E enjte, 18.04.2024, 12:38 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Serbët lidhur me Kosovën

E marte, 10.11.2009, 08:52 PM


Serbët lidhur me Kosovën

Nga Halit Bogaj

Në fjalët e Jeremiqit se Konferenca islamike nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës,  përgjigjen disa serbë me komentet e tyre:

Nëse e lexoni me kujdes Rezolutën e Konferencës islamike, atëherë e shihni se atje nuk shkruan askund se duhet njohur Pasvarësia e saj, por ajo nuk është e nevojshme , sepse aty figuron ‘’Se ata i përshëndesin sukseset e Kosovës të cilat i kanë arritur për një vit të Pavarësisë së saj’’.Kjo është edhe më mirë se sa të figuronte se i presin disa pranime nga anëtaret e kësaj organizate. Nëse kjo është ndonjë fitore për Jeremiqin, atëherë ata në Prishtinë do të presin me qejf ‘’fitore ‘’të reja të ministrit të punëve të jashtme të Serbisë!/ thotë një komentator serb/.

Tjetri mediton: Ky djalosh/mendon për Jeremiqin/ është i shkolluar dhe i ngritur inetelektualisht por është duke i bërë disa aktivitetet kontraproduktive për Serbinë dhe të cilat janë vetëm duke humbur kohë. Sëpari është tejet agresiv që në planin diplomatik nuk lejohet, ngase për politikën e një vendi kjo është humbje e madhe.Së dyti ëstë duke harxhuar pare dhe fuqinë e vetë për diçka që është e pamundur që të kthehet. A mos po mendoni se është e çmendur Bashkësia ndërkombëtare që ka harxhuar miliarda e miliarda për të hyrë në Kosovë?!Sikur të mos kishte qenë e interesuar që të hynte ajo qysh moti dhe pikërisht në vitin 1999 do ta kryente këtë problem, prandaj ky ministër do të duhej të vepronte që sa më shpejt Serbia të hyjë në NATO dhe Unionin evropian se sa të na hedhë hi syve ose të na e krip trurin për interesat e veta personale. Nuk do të ketë pranim massiv nga Konferenca por ajo do të bëhet nga shtetet secila për vete/një nga një/.

Pastaj Jeremiqi bënte një gaf tjetër kur thoshte: Kemi arritur që ta ndalojmë pranimin e Kosovës në grup, duke thënë se këtë nuk po mundemi ta bëjmë sa u përket shtetve veç e veç!!!

Tjetri nga komentuesit thotë: Ky njeri nuk është real! Kosovën e kanë pranuar mbi 60 shtete, nga të cilat 70^ janë fuqi botërore, përveç Rusisë e Kinës/.Çka po don ky njeri?!Se a e pranojnë Hondurasi, Zimbabve,Togo ose Birmania Kosovën, kjo nuk ka fare rëndësi!Por çka mendon z.Jeremiqi për Tunelin që po e lidhë Kosovën me Shqipërinë dhe çka tha Sali Berisha atë ditë me fjalinë’’Ne jemi një popull dhe një shtet’’?Sigurisht Jeremiqi po bëhet kinse s’po di asgjë lidhur me këtë!Dhe çka nëse Gjykata ndërkombëtare vendos se pavarësia është ilegale?Si do t’ua spiegojë 2 milion shqiptarëve se Kosova është Serbi?!!!M’e çrast nuk do ti gjejë as 5 vullnetarë që të shkojnë atje poshtë/domethënë në Kosovë/. Gjykata ndërkombëtare është krijesë e Perëndimit, i cili është i njejti që e mundësoi shkëputjen e Kosovës nga Serbia. E çka pastaj? Ai nuk është  duke u marrë me diplomaci por me përralla për fëmijët e vegjël.Shqiptarët me meritë e kanë fituar shtetin e tyre ngase serbët qysh moti kanë hequr dorë prej tij./ prej Kosovës/.Kurse unë po e shoh për çdo ditë se askujt nuk është duke i interesuar Kosova, madje as refugjatëve që kanë ikur prej saj!.

Një komentues tjetër shton: ‘’Është shumë e çuditshme se si Jeremiqi për çdo herë e shpallë veten fitimtar dhe atë për të gjitha vendet që nuk e kanë pranuar Kosovën? Ato nuk janë duke vepruar ashtu për shkak të Jeremiqit por për interesat e veta, kurse pjesa dërmuese e vendeve islamike dhe Amerikës Jugore janë në proces e sipër të pranimit, kurse kur do të ndodhë një gjë e tillë, Jeremiqin mund ta gjeni në vrimë ti minit.Arroganca e tij e paparë është kundërproduktive, ngase atij i duket vetja se po i urdhëron vendet që mos ta pranojnë Pavarësinë e Kosovës!!!Por secila është pronar i tokës së vetë, ndaj edhe shqiptarët e Kosovës dhe për hajër u qoftë  shteti i tyre.Do të thotë qoftë në mënyrë masive, qoftë individuale ata do të përjetojnë edhe njohje të reja.Prandaj kjo është e njejtë Z.Jeremiq dhe nuk e di  se çfarë suksesi keni arritur në esencë, përveç harxhimit të pareve të popullit???

Në vijim një tejtër thot: Derisa serbët nuk integrohen në jetën e Kosovës atëherë do të ketë probleme, por ata varen nga Serbia se si u thonë ‘’pronarët’’ e tyre të cilët i kanë interesat e veta personale. Ne që jemi më të vjetër e mbajmë mend fare mirë kur serbët e Kosovës filluan të shpërngulen pas vitit 1974 ngase nuk mund t’i duronin shqiptarët në pozitat e tyre udhëheqëse. Këtë e kishin therrë në sy andaj i shitën pronat e tyre dhe erdhën në  Serbi ku blenë sipërfaqe të mëdha tokash, ndërtuan shtëpia të mëdha dhe u mbetën ngapak pare sa për të mbetur gjallë. Kjo ndodhi kështu e jo siç thoshte Millosheviqi se kinse shqiptarët u bënin zullum serbëve për t’i shpërngulur!Edhe sot është e njejta gjendje pas Pavarësisë së Kosovës me ç’rast ata kthehen sa për t’i shitur edhe njëherë pronat e tyre!

Ndër komentuesit e tjerë kemi edhe mendime si në vijim:Kjo politikë serbe është duke krijuar orekse për copëtime të reja të vendit.

Tjetri i thotë: E more Vuk t’i kesh mendet me veprimet tua të  çuditshme’’diplomatike’’. Ti po mundohesh të mendosh me logjikë por ajo ka vdekur qysh moti në Serbi. U bënë 30 vjet dhe duhet të them se jam bërë pesimist i madh për të jetuar në këtë vend, duke menduar se këtu nuk do të bëhet kurrë mirë. Këto përralla po i dëgjoj nga mosha ime 12 vjeçare dhe nuk ia fal vetes që nuk kam ikur qe dhjetë vjet nga ky vend që i vrasin më të mençurit, kurse qyqet dhe vrasësit fshihet si minjtë dhe nuk guxojnë të dalin/duke u shpallur si heronj/!!!.

Një lexues i komenteve shprehet: O njerëz jam duke u kryqëzuar përkitazi me ato që i thotë Jeremiqi.’’Ne nuk do ta respektojmë vendimin e Gjykatës nëse ai është në favor të Pavarësisë së Kosovë, kurse presim nga të gjithë të tjerët që ta respektojnë dëshirën e Serbisë në dobi të Beogradit?! Ju luetm më tregoni se ky Jeremiqi a është dajë, vëlla apo jaran i Koshtunicës?! O Jeremiq lëshoje atë vend pune dhe mos i prish marrëdhëniet edhe me fqinjtë siç janë Mali i zi dhe Maqedonia.Ti e di mirë se duhet t’i përparsh marrëdhëniet me ta.

Tjetri i thot: Do të kesh kohë që të luftosh që të mos bëhen pranime të reja për Kosovën.O Zot çfarë urrejtje, çfarë paranoje dhe çfarë energjie negative buron nga ky njeri!!!Dhe duket se jemi i vetmi popull që i feston betejat e humbura, i  cili qysh dje na thoshte se nuk do të ketë pranime të reja të Kosovës, kurse sot flet ndryshe!!!

Me siguri nën foton e tij do të shkruaj: Ky është ai i cili e ka mundur Perëndimin!Jeremiqi fliste për Kosovën se ka bërë akt të provimit të secesionit kurse ai u fliste 20 shteteve që e kanë panuar atë secesion/Pavarësinë.!!!Gjithashtu thoshte ‘’Se Serbia është e vetmja në Ballkan e cila e ka përdorur rrugën paqësore për stabilizim, duke i çuditur të gjithë ata që janë duke u marrë me Serbinë njëzet vite të tëra! Do të kënaqen duke qeshur me të.

Ja pra personazhi që e ka mbrojtur Malin e Zi dhe Kosovën që të mos ndaheshin nga Serbia!!!

Koshtunica ka hyrë në histori që në mandatin e tij në Beograd është djegur ambasada e fuqisë më të madhe botërore, prandaj duhet ta dimë se sa lehtë ishte të prisheshin marrëdhëniet me SHBA-të.

Se sa është e rëndësishme Serbia për Evropën tregon edhe fakti se na duhet viza edhe për Rumani e Bullgari!.Kur do t’i hapë sytë ky popull? Të gjitha luftat i kemi humbur, autoriteti në botë është shumë më i keq se i çdo vendi evropian. Kur dikujt në Perëndim ia përmend Srrbinë, ata të thonë: Millosheviqi,  Karaxhiqi, kriminelët e luftës, vrasësit etj.Edhe më keq që edhe këta të sotmit e vazhdojnë një rrugë të tillë të çemendur.

Në pyetjen e tij se çka mendonin për Thaçin, një pushtetar serb nuk e merr me seriozitet, por Thaçin e pranojnë të gjithë burrështetasit e botës!

Komentet e tjera të serbëve thonë: Çka kanë bërë pushtetarët që nuk e kanë ndaluar pavarësinë de e Malit të Zi dhe të Kosovës:?Asgjë.S’kanë mundur të bëjnë asgjë, ndaj nuk duhet të llomotisin. Duhet ta pranojnë se pas saj është NATO, SHBA-të dhe Unioni evropian.Çdo deklaratë për ‘’mbrojtjen e integritetit të  Serbisë ‘’është e zbrazët dhe për përdorim të brendshëm dhe vetëm ata që bëhen budallenj nuk e shohin akoma se Kosova për çdo ditë është larg e më larg, duke i krijuar institucionet e veta me ndihmën e NATO-s dhe EULEKSIT, duke i ushtruar edhe Forcat e saj ushtrake nga ekspertët perëndimorë/anglezë dhe amerikanë/ dhe Serbia askend më nuk mundet ta rrezikojë ushtarakisht ngase të gjitha shtetet përreth/por edhe Kosova/janë në Aliansën Veriatlantike.Prandaj Serbia duhet të mbushet mend dhe të jetojë në botën reale.

Me ose pa juve Z.Jeremiq, dje ju demantoi kryetari duke thënë’’Nuk do ta pengojmë Kosovën që të hyjë në organizmat e ndryshme financiare. Ju flisni diçka tjetër në Kragujevc kurse kryetari diçka tjetër në sytë e evropianëve., edhepse detyra e tij ishte që ta mbronte integritetin teritorial të Serbisë!Siç shihet, definitivisht jeni në anë të kundërta me persidenrin tuaj.I mjeri  Jeremiq, edhepse tha Kosova nuk është shtet, kishte harruar se atë e kishin pranuar mbi 60 vende të botës, natyrsiht ku hyjnë edhe 2 milion shqiptarë!Nën’’Qytetarët tanë në Kosovë’’Tadiqi sigurisht ka menduar në agjentët e sherbimeve sekrete që operojnë akoma nëpër enklavat serbe dhe në veri të saj, të cilët me një terror të përhershëm u shkaktojnë dëm,sidmos serbëve të Kosovës.

Për të qenë ironia më e madhe, Jeremiqi fliste se presioni po na vjen nga vendet me ndikim më të madh të cilat e përkrahin pavarësinë e Kosovës, duke theksuar, se është në interesin e Serbisë që atyre shtetetve mos t’ua përmend emrin!!!Natyrisht, ngase ato nuk janë si Mali i zi dhe Maqedonia të cilave iu kërcënoheshin sa mundeshin çetnikët nga Beogradi kur ato  e pranuan Pavarësinë e Kosovës, duke i tërhequr përkohësisht edhe ambasadorët, thuase ato janë ngushtë për Serbinë, përkatësisht të cilat e shikojnë drejtimin e vetë që të ecin përpara si vendet e tjera të  Ballkanit  perëndimor.

Vendet që na bëjnë presion janë vendet e të  gjitha kontinenteve, theksonte Jeremiq.Prandaj vërtet ai po përpiqet t’u hedhë hi syve serbëve kur e di fare mirë se të gjitha ato vende nuk mund të khehen prapa dhe t’I thonë jo Pavarësisë së Kosovës, ose të thonë’’Kemi gabuar’’dhe po e tërheqim’’ pranimin’’. Dil bre para popullit, shtërngohu pak  dhe bëhu burrë e thuaj atij se Kosova ka humbur përgjithmonë . Por e vërteta tjetër është se ju jeni duke blerë kohë . Jeremiq akoma po bluan’’se nuk do të ketë praniime të reja’’dhe’’Kosova nuk do të bëhet anëtare e asnjë organizmi ndërkombëtar’’, por ai po harron se atë e kanë bërë shtetet më të rëndësishme të botës dhe nuk kanë rëndësi disa shtete tjera pa

ndikim të madh.Shqiptarët nuk janë më të interesuar të jetojnë me Serbinë, ashtu siç nuk është i interesuar një çift të jetojë më në kurorë të përbashkët. E kanë provuar që nuk po shkon ndaj edhe për fëmijët është më mirë që të ndahen.

Merrne me mend, ministri i punëve të jashtme të Serbisë deklaroi se do të bisedojë me ata të UNMIK-ut për 6 pikat e marrëveshjes për Kosovën! A është e rastit ose jo, por kjo ndodhi pikërisht në njëvjetrorin eshplljes së Pavarësisë së Kosovës!Dhe merreni me mend, shefi i diplomacisë së Serbisë pikërisht atë ditë thotë’’do të luftojmë ta ruajmë sistemin kushtetutar dhe se Plani i Ahtisarit është vënë në’’Ad acta’’’?!!!Si duket ai nuk është në rrjedhat engjarjeve, ngase në Kosovë në të gjitha instancat është duke u aplikuar Plani i Ahtisarit dhe atë në përputhje me Kushtetutën e saj., me ndihmën e madhe të Misionit të Unionit evropian’’Euleks’’.Për planin 6 pikësh askush në Kosovë, por as në Bashkësinë ndërkombëtare nuk është  duke menduar fare. Edhe Piter Fejti ua uroi kosovarëve njëvjetorin e shpalljes së Pvarësisë, duke lavdëruar që vetëm për një vit kanë arritur rezultate shumë  të mëdha/

Përfaqësuesin e UNMIK-ut /Zanierin/ askush më s’e pyet për Kosovën dhe për asgjë rreth saj.Ai është i injoruar tërësisht dhe çmohet si bora e parvjeme.. Jeremiqi akoma e mashtron veten se do të flitet për statusin e Kosovës ngase atë e kanë pranuar të gjithë të mëdhenjtë e kësaj bote. Republika e Serbisë dhe ajo e Kosovës do të duhej të jenë vetëm fqinj të mirë, ashtu siç thoshte shpeshherë Presidenti Rugova.
 Janë interesante edhe urimet e SHBA-ve dhe Britanisë së madhe me rastin e Njëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, dërguar kryetarit të Kosovës dhe të dyat janë të gatshme ta ndihmojnë atë në rrugën e saj të mëtejme drejt zhvillimit dhe prosperitetit , deri në arritjen e vendit të saj të merituar në Bashkësinë e shteteve të tjera, theksohet në telegrame e kryetarit amerikan dhe Mbretëreshës angleze, bashkë me atë të Dejvid Milibandit/ministri i punëve të jashtme i Britanisë së madhe/.Ata thanë se me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, është hapur një kapitull i ri historik.Ç‘ka duhet t’i thuhet tjetër Jeremiqit për ta kuptuar realitetin, përkatësisht’’Integritetin teritoria të shtetit të tij’’!

Në një vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, I shpreh urimet e mia më të ngrohta’’, shkruan Fejt në telegramin e tij"Njejtë vepruan edhe kreatorët e Pavarësisë Marti Ahtisari, Albert Rohan  dhe diplomati gjerman Volfgang Ishinger. Ata thane se krerët demokratë  serbë duhet ta shohin se humbja e Kosovës është realitet I cili nuk mund të ndryshohet dhe me të cilin duhet të përballen. Mes tjerash u bë pak më I butë edhe qëndrimi I minsitrit sllovak të punëve të jashtme I cili thoshte’’Se kurrë nuk do ta pranojmë Kosovën’’ kurse tash shprehet’’se gjendja e tanishme është realitet’’, e që do të thotë se një ditë edhe pavarësia do të bëhet realitet.

Mashtrimi tjetër i Jeremiqit ishte kur tha se ‘’Nga adminstrata e Obamës presim ‘’Që të mos na imponojë diçka çka nuk mund ta pranojmë!Ne kemi pasur përvoja të këqia me demokratin Bill Klinton I cili e bombardoi Beogradin dhe me Bushin I cili na mori Kosovën’’tha minsitri I jashtëm serb!!!Në vend që të përballet me problemet acute, Jeremiq vazhdon ideologjinë e Millosheviqit, duke thënë fraza të zbrazta për njëfarë të drejte ndërkombëtare.Në vend që ta shohë se çka e ka gjetur Serbinë, ai e vazhdon luftën me EU,NATO-on dhe SHBA-të, sigurisht të gjitha këto në kurriz të Serbisë. Duke I thirrur shtetarët kosovarë në Vashington shihet se Kosova është element primar I politikës së jashtme amerikane, duke qenë gjithmonë e humbur për Serbinë.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora