E premte, 29.03.2024, 07:14 AM (GMT)

Editorial

Enver Bytyçi: Kush ia "vjedh" autorësinë dhe kush e censuron Ibrahim Rugovën?!

E marte, 10.11.2009, 07:59 PM


Kush ia "vjedh" autorësinë dhe kush e censuron Ibrahim Rugovën?!

Nga Enver Bytyçi
 
Gjatë vizitës së presidentit amerikan Bill Clinton në Kosovë, kryeministri Thaçi i deklaroi atij se "Kosova dhe SHBA-të do të jetojnë në një miqësi të përhershme". Nga dita e parë e shfqajes në skenën politike e deri sa vdiq refreni i Rugovës ishte "Miqësi e përhershme e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës". Në Kushtetutën e vendit të drejtat e pakicave, e sidomos pakicës serbe, zë gati gjysmën e neneve të saj. Në kushtetutën e Kosovës të shtatorit 1990, pra në Kushtetutën e Rugovës, janë të shkruara që para 18 vitesh pikërisht ato të drejta që sot i kanë serbët në Kosovë. Kjo do të thotë se kryeministri i Kosovës dhe jo vetëm kryeministri, i referohen thuajse në githçka Presidentit Historik të Kosovës. Kjo do të thotë se Kushtetuta e "Ahtisaarit" është kopjuar nga Kushtetuta e "Rugovës". Kjo do të thotë se shteti i ri i Kosovës ka në themel parimet dhe filozofinë e Ibrahim Rugovës.
Doktrina e Ibrahim Rugovës dhe gjurmët e saj bëhen prezent gjithnjë e më shumë në shtetin e Kosovës. Madje mund të thuhet se sa më shumë kalon koha e mungesës fizike të Tij, aq më shumë ndjehet nevoja për ta pasur si busullë orientuese në politikat e ndërtimit të shtetit demokratik. Ky orientim është i dukshëm në programet politike, në devizat orientuese si dhe në veprimtarinë praktike të shtetarëve të rinj pas Rugovë, pavarësisht besimit e përkatësisë politike që ata kanë. Vini re sa të përkushtuar janë kryeministri, presidenti si dhe të tjerë personalitete shtetërore e politike për të bër vizita, për të ngrënë dreka e “frühstücke” te pjestarët e nacionalitetit serb. Dhe kjo është mirë kështu. Ndërkohë që praktikimi i kësaj metode zë fill te filozofia e paqes së Ibrahim Rugovës, filozofi të cilën ende teorikisht disa e kundërshtojnë. Te Ai dhe mendimi Tij politik e demokratik gjendet burimi i të gjitha vendimeve, ligjeve dhe projekteve për Kosoën e sotme e të nesërme. Madje nëse ka qëlluar që të devijohet nga Rugova, atëherë kanë pasuar dështimet. Kaq fort në praktikë e në teori janë të lidhur Kosova dhe Rugova e sotme dhe ende më fort ato do të qëndrojnë në lidhje me njeritjetrin në të ardhmen.
Po si ndodh atëherë që ndërsa autorësia e Ibrahim Rugovës ruhet e "vidhet" vazhdimisht, ndërkohë që emri dhe personaliteti i Tij respektohen zyrtarisht kaq pak?! Arbërie Hadërgjonaj ma zgjoi edhe njëherë këtë ndjesi. Ajo ka vënë re se është e censuruar për këngën që ajo me Luan Zhegun dhe Agim Doçin kanë prodhuar për Ibrahim Rugovën. Ajo ka thënë hapur se "Televizionet kanë frikë ta emëtojnë këngën e Rugovës në ekranin e tyre". Dhe kur e thotë këtë një artiste, duket qartë se ajo nuk është e prirur të bëjë politikë. Te artistët nuk ka vend për mëri, hasmëri dhe inate politike. Kur bëjnë vërejtje artistët për diçka parimore, atëherë duhet nxjerrë përfundimi se e keqja ka hyrë deri në palcën e qenies shoqërore në Kosovë. Duke marrë shkas nga kjo, gjithkush që mendon i lirë dhe mbart parimet demokratike, do të shqetësohej në ekstrem: Si është e mundur që në një mënyrë tinëzare, të padukshme, të papublikuar ndonjëherë, të zbatohet një skenar i tillë ogurzi?! Si është e mundur që në kor thuajse të gjitha mediat e Kosovës ta bllokojnë këngën e Rugovës, të heshtin për veprën e Tij legjendare e ndërkohë ta zbatojnë atë në praktikë me përpikmëri matematike?! Kush janë ato hije të zeza që kanë mundur të vrasin kaq egërsisht lirinë e shprehjes dhe të përhapin me kaq precizion censurën edhe mbi artistët, edhe mbi artin, këngën e muzikën?
Kjo pamje e errët e realitetit, nuk ka prek vetëm Rugovën dhe veprën e tij të ndritshme, por po e bën shtetin e Kosovës problematik në Europë, duke e vënë në lojë të ardhmen e tij. Nuk dua të përsëris faktin se popuj të tjerë do ta kishin shpikur një MIT, çka është Ibrahim Rugova për shqiptarët, vetëm që ta shpallnin veten "komb i qytetëruar", pa qenë kurrë i tillë. Nuk po ndalem të përsëris pse dhe sa duhet nderuar figura, emri dhe personaliteti i Ibrahim Rugovës, sepse këto i kam shkruar edhe në komente të tjera të botuara te gazeta kombëtare "Bota sot".
Por është e mjaftueshme vetëm të cek faktin sesa konfliktualë me vetveten jemi ne shqiptarët, sa të zgjuar dhe të aftë jemi ta mohojmë vetëveten e të ngjizemi pas të huajit. Ky ves i keq na ka lanë ndoshta 100 vjet prapa popujve dhe kombeve të tjerë të rajonit tonë. Por që kjo periudhë e zezë të marrë fund e të mos zgjasë më, ndoshta ka ardhur koha që të kthehemi me vendosmëri te ajo që quhet politikë dhe mendim i sinqetë, i lirë, demokratik dhe parimor. Ndshta ka ardhur koha që kur 10 herë në ditë përmendim parimet e Rugovës, të "mos e vjedhim" më atë, të mos ia fshehim autorësinë, ose së paku të mos vazhdojmë zyrarisht që ta lëmë vetëm pronë e zemrave të shqiptarëve. Ai praktikisht është pronë më së pari e qeverisë, sepse i ka lënë asaj trashëgiminë e drejtmit të shtetit. Ndaj duhet trajtuar si i tillë, ndryshe e nesërmja do ta gjykojë ashpër Prishtinën zyrtare të sotme.


(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora