E enjte, 25.04.2024, 01:24 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Sheshi Nënë Tereza në Prishtinë në kalldrëme pas derdhjes së miliona eurosh

E marte, 10.11.2009, 07:58 PM


Sheshi Nënë Tereza në Prishtinë në kalldrëme pas derdhjes së miliona eurosh

Shkruan Asllan Dibrani

Ishte një kohë  qe isha rritur në qytetin e Prishtinës , kisha kaluar një  kohë të rinisë , një  kohë të studimeve ,një kohë  Prishtina ishte  me një shesh të rendomë,ku kalonin  makinat  qarkullonin  qytetarët , ishte një  kohë kur  u zhvillonte   një korzo mbrëmje e takimeve te të rinjve  dhe te rejave,të moshuarve ,artistëve  tregtarëve  muzikantëve. studentëve nga të gjitha trevat e Kosovës  që vinin me studiuar ne Universitetin e Prishtinës ,për ta kaluar një kohë  të brengave ,gëzimeve  dashurive ,dhe planeve jetësore .

Në qytetin tim  u bënë ndryshime  edhe në sistemin e dhunshëm të Serbisë pas viteve te 90-ta pikërisht në të vetmin  shesh qe e kishte  Prishtina,here i ndalonte makinat herë i mbyllte rrugën. .Erdhën kohë edhe ma të vështira  dhe një pjesë  e kosovarëve ja mësyn kurbetit nga reprezaljet serbe duke e braktisur vendin.   Një kohë nuk patëm te drejt hyrje në Kosovë. U bënë ndryshime   ne shumë fusha  në Kosovë ne distancë nga sytë  tanë te mërgimtarëve .U bënë ndryshime edhe pas luftës  që Kosova doli me një rrënim  të ekonomisë  dhe planimetrisë se qyteteve .Pas luftës në Kosovë u hapen radio lokale ,TV shtetërore  siç ishte RTK dhe shumë TV private ,gazeta , radio  dhe shumë media tjera .Këto media filluan të japin lajme ,informata sipas qejfeve të politikanëve ,qeveritarëve ,arkitektëve  projektues,qytetarëve të thjesht entuziast për  një zhvillim të Kosovës  shumë të shpejt në fusha të ndryshme. Dikush thoshte se Kosova po bëhet Amerikë, dikush po bëhet si Zvicra  , dikush  ka me ja  kaluar  edhe Gjermanisë.

Qeveritarët tanë filluan ti bënin projektet   dhe i ndanë detyrat aq shumë qe i kishin  por dikujt i ra ndërmend për  sheshin e Prishtinës  me rregulluar  dhe  me investuar  një shumë marramendëse, Qeveritarët   filluan propozimet  e kostos se  sa po ja qet  llogaria   përfundimtare e projektit , dhe e kryen i gjetën fondet  filluan ndërtiminin . Neve emigrantëve na u bënte zemra mal  se qysh po përparon  Kosova,gjithë ato lajme, disa emigrant,  u kthyen vullnetarisht në Kosovë, duke  investuar edhe centin e fundit shpesh herë   duke u keqperdorur nga njerz të korruptuar.

Ti kthehemi temës prapë për sheshin  e Prishtinës. Unë për veti  u habita se si  arritën qeveritaret shumë shpejt të sheshi i Nënë Terezës me rregulluar por ishte inkurajuese  çështja se  si mbetën  me qindra rrugë ,ujësjellës,  shkolla   pa  u prekur fare e po mbërrijnë  të sheshi që ishte  shumë  në rregull në krahasim me  gjendjen e mjerueshme në terren ,me mija qytetarë të pa strehë , me mija qytetarë të pa gjetur  si të zhdukur nga lufta  me qindra rrugë  të Prishtinës   jo larg sheshit  të pa asfaltuara në Kosovë iu vërsulen sheshit  e gërmuan,    firma e cila fitoj tenderin,  një firmë as qe ja dijë emrin si quhet por punën qe e kishte bërë  kishte   lënë përshtypje se  ka qenë një firmë amatore që për herë të parë u ballafaqua me një punë infrastrukturore siç ishte sheshi i Prishtinës me qindra herë është bërë  informim  përmes TV ,me qindra herë është shkruar dhe propaganduar  për atë shesh , me tonelata letër u  harxhuar,  për një  shesh   i cili sipas projektit do të shtrohet  në pllaka mermeri ,një shesh i cili   se paku për kuriozitet  ishte shumë i pëlqyeshëm edhe për publikun vendas si rentabil për një të ardhme të infrastrukturës së këtij qyteti për ti shtuar bukurinë .Pasi përfunduan ndërtimet u hapen debatet mbi  prezencën e rrezeve të radioaktivitetit  në këto pllaka mermeri   të arritura nga matrapazë tregtarë të Kosovës të importuara nga Kina .Vërtet një skandal i madh i pa përgjegjshëm  nga mekanizmat e organizimit te këtij projekti, qofshin ato ekonomike, apo politike por shihet se korrupsioni dhe keqpërdorimi  ka udhëhequr  ketë projekt !? Ishte edhe ma rrëqethëse  gjendja e  atij sheshi para disa ditë qe e vizituam Prishtinën,kur pllakat e  mermerta   ishim të shendrrëuara në kalldrëme ,gropa , dhe shumë pllaka të krisura ose të thyera ,kësaj i thonë një e keqe me shumë të këqija  çka mund të vërtetohet me anë e fotove mu në zemër të Prishtinës  në "Sheshin e ri" të Nënë Terezës.

  Desha ta bëjë vetëm një krahasim  me sheshin e qytetit të Shtutgardit  ku edhe jetoj,një qytet që ja kanë lakminë shumë qytete të botës se zhvilluar ,një qytet që posedon një teknologji shumë të zhvilluar me një ekonomitë zhvilluar, një qytet  qe posedon  prodhimin e veturës së Mercedesit,vetura ma  me famë në nivel botror nga  e cila vetëm nga  Mercedesi qyteti i Shtutgardit ka përfitime  sa një shtet ballkanik  komplet me buxhetin e vet .Prandaj  është për ta vrarë  mendjen se si qyteti i Shtutgardit nuk  i gjeti mundësitë dhe  planet të ngjashme për sheshet e veta!


(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora