emrin e Mustafës, të birit të Hajrullahut. Sipas deshifrimit të shkrimit nga ekspertët, kuptojmë se shtëpia është ndërtuar në vitin 1296, sipas hixhrit, që sipas llogaritjes tonë është viti 1879. Mustafa ishte vëllai u mulla Ademit.
Shtëpia e mulla Ademit është shtëpi një kat; me podrum. Në bodrum ishte shtëpia e zjarrit, ku gatuhej dhe një dhomë tjetër e shtesë për të pushuar gjatë ditës. Në katin e sipërm ishin tri dhoma gjumi dhe një banjë. Kthinat lart ishin të lidhura me shtëpinë e zjarrit, me shkallë druri. Dhomat lart ishin të punuara mjaft mirë dhe të pajisura me oxhak. Në mure ishin të punuara dollapët nga druri në të cilat vërehej stili i lartë i dekorimit të tyre. Kulmi ishte me katër kullime uji dhe i mbuluar me tjegulla tradicionale. Kjo shtëpi për, fat të mirë, ju kishte shpëtuar të gjitha luftërave që kishin ndodhur në këto an, në përjashtim që në luftën e dytë botërore ishte granatuar dhe ishte goditur në ballinën e përparme, por nuk ishte shkatërruar. Muret e shtëpisë janë prej guri, por ka mure të punuara edhe prej druri e pastaj të mbushura me laç balte. Shtëpia kishte pasur të gjitha objektet tjera ndihmëse përreth, si: Odën e burrave te dyert e oborrit, hambarin, koshin, plemen, ahurin, kotecin e pulave dhe torishtën e bagëtive të imëta, që në përgjithësi e përbënin një kompleks funksional me kulturë shumë të avancuar për kohën e ndërtimit. Është me rëndësi të ceket se kjo shtëpi kishte një planimetri moderne për kohën e ndërtimit, që argumenton kulturë të lartë të banimit të shqiptarëve në këto anë...
Në këtë shtëpi kanë  ndodhur dhe tragjedi familjare të kësaj familje. Në janarin e vitit 1921 Batalioni i Armatës së III të ushtrisë së mbretërisë serbo-kroato-sllovene, i udhëhequr nga koloneli Radovan Radoniq, dhe njësiti i Xhandarmërisë i komanduar nga Bozhidar Paunoviq, dhe grupe tjera paramilitare serbe, filluan ekspeditën për masakrimin e disa fshatrave shqiptare në Llap dhe Gallap. Ekspedita filloi në Popovë, Majac, Lupç, Bellojë, Tërrnavë, Sharban, Koliq, Keqekollë, Ballaban dhe në Prapashticë. Me datën 10 Janar 1921, kjo ekspeditë pasi vrau në shtëpitë e tyre shumë shqiptarë në shumë fshatra të cekura më lartë, arriti në fshatin Keqekollë dhe së pari e masakruan familjen e imamit të xhamisë së fshatit Prapashticë, mulla Ademin me të gjithë anëtarët që u gjenden në shtëpi (Gjithsejtë 9 anëtarë). Bazuar në burimet e kohës, thuhet se vetëm në fshatrat Prapashticë dhe Keqekollë nga kjo ekspeditë u vranë dhe masakruan rreth 1020 shqiptarë, dhe shumë familje u shuan përgjithmonë. Nga kjo familje shpëtoi vetëm Rizahu si 11 vjeçar, i cili ditën kritike ndodhej në Prishtinë te dajët.
Rizahu krijoi familjen e vet në të njëjtën shtëpi, e cila u zgjerua dhe sot jeton në Prishtinë dhe në Keqekollë. Pronari legjitim i kësaj shtëpie jeton në Prishtinë dhe nga moskujdesi kjo shtëpi është para shkatërrimit.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora