E premte, 19.04.2024, 07:45 AM (GMT+1)

Editorial

Rexhep Elezaj: Përgjigje vrastarëve të Ibrahim Rugovës

E marte, 10.11.2009, 09:00 PM


Përgjigje vrastarëve të Ibrahim Rugovës

ATA QË SAJOJNË RRENA DHE SHPIFIN PËR BIOGRAFINË E IBRAHIM RUGOVËS, JANË VETË KOPILË MAXHUPËSH....!!  

Nga Rexhep Elezaj

Ky farë Veton Podguri, me emrin e trilluar, si dhe kjo farë "Qendra për ekonomikë të Mjedisit, Resor i Pasurive Njerëzore", e formuar enkas për të pjellë imagjinatë të sëmurë me qëllim për ta shpërndarë atë si gazin helmues tek njerëzit me mendje të shëndosh, por edhe për ta ndyrë hapësirën intelektuale dhe politike në Kosovë, këto ditë mësuam se paska nxjerr në shitje  shpifjen e radhës kundër Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Në shkrimin me titull: “ Miti për kopilin e maxhupit Ibrahim Rugova duhet të rrënohet dhe ndalohet me ligj”, autori, apo disa autorë të këtij shkrimi bizar, si duket të shokuar nga fjala e ish presidentit amerikan z. Bill Klinton që mbajti në Kuvendin e Kosovës si dhe para bustit të tij në Prishtinë, me 1 nëntor 2009, gjatë të cilave me përkushtim dhe krenari foli për mikun e tij dhe liderin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, me nxitim nxorën në pazar shpifjen dhe rrenën e radhës, të cilën përveç disa antirugovistëve të përbetuar, nuk ua bleu askush. Mbase, synim parësor i këtyre vrastarëve për së vdekuri të Ibrahim Rugovës, është që me çdo kusht dhe mjet ta njollosin dhe denigrojnë sa më shumë që është e mundur biografinë e tij personale dhe familjare.

Ndaj, edhe kjo jashtëqitje e kësaj shoqate fantazmë, nuk na habitë aspak, sepse shoqata dhe individë të kësaj monstre vrastare nuk mund të prodhojnë material tjetër “ndërtimor”, veçse të atillë nga çfarë edhe janë të ndërtuar(a). Këtë më së miri e tregon gjuha dhe fjalori i përdorur në shkrimin e sjell në disa forume interneti nga njëfarë tano turku, i cili në vend se lexuesve t’iu sjellë shkrime me përmbajtje kombëtare, mjerisht edhe ky i është bashkëngjitur grupit të horrave të cilët nuk prajnë së shari, edhe për së vdekuri, njeriun i cili në mesin e miliona shqiptarëve të Kosovës, por edhe më gjerë në hapësirat shqiptare, njihet dhe pranohet si arkitekti i pavarësisë së Kosovës. Dhe, kjo sjellje prej tyxhari e T. Turkut, natyrisht se nuk i kontribuon aspak ndërtimit të frymës vëllazërore dhe fetare, qoftë nëpër forume, qoftë në jetën e përditshme në Kosovë, Shqipëri si dhe trojet tjera shqiptare në Ballkan.

Ka qenë dikur në traditën shqiptare që të vdekurit "mos t’i lëkundën eshtrat", dhe gjithë ata të cilët e shajnë dhe fëlliqin me gojë dhe laps për veprën dhe biografinë e Ibrahim Rugovës, ose janë njerëz të pa edukatë, ose janë të pa moralshëm politikisht dhe fetarisht. Meritat dhe kontributin e Ibrahim Rugovës për shpëtimin e dy milion shqiptarëve të Kosovës nga gjenocidi dhe zhdukja e tyre fizike, kuptohet me politikën e tij paqësore, nuk ka asnjë njeri në botë që mund t'ia mohojë, anashkalojë ose minimizojë, e shanë apo nuk e shanë Dr. Rugovën njerëzit e pa fytyrë, e kritikuan apo e nënçmuan atë kundërshtarët e tij politikë, e fyen apo nuk e fyen atë vrastarët e tij për së vdekuri, sepse e gjithë bota e civilizuar si dhe e gjithë inteligjencia shqiptare, por dhe ajo perëndimore, e kanë pranuar veprën e tij politike, paqësore, intelektuale dhe kombëtare, pa marrë parasysh disa nyansa dalluese dhe të veçanta në aspektin fetar, sidomos kur është fjala për raportet e tij ndaj Fesë Islame. Dhe, kjo në esencë nuk e zvogëlon fare peshën e veprave të tij që ai ka bërë për të mirën e popullit shqiptar, posaçërisht për pavarësinë dhe çlirimin e Kosovës nga zgjedha e rëndë dhe shumë e egër serbo-sllave.

Sepse, të trillosh dhe të djallëzosh mendjen duke gënjyer aq vrazhdë opinionin se Ibrahim Rugova është "kopil maxhupi", se gruaja e tij është "maxhupe", se nëna e tij Sofa është "bijë shkine", siç shpifën para disa muajve disa rrenacakë ordinerë, është hiç më pak se krim. Pra, këta që shpifin dhe rrejnë botën për biografinë e presidentit historik të Kosovës, s’ janë tjetër veçse vrastarë, ngase edhe për së vdekuri po bëjnë atentat mbi Ibrahim Rugovën, siç është kjo rrena e fundit të cilën e kanë lansuar pikërisht këto ditë në opinion shqiptar. Familja e tij me prejardhje nga treva e Rugovës, nga fshati Malaj, ku edhe sot kanë tokë dhe konaqe, por e vendosur në fshatin Cërrcë, komuna e Istogut, qysh në fillim të shekullit 20-të për shkaqe ekonomike, ka qenë dhe është njëra ndër familjet më në zë në këtë trevë, e njohur për nga traditat dhe përkushtimi i saj atdhetar, denbabaden besnike ndaj çështjes sonë kombëtare, e cila që nga lufta e Nokshiçit me 1880 e deri në luftën e fundit në Kosovë ka dhënë me dhjetëra burra të fjalës, besës dhe odës shqiptare, por edhe dhjetëra trima dhe heronj (Rrustë Rugovën bashkë me katër burra tjerë të kësaj familjeje të masakruar në Kullën e Popit ë Istog me 1944) të cilët kanë dhënë jetën për Kosovë (në luftën e fundit me 1999 nga kjo familje janë masakruar 11 anëtarë), dhe kështu me radhë. Dhe, të dalësh sot si ky farë shpifaraku "Veton Podguri" dhe të shpifësh se Ibrahim Rugova është "kopil maxhupi", duhet thënë publikisht se kjo rrenë e poshtër i ka kaluar të gjitha normat njerëzore, për të cilën në çdo shtet ligjor autori ose autorët e saj do të dënoheshin me burgim disavjeçar. Është e vërtetë se familja e Ibrahim Rugovës ka pasur rrogëtar që ua ka ruajtur bagëtinë, por jo edhe gjatë viteve të LDB-re (me 1944) kur edhe ka lindur Ibrahimi, ngase në ato vite të gjithë shqiptarët kanë vuajtur nga skamja dhe tmerret e sulmeve që iu bënin forcat çetnike të Serbisë dhe Malit të Zi në krye me Drazha Mihajlolviçin, gjë që është absurditet të thuhet se asokohe këto familje kanë pasur rrogëtarë. Është e vërtetë se rrogëtarin e ka pasur edhe familja  Rugova, si dhe shumë familje tjera shqiptare në Dukagjin, por diku në vitet 1965-70-ta, e jo siç rrenë autori i këtij shkrimi vrastar në vitet kur ka lindur Ibrahim Rugova.

Pra, ky shkrim dëshmon katërcipërisht faktin se sa larg dhe sa ulët mund të shkon dhe zbres mendja dhe shpirti djallëzor i njeriut shqiptar të pa ndërgjegjshëm, të pa moral, të pa fe dhe pa fije kulture, duke gënjyer dhe shpifë gjëra që nuk i përthekon mendja e shëndosh njerëzore. Pra, ky shkrim mizor tregon se çfarë shpirti të zi dhe të kalbur mund të ketë njeriu shqiptar, i cili krejt këto rrena dhe trillime i bën vetëm për ta shëruar sëmundjen e tij që ndryshe quhet; skizofreni, xhelozi, urrejtje, hakmarrje, etj, për shkakun e vetëm se nuk i posedon virtytet dhe vlerat e njeriut të mirë shqiptar, të njeriut të shëndosh psiqikisht,  të shkolluar, të njeriut atdhetar ose të njeriut lider shpirtëror i përmasave kombëtare siç ishte Ibrahim Ukë Rugova. Tjetër shkak nuk shoh se kanë pasur  këta vrastarë për së vdekuri të Ibrahim Rugovës, që dje dhe sot shkruan dhe vazhdojnë ta njollosin zi e më zi figurën e liderit shpirtëror të popullit shqiptar të Kosovës, të cilët sajojnë rrena dhe shpifje prej më të ndyrave kundër figurës dhe veprës së Ibrahim Rugovës.

Iu themi; e keni kot, sepse Zoti i Madhëruar e ka amshuar dhe përjetësuar përgjithmonë veprën dhe idealët kombëtare të Dr. Ibrahim Rugovës.  



(Vota: 26 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora