E shtune, 20.04.2024, 09:17 AM (GMT+1)

Mendime

Frika e Mero shpifesit

E marte, 10.11.2009, 06:53 PM


Nga Koha Jonë

Simboli i shpifjes jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjitha krahinat shqiptare, dje kishte bere nje shkrim per friken e tij, "Eshte fjala per friken". Mero shpifesi, kete radhe ne "Shekulli", se e tija e kishte pushim dje, perpiqej t'i jepte kuraje vetes dhe races se vet (fatmiresisht te paket ne numer), se nuk duhet te kemi frike. Nuk duhet te kemi frike se ne na mbeshtet ambasadori amerikan. Nuk duhet te kemi frike se mua dhe koleget e mi na inkurajon Presidenti i Republikes. Te mos kemi frike dhe se ai mbeshtet drejtesine te na mbroje ne, shkruante Mero. Por Mero nuk kish shkruar per friken fizike, por per friken e braktisjes. Mero e di mire se nuk te rreh kush kot. Mero dhe ne te gjithe e dime se asnje koleg i yni nuk eshte rrahur prej shume vitesh per motive te profesionit. Rastet jane aq te rralla sa dhe vete Mero nuk ka se cfare te numeroje. I vetmi rast i viteve te fundit eshte goditja e nje gazetari nga nje deputet i PS ne hotel "Sheraton". Vetem ai rast llogaritet si dhunim i nje gazetari per shkak te nje shkrimi nga nje zyrtar. Por per kete rast Merua nuk shkroi asnje rresht. As 135 gazetaret qe Merua u vuri emrat ne nje peticion, nuk u bene te gjalle. Per gazetarin qe u qellua me grusht nga deputeti nuk beri proteste as Unioni i perdorur i Gazetareve qe i lejoi vetes te behet fasade e nje proteste politike te organizuar kunder Qeverise dhe jo pro Meros. Them Union i perdorur, sepse organizimi i kesaj proteste, parullat e shkruara dhe kepucet e hedhura ishin ideja e Erion Velise, bile edhe punetoret e pastrim gjelberimit per te mbajtur parullat, ishin siguruar nga Fuga. Por kjo s'ka rendesi. Eshte krejt normale qe opozita t'i perdore politikisht keto ngjarje. Por eshte amorale qe gazetaret te kene standard te dyfishte. Kur Meron e rrahu Gjoleke Malaj, nuk e ngriten zerin, perjashto 3 apo 4 vete prej nesh. As per gazetarin e goditur ne "Sheraton" nuk thane asnje fjale, madje disa media nuk e dhane fare as si lajm. Mero ben thirrje per te mos u trembur, sepse ai u ndje shume i vetmuar. Ai e kuptoi se edhe ata qe i dolen gjoja ne mbrojtje, nuk donin te mbronin Meron, por dolen kunder Berishes. Edhe ne emisionet televizive, askush nuk e mbronte dot Meron, por vetem sulmonin Qeverine. Kjo sepse Meron nuk mund ta mbrosh dot, sepse Mero eshte simbol i shpifjes, por nuk duhej rrahur, sepse Mero ka bere pis majtas e djathtas, sepse sic ka thene dhe kolegu yne Ylli Rakipi, Mero eshte nje corape gjobevenes. Nuk ka ndodhur ndonjehere te rrihet dikush, dhe neper forume te shkruhet me shume kunder te rrahurit. Kjo sepse i rrahuri eshte shpifesi me i madh ne historine e shtypit shqiptar. Mero provoi te rrihet dhe te mos e qaje njeri, per te mos thene qe u gezuan pothuaj te gjithe.

Mero i jep force vetes te mos kete frike se e mbron Ambasadori Amerikan dhe Presidenti i Republikes. Jo Mero, ata nuk mbrojne shpifesin, ata denojne dhunen ndaj nje qytetari, sic e denuan edhe gazetaret dhe opozita, edhe Kryeministri. Ty nuk te mbrojne dot nga turpi dhe damka qe i ke vene vetes prej vitesh, si shpifesi me i pafytyre, si gazetari me pa moral kudo ku jetojne shqiptare. Ti vazhdo shpif, se shpifja jote tashme s'ka asnje vlere. Taci beri gabim te madh qe te beri publicitet, ta nxori surratin neper ekrane padrejtesisht. Ti ishe harruar dhe fale Zotit ti tashme nuk perben me lajm. Ti ben lajm vetem kur te rrahin. Zoti e dhente te mos te ta japin me kete kenaqesi. Kjo eshte frika e Meros.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora